{"id":17151,"date":"2025-04-24T08:07:26","date_gmt":"2025-04-24T08:07:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/24\/klientet-e-gogel-te-njejte-me-ata-te-bashkise-si-u-fuqizua-ne-treg-kompania-e-vellait-te-veliajt\/"},"modified":"2025-04-24T08:07:26","modified_gmt":"2025-04-24T08:07:26","slug":"klientet-e-gogel-te-njejte-me-ata-te-bashkise-si-u-fuqizua-ne-treg-kompania-e-vellait-te-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/24\/klientet-e-gogel-te-njejte-me-ata-te-bashkise-si-u-fuqizua-ne-treg-kompania-e-vellait-te-veliajt\/","title":{"rendered":"Klient\u00ebt e Gogel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ata t\u00eb Bashkis\u00eb\/ Si u fuqizua n\u00eb treg kompania e v\u00ebllait t\u00eb Veliajt"},"content":{"rendered":"<p>Qeverisja e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb ishte m\u00eb pak e p\u00ebrfolura n\u00eb media. N\u00eb vend t\u00eb kullave dhe betonit q\u00eb po pushtonte kryeqytetin, n\u00eb ekranet e televizioneve kryebashkiaku do t\u00eb identifikohej me mbjelljen e pem\u00ebve.<\/p>\n<p>Pasqyrimin e nj\u00eb realiteti tjet\u00ebr dhe munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies pa dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, Erion Veliaj do ta kontrollonte p\u00ebrmes skem\u00ebs s\u00eb interesave ekonomik\u00eb p\u00ebr pronar\u00ebt e mediave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe disa portaleve: ku n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj ishin lejet e nd\u00ebrtimit, tenderat e bashkis\u00eb, pun\u00ebsimet e familjar\u00ebve t\u00eb tyre dhe shp\u00ebrndarja e reklamave nga kompania e v\u00ebllait t\u00eb tij Arb\u00ebr Veliaj, Gogel shpk.<\/p>\n<p>Fuqia ekonomike e bashkis\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe. Vet\u00ebm n\u00eb aparatin e bashkis\u00eb rezultojn\u00eb 9 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, ku bashk\u00eb me institucionet e bashkis\u00eb dhe nd\u00ebrmarrjet publike q\u00eb zot\u00ebron, numri i punonj\u00ebsve arrin n\u00eb 13 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo organik\u00eb e b\u00ebn institucionin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb t\u00eb madhin sa i takon \u00e7do autoriteti tjet\u00ebr, dhe t\u00eb krahasuesh\u00ebm me numrin e punonj\u00ebsve n\u00eb radh\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, arsimtar\u00ebve dhe ushtris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet t\u00eb madh bashkia dhe e ka te buxheti vjetor, i cili p\u00ebr vitin 2025 kap vler\u00ebn 388 milion euro dhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb rezultoi 350 milion euro. Q\u00eb prej nisjes s\u00eb drejtimit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj ka menaxhuar af\u00ebrsisht 3 miliard euro fonde publike.<\/p>\n<p>Lejet e nd\u00ebrtimit n\u00eb kryeqytet jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb q\u00eb bashkon dhe lidh shum\u00eb interesa. Shum\u00eb pronar\u00eb mediash kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga k\u00ebto leje n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe p\u00ebrgjat\u00eb drejtimit t\u00eb bashkis\u00eb nga Veliaj.<\/p>\n<p>Por pika m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb kontrollin e mediave, ka qen\u00eb firma Gogel, nj\u00eb prej kompanive me buxhetin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr reklamat n\u00eb Shqip\u00ebri. Objekti i firm\u00ebs \u00ebsht\u00eb menaxhimi i fushatave t\u00eb marketingut, komunikimit dhe reklamimit, ku kompani t\u00eb m\u00ebdha ia besojn\u00eb buxhetin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e reklamave k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Veliaj bleu n\u00eb vitin 2011 t\u00eb gjitha aksionet e Gogel shpk, e cila ishte themeluar m\u00eb par\u00eb nga Gentian Zguri dhe Floran Pustina, p\u00ebr \u00e7mimin 1 mij\u00eb euro. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb depozituara n\u00eb bilancin e shoq\u00ebris\u00eb, Gogel rezulton n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb me nj\u00eb xhiro vjetore n\u00eb vler\u00ebn 106 mij\u00eb euro dhe fitim 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012 t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb rezultojn\u00eb 50 mij\u00eb euro dhe fitimi 5 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2013, t\u00eb ardhurat jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 78 mij\u00eb euro dhe fitimi 4 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Rritja e menj\u00ebhershme e kompanis\u00eb Gogel vjen n\u00eb vitin 2014, kur z.Erion Veliaj kishte marr\u00eb postin e ministrit t\u00eb Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb. Pas k\u00ebtij viti, t\u00eb ardhurat p\u00ebr firm\u00ebn e Arb\u00ebr Veliaj dyfishohen dhe arrijn\u00eb nj\u00eb xhiro mesatare 3 milion euro n\u00eb vit mes periudh\u00ebs 2018-2022, n\u00eb vitin 2023 xhiro shtohet me 2.6 her\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur shifr\u00ebn 8 milion euro.<\/p>\n<p>N\u00eb po k\u00ebt\u00eb vit Arb\u00ebr Veliaj themelon nj\u00eb tjet\u00ebr kompani q\u00eb zot\u00ebron Gogel shpk, Gogel Holding me aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e administrimit t\u00eb pjes\u00ebmarrjeve n\u00eb kompani t\u00eb tjera dhe konsulenc\u00ebs teknike, financiare dhe ligjore, e cila ka sh\u00ebnuar nj\u00eb xhiro vjetore q\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb operimit n\u00eb vler\u00ebn e 1.66 milion eurove dhe nj\u00eb fitim neto 1.65 milion euro.<\/p>\n<p>N\u00eb total nga aktiviteti i shoq\u00ebrive t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri Arb\u00ebr Veliaj ka gjeneruar af\u00ebrsisht 30 milion euro t\u00eb ardhura n\u00eb 10 vitet e fundit dhe 4.5 milion euro fitime.\u00a0 Kompania Gogel n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb kryebashkiakut Erion Veliaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga agjencit\u00eb partnere q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb Shqip\u00ebri brandin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb prej kompanive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb marketingut n\u00eb bot\u00eb, Publicis.<\/p>\n<p>Procedura se si nj\u00eb kompani relativisht e re n\u00eb tregun e marketingut shqiptar, ku pronari i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i ekspozuar politikisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e kompanis\u00eb franceze Publicis mbetet mister, por ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e portofolit t\u00eb kompanis\u00eb Gogel p\u00ebrb\u00ebhet nga kompanit\u00eb q\u00eb jan\u00eb klient\u00eb t\u00eb Publicis.<\/p>\n<p>Af\u00ebrsisht \u00a060% e kompanive q\u00eb kan\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr menaxhimin e marketingut me Gogel vijn\u00eb si rezultat i marr\u00ebveshjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit q\u00eb Gogel ka me Publicis. Klient\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Gogel jan\u00eb One Albania, Otp Bank, Intersig, Iute dhe m\u00eb par\u00eb kishte n\u00eb portofol edhe kompanin\u00eb ajrore Air Albania dhe Big Market, nd\u00ebrsa klient\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb si pjes\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Publicis jan\u00eb Burger King, Coca Cola, Procter and Gamble, Mondelez, Philip Morris, Garnier, Sanofi, Visa etj.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shohim fillimisht lidhjet e binomit politik\u00eb \u2013 biznes t\u00eb klient\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Gogel.<\/p>\n<p>Kompania Gogel ka patur n\u00eb protofolin e saj Air Albania, nj\u00eb kompani e themeluar me iniciativ\u00ebn e shtetit shqiptar, ku vet\u00eb qeveria p\u00ebrmes kompanis\u00eb publike Albcontrol \u00ebsht\u00eb aksionere me 10% t\u00eb kuotave n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<br \/>\nKompania Intersig \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr klient i kompanis\u00eb Gogel, ku pronari i saj jo vet\u00ebm q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pa qira ambientet p\u00ebr qendr\u00ebn Harabel, por dhe ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e 115 mij\u00eb eurove q\u00eb u gjet\u00ebn cash gjat\u00eb kontrollit n\u00eb zyrat e bashk\u00ebshortes s\u00eb Erion Veliaj, Ajola Xox\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>Gentian Sula sqaron se kontrata e lidhur me Naan Gallery nuk ishte e notrizuar pasi nuk \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb kontrat\u00eb me noter. Ai pohon se q\u00ebllimi i dh\u00ebnies s\u00eb pron\u00ebs shtetas Ajola Xoxa ka qen\u00eb p\u00ebr organizimin e eventeve artistike. Sa i p\u00ebrket koh\u00ebs kur kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, ai deklaron se nuk e mban mend vitin e sakt\u00eb, por duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb vitin 2021 ose 2022. Megjith\u00ebse prona \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr organizimin e eventeve, ai shprehet se nuk ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb asnj\u00eb prej tyre. N\u00eb lidhje me shum\u00ebn prej 115 mij\u00eb euro t\u00eb gjetur n\u00eb ambientet e shoq\u00ebris\u00eb Partners La\u00eb, Gentian Sula deklaron se kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb si kapar Ajola Xox\u00ebs. Ai sqaron se kartmonedhat kan\u00eb qen\u00eb kryesisht euro, p\u00ebrfshir\u00eb dhe dollar\u00eb. Shumat monetare ai i ka mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb t\u00ebrhequra nga bankat nd\u00ebr vite dhe n\u00eb pikat e k\u00ebmbimit valutor. Lidhur me nxitimin p\u00ebr dor\u00ebzimin e shum\u00ebs ai deklaron se kjo ishte p\u00ebr shkak t\u00eb planit t\u00eb Ajola Xox\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb zyra dhe p\u00ebr t\u2019u zhvendosur n\u00eb ambiente t\u00eb tjera, ndaj dhe ai ishte i interesuar t\u00eb merrte ambientet e saj dhe ia kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00ebn e kaparit<\/em>,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga klient\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb tregut shqiptar t\u00eb firm\u00ebs Gogel ka qen\u00eb kompania e shp\u00ebrndarjes s\u00eb internetit, telefonis\u00eb celulare dhe fikse, Albtelecom.\u00a0 N\u00ebse hap t\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik do t\u00eb rezultoj\u00eb se Albtelecom p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ardhurave q\u00eb ka siguruar nga aktiviteti n\u00eb tregun privat, ka realizuar t\u00eb ardhura dhe nga kontratat n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb total Albtelecom ka fituar 51 tendera n\u00eb 14 institucione t\u00eb ndryshme me vler\u00eb totale 3.84 milion euro, ku n\u00eb 17 procedura autoritet kontraktor \u00ebsht\u00eb Bashkia Tiran\u00eb ose institucione n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj. N\u00eb total kontratat me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb firm\u00ebs Albtelecom kan\u00eb vler\u00ebn 3 milion euro dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 78% t\u00eb fondeve q\u00eb kjo kompani ka marr\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet me sektorin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017 Albtelecom lidh kontrat\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbimin e furnizimit me internet t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 202 mij\u00eb euro, ku dy pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender p\u00ebrjashtohen p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb kritereve.<br \/>\nN\u00eb mars t\u00eb vitit 2018 Albtelecom fiton tenderin me vler\u00eb 355 mij\u00eb euro p\u00ebr sh\u00ebrbimin e internetit dhe intranetit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 2 kompani ku nj\u00ebra skualfikohet dhe fitues shpallet Albtelecom, klient i kompanis\u00eb Gogel n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2019 Albtelecom fillon t\u00eb marr\u00eb kontrata me vlera t\u00eb larta. N\u00eb dhjetor 2019 lidhet marr\u00ebveshja p\u00ebr sh\u00ebrbimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb dedikuar p\u00ebr firbra optike dhe sh\u00ebrbime t\u00eb dh\u00ebnash me vler\u00eb 266 mij\u00eb euro. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb nga 4 ofertues jan\u00eb skualifikuar 3 pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fitues Albtelecom.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj lidhet dhe kontrata p\u00ebr sh\u00ebrbimin online t\u00eb monitorimit t\u00eb trafikut urban, tender me vler\u00eb 242 mij\u00eb euro, ku nga dy pjes\u00ebmarr\u00ebs skualifikohet ofertuesi konkurrent p\u00ebr tu shpallur fituese Albtelecom.<br \/>\nEdhe n\u00eb dhjetor 2020 Albtelecom rilidh kontrat\u00ebn me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin me infrastruktur\u00eb t\u00eb dedikuar optike me vler\u00eb 588 mij\u00eb euro, ku s\u00ebrish ofertuesit jan\u00eb skualifikuar, 2 prej t\u00eb cil\u00ebve kishin dh\u00ebn\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, me af\u00ebrsisht 200 mij\u00eb euro m\u00eb pak.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021 Albtelecom \u00ebsht\u00eb fituese e nj\u00eb kontrate 3 vje\u00e7are me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt: infrastruktur\u00eb e dedikuar optike dhe sh\u00ebrbime data me vler\u00eb 804 mij\u00eb euro, ku s\u00ebrish ofertuesit e tjer\u00eb skualifikohen dhe tenderin e fiton ajo.<br \/>\nN\u00eb vitin 2022 fiton dhe kontrat\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbimin e monitorimit online t\u00eb trafikut me vler\u00eb 210 mij\u00eb euro, ku skulaifikohen 2 oferta dhe Albtelecom p\u00ebrzgjidhet fitues.<\/p>\n<p>Pas bashkimit t\u00eb kompanis\u00eb Albtelecom me One Albania dhe pasi One Albania b\u00ebhet klient i kompanis\u00eb Gogel, k\u00ebto kontrata fillon t\u2019i fitoj\u00eb firma e telekomunikacionit One Albania.<br \/>\nN\u00eb maj t\u00eb vitit 2024 One Albania fiton tenderin p\u00ebr sh\u00ebrbimin online p\u00ebr monitorimin e trafikut urban me vler\u00eb 453 mij\u00eb euro dhe n\u00eb shtator 2024 lidh kontrat\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbimin e infrastruktur\u00ebs t\u00eb dedikuar optike dhe sh\u00ebrbime data me vler\u00eb 824 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gara p\u00ebr kontrat\u00ebn e fundit u hap n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb shkuar dhe mor\u00ebn pjes\u00eb 6 kompani, nj\u00eb prej t\u00eb cilave dha nj\u00eb ofert\u00eb 200 mij\u00eb euro m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por pjes\u00ebmarr\u00ebsit u skualifkuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fitues t\u00eb shpallej One Albania.<br \/>\nKompania q\u00eb dha ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e ankimoi vendimin e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik, i cili detyroi Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kualifikimin e kompanis\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs ekonomike.<\/p>\n<p>\u201c<em>Autoriteti kontraktor t\u00eb anuloj\u00eb vendimin e KVO-s\u00eb p\u00ebr skualifikimin e operatorit ekonomik \u201cMC NETWORKING\u201d dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb shkeljen e konstatuar si m\u00eb sip\u00ebr, duke e kualifikuar k\u00ebt\u00eb operator ekonomik,<\/em>\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik.<br \/>\nPor p\u00ebrkund\u00ebr vendimit t\u00eb nj\u00eb autoriteti m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e ofertave n\u00eb tender, Bashkia Tiran\u00eb gjen nj\u00eb tjet\u00ebr arsye p\u00ebr t\u00eb skualifkuar ofert\u00ebn, duke argumentuar se vlera e ofruar \u00ebsht\u00eb anomalisht e ul\u00ebt! Vendimi ankimohet s\u00ebrish n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik, i cili k\u00ebt\u00eb her\u00eb vler\u00ebson se bashkia ka zbatuar n\u00eb rregull procedurat e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania One Albania ka fituar e vetme nga 11 institucione t\u00eb ndryshme 23 tendera me vler\u00eb 1.64 milion euro, ku 1.3 milion euro ose 80% e fondeve t\u00eb kontratave publike t\u00eb saj kan\u00eb si burim Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 One Albania ka fituar dhe kontrata t\u00eb tjera me vler\u00eb 876 mij\u00eb euro pran\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave me agjenci n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Edhe kompania Albtelecom n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ka rezultuar gjithnj\u00eb fituese e tenderit p\u00ebr furnizimin me internet t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve Tiran\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2017 deri n\u00eb vitin 2021, kontrata q\u00eb kapin vler\u00ebn 290 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb duke hetuar konfliktin e mundsh\u00ebm t\u00eb interesit t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb Gogel, p\u00ebrfshir\u00eb dhe firm\u00ebn One Albania. Ja se \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb kryebashkiakut Erion Veliaj.<br \/>\n\u201cNga hetimet rezulton se klienti kryesor i Gogel \u00ebsht\u00eb kompania \u201cOne Albania\u201d me nj\u00eb total shitjes q\u00eb arrin n\u00eb 4.5 milion euro deri m\u00eb dat\u00eb 5 qershor 2024.<\/p>\n<p>Nga hetimet evidentohet se \u201cOne Albania\u201d ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa procedura prokurimi publik dhe ka arritur t\u00eb shpallet fituese n\u00eb disa prej tyre, duke bashk\u00ebpunuar kryesisht me qeverisjen vendore Tiran\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu tenderin me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb dedikuar optike dhe sh\u00ebrbimeve data\u201d me nj\u00eb fond limit 744 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender kompania \u00ebsht\u00eb shpallur fituese m\u00eb dat\u00eb 15 tetor 2024 me nj\u00eb vler\u00eb kontrate prej 687 mij\u00eb euro. Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka qen\u00eb ofrimi i sh\u00ebrbimeve p\u00ebr monitorimin online t\u00eb trafikut urban n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Ky tender me nj\u00eb fond limit me vler\u00eb 416 mij\u00eb euro, rezultoi me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00eb m\u00eb 1 n\u00ebntor 2024 me vler\u00eb 404 mij\u00eb euro.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb kompanis\u00eb Gogel jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr kompani dhe shoqata t\u00eb lidhura m\u00eb bashk\u00ebshorten e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Ajola Xoxa.\u00a0 Gogel ka prer\u00eb 100 mij\u00eb euro fatura p\u00ebr firm\u00ebn Partner La\u00eb, 74 mij\u00eb euro p\u00ebr Ava Studio n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb mamas\u00eb s\u00eb Ajola Xox\u00ebs, Valbona Xoxa dhe 20 mij\u00eb euro p\u00ebr qendr\u00ebn Byla, ku Ajola Xoxa rezultonte drejtore kreative dhe sipas dyshimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ishte dhe pronare e k\u00ebsaj qendre. Gogel dyshohet se priste fatura fiktive p\u00ebr t\u00eb kaluar para n\u00eb llogari t\u00eb firmave q\u00eb menaxhoheshin nga Xoxa.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb komunikimet e zhvilluara mes ish punonj\u00ebses s\u00eb Harabel dhe financieres Adela Kondak\u00e7iu, evidentohet vijim\u00ebsia e marr\u00ebdh\u00ebnies fiktive financiare me kompanin\u00eb Gogel, t\u00eb cil\u00ebs Ajola Xoxa i faturon nj\u00eb sh\u00ebrbim 20 mij\u00eb euro. Ky fiktivitet n\u00eb l\u00ebshimin e faturave p\u00ebr kompanin\u00eb Gogel provohet kur Ajola Xoxa i k\u00ebrkon financiares q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb me dat\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme. Nga ana tjet\u00ebr Adela Kondak\u00e7iu e pyet p\u00ebr p\u00ebrshkrimin q\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb fatur\u00eb dhe p\u00ebrgjigjja e Xox\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u2018Sipas kontrat\u00ebs.\u2019 P\u00ebr t\u00eb mos kaluar pragun e xhiros, Ajola Xoxa urdh\u00ebron q\u00eb faturat e tjera t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb janar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos paguaj\u00eb tatime shtes\u00eb. M\u00eb pas kompania Gogel faturohet s\u00ebrish p\u00ebr shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro me p\u00ebrshkrimin \u2018konsulenc\u00eb ligjor<\/em>e\u2019,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Lidhjet e kompanis\u00eb Gogel shpk me kontrata publike nuk jan\u00eb vet\u00ebm me klient\u00eb t\u00eb tij, por dhe me menaxhimin e portofoleve t\u00eb reklamave nga agjenci t\u00eb tjera marketingu q\u00eb fitojn\u00eb fushata t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<br \/>\nKompania Tempo ka si objekt \u201cKrijimin, studimin dhe zbatimin e reklamave dhe strategjive te komunikimit\u201d.<\/p>\n<p>Firma \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2007 me pronar\u00eb t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr disa vite ka patur nj\u00eb aktivitet t\u00eb vog\u00ebl. Situata ndryshon kur pron\u00ebsia e k\u00ebsaj kompanie b\u00ebhet shqiptare dhe nj\u00eb pjes\u00eb e portofolit t\u00eb reklamave q\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb media fillon t\u00eb menaxhohet nga kompania Gogel.<\/p>\n<p>T\u00eb kontaktuar nga Kronos, drejtues t\u00eb mediave shqiptare kan\u00eb pranuar se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fushatave t\u00eb marketingut t\u00eb firm\u00ebs Tempo jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb faktikisht nga Gogel shpk. Kompania Tempo ka fituar kontrat\u00ebn \u201cFood for Health\u201d nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural dhe fushat\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb spoteve publicitare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit Bujq\u00ebsor Rural.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, duket qart\u00eb p\u00ebrdorimi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb disa prej mediave kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri nga Erion Veliaj, n\u00eb komunikimet q\u00eb ai ka zhvilluar nga ambientet e paraburgimit me v\u00ebllain dhe bashk\u00ebshorten. Gjykata konstatoi se Erion Veliaj kishteorganizuar nj\u00eb fushat\u00eb denigrimi dhe intimidimi t\u00eb drejtuar ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij Ols Dado dhe gjykat\u00ebs t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb Erion Bani.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb zbuluar nga p\u00ebrgjimet q\u00eb jan\u00eb kryer nga SPAK t\u00eb renditura n\u00eb dosjen hetimore.\u00a0P\u00ebrdorimi i buxhetit t\u00eb reklamave t\u00eb kompanive private n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb mos jet\u00eb problem p\u00ebr klient\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Gogel shpk, t\u00eb cil\u00ebt operojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg klasik ku nuk ka tregje t\u00eb kapitalit, por ndikon n\u00eb imazhin e kompanis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb marketingut Publicis, t\u00eb drejtat e p\u00ebrdorimit t\u00eb emrit t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri i ka Gogel. Kronos iu drejtua me nj\u00eb email k\u00ebsaj kompanie, duke i nisur k\u00ebto pyetje:<\/p>\n<p>\u201c \u00a0<em>\u00a0\u00a0 \u00a0\u2013 N\u00eb \u00e7far\u00eb viti shoq\u00ebria Gogel \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb partnere e Publicis Groupe?<br \/>\n\u2013\u00a0\u00a0 \u00a0Cila \u00ebsht\u00eb procedura e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kompanis\u00eb Gogela nga Publicis Groupe?<br \/>\n\u2013\u00a0\u00a0 \u00a0A \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim mbi Personat e Ekspozuar Politikisht q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb kompanin\u00eb Gogel nga ana e Publicis Groupe?<br \/>\n\u2013\u00a0\u00a0 \u00a0A \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni Publicis Groupe p\u00ebr verifikimet q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me ka nisur ndaj kompanis\u00eb Gogel dhe a keni nj\u00eb koment lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebto momente, Publicis nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<h4><strong>\/ Emisioni \u201cKronos\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/klientet-e-gogel-te-njejte-me-ata-te-bashkise-si-u-fuqizua-ne-treg-kompania-e-vellait-te-veliajt\/\">Klient\u00ebt e Gogel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ata t\u00eb Bashkis\u00eb\/ Si u fuqizua n\u00eb treg kompania e v\u00ebllait t\u00eb Veliajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeverisja e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb ishte m\u00eb pak e p\u00ebrfolura n\u00eb media. N\u00eb vend t\u00eb kullave dhe betonit q\u00eb po pushtonte kryeqytetin, n\u00eb ekranet e televizioneve kryebashkiaku do t\u00eb identifikohej me mbjelljen e pem\u00ebve. Pasqyrimin e nj\u00eb realiteti tjet\u00ebr dhe munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies pa dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, Erion Veliaj do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17151","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17151\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}