{"id":17218,"date":"2025-04-24T12:21:31","date_gmt":"2025-04-24T12:21:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/24\/biznesmeni-shkelqim-fusha-paraqitet-ne-spak\/"},"modified":"2025-04-24T12:21:31","modified_gmt":"2025-04-24T12:21:31","slug":"biznesmeni-shkelqim-fusha-paraqitet-ne-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/24\/biznesmeni-shkelqim-fusha-paraqitet-ne-spak\/","title":{"rendered":"Biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha paraqitet n\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha \u00ebsht\u00eb paraqitur sot n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Ndaj tij \u00ebsht\u00eb vendosur nga gjykata e Posa\u00e7me masa e siguris\u00eb \u201cDetyrim paraqitje\u201d pasi dyshohet se ka marr\u00eb tendera t\u00eb dyshimt\u00eb pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb Shk\u00eblqim Fusha \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00ebn hetim jan\u00eb edhe biznesmen\u00ebt Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>DOSJA E SPAK<\/strong><\/p>\n<div><\/div>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat konkrete t\u00eb mbledhura deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit paraprak<em>,\u00a0<\/em>n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur rezulton se, nga shtetasit n\u00ebn hetim, specifikisht Erion Veliaj (me detyr\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb) si edhe bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit, AJOLA XOXA., \u00ebsht\u00eb ideuar, krijuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ka synuar dhe ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, n\u00eb praktik\u00eb, marrjen e p\u00ebrfitimeve t\u00eb parregullta, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga fondet publike q\u00eb administrohen nga Bashkia Tiran\u00eb, p\u00ebrmes titullarit t\u00eb saj, me q\u00ebllim pasurimin personal t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe familjes s\u00eb tij, p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb kamufluara dhe t\u00eb\u00a0 kund\u00ebrligjshme. N\u00eb lidhje me praktikat e ndjekura nga k\u00ebta shtetas, nisur nga provat e administruara n\u00eb fashikull, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 raste, krijohet dyshimi i arsyesh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e veprimeve me natyr\u00eb korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, shtetasi ERION VELIAJ, p\u00ebrmes veprimeve konkrete t\u00eb cilat kan\u00eb kulmuar me n\u00ebnshkrimin e tij ka miratuar n\u00eb \u00e7do rast shp\u00ebrndarjen e fondeve publike si edhe lejet e nd\u00ebrtimit tek disa subjekte tregtare, t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me t\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart. K\u00ebto fonde publike m\u00eb pas kan\u00eb p\u00ebrfunduar tek disa organizata jofitimprur\u00ebse, shoq\u00ebri me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar, persona fizik\u00eb t\u00eb kontrolluar\u00a0<em>de jure<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>de facto<\/em>\u00a0nga bashk\u00ebshortja e tij, shtet\u00ebsja AJOLA XOXA.,<strong>\u00a0si\u00a0<\/strong>edhe individ\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, duke krijuar nj\u00eb rrjet t\u00eb dyshimt\u00eb e t\u00eb komplikuar transaksionesh.<\/p>\n<p>Organi procedues ka mbledhur prova, t\u00eb cilat krijojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm mbi ekzistenc\u00ebn dhe funksionimin e nj\u00eb skeme korruptive, nga zb\u00ebrthimi i s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmbledhje rezulton se fondet publike q\u00eb dalin nga institucioni i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, me n\u00ebnshkrimin e titullarit,<br \/>\n<em>i)<\/em>\u00a0kan\u00eb kaluar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti tek bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit (rrjedhimisht tek vet\u00eb shtetasi n\u00ebn hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, p\u00ebrmes OJF-ve dhe personave juridik\u00eb t\u00eb kontrolluar\u00a0<em>de jure<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>de\u00a0 facto<\/em>\u00a0nga kjo shtetase;<\/p>\n<p><em>ii)<\/em>\u00a0kan\u00eb kaluar p\u00ebrmes sponsorizimeve, likuidimeve t\u00eb faturave fiktive apo blerjeve, t\u00eb b\u00ebra prej subjekteve tregtare, t\u00eb cil\u00ebt nga ana e tyre kan\u00eb p\u00ebrfituar leje nd\u00ebrtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiran\u00eb, tek OJF-t\u00eb, shpk-t\u00eb dhe personat fizik\u00eb t\u00eb kontrolluar\u00a0<em>de jure<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>de facto<\/em>\u00a0nga bashk\u00ebshortja e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb;<\/p>\n<p><em>iii)<\/em>\u00a0kan\u00eb kaluar si pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, specifikisht\u00a0 nj\u00eb godin\u00eb banimi e tipit \u201cVil\u00eb\u201d e ndodhur\u00a0 n\u00eb Qerret-Kompleksi \u201cMarea Resort\u201d, dh\u00ebn\u00eb si p\u00ebrfitim i parregullt nga persona konkret\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb subjekte tregtar\u00eb, t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me interesa financiare me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrmes p\u00ebrfitimit t\u00eb fondeve publike si edhe lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, tek familja e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb;\u00a0<em>iv)<\/em>\u00a0jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr blerje me vlera t\u00eb m\u00ebdha nga bashk\u00ebshortja e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, duke i kamufluar k\u00ebto blerje, p\u00ebrmes personave t\u00eb tjer\u00eb. \u00c7do transferim i k\u00ebtyre fondeve publike dhe l\u00ebshimi i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb kryer me miratimin e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, shtetasit ERION VELIAJ.<\/p>\n<p>Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete t\u00eb evidentuara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, krijojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se n\u00eb rastin konkret b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb organizuar korrupsioni dhe shp\u00ebrdorimi t\u00eb fondeve\u00a0 publike, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb, sipas nj\u00eb skeme t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim nga kryetari i bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj\u00a0 skeme korrupsioni dhe pastrimi t\u00eb produkteve q\u00eb burojn\u00eb nga kjo vep\u00ebr, rezulton t\u00eb jet\u00eb titullari i institucionit, n\u00ebnshkrimi i t\u00eb cilit ka qen\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e fondeve publike, prej t\u00eb cilave ai dhe familjar\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt.<\/p>\n<p>Organi procedues ka arritur n\u00eb konkluzionin se, p\u00ebrve\u00e7 pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb p\u00ebrfituara nga shtetasit n\u00ebn hetim (<em>n\u00ebn regjimin pasuror t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb ligjore<\/em>), k\u00ebta t\u00eb fundit, vet\u00ebm p\u00ebrmes shoq\u00ebrive \u201cP. L.\u201d shpk, \u201cA. L.\u201d shpk, \u201cA. S.\u201d shpk, \u201cN. G.\u201d shpk, \u201cH.\u201d OJF, \u201cE.\u201d OJF, \u201cB.-A\u201d OJF dhe \u201cM.\u201d OJF, p\u00ebr t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme se kontrollohen plot\u00ebsisht nga bashk\u00ebshortja e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, por edhe \u201cR.\u201d shpk dhe shoq\u00ebri t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me shtetasin n\u00ebn hetim E. A., kan\u00eb gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb cilat kapin shifr\u00ebn e rreth\u00a0110.000.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, me veprimet e tyre t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb integrimin n\u00eb sistemin bankar t\u00eb k\u00ebtyre shumave monetare, t\u00eb siguruara si p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta, por edhe t\u00eb fshehjes ose mbulimit t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s\u00eb pasurive, n\u00eb kushtet kur k\u00ebto pasuri dihet se jan\u00eb produkte t\u00eb vepr\u00ebs penale sipas nenit 260 t\u00eb ligjit material, shtetasit n\u00ebn\u00a0 hetim dyshohet se kan\u00eb p\u00ebrmbushur element\u00ebt e parashikuar n\u00eb g\u00ebrmat\u00a0<em>a)<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>b)<\/em>\u00a0t\u00eb nenit 287 t\u00eb Kodit Penal (\u201c<em>Pastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose\u00a0 veprimtaris\u00eb kriminale<\/em>\u201d).<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kriminal i shtetasve n\u00ebn hetim p\u00ebr integrimin n\u00eb sistemin bankar t\u00eb shumave monetare t\u00eb cilat jan\u00eb rezultat i p\u00ebrfitimeve t\u00eb parregullta, do t\u00eb ishte i pamundur t\u00eb p\u00ebrmbushej pa rolin p\u00ebrcaktues t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera tregtare, shpk dhe OJF, t\u00eb identifikuar deri tani n\u00eb regjistrin e njoftimit t\u00eb veprave penale. OJF-t\u00eb \u201cH.\u201d, \u201cE.\u201d,\u00a0 \u201cM.\u201d dhe \u201cB.-A\u201d, t\u00eb kontrolluara plot\u00ebsisht nga shtet\u00ebsja n\u00ebn hetim AJOLA XOXA., deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit paraprak dyshohet t\u00eb ken\u00eb kryer veprime konkrete t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb drejtim t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, n\u00ebp\u00ebrmjet transferimit t\u00eb pasurive me q\u00ebllim fshehjen ose mbulimin e origjin\u00ebs s\u00eb paligjshme t\u00eb tyre, duke ditur se k\u00ebto pasuri jan\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale sipas nenit 260 t\u00eb Kodit Penal. N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve Prokuroria e Posa\u00e7me ka regjistruar n\u00eb regjistrin e njoftimit t\u00eb veprave penale edhe emrat treg\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre OJF \u2013 ve.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ky q\u00ebllim kriminal p\u00ebr pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, q\u00eb i referohet rastit t\u00eb kalimit t\u00eb t\u00eb hollave nga shoq\u00ebrit\u00eb e administruara nga shtetasi n\u00ebn hetim \u2026. dhe familjar\u00eb t\u00eb tij, do t\u00eb ishte i pamundur t\u00eb realizohej pa bashk\u00ebpunimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb kryerjen e veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb cilat kan\u00eb kulmuar n\u00eb pagesat e b\u00ebra p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare si edhe personat fizik\u00eb t\u00eb kontrolluar\u00a0<em>de jure<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>de facto<\/em>\u00a0nga shtet\u00ebsja AJOLA XOXA.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar m\u00eb lart, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka siguruar prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se shtet\u00ebsja AJOLA XOXA., vet\u00eb ose n\u00ebp\u00ebrmjet personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore prej rreth 4 vitesh, ka b\u00ebr\u00eb blerje online t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb veshje, bizhuteri etj, n\u00eb mas\u00ebn\u00a086,721,175 lek\u00eb.\u00a0K\u00ebto shpenzime nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb nga Deklaratat Periodike t\u00eb titullarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb si edhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, kjo shtetase n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga ligji nr. 9049 dat\u00eb 10.04.2023, n\u00eb lidhje me deklarimin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb saj n\u00eb bordin e nj\u00eb organizate jofitimprur\u00ebse, e cila provohet t\u00eb ket\u00eb gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb\u00a0 shumta, por edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht pronare (organizata) e nj\u00eb subjekti tregtar me natyr\u00eb fitimprur\u00ebse (shpk). Fshehja e k\u00ebtyre fakteve nga shtet\u00ebsja n\u00ebn hetim AJOLA XOXA., ka pamund\u00ebsuar organet ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb sa\u00a0 i takon, jo vet\u00ebm pjes\u00ebmarrjes s\u00eb k\u00ebsaj shtetase n\u00eb borde organizatash, t\u00eb cilat nga ana e tyre zot\u00ebrojn\u00eb shpk, por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ka pamund\u00ebsuar \u201c<em>konstatimin<\/em>\u201d dhe \u201c<em>gjurmimin<\/em>\u201d e nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb hollash, t\u00eb cilat kan\u00eb qarkulluar n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre subjekteve t\u00eb kontrolluara faktikisht nga shtet\u00ebsja n\u00ebn hetim. Pik\u00ebrisht, mungesa e plot\u00eb e k\u00ebsaj transparence ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur m\u00eb pas edhe funksionimin e nj\u00eb skeme kaq t\u00eb organizuar t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb shumave monetare, nga, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre OJF-ve dhe shpk-ve.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shtetasit n\u00ebn hetim, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb subjekteve tregtare cituar m\u00eb lart, organi procedues ka grumbulluar prova t\u00eb cilat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm se ata, me veprime aktive t\u00eb kund\u00ebrligjshme kan\u00eb konsumuar element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale<em>\u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d,\u00a0<\/em>parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>K\u00ebta shtetas, dyshohet se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashk\u00ebshortja e tij, drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti ose n\u00ebp\u00ebrmjet OJF-ve, shoq\u00ebrive me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar dhe personave fizik\u00eb t\u00eb kontrolluar nga kjo e fundit, t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme (godin\u00eb banimi e tipit \u201cvil\u00eb\u201d), sponsorizime, likuidime faturash p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udh\u00ebtimesh e q\u00ebndrime n\u00eb hotel etj. T\u00eb gjith\u00eb subjektet tregtare q\u00eb shtetasit n\u00ebn hetim\u00a0<em><strong>GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI<\/strong><\/em>\u00a0p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb korrespondon me periudh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb parregullta, por jo vet\u00ebm, kan\u00eb p\u00ebrfituar nga Bashkia Tiran\u00eb, me firm\u00ebn e titullarit t\u00eb saj, fonde t\u00eb konsiderueshme publike si edhe leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebto pasuri, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti dat\u00eb 10.02.2025, caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit pasuror \u201csekuestro preventive\u201d, n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e paluajtshme:<\/p>\n<p><em>Pasuria num\u00ebr 1\/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.\u00a0 3101, sipas certifikat\u00ebs p\u00ebr v\u00ebrtetim pron\u00ebsie nr. 1456523, ndodhur n\u00eb Zon\u00ebn e Stimuluar \u201cArdian \u00c7ar\u00e7ani\u201d, Qerret, lloji \u201ctruall\u201d, sip\u00ebrfaqe trualli t\u00eb objektit 494 m2, sip\u00ebrfaqe t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, dat\u00eb 31.01.2020, regjistruar n\u00eb ASHK n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cAgi Kons\u201d shpk.<\/em><\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, me vendimin nr. 98 Akti \/dat\u00eb 10.02.2025 ka vendosur caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit pasuror, n\u00eb lidhje me llogarit\u00eb bankare t\u00eb ndodhura n\u00eb \u201cIntesa Sanpaolo Bank\u201d dhe \u201cBanka Komb\u00ebtare Tregtare\u201d, ne em\u00ebr t\u00eb shtetas\u00ebs AJOLA XOXA. dhe shoq\u00ebrive t\u00eb lidhura me t\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn totale prej\u00a0869,149.78 Euro.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar\u00a0 pran\u00eb zyrave t\u00eb \u201cP. L.\u201d shpk, administruar nga shtet\u00ebsja AJOLA XOXA., e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe pronare e vetme, jan\u00eb gjetur n\u00eb nj\u00eb kasafort\u00eb dhe sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale nj\u00eb sasi t\u00eb hollash, prej\u00a095,350 Euro\u00a0(<em>shumica prej tyre prerje 500 euro<\/em>),\u00a014,900 USD\u00a0dhe\u00a0665,000 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur m\u00ebsip\u00ebr, Prokuroria e Posa\u00e7me po kryen hetime paraprake ndaj deputetes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shtetases Klotilda Bushka Emri i k\u00ebsaj t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb njoftimeve si person i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201c<em>Veprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs<\/em>\u201d, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb konstatohet se ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete t\u00eb cilat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek dyshimi i arsyesh\u00ebm se personi n\u00ebn hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb cilat kan\u00eb interferuar me hetimin e organit procedues n\u00eb lidhje me procedimin penal nr. 27 t\u00eb vitit 2024. Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar falenderon Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb faz\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/biznesmeni-shkelqim-fusha-paraqitet-ne-spak\/\">Biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha paraqitet n\u00eb SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha \u00ebsht\u00eb paraqitur sot n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Ndaj tij \u00ebsht\u00eb vendosur nga gjykata e Posa\u00e7me masa e siguris\u00eb \u201cDetyrim paraqitje\u201d pasi dyshohet se ka marr\u00eb tendera t\u00eb dyshimt\u00eb pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Kujtojm\u00eb q\u00eb Shk\u00eblqim Fusha \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17218","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17218"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17218\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}