{"id":1715,"date":"2024-10-06T05:47:11","date_gmt":"2024-10-06T05:47:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/06\/sofra-pukjane-ne-mbeshtetje-te-zhvillimit-social-ekonomik-te-banoreve-te-pukes\/"},"modified":"2024-10-06T05:47:11","modified_gmt":"2024-10-06T05:47:11","slug":"sofra-pukjane-ne-mbeshtetje-te-zhvillimit-social-ekonomik-te-banoreve-te-pukes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/06\/sofra-pukjane-ne-mbeshtetje-te-zhvillimit-social-ekonomik-te-banoreve-te-pukes\/","title":{"rendered":"\u201cSofra Pukjane\u201d n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zhvillimit social-ekonomik t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Puk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb qytetin e Puk\u00ebs u mbajt sot \u201cSofra Pukjane\u201d, nj\u00eb organizim i profesionist\u00ebve, biznesmen\u00ebve dhe qytetareve pukjan\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe social t\u00eb vendlindjes se tyre, si dhe traditave historike dhe kulturore t\u00eb k\u00ebsaj zone. Bashkia e Puk\u00ebs, me 41 fshatrat e saj, megjith\u00ebse me pasuri t\u00eb shumta natyrore, mbetet nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit nga Puka jan\u00eb larguar drejt zonave t\u00eb tjera t\u00eb vendit ose ne emigracion thuajse gjysma e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Sofra Pukjane bashkoi sot n\u00eb vendlindjen e tyre shum\u00eb prej pukjan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebr vite u larguan drejt zonave t\u00eb tjera t\u00eb vendit apo n\u00eb emigracion n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kushteve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jetes\u00ebs. Si t\u00eb gjith\u00eb bashkit\u00eb e vogla n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe bashkia e Puk\u00ebs, megjith\u00ebse me pasuri t\u00eb shumta natyrore, me minerale dhe pyje, vazhdon t\u00eb ket\u00eb ritme m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta zhvillimi, krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Sofr\u00ebs Pukjane, Tonin Alia, thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb nj\u00eb grup qytetar\u00ebsh, biznesmen\u00eb dhe profesionist\u00eb t\u00eb njohur pukjan\u00eb, jan\u00eb bashkuar n\u00eb Sofr\u00ebn Pukjane, nj\u00eb organizim ky q\u00eb synon mb\u00ebshtetjen e vendlindjes dhe t\u00eb traditave t\u00eb pasura t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i Sofr\u00ebs Pukjane \u00ebsht\u00eb bashkimi i biznesmen\u00ebve pukjan\u00eb n\u00eb harmoni me nj\u00ebri-tjetrin duke grumbulluar disa kontribute dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Puk\u00ebn dhe pukjan\u00ebt. Njer\u00ebzit kan\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vende m\u00eb t\u00eb mira, sidomos jan\u00eb grumbulluar n\u00eb Tiran\u00eb, Lezh\u00eb dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, por kan\u00eb ikur edhe jasht\u00eb vendit, n\u00eb emigracion. Ne po arrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kthehen k\u00ebtu. Kan\u00eb filluar nd\u00ebrtimet e sht\u00ebpive turistike, lokaleve dhe shum\u00eb veprave q\u00eb nxisin njer\u00ebzit t\u00eb kthehen dhe t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb turiz\u00ebm nj\u00eb ditor e deri nj\u00eb javor\u201d, tregon ai.<\/p>\n<p>Bashkia e Puk\u00ebs, me 41 fshatrat e saj, sipas Censusit t\u00eb vitit 2011, kishte rreth 11 mij\u00eb e 100 banor\u00eb, nd\u00ebrsa 12 vite m\u00eb pas, sipas Censusit t\u00eb fundit t\u00eb vitit 2023, numri i banor\u00ebve thuajse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar duke zbritur n\u00eb af\u00ebr 6 mij\u00eb e 200.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vera Moll\u00ebn, drejtuese e fondacionit \u201cFjala e jet\u00ebs internacionale\u201d, synimi i tyre \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja p\u00ebr vendlindjen si dhe ruajtja dhe p\u00ebrcjellja e traditave t\u00eb saj tek brezat m\u00eb t\u00eb rinj, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb sado pak v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jetes\u00ebs p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c Fshatrat e Puk\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura, zonat e thella jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura dhe prodhojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka nevoj\u00eb njeriu t\u00eb konsumoj\u00eb, t\u00eb shikoj\u00eb me syrin e tij. Por mungon infrastruktura. Njer\u00ebzit e kan\u00eb kuptuar tashm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb biznesi dhe turizmi, kan\u00eb tentuar t\u00eb kthehen, por kemi akoma shum\u00eb mungesa p\u00ebr shkakun e infrastruktur\u00ebs. Njer\u00ebzit nuk marrin sh\u00ebrbimet e duhura, prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nevojshme dora e nj\u00eb Sofre, e shum\u00eb njer\u00ebzve s\u00eb bashku, q\u00eb t\u2019i ndihmojm\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse t\u00eb larguar prej vitesh nga vendlindja, disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Sofr\u00ebs Pukjane kan\u00eb investuar vitet e fundit n\u00eb ringritjen e kullave t\u00eb tyre t\u00eb vjetra dhe bujtinave, mb\u00ebshtetur n\u00eb vlerat e tradit\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb biznesit dhe turizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Puk\u00ebs, Rrok Dodaj, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Sofr\u00ebs Pukjane ofruan mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr t\u00eb investuar jo vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb nxitjes s\u00ebbiznesit vendas, por edhe ruajtjes s\u00eb vlerave tradicionale t\u00eb k\u00ebsaj zone, me kontribut n\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Puk\u00ebs, Rrok Dodaj, thot\u00eb se koh\u00ebt e fundit ka patur nj\u00eb qasje shum\u00eb negative q\u00eb ka nxitur largimin e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klim\u00eb q\u00eb ne nuk do ta mb\u00ebshtesim, por do t\u00eb krijojm\u00eb nund\u00ebsi duke i hapur dyert. Duke u krijuar kushtet do t\u00eb afrojm\u00eb biznesin privat me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb themel i fort\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb Puk\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e Sofr\u00ebs Pukjane u b\u00eb edhe panairi \u201cAgro Puka\u201d, q\u00eb nxit fuqizimin e familjeve p\u00ebrmes shfryt\u00ebzimit t\u00eb frutave t\u00eb egra t\u00eb pyllit. Puka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bashkit\u00eb e vogla n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me nj\u00eb terren t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb malor dhe larg\u00ebsi nga qendrat e tjera urbane, nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb njihet p\u00ebr traditat e pasura atdhetare dhe kulturore, q\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje, sidomos n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jetes\u00ebs dhe ekonomis\u00eb s\u00eb banor\u00ebve.\/ VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/10\/06\/sofra-pukjane-ne-mbeshtetje-te-zhvillimit-social-ekonomik-te-banoreve-te-pukes\/\">\u201cSofra Pukjane\u201d n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zhvillimit social-ekonomik t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Puk\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb qytetin e Puk\u00ebs u mbajt sot \u201cSofra Pukjane\u201d, nj\u00eb organizim i profesionist\u00ebve, biznesmen\u00ebve dhe qytetareve pukjan\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe social t\u00eb vendlindjes se tyre, si dhe traditave historike dhe kulturore t\u00eb k\u00ebsaj zone. Bashkia e Puk\u00ebs, me 41 fshatrat e saj, megjith\u00ebse me pasuri t\u00eb shumta natyrore, mbetet nj\u00eb nga zonat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1715","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1715\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}