{"id":17180,"date":"2025-04-24T08:16:36","date_gmt":"2025-04-24T08:16:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/24\/dw-a-mund-te-frenohen-falimentimet-e-kompanive-gjermane\/"},"modified":"2025-04-24T08:16:36","modified_gmt":"2025-04-24T08:16:36","slug":"dw-a-mund-te-frenohen-falimentimet-e-kompanive-gjermane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/24\/dw-a-mund-te-frenohen-falimentimet-e-kompanive-gjermane\/","title":{"rendered":"DW: A mund t\u00eb frenohen falimentimet e kompanive gjermane?"},"content":{"rendered":"<p>Kompania Meeth n\u00eb Wittlich n\u00eb per\u00ebndim t\u00ebGjermanis\u00eb ka fituar besimin e klient\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr gati 40 vjet me dritare dhe korniza dritaresh cil\u00ebsore. K\u00ebtu kan\u00eb punuar edhe n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, por tani puna ka mbaruar. Ajo shpalli falimendimin dhe tani kompania drejtohet nga administratori i falimentimit dhe avokati Alexander J\u00fcchser. Kompania k\u00ebrkoi m\u00eb kot nj\u00eb investitor t\u00eb ri. Nd\u00ebrkoh\u00eb punonj\u00ebsve u jan\u00eb dor\u00ebzuar dokumentet p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. P\u00ebr t\u00eb pestin vit radhazi ka nj\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar dhe numrit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. E kur nd\u00ebrtohet m\u00eb pak, porositen m\u00eb pak edhe dritare dhe dyer\u201d, p\u00ebrmbledh administratori i falimentimit. Kjo po ndodh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gjermanin\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb landin Rheinland Pfalz, ku ndodhet fabrika.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb falimentime, pak kompani t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n<p>Numri i falimentimeve t\u00eb kompanive gjermane \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme prej dy vitesh. Vitin e kaluar kane falimentuar gati 22 mij\u00eb kompani, m\u00eb s\u00eb shumti q\u00eb nga viti 2015. K\u00ebshtu vazhdon edhe k\u00ebt\u00eb vit. N\u00eb mars ka pasur 1459, 2% m\u00eb shum\u00eb falimentime se n\u00eb shkurt, raporton Instituti p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike Leibniz n\u00eb Halle (IWH).<\/p>\n<p>Numri i falimentimeve nuk ka qen\u00eb aq i lart\u00eb q\u00eb nga fundi i kriz\u00ebs financiare n\u00eb vitin 2009, n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e ekonomis\u00eb \u2013 n\u00ebindustri, nd\u00ebrtimtari dhe n\u00eb tregti. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i kompanive q\u00eb po themelohen \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Tobias Wahl \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avokat falimentimi dhe ristrukturimi n\u00eb firm\u00ebn ligjore Anchor. 57-vje\u00e7ari vepron n\u00eb Mannheim dhe prej nj\u00eb \u00e7erek shekulli \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb investitor\u00ebve pas falimentimit t\u00eb ndonj\u00eb kompanie.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin po shohim nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb falimentimeve. Por situata nuk \u00ebsht\u00eb aq dramatike sa duket n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e koron\u00ebs, shum\u00eb kompani nuk kan\u00eb punuar por e kan\u00eb mbijetuar fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb shtetit. Ajo q\u00eb po shohim tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre manifestim i t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d, shpjegon Wahl.<\/p>\n<p>Por Gjermania po p\u00ebrballet edhe me nj\u00eb kriz\u00eb strukturore. \u201cJu mund ta shihni k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr shembull, me prodhuesit e pjes\u00ebve p\u00ebr industrin\u00eb e automobilave dhe fabrikat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb energji p\u00ebr prodhim, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb prekur fuqish\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb politik dhe treg ka nj\u00eb pasiguri t\u00eb madhe\u201d, thot\u00eb eksperti i falimentimit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vijn\u00eb edhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar dhe rritja e kostove t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, normat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb interesit t\u00eb kredive etjer\u00eb. \u201cMendoj se un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi do t\u00eb kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe vitin e ardhsh\u00ebm\u201d, mendon ai.<\/p>\n<p><strong>Zhg\u00ebnjim me planet e koalicionit t\u00eb ri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit prill, Shoqata Gjermane e Industris\u00eb BDI publikoi nj\u00eb apel t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 shoqatave tregtare drejtuar politikan\u00ebve q\u00eb po zhvillojn\u00eb negociatat p\u00ebr nj\u00eb koalicion t\u00eb ri n\u00eb Berlin. Pritshm\u00ebrit\u00eb nga marr\u00ebveshja e kristiandemokrat\u00ebve dhe socialdemokrat\u00ebve ishin t\u00eb m\u00ebdha, por marr\u00ebveshja e koalicionit i zhg\u00ebnjeu.<\/p>\n<p>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr taksat, q\u00ebllimet e koalicionit jan\u00eb larg asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme. K\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrdoret \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar barr\u00ebn e kompanive dhe q\u00eb barra tatimore t\u00eb b\u00ebhet shpejt konkurruese n\u00eb shkall\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, pohon kreu i Shoqat\u00ebs B\u00f6nDI.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja me t\u00eb drejt\u00eb synon nj\u00eb plan ambicioz p\u00ebr t\u00eb modernizuar si shtetin ashtu edhe administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, por tani duhet t\u00eb zbatohet me vendosm\u00ebri. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, qeveria gjermane do t\u00eb matet n\u00ebse do ta b\u00ebj\u00eb shtetin m\u00eb efikas dhe modern.\u201d<\/p>\n<p>Pas falimentimitdhe rehabilitimit t\u00eb d\u00ebshtuar vjen puna p\u00ebr J\u00fcrgen Philippi. Ai \u00ebsht\u00eb drejtues i autorizuar i gjykat\u00ebs n\u00eb ankand dhe ekspert n\u00eb procedurat e falimentimit. Edhe ai ka 30 vjet q\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb biznes, por ka p\u00ebrshtypjen se situata po r\u00ebndohet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kriz\u00ebn e 2008-\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, situata ishte e keqe por tani \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keqe. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb po preken nga kjo gjendje. Un\u00eb nuk e kam p\u00ebrjetuar ende nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn sa punoj k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Falimentimet e shumta<\/strong><\/p>\n<p>Pothuajse \u00e7do dit\u00eb gjykata i ofron atij nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb re, por p\u00ebrve\u00e7 falimentimeve, nj\u00eb frenim t\u00eb madh ka edhe n\u00eb ankandet e pajisjeve dhe mbetjeve t\u00eb kompanive t\u00eb d\u00ebshtuara. \u201cGjithashtu, shoh gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh drejtor\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb drejtuar kompanit\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur ende kan\u00eb disa perspektiva n\u00eb treg. D\u00ebgjoj her\u00eb pas here: taksat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta, ka shum\u00eb burokraci, mungojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e kualifikuar. \u201cMua m\u00eb kan\u00eb konsumuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, d\u00ebgjoj shpesh\u201d, thot\u00eb Philippi.<\/p>\n<p>Edhe ai mendon se situata do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e keqe: \u201cIndustria e automobilave dhe sektori i nd\u00ebrtimit jan\u00eb goditur m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr momentin. Tani gjendja e keqe po p\u00ebrhapet n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb lidhur me k\u00ebto industri. N\u00ebse nuk nd\u00ebrtoj nj\u00eb sht\u00ebpi, nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr pllaka, nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7ati, nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr grila, apo p\u00ebr transport, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Kriza n\u00eb nj\u00eb sektor \u00ebsht\u00eb si domino q\u00eb shihet n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Philippi shprehet i zhg\u00ebnjyer edhe me planin e koalicionit t\u00eb ri gjerman: \u201cNuk kam asnj\u00eb shpres\u00eb nga ky program, nuk ka reforma themelore apo besim n\u00eb ekonomi. Kam frik\u00eb se kriza do t\u00eb thellohet edhe m\u00eb shum\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb program as koalicioni i ri nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb.\u201d\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/24\/dw-a-mund-te-frenohen-falimentimet-e-kompanive-gjermane\/\">DW: A mund t\u00eb frenohen falimentimet e kompanive gjermane?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania Meeth n\u00eb Wittlich n\u00eb per\u00ebndim t\u00ebGjermanis\u00eb ka fituar besimin e klient\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr gati 40 vjet me dritare dhe korniza dritaresh cil\u00ebsore. K\u00ebtu kan\u00eb punuar edhe n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, por tani puna ka mbaruar. Ajo shpalli falimendimin dhe tani kompania drejtohet nga administratori i falimentimit dhe avokati Alexander J\u00fcchser. Kompania k\u00ebrkoi m\u00eb kot nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17180","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17180\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}