{"id":16920,"date":"2025-04-22T19:52:42","date_gmt":"2025-04-22T19:52:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/rasti-i-elton-qynos-kushtetuesja-rrezon-spak-gazetari-ka-te-drejte-te-ruaje-burimin-e-informacionit\/"},"modified":"2025-04-22T19:52:42","modified_gmt":"2025-04-22T19:52:42","slug":"rasti-i-elton-qynos-kushtetuesja-rrezon-spak-gazetari-ka-te-drejte-te-ruaje-burimin-e-informacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/rasti-i-elton-qynos-kushtetuesja-rrezon-spak-gazetari-ka-te-drejte-te-ruaje-burimin-e-informacionit\/","title":{"rendered":"Rasti i Elton Qynos\/ Kushtetuesja rr\u00ebzon SPAK: Gazetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb burimin e informacionit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka rr\u00ebzuar Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me (SPAK dhe GJKKO) p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno, pasi dit\u00ebn e sotme ka vendosur p\u00ebr shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me kontrollin personal, t\u00eb banes\u00ebs dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs si dhe sekuestrimin e sendeve dhe t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike<\/p>\n<p>Gazetari Qyno kishte paditur n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr sekuestrimin e pajisjeve elektronike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb\u00a0 tij, kontrollin n\u00eb sht\u00ebpi dhe kontrollin personal pas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga SPAK p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor. Qyno pretendonte se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij si gazetar p\u00ebr t\u00eb publikuar lajme dhe p\u00ebr t\u00eb mos nxjerr\u00eb burimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e dh\u00ebn\u00eb, gjyqtar\u00ebt e Kushtetueses shprehen se liria e shprehjes p\u00ebrfshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe lirin\u00eb e shtypit. Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimin e informacionit dhe p\u00ebr t\u00eb mos e zbuluar at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet e liris\u00eb s\u00eb medias.<\/p>\n<p>Kushtetuesja thot\u00eb se ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. Gjykata urdh\u00ebron q\u00eb t\u00eb asgjesohen t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i jan\u00eb sekustruar gazetarit.<\/p>\n<p>\u201cGjykata pasi analizoi kriteret paraprake t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebrkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion vet\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit q\u00eb ka lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike i cili \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga k\u00ebrkuesi deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Sa i takon liris\u00eb personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike. N\u00eb lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vler\u00ebsoi se k\u00ebrkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Gjykata u ndal n\u00eb analiz\u00ebn e pretendimit p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb garantuar nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i KEDNJ-s\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se liria e shprehjes p\u00ebrfshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe lirin\u00eb e shtypit. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimin e informacionit dhe p\u00ebr t\u00eb mos e zbuluar at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet e liris\u00eb s\u00eb medias. Mbrojtja e burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive kryesore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, si pjes\u00eb e liris\u00eb kushtetuese t\u00eb shprehjes, ndaj urdh\u00ebrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimet e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb e qart\u00eb ligjore q\u00eb e autorizon at\u00eb dhe nj\u00eb interes publik mbizot\u00ebrues q\u00eb e dikton at\u00eb. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet e tyre nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, pasi n\u00eb thelb mbron jo vet\u00ebm lirin\u00eb e medias, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe p\u00ebr nj\u00eb interes publik. Megjithat\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb standardeve t\u00eb vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb proporcionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata vler\u00ebsoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me faktin se p\u00ebrse marrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin mund t\u00eb realizohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit t\u00eb burimit t\u00eb gazetarit, si mjet i fundit si edhe p\u00ebrse nuk ekzistonin mjete t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjykatat nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me urgjenc\u00ebn n\u00eb sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Gjykata vendosi, nj\u00ebz\u00ebri, shfuqizimin e vendimeve p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike (vendimin e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nr. 501, dat\u00eb 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi at\u00eb).<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Gjykata vendosi edhe pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb sekuestruara me vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb shfuqizuara.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb private Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb mos ndalej, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo gjeti shkelje n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, duke shfuqizuar vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme.\u201d\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rasti-i-elton-qynos-kushtetuesja-rrezon-spak-gazetari-ka-te-drejte-te-ruaje-burimin-e-informacionit\/\">Rasti i Elton Qynos\/ Kushtetuesja rr\u00ebzon SPAK: Gazetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb burimin e informacionit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka rr\u00ebzuar Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me (SPAK dhe GJKKO) p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno, pasi dit\u00ebn e sotme ka vendosur p\u00ebr shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me kontrollin personal, t\u00eb banes\u00ebs dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs si dhe sekuestrimin e sendeve dhe t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike Gazetari Qyno kishte paditur n\u00eb Gjykat\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-16920","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16920\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}