{"id":17633,"date":"2025-04-26T14:33:14","date_gmt":"2025-04-26T14:33:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/26\/per-ke-po-zhvillohet-shqiperia\/"},"modified":"2025-04-26T14:33:14","modified_gmt":"2025-04-26T14:33:14","slug":"per-ke-po-zhvillohet-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/26\/per-ke-po-zhvillohet-shqiperia\/","title":{"rendered":"P\u00ebr k\u00eb po zhvillohet Shqip\u00ebria?"},"content":{"rendered":"<p><span>P\u00ebrtej zallamahis\u00eb elektorale debati themelor mes PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb mbetet po ai i viteve 1990; a po zhvillohet apo jo Shqip\u00ebria? A po shkon apo jo drejt Evrop\u00ebs?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ama Shqip\u00ebria e sotme, ndryshe nga klasa jon\u00eb politike, nuk \u00ebsht\u00eb ajo e viteve 1990. Pavar\u00ebsisht nihilizmit berishist Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhvilluar ndjesh\u00ebm gjat\u00eb qeverisjes Rama. Ashtu sikurse u zhvillua dje edhe gjat\u00eb qeverisjes Berisha.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Transformimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb destinaci\u00f3n turistik global \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i pamohuesh\u00ebm. Ashtu sikurse edhe rritja e PPB-s\u00eb, e rrogave dhe transformimi i infrastruktur\u00ebs dhe i shum\u00eb qyteteve dhe fshatrave shqiptare nga Tirana dhe deri n\u00eb Sarand\u00eb dhe Theth.<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Ndaj debati n\u00ebse Shqip\u00ebria po zhvillohet apo jo sot \u00ebsht\u00eb krejt pa sens. Debati real q\u00eb duhet t\u00eb zhvillohej n\u00eb fushat\u00ebn elektorale \u00ebsht\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohet vendi yn\u00eb. A kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm apo me nj\u00eb zhvillim q\u00eb bazohet tek spekulimi me pasurit\u00eb e paluajt\u00ebshme dhe me pastrimin e parave? Kush jan\u00eb p\u00ebrfituesit kryesor t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sot?\u00a0<\/span><span>Ndon\u00ebse debati n\u00eb lidhje me modelin zhvillimor t\u00eb qeverisjes Rama duket paksa elitar ai \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse lidhet direkt me p\u00ebrfituesit e zhvillimit. Nj\u00eb model zhvillimor i q\u00ebndruesh\u00ebm prodhon p\u00ebrfitim p\u00ebr shumic\u00ebn e popullat\u00ebs dhe jo p\u00ebr nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Ai bazohet tek rritja e produktivitetit t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb lidhet me investimin n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, teknologji, inovacion dhe edukim. N\u00eb k\u00ebto fusha Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn mesataren e Ballkanit.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Zhvillimi i paq\u00ebndruesh\u00ebm nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shpesh produkt i bumit n\u00eb nd\u00ebrtim, i spekulimit me <\/span><span>real estate <\/span><span>(pasuria e paluajt\u00ebshme), apo i pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista. Ai prodhon rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb banesave dhe t\u00eb konsumit luksoz q\u00eb financohet nga importi, por jo nj\u00eb zhvillim t\u00eb industris\u00eb lokale nga i cili p\u00ebrfitojn\u00eb shumica e qytetar\u00ebve.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/21\/dash-parate-e-krimit-shqiptar-po-pastrohen-ne-ndertim-shqetesim-ligji-i-kumarit\/\">DASH: Parat\u00eb e krimit shqiptar po pastrohen n\u00eb nd\u00ebrtim<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht un\u00eb nuk mendoj se i gjith\u00eb zhvillimi i Shqip\u00ebris\u00eb sot bazohet thjesht tek spekulimi apo pastrimi i parave, sikurse pretendon opozita. Rritja e industris\u00eb s\u00eb turizmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt konkret q\u00eb e hedh posht\u00eb k\u00ebt\u00eb tez\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ama modeli i zhvillimit i qeverisjes aktuale gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po prodhon p\u00ebrfitime p\u00ebr nj\u00eb grusht gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebrfituesish t\u00eb m\u00ebdhenj, dhe jo p\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb qytetar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb po bazohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tek spekullimi me pasurit\u00eb e paluajt\u00ebshme, mjaft t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr krimin e organizuar dhe pastrimin e parave t\u00eb pista.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye shumica d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve shqiptar jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur sot me ekonomin\u00eb shqiptare edhe pse ajo \u00ebsht\u00eb zhvilluar dhe ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb bum turistik. Me shum\u00eb gjasa ky zhg\u00ebnjim vjen si pasoj\u00eb e faktit se p\u00ebr shum\u00eb prej tyr\u00eb bumi turistik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetuar si rritje \u00e7mimesh m\u00eb shum\u00eb sesa si p\u00ebrfitim direkt ekonomik.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><strong><span>Tabela 1. Sa t\u00eb k\u00ebnaquer jeni me situat\u00ebn eknomike n\u00eb vend (2023)?<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<div>\n<p><span>Krejt\u00ebsisht i pak\u00ebnaqur<\/span><\/p>\n<p><span>Kryesisht i pak\u00ebnaqur<\/span><\/p>\n<p><span>As i k\u00ebnaqur as i pak\u00ebnaqur<\/span><\/p>\n<p><span>Kryesisht i k\u00ebnaqur<\/span><\/p>\n<p><span>Krejt\u00ebsisht i k\u00ebnaqur<\/span><\/p>\n<p><span>Mestaraja e Rajonit<\/span><\/p>\n<p><span>21<\/span><\/p>\n<p><span>30<\/span><\/p>\n<p><span>27<\/span><\/p>\n<p><span>19<\/span><\/p>\n<p><span>3<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria<\/span><\/p>\n<p><span>24<\/span><\/p>\n<p><span>36<\/span><\/p>\n<p><span>25<\/span><\/p>\n<p><span>15<\/span><\/p>\n<p><span>1<\/span><\/p>\n<p><span>Kosova<\/span><\/p>\n<p><span>7<\/span><\/p>\n<p><span>15<\/span><\/p>\n<p><span>37<\/span><\/p>\n<p><span>33<\/span><\/p>\n<p><span>9<\/span><\/p>\n<\/div>\n<p><span><span>Burimi: K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunit rajonal. Balcanbarometer 2023 <a href=\"https:\/\/www.rcc.int\/balkanbarometer\/results\/2\/public\">(shiko ketu)<\/a>.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span>Sikurse tregon Tabela 1 sip\u00ebr, 60% t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar jan\u00eb ose krejt\u00ebsisht t\u00eb pak\u00ebnaqur (36%) ose kryesisht t\u00eb pak\u00ebnaqur (24%) me situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend. Ky nivel pak\u00ebnaq\u00ebsie \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se mestaraja e rajonit ton\u00eb (Ballkani Per\u00ebndimor) q\u00eb \u00ebsht\u00eb 57% dhe shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se pak\u00ebnaq\u00ebsia me gjendjen ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb (22%).\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb shumica e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb edhe pas mrekullis\u00eb turistike t\u00eb qeveris\u00eb Rama vazhdojn\u00eb ta shikojn\u00eb emgrimin si nj\u00eb opsi\u00f3n. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb mbi mesataren e rajonit, ndon\u00ebse n\u00ebn nivelin e Kosov\u00ebs q\u00eb ka nj\u00eb histori emigrimi edhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se e jona.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><strong><span>Tabela 2. Do ta konsideronit jetes\u00ebn jasht\u00eb vendit?<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<div>\n<p><span>Po<\/span><\/p>\n<p><span>Jo<\/span><\/p>\n<p><span>Mestaraja e Rajonit<\/span><\/p>\n<p><span>44<\/span><\/p>\n<p><span>51<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria<\/span><\/p>\n<p><span>49<\/span><\/p>\n<p><span>48<\/span><\/p>\n<p><span>Kosova<\/span><\/p>\n<p><span>57<\/span><\/p>\n<p><span>38<\/span><\/p>\n<\/div>\n<p><span><span>Burimi: K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunit rajonal. Balcanbarometer 2023<\/span><span>(<a href=\"https:\/\/www.rcc.int\/balkanbarometer\/results\/2\/public\">shiko ketu<\/a>).<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span>Shifrat e m\u00ebspi\u00ebrme nuk jan\u00eb evidenc\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb zhvillimit n\u00eb Shqip\u00ebri, por e faktit q\u00eb ky zhvillim nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popullat\u00ebs turizmi p\u00ebrkthehet n\u00eb rritje \u00e7mimesh. <\/span><\/p>\n\n<p><span>Ky fenomen zeron edhe efektin e rritjes s\u00eb rrog\u00ebs mesatare apo t\u00eb pensioneve nga ana e qeveris\u00eb. Po ti shtojm\u00eb k\u00ebsaj edhe faktin se arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia publike n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb ende n\u00ebn mesataren e rajonit, si p\u00ebr nga cil\u00ebsia edhe p\u00ebr pagesat q\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nga xhepi, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet evidente se mrekullia turistike e qeverisjes aktuale nuk prek nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span><span>Boomi turstik dhe rritja e \u00e7mimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajt\u00ebshme q\u00eb ajo ka prodhuar favorizon mbi t\u00eb gjitha sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur shoq\u00ebror q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi investimi dhe spekulimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. K\u00ebtu natyrisht p\u00ebrfshihet edhe krimi i organizuar q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe spekulimit n\u00eb sektorin e <\/span><span>real estate<\/span><span> mund t\u00eb pastroj\u00eb parat\u00eb e shumta q\u00eb xhiron.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span>Thirrja q\u00eb kryeministri Rama i b\u00ebri biznesmen\u00ebve sarandiot\u00eb t\u00eb blejn\u00eb pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme sepse \u00e7mimi i tyre do rritet pasi Shqip\u00ebria t\u00eb futet n\u00eb Evrop\u00eb i drejtohet k\u00ebtij sektori dhe jo popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. <\/span><\/p>\n\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/28\/a-po-mundohet-rama-te-mbaje-gjalle-fllusken-e-ndertimit\/\">A po mundohet Rama t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb fllusk\u00ebn e nd\u00ebrtimit<\/a><\/span><\/p>\n<p><span><span>Shumica d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb me shum\u00eb mund arrin\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb apartament p\u00ebr familjet e tyre dhe e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb blerjen e nj\u00eb apo dy apartamenteve t\u00eb tjera p\u00ebr ti shitur nes\u00ebr m\u00eb shtrenjt\u00eb. <\/span><span>Iniciativa si turizmi elitar q\u00eb qeveria Rama po promovon kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr segmentet m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe jo shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye investimet e qeveris\u00eb Rama shpesh reflektojn\u00eb interesat e k\u00ebtij sektori m\u00eb shum\u00eb se sa interesin publik.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span>K\u00ebshtu Shqip\u00ebria sot ka tunelin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Ballkan, at\u00eb t\u00eb Llogaras\u00eb q\u00eb e ka rritur vler\u00ebn e bregut jugor dhe t\u00eb investimeve elitare q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aty. Ama Shqip\u00ebria ende nuk ka nj\u00eb linj\u00eb hekurudhore moderne dhe funksionale.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Tuneli i Llogaras\u00eb ka kushtuar 200 milio euro. Linja hekurudhore Tiran\u00eb-Rinas- Durr\u00ebs-Porti i Durr\u00ebsit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb premtuar q\u00eb n\u00eb vitin 2014, kushton jo m\u00eb shum\u00eb se 100 milion euro, sipas shifrave t\u00eb qeveris\u00eb. E megjithat\u00eb qeveria Rama nd\u00ebrtoi tunelin e Llogaras\u00eb p\u00ebrpara hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs-Porti i Durr\u00ebsit q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nuk dua t\u00eb futem n\u00eb debatin se sa i nevoj\u00ebsh\u00ebm ishte tuneli i Llogaras\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekziston rruga e qaf\u00ebs s\u00eb Llogaras\u00eb apo rruga e re p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Sarand\u00eb. Ama \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb argumentosh q\u00eb tuneli i Llogaras\u00eb ishte m\u00eb prioritar p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare sesa hekurudha Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs, q\u00eb lidh jo vet\u00ebm dy qytetet kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por edhe portin dhe aeroportin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>E th\u00ebn\u00eb ndryshe interesi publik, qoft\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb vendase, ishte linja hekurudhore Tiran\u00eb-Durr\u00ebs \u2013 Rinas \u2013 Porti Detar. Prioriteti i sektor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb social q\u00eb pasurohen n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrtimit dhe spekulimit n\u00eb <\/span><span>real estate<\/span><span>, dhe q\u00eb nuk udh\u00ebtojn\u00eb me tren, ishte tuneli i Llogaras\u00eb.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj sot ende nuk kemi nj\u00eb linj\u00eb hekurudhore Tiran\u00eb-Durr\u00ebs q\u00eb do i sh\u00ebrbente qindra mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb nuk udh\u00ebtojn\u00eb me jahte dhe charter. Ama kemi nj\u00eb alamet tunel Llogaraje q\u00eb vlen sa dyfishi i linj\u00ebs hekurudhore m\u00eb strategjike dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pa p\u00ebrmndur faktin q\u00eb arteria kryesore rrugore e Shqip\u00ebris\u00eb, autostrada Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shumic\u00ebn e saj pa drita, pa sinjalistik\u00ebn e duhur p\u00ebr udh\u00ebtimin nat\u00ebn, e degraduar dhe n\u00eb kolaps t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga trafiku i tep\u00ebrt.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Jan\u00eb shembuj q\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb modelin e zhvillimit aktual interesi publik del n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb raport me interesat dhe preferencat e nj\u00eb sektori t\u00eb ngusht\u00eb elitar q\u00eb pasurohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb bumi turistik q\u00eb i mund\u00ebson investim n\u00eb pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme sidomos n\u00eb kryeqytet dhe n\u00eb zonat bregdetare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye ne sot kemi tre aeroporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare moderne por nuk kemi tre stacione autobuzi moderne n\u00eb qytetet tona kreysore. N\u00eb maj, me rastin e zgjedhjeve, hapet aeroporti i Vlor\u00ebs me pist\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Ballkan, nj\u00eb ar\u00ebsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb krenohen vlonjat\u00ebt tan\u00eb. E megjithat\u00eb Vlora nuk ka nj\u00eb stacion autobuzi qendror t\u00eb hajrit p\u00ebr at\u00eb shumic\u00eb qytetar\u00ebsh q\u00eb udh\u00ebton m\u00eb shum\u00eb me autobus sesa me avi\u00f3n.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/25\/shou-me-aeroportin-e-vlores-si-ai-i-zbarkimit-te-rames-ne-kukes\/\">Shou me aeroportin e Vlor\u00ebs, si ai i zbarkimit t\u00eb Ram\u00ebs para kat\u00ebr vitesh n\u00eb Kuk\u00ebs<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Durr\u00ebs ekziston projekti p\u00ebr nj\u00eb marin\u00eb luksoze jahtesh, por ende nuk propogandohet projekti p\u00ebr nj\u00eb stacion qendror dinjitoz autobuzi. Pa folur p\u00ebr modernizimin dhe zgjerimin e transportit urban p\u00ebr at\u00eb shumic\u00eb qytetare q\u00eb nuk kan\u00eb prioritet parkimin e jahtit familjar.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb paradoksale t\u00eb mendosh se gjat\u00eb qeverisjes socialiste \u00ebsht\u00eb prodhuar miliarderi i par\u00eb shqiptar dhe ballkanas, Zamir Mane, por ende nuk \u00ebsht\u00eb modernizuar hekurudha Tiran\u00eb-Durr\u00ebs. \u00cbsht\u00eb akoma m\u00eb paradoksale t\u00eb mendosh q\u00eb ka shum\u00eb gjasa q\u00eb gjat\u00eb qeveris\u00eb socialiste t\u00eb form\u00ebsohet edhe ndonj\u00eb miliarder i dyt\u00eb shqiptar, i tipit Kastrati.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span>K\u00ebshtu Shqip\u00ebria do jet\u00eb e para n\u00eb rajon p\u00ebr numrin e miliarder\u00ebve dhe e fundit p\u00ebrsa i p\u00ebrket transportit, ar\u00ebsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb publike, p\u00ebr t\u00eb cilat natyrisht miliarder\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks i rast\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb produkt i llogjik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb modeli zhvillimi q\u00eb mund ta quajm\u00eb dubaizim, sepse bazohet tek modeli i Dubait. <\/span><\/p>\n<p><span>Tre jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor t\u00eb zhvillimit t\u00eb Dubait, sektori i nd\u00ebrtimit dhe i spekulimit n\u00eb pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe pastrimin e parave t\u00eb krimit organizaur n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, turizmi q\u00eb p\u00ebrfshin edhe aviacionin, si dhe sh\u00ebrbimet financiare.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb model i adhuruar si nga t\u00eb pasurit dhe nga krimi i organizuar sepse ofron mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha pasurimi dhe pastrimi parash p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb para me shumic\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Dubai shpesh quhet \u201cparajsa e gangster\u00ebve\u201d (<a href=\"https:\/\/www.latifa.info\/gangsters-paradise-dubais-finely-spun-web-starts-to-unravel\/\">shiko ketu<\/a><\/span><span>).<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Pas fasad\u00ebs xix\u00eblluese t\u00eb gradacieleve t\u00eb Dubait fshihet nj\u00eb realitet social trondit\u00ebs. P\u00ebrtej nj\u00eb pakice prej rreth 15-20% q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga qytetar\u00eb arab dhe emigrant\u00ebt e pasur q\u00eb quhen <\/span><span>expats,<\/span><span> shumica d\u00ebrrmuese e popullat\u00ebs s\u00eb Dubait jan\u00eb emigrant t\u00eb varf\u00ebr nga Azia Juglindore. Ata punojn\u00eb dhe shpesh jetojn\u00eb n\u00eb kushte skllav\u00ebrie, pa nj\u00eb rrog\u00eb minimale, pa t\u00eb drejta ligjore dhe n\u00eb var\u00ebsi totale t\u00eb sponsor\u00ebve lokal. (<a href=\"https:\/\/hir.harvard.edu\/taken-hostage-in-the-uae\/\">shiko ketu<\/a><\/span><span>).<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span>Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Dubai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, nj\u00eb monarki mesjetare dhe jo nj\u00eb demokraci moderne. Dubai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb p\u00ebr nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb pasur, p\u00ebr aristokracin\u00eb e financave dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb nivel global, por jo p\u00ebr shumic\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb e mbajn\u00eb at\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Shumica e varf\u00ebr q\u00eb punon aty e ka t\u00eb pamundur t\u00eb shijoj\u00eb luksin dubaist.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb ky model q\u00eb duket se po implementon sot qeveria Rama si n\u00eb Tiran\u00eb edhe n\u00eb Durr\u00ebs, ku premtoi se do ta transformonte qytetin ton\u00eb 3000 vje\u00e7ar n\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb Dubait, nj\u00eb qytet i themeluar n\u00eb shekullin e 18.\u00a0 \u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Modeli zhvillimor i Dubait fillon n\u00eb vitin 1966 kur aty zbulohet nafta. Nafta prodhon kapitalin fillestar q\u00eb nxit bumin nd\u00ebrtimor dhe e transformon Dubain n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr globale t\u00eb financave, turizmit, tregtis\u00eb dhe pastrimit t\u00eb parave n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve n\u00eb <\/span><span>real estate<\/span><span> (pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme).\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span>N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, dubaizimi fillon me kanabizimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb koalicionit PS-LSI n\u00eb vitin 2013. Ashtu sikurse nafta n\u00eb Dubai, treg\u00ebtia e kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri duket se prodhon kapitalin fillestar q\u00eb stimulon m\u00eb pas bumin nd\u00ebrtimor t\u00eb gradacieleve ku investohet dhe pastrohet ky kapital, bashk\u00eb me kapitale tjera q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Projekte si Marina e Durr\u00ebsit jan\u00eb skemat tipike si funksionon ky sistem. Privatizohet trualli publik p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar pastrimin dhe shtimin e kapitaleve t\u00eb m\u00ebdha financiare private lokale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Marina e Durr\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr qytetarin e thjesht\u00eb por investuesit e m\u00ebdhenj, me para t\u00eb pastra dhe t\u00eb pista, q\u00eb do investohen aty.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst afrimiteti dhe penetrimi i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb qeverin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapri\u00e7o e Ram\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb as thjesht produkt i nevoj\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apo kapur zgjedhjet. Edhe pse PS-ja e p\u00ebrdor krimin e organizuar n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, ajo zgjedhjet i fiton leht\u00eb p\u00ebrball\u00eb berishizmit edhe pa krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n\n<p><span>\u00cbsht\u00eb modeli zhvillimor dubaist q\u00eb i krijon hap\u00ebsira investimi dhe konsolidimi krimit t\u00eb organizuar dhe kapitaleve t\u00eb shumta q\u00eb ai prodhon. Nj\u00eb ekonomi q\u00eb bazohet tek spekulimi me pasurit\u00eb e paluajt\u00ebshme m\u00eb shum\u00eb sesa tek prodhimi, industria dhe teknologjia, t\u00ebrheq leht\u00ebsisht kapitalet e pista q\u00eb prodhohen nga narkotrafiku.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ky model zhvillimi prodhon pasurim marramend\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb sektor t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, por varf\u00ebron shumic\u00ebn e saj, p\u00ebr dy ar\u00ebsye. S\u00eb pari, sepse spekulimi me pasurit\u00eb e paluajt\u00ebshme rrit cmimet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa pagat dhe pensionet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb dyti, sepse ky model zhvillimi e drejton kapitalin drejt investimeve me fitim t\u00eb shpejt\u00eb dhe shpesh spekullativ, si nd\u00ebrtimi, shit-blerja e pasurive t\u00eb paluajt\u00ebshme, apo sh\u00ebrbimet financiare, dhe jo drejt zhvillimit teknologjik dhe industrial q\u00eb prodhon zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe p\u00ebrfshir\u00ebs.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb model zhvillimor q\u00eb i thellon n\u00eb vend q\u00eb ti sheshoj\u00eb pabarazit\u00eb sociale. Ofron shum\u00eb mund\u00ebsi fitimi p\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb para, por pak mund\u00ebsi mobiliteti social p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pasur dhe q\u00eb nuk duan t\u00eb pasurohen n\u00ebp\u00ebrmjet krimit.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Mobiliteti social p\u00ebr shtresat e ul\u00ebta n\u00eb qytete si Dubai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb zeros, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb milioner\u00ebve n\u00eb bot\u00eb (<a href=\"https:\/\/spheresofinfluence.ca\/dubai-migrant-workers-expats\/\">shiko ketu<\/a>)<\/span><span>.\u00a0 <\/span><span>Di\u00e7ka e till\u00eb po ndodh gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri ku specia m\u00eb e rrezikuar dhe m\u00eb e dhunuar \u00ebsht\u00eb qytetari i thjesht\u00eb dhe i ndersh\u00ebm.\u00a0<\/span><span>Kjo shpjegon se p\u00ebrse zhvillimi q\u00eb ka p\u00ebrjetuar dhe po p\u00ebrjeton Shqip\u00ebria nuk e ka ndalur arratin\u00eb e popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhvillim q\u00eb pasuron nj\u00eb pakic\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasur, teksa e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb shtrenj\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve, sidomos atyre t\u00eb ndersh\u00ebm.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj n\u00ebse nes\u00ebr Shqip\u00ebria transformohet n\u00eb Dubain e BE-s\u00eb, si\u00e7 premton kryeministri Rama, nuk \u00ebsht\u00eb aspak \u00e7udi q\u00eb pasaporta evropiane t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr ta zbarzur edhe m\u00eb tej vendin ton\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht shpejt ai mund t\u00eb mbushet me nj\u00eb grusht miliarder\u00ebsh dhe milioner\u00ebsh t\u00eb pasur vendas dhe nga Evropa dhe Amerika, si dh\u00ebndri i Trumpit, me elit\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar global dhe me nj\u00eb shumic\u00eb emigrant\u00ebsh t\u00eb varf\u00ebr nga Azia. Tamam si Dubai.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Shkruar nga Blendi Kajsiu, enkas p\u00eb Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/26\/blendi-kajsiu-per-ke-po-zhvillohet-shqiperia\/\">P\u00ebr k\u00eb po zhvillohet Shqip\u00ebria?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrtej zallamahis\u00eb elektorale debati themelor mes PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb mbetet po ai i viteve 1990; a po zhvillohet apo jo Shqip\u00ebria? A po shkon apo jo drejt Evrop\u00ebs?\u00a0 Ama Shqip\u00ebria e sotme, ndryshe nga klasa jon\u00eb politike, nuk \u00ebsht\u00eb ajo e viteve 1990. Pavar\u00ebsisht nihilizmit berishist Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhvilluar ndjesh\u00ebm gjat\u00eb qeverisjes Rama. Ashtu sikurse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17633","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17633"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17633\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}