{"id":16911,"date":"2025-04-22T18:53:27","date_gmt":"2025-04-22T18:53:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/kushtetuesja-rrezon-spak-per-elton-qynon-gazetari-ka-te-drejte-te-mbroje-burimin\/"},"modified":"2025-04-22T18:53:27","modified_gmt":"2025-04-22T18:53:27","slug":"kushtetuesja-rrezon-spak-per-elton-qynon-gazetari-ka-te-drejte-te-mbroje-burimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/kushtetuesja-rrezon-spak-per-elton-qynon-gazetari-ka-te-drejte-te-mbroje-burimin\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja rr\u00ebzon SPAK p\u00ebr Elton Qynon: Gazetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb burimin"},"content":{"rendered":"<p><span>Gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese kan\u00eb marr\u00eb vendimin sot n\u00eb favor t\u00eb gazetarit Elton Qyno p\u00ebr padin\u00eb e tij p\u00ebr vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr sekuestrimin e pajisjeve elektronike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, kontrollin n\u00eb sht\u00ebpi dhe kontrollin personal pas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga SPAK p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb padi, Qyno k\u00ebrkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve q\u00eb soll\u00ebn k\u00ebto vendime, duke i cil\u00ebsuar ato n\u00eb shkelje t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.\u00a0<\/span><span>Gazetari Elton Qyno u mor n\u00eb pyetje n\u00eb dhjetor 2023 p\u00ebr rrjedhjen n\u00eb media t\u00eb materialeve nga nj\u00eb dosje hetimore p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrsa pas nj\u00eb kontrolli n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, Prokuroria sekuestroi celular\u00ebt dhe mjetet elektronike.<\/span><\/p>\n<p><span>Qyno e ka kund\u00ebrshtuar vendimmarrjen si shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb tij si gazetar.\u00a0<\/span><span>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi mas\u00ebn e \u201cdetyrimit p\u00ebr paraqitje\u201d p\u00ebr Qynon p\u00ebr vepr\u00ebn e korrupsionit pasiv n\u00eb sektorin privat, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb procedimi t\u00eb regjistruar nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr organizat\u00ebn kriminale t\u00eb drejtuar nga Suel \u00c7ela.\u00a0<\/span><span>N\u00eb janar, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit e rr\u00ebzoi mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb vendosur nga shkalla e par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>NJOFTIM PER MEDIA<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Sot n\u00eb dat\u00ebn 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me kontrollin personal, t\u00eb banes\u00ebs dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs si dhe sekuestrimin e sendeve dhe t\u00ebdh\u00ebnave kompjuterike.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake t\u00ebk\u00ebrkes\u00ebs arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebrkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion vet\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit q\u00eb ka lejuarsekuestrimine t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike i cili\u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga k\u00ebrkuesi deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Sa i takon liris\u00eb personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike. N\u00eb lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vler\u00ebsoi se k\u00ebrkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>P\u00ebr sa i takon themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Gjykata u ndal n\u00eb analiz\u00ebn e pretendimit p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb garantuar nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i KEDNJ-s\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se liria e shprehjes p\u00ebrfshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe lirin\u00eb e shtypit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimin e informacionit dhe p\u00ebr t\u00eb mos e zbuluar at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet e liris\u00eb s\u00eb medias.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Mbrojtja e burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive kryesore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, si pjes\u00eb e liris\u00eb kushtetuese t\u00eb shprehjes, ndaj urdh\u00ebrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimet e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb e qart\u00eb ligjore q\u00eb e autorizon at\u00eb dhe nj\u00eb interes publik mbizot\u00ebrues q\u00eb e dikton at\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet e tyre nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, pasi n\u00eb thelb mbron jo vet\u00ebm lirin\u00eb e medias, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb publikut.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe p\u00ebr nj\u00eb interes publik.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Megjithat\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb standardeve t\u00eb vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb proporcionale.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata vler\u00ebsoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me faktin se p\u00ebrse marrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin mund t\u00eb realizohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit t\u00eb burimit t\u00eb gazetarit, si mjet i fundit, si edhe p\u00ebrse nuk ekzistonin mjete t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjykatat nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me urgjenc\u00ebn n\u00eb sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb k\u00ebrkuesit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Gjykata vendosi, nj\u00ebz\u00ebri, shfuqizimin e vendimeve p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike (vendimin e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nr. 501, dat\u00eb 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi at\u00eb).<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Po k\u00ebshtu, Gjykata vendosi edhe pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb sekuestruara me vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb shfuqizuara.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb private Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb mos ndalej, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo gjeti shkelje n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, duke shfuqizuar vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme.\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/22\/kushtetuesja-rrezon-spak-per-elton-qynon-gazetari-ka-te-drejte-te-mbroje-burimin\/\">Kushtetuesja rr\u00ebzon SPAK p\u00ebr Elton Qynon: Gazetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb burimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese kan\u00eb marr\u00eb vendimin sot n\u00eb favor t\u00eb gazetarit Elton Qyno p\u00ebr padin\u00eb e tij p\u00ebr vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr sekuestrimin e pajisjeve elektronike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, kontrollin n\u00eb sht\u00ebpi dhe kontrollin personal pas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga SPAK p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor. N\u00eb padi, Qyno k\u00ebrkonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-16911","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16911\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}