{"id":16921,"date":"2025-04-22T19:52:44","date_gmt":"2025-04-22T19:52:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/kushtetuesja-rrezon-spak-per-rastin-e-gazetarit-elton-qyno-te-asgjesohen-te-dhenat-kompjuterike-qe-iu-sekuestruan-e-drejta-per-te-mos-zbuluar-burimet-element-themelor-i-lirise-se-medias\/"},"modified":"2025-04-22T19:52:44","modified_gmt":"2025-04-22T19:52:44","slug":"kushtetuesja-rrezon-spak-per-rastin-e-gazetarit-elton-qyno-te-asgjesohen-te-dhenat-kompjuterike-qe-iu-sekuestruan-e-drejta-per-te-mos-zbuluar-burimet-element-themelor-i-lirise-se-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/kushtetuesja-rrezon-spak-per-rastin-e-gazetarit-elton-qyno-te-asgjesohen-te-dhenat-kompjuterike-qe-iu-sekuestruan-e-drejta-per-te-mos-zbuluar-burimet-element-themelor-i-lirise-se-medias\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja rr\u00ebzon SPAK p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno: T\u00eb asgj\u00ebsohen t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike q\u00eb iu sekuestruan! E drejta p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet, element themelor i liris\u00eb s\u00eb medias"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzon SPAK p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno. Me nj\u00eb vendim unanim, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimeve t\u00eb gjykatave p\u00ebr sekuestrot e materialeve t\u00eb gazetarit Qyno dhe n\u00eb fund asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha materialeve.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Gjykata konstatoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike t\u00eb gazetarit p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje disproporcionale n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese vler\u00ebson se urdh\u00ebrimi dhe detyrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb treguar burimet e tij t\u00eb informacionit \u00ebsht\u00eb me natyr\u00eb antikushtetuese dhe shkelje e t\u00eb drejtave q\u00eb i garantohen nga ligji.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja e burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive kryesore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, si pjes\u00eb e liris\u00eb kushtetuese t\u00eb shprehjes, ndaj urdh\u00ebrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimet e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb e qart\u00eb ligjore q\u00eb e autorizon at\u00eb dhe nj\u00eb interes publik mbizot\u00ebrues q\u00eb e dikton at\u00eb. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet e tyre nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, pasi n\u00eb thelb mbron jo vet\u00ebm lirin\u00eb e medias, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb publikut\u201d, theksohet n\u00eb vendimin e shpallur sot nga institucioni m\u00eb i lart\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky verdikt i marr\u00eb form\u00eb unanime, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i bazuar n\u00eb themelin e \u00e7\u00ebshtjes dhe analizimin e pretendimeve t\u00eb cenimit t\u00eb liris\u00eb dhe shprehjes, t\u00eb garantuara nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Elton Qyno kishte depozituar ankimim me objekt \u201cshfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me kontrollin personal, t\u00eb banes\u00ebs dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs si dhe sekuestrimin e sendeve dhe t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d.<\/p>\n<p>Kushtetuesja i dha t\u00eb drejt\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb kryerjen e hetimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen, por konstaton se kishte tejkaluar me shkelje t\u00eb ligjit veprimet deri n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale apo detyrimin e tij p\u00ebr t\u00eb treguar burimet.<\/p>\n<p>Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vler\u00ebsoi se \u201cnd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe p\u00ebr nj\u00eb interes publik\u201d.<\/p>\n<p>Por aty konstatohet se as gjykata dhe as prokuroria n\u00eb vendimet e t\u00eb gjitha shkall\u00ebve, nuk shpjegojn\u00eb n\u00ebse jan\u00eb realizuar apo ezauruar t\u00eb gjitha teknikat apo rrug\u00ebt ligjore dhe juridike p\u00ebr p\u00ebrfitimin e t\u00eb dh\u00ebnave, pra q\u00eb t\u00eb rezlizoheshin n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 detyrimit t\u00eb gazetarit p\u00ebr burimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfundim dhe vendim ka qen\u00eb urdh\u00ebrimi i shkat\u00ebrrimit t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike apo telefonike t\u00eb p\u00ebrftuara deri tani nga prokuroria p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen hetimore, pasi konsiderohen t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cPo k\u00ebshtu, Gjykata vendosi edhe pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb sekuestruara me vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb shfuqizuara. N\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb private, Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb mos ndalej, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo gjeti shkelje n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, duke shfuqizuar vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme\u201d, p\u00ebrfundon Kushtetuesja n\u00eb vendimin e saj t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik sot.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ka reaguar edhe vet\u00eb gazetari Elton Qyno, duke e cil\u00ebsuar si pozitiv dhe vuri theksin tek unanimiteti i tij, 8 me 0 n\u00eb favor t\u00eb medias.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb sjell optimiz\u00ebm n\u00eb media, pavar\u00ebsisht se betej\u00ebn m\u00eb ra mua q\u00eb ta zhvilloja p\u00ebrgjat\u00eb dy viteve. Gjykata Kushtetuese u impenjua maksimalisht mor\u00ebn praktikat jo vet\u00ebm t\u00eb Strasburgut, por edhe t\u00eb Gjykatave angleze dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb BE. Vendos\u00ebn me unanimitet, 8 me zero, n\u00eb favorin e medias, jo n\u00eb favorin e Elton Qynos, se Elton Qyno nuk e b\u00ebri p\u00ebr hesapet e veta, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb t\u00eb tilla gj\u00ebra t\u00eb mos ndodhin nes\u00ebr, pasnes\u00ebr, ku t\u00eb rr\u00ebmbehet gazetari n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs apo n\u00eb mes t\u00eb kafenes\u00eb. M\u00eb pas t\u2019i b\u00ebhet kontrolli banes\u00ebs, t\u00eb kontrollohet fizikisht dhe t\u00eb trajtohet nj\u00eb gazetar q\u00eb ka mbuluar p\u00ebr 20 vite kronik\u00ebn e zez\u00eb, t\u00eb trajtohet si kontingjent krimi\u201d, u shpreh ai mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, materialet e publikuara n\u00eb media, p\u00ebrputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb aplikacionin \u201cSky\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Elton Qynos i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb tregonte sesi i kishte siguruar materiale t\u00eb tilla q\u00eb ishin pjes\u00eb e akteve hetimore. SPAK i ka kthyer telefonin e t\u00eb birit, por jo telefonin e tij. <\/p>\n<p>Gazetarit Elton Qyno iu vendos masa detyrim paraqitjeje n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion pasiv n\u00eb sektorin privat n\u00eb dosjen q\u00eb Prokuroria po heton ndaj grupit t\u00eb Suel \u00c7el\u00ebs, t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb me parat\u00eb e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, kishte shtrir\u00eb ndikimin n\u00eb drejt\u00ebsi dhe media. M\u00eb 14 mars, Apeli i GJKKO e hoqi mas\u00ebn ndaj gazetarit Qyno. <\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese:<\/p>\n<p>\u201cSot n\u00eb dat\u00ebn 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me kontrollin personal, t\u00eb banes\u00ebs dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs si dhe sekuestrimin e sendeve dhe t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike.<\/p>\n<p>Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebrkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion vet\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit q\u00eb ka lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike i cili \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga k\u00ebrkuesi deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Sa i takon liris\u00eb personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike. N\u00eb lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vler\u00ebsoi se k\u00ebrkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Gjykata u ndal n\u00eb analiz\u00ebn e pretendimit p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb garantuar nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i KEDNJ-s\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se liria e shprehjes p\u00ebrfshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe lirin\u00eb e shtypit. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimin e informacionit dhe p\u00ebr t\u00eb mos e zbuluar at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet e liris\u00eb s\u00eb medias. Mbrojtja e burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive kryesore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, si pjes\u00eb e liris\u00eb kushtetuese t\u00eb shprehjes, ndaj urdh\u00ebrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimet e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb e qart\u00eb ligjore q\u00eb e autorizon at\u00eb dhe nj\u00eb interes publik mbizot\u00ebrues q\u00eb e dikton at\u00eb. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet e tyre nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, pasi n\u00eb thelb mbron jo vet\u00ebm lirin\u00eb e medias, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe p\u00ebr nj\u00eb interes publik. Megjithat\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb standardeve t\u00eb vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb proporcionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata vler\u00ebsoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me faktin se p\u00ebrse marrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin mund t\u00eb realizohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit t\u00eb burimit t\u00eb gazetarit, si mjet i fundit si edhe p\u00ebrse nuk ekzistonin mjete t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjykatat nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me urgjenc\u00ebn n\u00eb sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Gjykata vendosi, nj\u00ebz\u00ebri, shfuqizimin e vendimeve p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike (vendimin e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nr. 501, dat\u00eb 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi at\u00eb).<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Gjykata vendosi edhe pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb sekuestruara me vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb shfuqizuara.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb private Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb mos ndalej, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo gjeti shkelje n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, duke shfuqizuar vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/kushtetuesja-rrezon-spak-per-rastin-e-gazetarit-elton-qyno-te-asgjesohen-te-dhenat-kompjuterike-qe-iu-sekuestruan-e-drejta-per-te-mos-zbuluar-burimet-element-themelor-i-lirise-se-medias\/\">Kushtetuesja rr\u00ebzon SPAK p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno: T\u00eb asgj\u00ebsohen t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike q\u00eb iu sekuestruan! E drejta p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet, element themelor i liris\u00eb s\u00eb medias<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzon SPAK p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno. Me nj\u00eb vendim unanim, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimeve t\u00eb gjykatave p\u00ebr sekuestrot e materialeve t\u00eb gazetarit Qyno dhe n\u00eb fund asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha materialeve. Pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Gjykata konstatoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike t\u00eb gazetarit p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-16921","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16921"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16921\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}