{"id":17110,"date":"2025-04-23T19:01:27","date_gmt":"2025-04-23T19:01:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/23\/karcanaj-ia-jep-prape-gerond-mecajt-tenderin-6-2-miliarde-leke-te-kamerave-te-burgjeve-denoncimi-ne-kpp\/"},"modified":"2025-04-23T19:01:27","modified_gmt":"2025-04-23T19:01:27","slug":"karcanaj-ia-jep-prape-gerond-mecajt-tenderin-6-2-miliarde-leke-te-kamerave-te-burgjeve-denoncimi-ne-kpp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/23\/karcanaj-ia-jep-prape-gerond-mecajt-tenderin-6-2-miliarde-leke-te-kamerave-te-burgjeve-denoncimi-ne-kpp\/","title":{"rendered":"Kar\u00e7anaj ia jep prap\u00eb Gerond Me\u00e7ajt tenderin 6.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb kamerave t\u00eb Burgjeve, denoncimi n\u00eb KPP"},"content":{"rendered":"<p>Kur siguria e shtetit \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anajt dhe nj\u00eb grushti biznesmen\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb korruptuar administrat\u00ebn, pasojat dhe skandalet nuk jan\u00eb t\u00eb papritura. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb p\u00ebr ruajtjen e sekreteve apo mbrojtjen nga hakerat, p\u00ebr sigurin\u00eb e informacioneve personale t\u00eb qytetar\u00ebve, por n\u00eb rrezik \u00ebsht\u00eb jeta e njer\u00ebzve. Madje edhe n\u00eb qeli, t\u00eb d\u00ebnuarit mund t\u00eb vriten nga kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju kujtojm\u00eb vrasjen me pages\u00eb n\u00eb Burgun e Peqinit n\u00eb 16 dhjetor 2023. Skaneri q\u00eb duhet t\u00eb zbulonte arm\u00ebn, nuk punonte! Gerond Me\u00e7es dhe Elton Jorgjisit, biznemen\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn 6 milion\u00eb euro p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje, nuk u k\u00ebrkoi llogari askush, por u kalonin \u00e7do muaj parat\u00eb nga Thesari i Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Kar\u00e7anaj do t\u2019ia jap\u00eb s\u00ebrish tenderin e kamerave t\u00eb burgjeve Gerond Me\u00e7es<\/strong><\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj, drejtoresha e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) k\u00ebrkon t\u2019u jap\u00eb s\u00ebrish kontrat\u00ebn k\u00ebtyre dy biznesmen\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb kapur AKSHI-in dhe po e mjelin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fondin 619796658 lek\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb duke u prokuruar nga AKSHI me objekt \u201cMir\u00ebmbajtje e Sistemit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb IEVP p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve\u201d<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb 10 prill 2025, nd\u00ebrsa afati i fundit p\u00ebr paraqitjen e ofert\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb 12 maj 2025. P\u00ebr momentin tenderi \u00ebsht\u00eb pezulluar deri n\u00eb shqyrtimin e denoncimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kompania \u201cAESS\u201d shpk me pronar \u00a0Lefter Klemon, e cila k\u00ebrkon t\u00eb ndryshojn\u00eb kriteret dhe specifikimet teknike, pasi fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si n\u00eb tenderin e m\u00ebparsh\u00ebm 2022-2024, ku \u00ebsht\u00eb paraqitur 1 oferte e vetme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me shtimin e k\u00ebtyre kritereve abuzive \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e kuptueshme se sa e madhe do jet\u00eb pjes\u00ebmarrja. P\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb. Do kemi vet\u00ebm 1 ofert\u00eb nga OE ose BOE q\u00eb kane partneritet me k\u00ebto dy produkte: Smiths Detection dhe UNIVIEW\u201d, denoncon kompania.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se kontrat\u00ebn e m\u00ebparshme p\u00ebr sigurin\u00eb e 18 burgjeve e p\u00ebrfitoi bashkimi i operator\u00ebve \u00a0\u201cAdvanced Business Solutions\u201d e Gerond Me\u00e7es, \u201cAlbaScan\u201d e Elton Jorgjis, \u201cReal Com\u201d me pronar Marjan Brrak\u00ebn dhe \u201cCSP\u201d SHPK e Klevis Xhagollit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2022, u shpall tenderi me objekt \u201cMir\u00ebmbajtja e sistemit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb 18 Institucione t\u00eb Ekzekutimeve t\u00eb Vendimeve Penale\u201d, n\u00eb interes t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve. Vlera e tenderit ishte 611 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Tenderi u zhvillua me vet\u00ebm nj\u00eb operator ekonomik, bashkimin e shoq\u00ebrive Advanced Business Solutions- Albascan- Real Com dhe CSP SHPK. Ky operator e fitoi tenderin pa gar\u00eb duke ofruar 568.6 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Kontrata e k\u00ebtij tenderi e firmosur n\u00eb 19 dhjetor t\u00eb vitit 2023 parashikonte mir\u00ebmbajtjen e siguris\u00eb n\u00eb burgje, p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebzhgimin me kamera, nd\u00ebrrimin e kamerave t\u00eb vjetra q\u00eb mund t\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebmtuara ose amortizuara. Ky projekt i paralajm\u00ebruar nga Edi Rama qysh m\u00eb 2018 d\u00ebshtoi p\u00ebrshkak t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS \u2013ABS sh.p.k\u201d, ka si pronar kryesor Gerond Me\u00e7en. Deri n\u00eb dhjetor 2024, m\u00eb shum\u00eb se 53 milion\u00eb euro tendera t\u00eb AKSHI-t, jan\u00eb p\u00ebrfituar nga kompanit\u00eb e shtetasit Gerond Me\u00e7e. Ky i fundit, pasi ka p\u00ebrfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive t\u00eb Armand Frangut, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu ortak i Gerond Me\u00e7es n\u00eb dy kompani.<\/p>\n<p>Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e p\u00ebrdorur nga Me\u00e7e p\u00ebr t\u00eb fituar tenderat e AKSHI-t, ka nj\u00eb rritje galopante t\u00eb xhiros nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milion\u00eb lek\u00eb e deri n\u00eb vitin 2024 kur xhiro ka arritur n\u00eb mbi 18 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga QKB, rezulton aksioner n\u00eb 2 kompani, B360 e bashk\u00ebthemeluar me Gerond Me\u00e7e dhe SIRMA e themeluar n\u00eb vitin 2017 me ortak kompanin\u00eb SIRMA inc ku Armand Frangu ka n\u00eb zot\u00ebrim 45% t\u00eb aksioneve. T\u00eb dyja k\u00ebto firma kan\u00eb si objekt sh\u00ebrbimet IT.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ermonela Denaj, drejtoresh\u00eb e I-gov pran\u00eb AKSHIT, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kunata e Gerond Me\u00e7es, njeriut q\u00eb merr tenderat nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit dhe m\u00eb pas kanalizon te Armand Frangu. Denaj gjithashtu ka qen\u00eb n\u00eb disa projekte edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs, duke pasur konflikt t\u00eb hapur interesi, me biznesmenin Gerond Me\u00e7e.<\/p>\n<p>E dyta kompani, AlbaScan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb e cila bashk\u00ebpunon me Me\u00e7en dhe n\u00eb brenda pak vitesh ka xhiruar miliona euro.<\/p>\n<p><strong>Ngjarja q\u00eb shkarkoi drejtorin, nd\u00ebrsa kontrata vazhdoi!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eblloi me nj\u00eb pistolet\u00eb me mulli dy t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb \u00a0n\u00eb ambientet e burgut t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin. Nj\u00eb i vdekur dhe nj\u00eb i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qen\u00eb edhe d\u00ebshmitari kryesor i asaj \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Arma, e futur mbi dy jav\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes n\u00eb qelin\u00eb e Mjacajt, kthehet n\u00eb strumbullarin q\u00eb futi n\u00eb qeli t\u00eb gjith\u00eb ekipin drejtues t\u00eb Burgut t\u00eb Peqinit, t\u00eb cil\u00ebt deri at\u00eb dit\u00eb kishin detyr\u00eb ta mbik\u00ebqyrnin Mjacajn dhe shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi i par\u00eb rezulton se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjith\u00e7ka drejt qelive nuk funksionon, duke ngritur mjaft pyetje p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>Ende pa u shuar jehona e vrasjes n\u00eb burgun e Peqinit, viti 2024 nisi me nj\u00eb tentativ\u00eb arratisje n\u00eb burgun e Fierit. Koka e organizimit t\u00eb arratisjes u tha se ishte Dan Hutra, vras\u00ebsi i 3 grave, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb tentativ\u00eb kishte me vete edhe 3 t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb, Martin Kapllanin, Geraldo Veizin dhe Feti Kova\u00e7in. Mjetet prer\u00ebse me t\u00eb cilat jan\u00eb sharruar hekurat e burgut ishin futur s\u00ebrish brenda qelive duke rikthyer pik\u00ebpyetjet rreth nivelit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb burgje dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pajisjeve q\u00eb ishin bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre ngjarjeve, m\u00eb 14 shkurt t\u00eb vitit 2024, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Admir Braja jep dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb tij u em\u00ebrua Klevis Qose. Drejtori iku, kontrata mbeti! Tenderi i ri duket se do marr\u00eb me vete drejtorin Qose, i cili do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb \u201csistemit t\u00eb siguris\u00eb\u201d, q\u00eb ia mir\u00ebmban shoku i baxhanakut t\u00eb shefit t\u00eb madh!<\/p>\n<p><strong>Denoncimi i tenderit n\u00eb KPP<\/strong><\/p>\n<p>Kle\u00e7kat e tenderave t\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anajt jan\u00eb kontratat sekrete, kriteret dhe specifikimet q\u00eb qepen p\u00ebr nj\u00eb operator t\u00eb caktuar.<\/p>\n\n<p>Konkretisht, sipas kompanis\u00eb \u201cAESS\u201d, dokumenti \u201cP\u00ebr Argumentimin e Specifikimeve Teknike\u201d, n\u00eb tenderin p\u00ebr sistemin e siguris\u00eb n\u00eb IEVP, \u00a0p\u00ebrve\u00e7 titullit nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb informacion mbi argumentimin teknik. E gjith\u00eb p\u00ebrmbajtja e tij, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurtuar e q\u00ebllimit t\u00eb projektit pa asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cAKSHI \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb jap\u00eb argumentime t\u00eb plota teknike dhe ligjore, ashtu si e parashikon kuadri ligjor. Shmangia nga ky detyrim e vendos \u00e7do operator n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar logjik\u00ebn e kritereve dhe specifikimeve dhe sigurisht i kufizon atij ndjesh\u00ebm ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimit n\u00eb lidhje me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje\u201d shkruan kompania n\u00eb formularin e ankes\u00ebs t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPP.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga kritere kualifikuese bie ne sy fakti se AK ka k\u00ebrkuar staf t\u00eb certifikuar nga Prodhuesit vet\u00ebm p\u00ebr dy komponent\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb jan\u00eb \u201cSistemi i Menaxhimi Video (VMS) dhe \u201cskanerat e bagazheve\u201d. P\u00ebr t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e tjera t\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb mir\u00ebmbahet nuk ka k\u00ebrkesa n\u00eb lidhje me certifikimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb kuptueshme ankes\u00ebn n\u00eb tabel\u00ebn e m\u00ebposhtme jan\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt e sistemit t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb mir\u00ebmbahet, sasin\u00eb dhe emrin e mark\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Tabela tregon qart\u00eb numrin e madh t\u00eb markave p\u00ebr elementet ekzistues t\u00eb sistemeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb IEVP-t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb AK e ka p\u00ebrqendruar k\u00ebrkes\u00ebn e tij tek aft\u00ebsit\u00eb teknike dhe profesionale p\u00ebr vet\u00ebm n\u00eb 2 kompani: Prodhuesi i skanerave t\u00eb mark\u00ebs \u201cSmith Detection\u201d dhe Prodhuesi i Sistemit t\u00eb Menaxhimit Video (VMS) i mark\u00ebs \u201cUniview\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUniview\u201d \u00ebsht\u00eb prodhuesi kinez i kamerave. Kompania q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb tenderin e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Uniview n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb faqen e kompanis\u00eb UNIVIEW rezulton q\u00eb kompania e saj partnere n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb AlbaScan me pronar Elton Jorgjis, partnerin e Gerond Me\u00e7es. Pra, me skanera dhe kamera kineze do t\u00eb ruhet siguria n\u00eb burgje. Po t\u2019a l\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb Kar\u00e7anajt, k\u00ebshtu ndodh. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb kamerat t\u00eb vijn\u00eb edhe nga Rusia. Nuk ka problem q\u00eb jemi vend i NATO-s!<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj logjike, t\u00eb gjith\u00eb elementet e tjer\u00eb t\u00eb sistemit ashtu si\u00e7 jan\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tabel\u00eb, nuk kan\u00eb sensitivitet dhe as m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme operimi dhe konfigurimi, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb marka t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Jan\u00eb gjithsej 2636 kamera me 4 prodhues t\u00eb ndrysh\u00ebm; 158 Monitor\u00eb me 9 prodhues t\u00eb ndrysh\u00ebm; 128 NVR\/DVR nga 4 prodhues t\u00eb ndrysh\u00ebm e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas llogaritjeve t\u00eb b\u00ebra nga kompania q\u00eb ankohet, kosto totale e skanerave ekzistues nuk i kalon as 5% te fondit t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dhe kosto e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb tyre si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ky projekt nuk i kalon as 2% t\u00eb k\u00ebtij fondi; Kosto e VMS-se n\u00eb p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb 0.1% e fondit te buxhetuar. Pra k\u00ebrkohet staf i certifikuar nga kompania kineze p\u00ebr 2.1% t\u00eb pjes\u00ebn e projektit m\u00eb vler\u00eb 3% dhe nuk aplikohet standardi p\u00ebr 97%.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb rasti i ur\u00ebs Metal Detector, p\u00ebr t\u00eb cilin AKSHI nuk e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb staf t\u00eb certifikuar nga Prodhuesi, por \u00ebsht\u00eb mjaftuar thjesht me staf t\u00eb certifikuar p\u00ebr instalim dhe konfigurim<\/p>\n<p>Po t\u00eb krahasojm\u00eb produktin Skaner t\u00eb Bagazheve dhe ur\u00ebn Metal Detektor, funksioni i tyre \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Nj\u00ebri skanon bagazhet dhe tjetri njeriun me q\u00ebllim parandalimin e futjes se mjeteve apo produkteve t\u00eb paligjshme n\u00eb ambientet e IEVP.<\/p>\n<p>Normalisht shtrojm\u00eb pyetjet: Me \u00e7far\u00eb logjike skaneri i bagazheve qenka m\u00eb sensitiv se skaneri i njer\u00ebzve kur funksioni dhe roli i tyre \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne logjika \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. AKSHI ka vendosur kritere t\u00eb tilla p\u00ebr ta \u201cqepur\u201d k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb<\/p>\n<p>p\u00ebr nj\u00eb Operator Ekonomik te caktuar, i cili ka partneritet me Prodhuesin e Skanerave t\u00eb Bagazheve (Smiths Detection) dhe Prodhuesin e VMS (UNIVIEW), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb IEVP ka edhe firma t\u00eb tjera n\u00eb treg t\u00eb cilat disponojn\u00eb certifikime nga Prodhuesit p\u00ebr kamera, UPS, switch, centrale telefonike, etj.\u201d denoncon kompania.<\/p>\n<p>Duke\u00a0 krahasuar kontrat\u00ebn e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb sistemeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb IEVP (periudha Dhjetor 2022- Dhjetor 2024) me tenderin n\u00eb proces, duket qart\u00eb q\u00eb kriteret kualifikuese jan\u00eb ndryshuar duke hequr dor\u00eb nga kritere m\u00eb profesionale dhe duke shtuar num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh teknikesh (dhe jo t\u00eb inxhinier\u00ebve) si dhe duke ulur numrin e menaxher\u00ebve t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb AKSHI ka shtuar kritere t\u00eb posa\u00e7me vet\u00ebm p\u00ebr dy produkte (skaner bagazhesh dhe VMS).<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr AKSHI favorizohet Gerond Me\u00e7e, mbajt\u00ebsi i kontrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, duke cenuar barazin\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>Konkretisht informacioni \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb operator ekonomik q\u00eb ka ofruar sh\u00ebrbimin e mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr periudh\u00ebn 2022-2024.<\/p>\n<p>AKSHI e ka detyrim ligjor t\u00eb jap\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb mbi pajisjet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mir\u00ebmbaj\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur k\u00ebrkon edhe z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb tyre ne rast se riparimi nuk \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas ankimuesit, konstatohet se n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr IEVP Durr\u00ebs nuk p\u00ebrmenden NVR apo pajisje t\u00eb tjera regjistrimi.<\/p>\n<p>AKSHI duhet t\u00eb jap\u00eb informacion n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e regjistrimit t\u00eb pamjeve n\u00eb IEVP Durr\u00ebs dhe p\u00ebr serverat.<\/p>\n<p>Mungesa e informacionit p\u00ebr k\u00ebto pajisje ekzistuese q\u00eb do t\u00eb mir\u00ebmbahen ose z\u00ebvend\u00ebsohen n\u00eb rast d\u00ebmtimi, pengon vler\u00ebsimin e sakt\u00eb te k\u00ebrkesave dhe kostove t\u00eb projektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ky informacion \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr kompanit\u00eb e Me\u00e7es dhe Jorgjisit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa tjet\u00ebr e operatorit ankimues \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndahet tenderi n\u00eb lote. \u201cPik\u00ebrisht p\u00ebr faktin se kontrata nuk p\u00ebrb\u00ebhet nga sh\u00ebrbime homogjene apo t\u00eb ngjashme, AKSHI ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta ndar\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb lote. Projekti ka 3 komponente kryesore: (i) Sistemet e Monitorimit; (ii) Sistemet e Telefonis\u00eb; (iii) Sistemet e Skanimit dhe Detektimit. T\u00eb tre k\u00ebto sisteme jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t\u00eb pavarur nga nj\u00ebri tjetri. Ndarja n\u00eb lote nxit konkurrenc\u00ebn, lejon pjes\u00ebmarrjen sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb operatoreve ekonomik\u00eb duke rritur cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit pasi secili prej tyre \u00ebsht\u00eb i specializuar p\u00ebr lotin qe aplikon\u201d shkruhet n\u00eb formularin e ankes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kuptohet se Kar\u00e7anaj nuk i b\u00ebn vet\u00eb tenderat, po zbaron porosit\u00eb e baxhanakut t\u00eb kryeministrit. Po ashtu KPP q\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e korruptuar dhe e varur direkt nga Rama, nuk pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb asnj\u00eb presje n\u00eb tender. Biznesmen\u00ebt duhet t\u00eb marrin guximin dhe t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb peshqesh SPAK-ut k\u00ebt\u00eb dosje!<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/karcanaj-ia-jep-prape-gerond-mecajt-tenderin-6-2-miliarde-leke-te-kamerave-te-burgjeve-denoncimi-ne-kpp\/\">Kar\u00e7anaj ia jep prap\u00eb Gerond Me\u00e7ajt tenderin 6.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb kamerave t\u00eb Burgjeve, denoncimi n\u00eb KPP<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur siguria e shtetit \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anajt dhe nj\u00eb grushti biznesmen\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb korruptuar administrat\u00ebn, pasojat dhe skandalet nuk jan\u00eb t\u00eb papritura. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb p\u00ebr ruajtjen e sekreteve apo mbrojtjen nga hakerat, p\u00ebr sigurin\u00eb e informacioneve personale t\u00eb qytetar\u00ebve, por n\u00eb rrezik \u00ebsht\u00eb jeta e njer\u00ebzve. Madje edhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17110","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17110\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}