{"id":17129,"date":"2025-04-23T19:05:00","date_gmt":"2025-04-23T19:05:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/23\/me-shkop-dhe-karrote-birn-si-po-ndikon-krimi-i-organizuar-raportimin-mediatik\/"},"modified":"2025-04-23T19:05:00","modified_gmt":"2025-04-23T19:05:00","slug":"me-shkop-dhe-karrote-birn-si-po-ndikon-krimi-i-organizuar-raportimin-mediatik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/23\/me-shkop-dhe-karrote-birn-si-po-ndikon-krimi-i-organizuar-raportimin-mediatik\/","title":{"rendered":"\u201cMe shkop dhe karrot\u00eb\u201d\/ BIRN: Si po ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><span>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara p\u00ebrmes nj\u00eb pyet\u00ebsori me gazetar\u00eb t\u00eb kronik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri tregojn\u00eb ndikimin n\u00eb rritje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb raportimin mediatik, her\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe her\u00eb p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve transaksionale.<\/span> <\/strong><\/em><\/p>\n<p><span>Paraditen e 10 prillit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, <strong>Erion Alibej<\/strong>, nj\u00eb an\u00ebtar i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Elbasan, i kthyer n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, akuzoi gazetar\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb p\u00ebr c\u00ebnimin e moralit t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cU sugjeroj gazetar\u00ebve t\u00eb kthejn\u00eb gishtin nga vetja p\u00ebrpara se t\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt,\u201d<\/em> tha me ton t\u00eb lart\u00eb Alibej. <em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb se nuk duam prezenc\u00eb t\u00eb mediave n\u00eb gjyq, por duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm me raportimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb,\u201d<\/em> paralajm\u00ebroi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebrc\u00ebnimet n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Alibejt, edhe pse shqet\u00ebsuese, konsiderohen nj\u00eb form\u00eb arkaike e presionit nga gazetar\u00ebt q\u00eb mbulojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e krimit dhe gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri. Me sofistikimin e krimit t\u00eb organizuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, gazetar\u00ebt thon\u00eb se po p\u00ebrballen me forma t\u00eb reja presioni, q\u00eb synojn\u00eb nj\u00ebherazi frik\u00ebsimin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNdryshe nga m\u00eb par\u00eb kur t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin me jet\u00eb, sot krimi i organizuar p\u00ebrdor dezinformimin dhe faqet anonime n\u00eb rrjete sociale apo platformat online p\u00ebr targetuar gazetar\u00ebt dhe d\u00ebmtuar reputacionin e tyre,\u201d<\/em> thot\u00eb <strong>Klodiana Lala<\/strong>, gazetare veterane e kronik\u00ebs n\u00eb Ne\u00ebs24.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po synojn\u00eb q\u00eb t\u2019i heshtin gazetar\u00ebt,\u201d<\/em> shtoi Lala p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb anketimi me gazetar\u00eb t\u00eb kronik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb rrethe sugjerojn\u00eb se krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ndikimin e raportimit t\u00eb pavarur mediatik, i renditur pas interesave ekonomike dhe politike t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb mediave dhe ndikimit politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetar\u00ebt e anketuar sugjerojn\u00eb se grupet e krimit t\u00eb organizuar ndjekin parimin e <em>\u201cshkopit dhe karrot\u00ebs\u201d<\/em> p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb media; n\u00eb disa raste ata ushtrojn\u00eb presion direkt mbi gazetar\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb raste t\u00eb tjera p\u00ebrdorin fuqin\u00eb e tyre ekonomike p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb heshtjen e mediave.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndikimi i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb raportim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi p\u00ebr drejtuesit e organizatave t\u00eb medias, t\u00eb cil\u00ebt e shohin k\u00ebt\u00eb fenomen si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb dinamike t\u00eb re shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb nuk besoj se ka nj\u00eb pik\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se kaq t\u00eb medias; pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb propagand\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb biznesit, pasi \u00ebsht\u00eb kthyer kund\u00ebr interesit publik, v\u00ebnia n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krimit un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e ul\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb media,\u201d<\/em> tha <strong>Koloreto Cukali<\/strong>, kryetar i K\u00ebshillit Shqiptar t\u00eb Medias.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Presion dhe vet\u00ebcensur\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Edhe pse korniza ligjore dhe ajo Kushtetuese e garanton lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrthurja e interesave ekonomike dhe politike t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb medias, p\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i tregut si dhe pasiguria dhe kushtet e k\u00ebqija t\u00eb pun\u00ebs i shtyjn\u00eb shum\u00eb gazetar\u00eb drejt vet\u00ebcensur\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb, presionet nga krimi i organizuar shkaktojn\u00eb gjithashtu frik\u00eb dhe pasiguri mes gazetar\u00ebve, duke iu shtuar faktor\u00ebve q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e vet\u00ebcensur\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Mes 29 gazetar\u00ebve t\u00eb kronik\u00ebs q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb pyet\u00ebsori t\u00eb detajuar p\u00ebr BIRN, 52% pohuan se ishin kontaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve kriminale pas raportimeve t\u00eb tyre, me pretendimin se u ishte prishur imazhi apo se informacioni i p\u00ebrcjell\u00eb nuk ishte i plot\u00eb. Edhe pse kontakte t\u00eb tilla nuk raportohen me nj\u00eb frekuenc\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb, ato perceptohen si k\u00ebrc\u00ebnime nga gazetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Presionet e drejtp\u00ebrdrejta konsiderohen gjithashtu n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, pasi 48% e t\u00eb anketuarve than\u00eb se ishin p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime fizike apo presion psikologjik n\u00eb 3 vitet e fundit. Por k\u00ebrc\u00ebnimet nuk denoncohen n\u00eb institucionet ligjzbatuese; vet\u00ebm 3 gazetar\u00eb than\u00eb se i kishin kall\u00ebzuar rastet n\u00eb polici.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetar\u00ebt identifikojn\u00eb si autor\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve an\u00ebtar\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar, subjekte t\u00eb hetimit, zyrtar\u00ebt publik\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb rast, pronarin e medias.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Klajdi Bodlli<\/strong>, gazetar i kronik\u00ebs n\u00eb \u201cSyri Televizion\u201d, thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb shmangur telashet, ai vet\u00ebp\u00ebrmbahet kur raporton p\u00ebr krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cP\u00ebr t\u00eb shmangur problemet, duke qen\u00eb se n\u00eb disa raste mbrojtja \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, kam zgjedhur vet\u00ebcensurimin,\u201d<\/em> tha Bodlli, nd\u00ebrsa kujton se shpeshher\u00eb k\u00ebto grupe pretendojn\u00eb se lajmet u sh\u00ebrbejn\u00eb grupeve rivale.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Vlor\u00ebs, gazetari <strong>Elton Nika<\/strong> kujton nj\u00eb rast t\u00eb disa viteve m\u00eb par\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebrmes telefonit, rast t\u00eb cilin e ka denoncuar m\u00eb pas n\u00eb organet ligjzbatuese.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u2026ka ndodhur q\u00eb jam k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebrmes telefonit p\u00ebr nj\u00eb lajm q\u00eb kisha raportuar. Nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e denoncova n\u00eb Polici, por rasti mbetet aty. Nuk pati m\u00eb probleme,\u201d<\/em> kujton Nika.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr gazetar nga Shkodra, i cili foli n\u00eb kushtet e anonimatit, i tha BIRN se ishte p\u00ebrballur me disa raste k\u00ebrc\u00ebnimesh gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, por edhe me <em>\u201curdhra\u201d<\/em> nga redaksia p\u00ebr t\u00eb mos u marr\u00eb me grupe apo individ\u00eb t\u00eb caktuar. Ai shpjegoi megjithat\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimet nga krimi i organizuar mb\u00ebrrijn\u00eb zakonisht me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kamufluar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKa pasur raste konkrete para disa vitesh, kur jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga persona konkret\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, por jo me tone t\u00eb ashpra, k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, shantazhi apo urdh\u00ebruese. P\u00ebrderisa vijn\u00eb nga bota e krimit, patjet\u00ebr q\u00eb jan\u00eb serioze, edhe pse ka qen\u00eb nj\u00eb form\u00eb komunikimi e qet\u00eb, thjesht duke m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni,\u201d<\/em> thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimet nuk jan\u00eb e vetmja form\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetari nga Shkodra i tha BIRN se kishte hasur p\u00ebrpjekje nga grupe t\u00eb caktuara p\u00ebr ta futur <em>\u201cn\u00eb rrethin e tyre\u201d<\/em>, por ai kishte refuzuar. Rreth 28% e gazetar\u00ebve t\u00eb anketuar kan\u00eb pasur p\u00ebrvoja t\u00eb ngjashme, pasi i than\u00eb BIRN se u ishte ofruar ryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb publikimit apo mospublikimit t\u00eb nj\u00eb lajmi, oferta t\u00eb cil\u00ebt ata i kishin refuzuar,<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk kam pranuar kurr\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr lek\u00eb dhe punojm\u00eb p\u00ebr parat\u00eb p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, por nuk mund t\u00eb marr \u2018para gjaku\u2019 dhe t\u00eb asnj\u00eb lloji tjet\u00ebr t\u00eb ryshfetit apo korrupsionit,\u201d<\/em> shkroi nj\u00ebri prej gazetar\u00ebve, duke shtuar se <em>\u201cpreferoj ta kem fytin e \u00e7liruar\u2019.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u2018Marr\u00ebdh\u00ebnie transaksionale\u2019<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr territor dhe pasuri, an\u00ebtar\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar e shohin manipulimin e opinionit publik si nj\u00eb avantazh. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb tregoi dosja hetimore ndaj organizat\u00ebs s\u00eb dyshuar kriminale t\u00eb <strong>Suel \u00c7el\u00ebs<\/strong> n\u00eb Elbasan, ku paralelisht me aktivitetet kriminale, an\u00ebtar\u00ebt kujdeseshin q\u00eb t\u00eb ndikonin p\u00ebrmbajtjen mediatike n\u00eb favor t\u00eb tyre dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb armiqve.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo strategji, e cila p\u00ebrfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin n\u00eb opinionin publik, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb rriste pozitat e tij, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonte interesat e rival\u00ebve,\u201d<\/em> argumentoi Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/span><\/p>\n<p><span>Strategjia e ndikimit mbi median duket se ka nj\u00eb efekt mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si mbulohen \u00e7\u00ebshtjet e krimit dhe ato t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga mozaiku mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Rreth 79% e gazetar\u00ebve t\u00eb kronik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri mendojn\u00eb se krimi i organizuar ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si raportohen n\u00eb media ngjarje t\u00eb caktuara. Ky ndikim mund\u00ebsohet sipas gazetar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh t\u00eb kombinuar, t\u00eb till\u00eb si ryshfeti apo investimet n\u00eb media; lidhjet me gazetar\u00eb t\u00eb caktuar; lidhjet me pronar\u00eb mediash apo p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetarja Klodiana Lala thot\u00eb se grupet kriminale arrijn\u00eb ta sigurojn\u00eb ndikimin n\u00eb mediat e m\u00ebdha p\u00ebrmes fuqis\u00eb s\u00eb tyre ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNdikojn\u00eb p\u00ebrmes bizneseve t\u00eb tyre t\u00eb ligjshme, t\u00eb cilat paguajn\u00eb reklam\u00eb n\u00eb mediat kryesore. Si rrjedhoj\u00eb, nj\u00eb tem\u00eb thelb\u00ebsore ose nuk trajtohet fare, ose preket n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqshme,\u201d<\/em> tha Lala.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Geri Emiri<\/strong>, themelues i medias jofitimprur\u00ebse \u201cAmfora\u201d n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit thot\u00eb se gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime nga element\u00eb t\u00eb lidhur me politik\u00ebn, krimin e organizuar apo biznesin e madh.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai shpjegon se ndryshe nga faktor\u00ebt e tjer\u00eb, krimi i organizuar p\u00ebrdor fillimisht k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb frik\u00eb dhe kur kjo nuk funksionon, k\u00ebrkojn\u00eb \u201ctakime miq\u00ebsore p\u00ebrmes toneve t\u00eb zbutura\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cStrukturat kriminale kan\u00eb njohje t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb territorit dhe ata mund t\u00eb gjejn\u00eb persona t\u00eb njohur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar mesazhet e tyre, por q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast q\u00ebndrimi mbetet sipas parimeve tona editoriale\u2026,\u201d<\/em> shpjegon Emiri, duke theksuar se media \u201cAmfora\u201d funksionon mbi baz\u00ebn e parimeve m\u00eb t\u00eb mira editoriale dhe protokolleve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rastet e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Emiri e konsideron sfid\u00eb mbulimin e krimit t\u00eb organizuar p\u00ebrmes nj\u00eb zhanri t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb investigimi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKrimi i organizuar n\u00eb disa raste miksohet me biznesin e madh, politik\u00ebn, pun\u00ebn e institucioneve dhe orteku i presionit b\u00ebhet aq i madh, sa mund t\u00eb pengoj\u00eb, por jo t\u00eb ndaloj\u00eb publikimin e investigimeve edhe p\u00ebr disa muaj..,\u201d<\/em> tha ai, duke p\u00ebrmendur si faktor pengues edhe institucionet q\u00eb nuk japin dokumente.<\/span><\/p>\n<p><span>Cukali nga K\u00ebshilli Shqiptar i Medias mendon se marr\u00ebdh\u00ebniet e hershme transaksionale t\u00eb mediave me biznesin apo politik\u00ebn e kan\u00eb shtruar tashm\u00eb rrug\u00ebn edhe p\u00ebr krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e medias me polet e interesit q\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb interesin publik, jan\u00eb kryesisht transaksionale. Edhe me krimin \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb transaksion ekonomik, pavar\u00ebsisht se pjes\u00eb e k\u00ebtij ekuacioni mund t\u00eb jet\u00eb edhe frika,\u201d<\/em> tha Koloreto Cukali, nd\u00ebrsa shtoi: <em>\u201ckrimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb aktor t\u00eb fort\u00eb ekonomik dhe politik\u201d.<\/em> \/<strong>Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/04\/23\/me-shkop-dhe-karrote-si-po-e-ndikon-krimi-i-organizuar-raportimin-mediatik-ne-shqiperi\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/23\/me-shkop-dhe-karrote-birn-si-po-ndikon-krimi-i-organizuar-raportimin-mediatik\/\">\u201cMe shkop dhe karrot\u00eb\u201d\/ BIRN: Si po ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara p\u00ebrmes nj\u00eb pyet\u00ebsori me gazetar\u00eb t\u00eb kronik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri tregojn\u00eb ndikimin n\u00eb rritje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb raportimin mediatik, her\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe her\u00eb p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve transaksionale. Paraditen e 10 prillit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, Erion Alibej, nj\u00eb an\u00ebtar i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Elbasan, i kthyer n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":17130,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17129","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17129\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}