{"id":17108,"date":"2025-04-23T19:01:27","date_gmt":"2025-04-23T19:01:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/23\/berisha-nga-fieri-zotohemi-se-brenda-100-diteve-te-para-do-ta-largojme-mjerimin-nga-shqiperia\/"},"modified":"2025-04-23T19:01:27","modified_gmt":"2025-04-23T19:01:27","slug":"berisha-nga-fieri-zotohemi-se-brenda-100-diteve-te-para-do-ta-largojme-mjerimin-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/23\/berisha-nga-fieri-zotohemi-se-brenda-100-diteve-te-para-do-ta-largojme-mjerimin-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Berisha nga Fieri: Zotohemi se brenda 100 dit\u00ebve t\u00eb para do ta largojm\u00eb mjerimin nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot para mij\u00ebrave banor\u00ebve t\u00eb Fierit, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb PD-Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati u shpreh se, programi i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe n\u00eb 100 dit\u00ebt e para do t\u00eb zhduk\u00eb varf\u00ebrin\u00eb ekstreme me an\u00eb t\u00eb minimumit jetik.<\/p>\n<p>\u2018Ndaj dhe ne shpallim solemnisht se n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 100 dit\u00ebt e para do ket\u00eb zero varf\u00ebri ekstreme. Mjerimin do e p\u00ebrjashtojm\u00eb nga Shqip\u00ebria. Miqt\u00eb e mi, nuk ka dhe nuk do ket\u00eb pensionist me cilindo lloj pensioni, t\u00eb pjessh\u00ebm, t\u00eb plot\u00eb, etj, q\u00eb do marr\u00eb m\u00eb pak se 200 euro n\u00eb muaj. Nuk ka dhe nuk do ket\u00eb t\u00eb papun\u00eb, me ndihm\u00eb ekonomike, student\u00eb me burs\u00eb, jetim\u00eb n\u00eb familje q\u00eb do marr\u00eb m\u00eb pak se 200 euro\u2019, theksoi Berisha.<\/p>\n<div>\n<h4 class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\">Pjes\u00eb nga fjala:<\/h4>\n<\/div>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Fierit, Lushnjes, Mallakastr\u00ebs, Patosit, Roskovecit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur myzeqare dhe myzeqar\u00eb, mallakastriote dhe mallakastriot\u00eb, kosovare dhe kosovar\u00eb, labe dhe leb\u00ebr, mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme, nderimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr mesazhin tuaj q\u00eb p\u00ebrcillni n\u00eb qarkun e Fierit dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit, mesazhin e ndarjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb e keqe e madhe dhe e pamerituar q\u00eb ata p\u00ebrjetuan k\u00ebto 12 vite.<\/p>\n<p>I dashur zoti Gazment Bardhi, udh\u00ebheq\u00ebs politik i qarkut t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Kryetar\u00eb t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb PD t\u00eb k\u00ebtij qarku, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Fierit, Lushnjes, Mallakastr\u00ebs, Patosit, Roskovecit n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm, krenaria e qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qarku, krenaria e shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt kam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb dhe bijat e Fierit, Lushnjes, Mallakastr\u00ebs, Patosit dhe Roskovecit kudo q\u00eb ndodhen sonte, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, sot n\u00eb mbar\u00eb vendin, entuziazmi, energjia, optimizmi i popullit opozitar tek fitorja ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb era e demokracis\u00eb t\u00eb fryj\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e k\u00ebtij vendi t\u00eb bekuar.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam sot para jush p\u00ebr t\u00eb paraqitur s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj t\u00eb ardhsh\u00ebm projektin ton\u00eb p\u00ebr Fierin madh\u00ebshtor, Lushnjen madh\u00ebshtore, Mallakastr\u00ebn madh\u00ebshtore, Patosin madh\u00ebshtor, Roskovecin madh\u00ebshtor.<\/p>\n<p>Un\u00eb vij tek ju si p\u00ebrfaq\u00ebsues i koalicionit m\u00eb t\u00eb madh opozitar t\u00eb krijuar q\u00eb nga vitet \u201990 gjer sot.<\/p>\n<p>Por vij gjithashtu me projektin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me projektin q\u00eb krijon mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr \u00e7do shqiptare dhe shqiptar, p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri dhe t\u00eb re, p\u00ebr \u00e7do burr\u00eb dhe grua, p\u00ebr \u00e7do fermer dhe pun\u00ebtor, p\u00ebr \u00e7do biznesmen, p\u00ebr mbar\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti yn\u00eb nis jet\u00ebn e tij me mbrojtjen e vlerave themelore t\u00eb individit, t\u00eb familjes, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se dinjiteti i njeriut, se dinjiteti njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb vlera e t\u00eb gjitha vlerave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do sakrific\u00eb, t\u00eb paguajm\u00eb \u00e7do \u00e7mim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do shqiptar t\u00eb trajtohet me dinjitet, me dinjitet, me dinjitet.<\/p>\n<p>K\u00ebto 12 vite, ata q\u00eb e etiketuan veten si rilindas, ata zhyt\u00ebn n\u00eb mjerim, n\u00eb skamje t\u00eb skajshme, ata detyruan t\u00eb qajn\u00eb me lot t\u00eb ftoht\u00eb mjerimi qindra e mij\u00ebra burra dhe gra, t\u00eb moshuar, q\u00eb sot paguhen me nj\u00eb pension m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt se sa paguan gjermani nj\u00eb qen sht\u00ebpie apo nj\u00eb mace sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Jo, kurr\u00eb m\u00eb kjo nuk pranohet.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne shpallim solemnisht se n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 100 dit\u00ebt e para do ket\u00eb zero varf\u00ebri ekstreme. Mjerimin do e p\u00ebrjashtojm\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, nuk ka dhe nuk do ket\u00eb pensionist me cilindo lloj pensioni, t\u00eb pjessh\u00ebm, t\u00eb plot\u00eb, etj, q\u00eb do marr\u00eb m\u00eb pak se 200 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nuk ka dhe nuk do ket\u00eb t\u00eb papun\u00eb, me ndihm\u00eb ekonomike, student\u00eb me burs\u00eb, jetim\u00eb n\u00eb familje q\u00eb do marr\u00eb m\u00eb pak se 200 euro.<\/p>\n<p>Nuk do ket\u00eb m\u00eb shqiptar q\u00eb do num\u00ebroj\u00eb kafshat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk do ket\u00eb m\u00eb shqiptar q\u00eb nuk do mund t\u00eb blej\u00eb ila\u00e7et e tyre.<\/p>\n<p>Jo dhe jo.<\/p>\n<p>Lista e republik\u00ebs italiane p\u00ebr ila\u00e7et e rimbursueshme do jet\u00eb lista juaj, lista e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>E thash\u00eb dhe e them se ne do e fillojm\u00eb nga dinjiteti njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Por nuk e l\u00ebndon asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dinjitetin se sa skamja q\u00eb t\u00eb detyron t\u00eb num\u00ebrosh kafshat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk e l\u00ebndon asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra q\u00eb nuk t\u00eb lejon t\u00eb ushqesh f\u00ebmij\u00ebt e tu.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kjo merr fund.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>Rrogat minimale do t\u00eb jen\u00eb brenda 3 muajve 500 euro.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Ushqimet rrog\u00ebul\u00ebtit, pensionist\u00ebt, do t\u2019i marrin 20 p\u00ebrqind m\u00eb lir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. E gjith\u00eb TVSH-ja e blerjeve t\u00eb tyre do u rikthehet dhe n\u00eb nj\u00eb vit arrin 450 euro, arrin rreth dy-tre pensione, arrin rreth nj\u00eb rrog\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Pra miq, me k\u00ebt\u00eb projekt ne u krijojm\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi atyre q\u00eb shkrin\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj Shqip\u00ebrie e kemi sot, t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet.<\/p>\n<p>T\u00eb mos presin ila\u00e7et e tyre nga njer\u00ebzit e tyre jasht\u00eb, por t\u2019i marrin k\u00ebtu pa lek\u00eb, dhe t\u2019i marrin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ku do i marrim ne k\u00ebto para?<\/p>\n<p>Ju lutem m\u00eb ndiqni vet\u00ebm nj\u00eb moment se un\u00eb e di q\u00eb \u00e7do bashk\u00ebbisedues mund t\u2019u pyes\u00eb ju, po ku do i gjejn\u00eb k\u00ebta demokrat\u00ebt k\u00ebto para?<\/p>\n<p>K\u00ebto para jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb taksat tuaja q\u00eb ju paguani n\u00eb \u00e7do got\u00eb uji q\u00eb pini, n\u00eb \u00e7do kafshat\u00eb q\u00eb hani.<\/p>\n<p>Prandaj dhe ne nuk b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm do u kthejm\u00eb parat\u00eb ju me p\u00ebrpar\u00ebsi absolute.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dit\u00eb e zez\u00eb, \u00ebsht\u00eb dit\u00eb turpi, \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pashpirt\u00ebsie turpi dita kur Edi Rama solli n\u00eb parlamentin shqiptar buxhetin 8 miliard\u00eb euro dhe ndau p\u00ebr 760 mij\u00eb n\u00ebna dhe baballar\u00eb, gjyshe dhe gjysh\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij vendi, gjithsej 16 milion\u00eb euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vet\u00eb harxhon me avionin taksi 21 milion\u00eb euro me 140 udh\u00ebtime.<\/p>\n<p>Miq, n\u00eb vitin 2013, ne kishim pensionin mesatar 143 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb 172 mij\u00eb lek\u00eb. Por \u00e7ka ndodhur?<\/p>\n<p>Ka ndodhur q\u00eb \u00e7mimet jan\u00eb dy dhe trefishuar.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pensionisti sot, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur k\u00ebto \u00e7mime, duhet t\u00eb kishte nj\u00eb pension 393 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shkojm\u00eb prap\u00eb tek ai vit. N\u00eb vitin 2013, pensionisti malazez merrte 138 mij\u00eb lek\u00eb pension. Sot merr 450 mij\u00eb lek\u00eb pension.<\/p>\n<p>Sigurisht, rriten \u00e7mimet, rriten pensionet, rriten rrogat dhe nuk lihen n\u00eb mjerim si\u00e7 i la Edi Rama.<\/p>\n<p>Jo dhe jo. Merr fund 100 dit\u00ebt e para tonat.<\/p>\n<p>Pra, ku do i gjejm\u00eb ne parat\u00eb? Parat\u00eb jan\u00eb tuajat, jan\u00eb taksat tuaja. Ne, para s\u00eb gjithash do ua kthejm\u00eb ato ju.<\/p>\n<p>Ne i kemi parat\u00eb se nuk ka ndodhur dhe nuk do t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb zhduken 130 milion\u00eb euro p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs, t\u00eb mos ket\u00eb tull\u00eb as nishan.<\/p>\n<p>Dhe kjo Lubi Balluku q\u00eb keni k\u00ebtu, kjo paguhej me taksat tuaja nj\u00ebsin\u00eb e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve t\u00eb djeg\u00ebsit.<\/p>\n<p>Por Lubia, 5 vite, 6 vite, nuk b\u00ebri asnj\u00eb raport p\u00ebr asnj\u00eb situacion, p\u00ebr asnj\u00eb zhvillim, p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs. Ja, ajo q\u00eb u vjen me xhingla e mingla.<\/p>\n<p>Nuk e b\u00ebri se parat\u00eb i merrte Rama. Ajo e dinte se parat\u00eb q\u00eb jepeshin shkonin n\u00eb kontot bankare t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Nuk do ndodh\u00eb kurr\u00eb q\u00eb kryeministri t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me avion n\u00eb dispozicion privat. Jo, do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb si ju. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb do udh\u00ebtoj\u00eb si ju, por ka edhe kryeministra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vendeve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura se Shqip\u00ebria q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me avion\u00eb t\u00eb linjave tregtare.<\/p>\n<p>Nuk do hap\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb shishe 33 mij\u00eb euro n\u00eb dreka dhe darka. Absolutisht nuk e hap as perandori i Japonis\u00eb, as presidenti i SHBA, as kancelari i Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Jo, nuk hap njeri me parat\u00eb e taksapaguesve shishen 33 mij\u00eb euro. Edhe po ta dhuroi njeri, nuk e pranon. Kodi moral dhe ligjet e \u00e7do vendi detyrojn\u00eb zyrtarin t\u00eb refuzoj\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb lutje p\u00ebr n\u00ebnat, grat\u00eb dhe motrat e Mallakastr\u00ebs. Mendoni nj\u00eb moment k\u00ebt\u00eb Lubin\u00eb q\u00eb vjen e sillet k\u00ebtu sikur t\u00eb ishte badigardi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mashtruar p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb ju votat, a e dini ju t\u00eb nderuar zonja dhe zonjushe, se ajo p\u00ebr lavash t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb vet harxhon, me dokumente 10 mij\u00eb euro \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>Nuk kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzohen vet\u00ebm p\u00ebr lavash mujor 10 mij\u00eb euro p\u00ebr BMW-n\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Por kjo tregon se p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup, ju nuk ekzistoni.<\/p>\n<p>Pensionisti nuk ekziston.<\/p>\n<p>Qytetari nuk ekziston.<\/p>\n<p>I riu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u flakur nga Shqip\u00ebria, sepse voton kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-nga-fieri-zotohemi-se-brenda-100-diteve-te-para-do-ta-largojme-mjerimin-nga-shqiperia\/\">Berisha nga Fieri: Zotohemi se brenda 100 dit\u00ebve t\u00eb para do ta largojm\u00eb mjerimin nga Shqip\u00ebria<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot para mij\u00ebrave banor\u00ebve t\u00eb Fierit, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb PD-Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati u shpreh se, programi i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe n\u00eb 100 dit\u00ebt e para do t\u00eb zhduk\u00eb varf\u00ebrin\u00eb ekstreme me an\u00eb t\u00eb minimumit jetik. \u2018Ndaj dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17108","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17108"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17108\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}