{"id":16898,"date":"2025-04-22T17:49:44","date_gmt":"2025-04-22T17:49:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/rama-e-berisha-si-dy-kembet-unike-te-demokracise\/"},"modified":"2025-04-22T17:49:44","modified_gmt":"2025-04-22T17:49:44","slug":"rama-e-berisha-si-dy-kembet-unike-te-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/22\/rama-e-berisha-si-dy-kembet-unike-te-demokracise\/","title":{"rendered":"Rama e Berisha, si dy k\u00ebmb\u00ebt unike t\u00eb demokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Nuk duhej pritur fushata q\u00eb t\u00eb kuptohej se ajo do t\u00eb ishte eg\u00ebrsisht e personalizuar. Shqiptar\u00ebt edhe nj\u00ebher\u00eb do t\u00eb noterizojn\u00eb vullnetin e dy kryetar\u00ebve t\u00eb partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha duke pranuar rreth 90 emrat e parazgjedhur prej tyre n\u00eb listat e mbyllura dhe do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb do t\u00eb mbetet. Edhe k\u00ebsaj here nga veriu n\u00eb jug do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm dy pal\u00eb kuti votimi, nga nj\u00eb me foton e Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs dhe nj\u00eb kuti t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr kusurin e emrave t\u00eb ekipeve t\u00eb tyre. Edhe kryeministri, edhe mtonj\u00ebsi i tij ja kan\u00eb dal\u00eb t\u2019u imponohen n\u00eb fillim totalisht militant\u00ebve t\u00eb tyre dhe me ta n\u00eb krah\u00eb, edhe gjith\u00eb publikut shqiptar, si zgjidhjet e vetme q\u00eb i afrohen t\u00eb nes\u00ebrmes s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Rama e ka \u00e7uar n\u00eb skaj personalizimin e ngastr\u00ebs s\u00eb tij. Madje si\u00e7 nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, ka vendosur edhe emrin n\u00eb sloganin e partis\u00eb s\u00eb tij. \u201c\u2026vet\u00ebm me Edi Ram\u00ebn!\u2019. N\u00eb turin e tij n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri ai ka folur kryesisht n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb kur p\u00ebrshkruan t\u00eb nes\u00ebrmen idilike t\u00eb vendit me t\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt dhe sh\u00ebnjestron kund\u00ebrshtarin si skenar apokaliptik q\u00eb vjen nga e shkuara. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb stil personal. \u201cBuf, k\u00ebnet\u00eb, \u00e7yryk\u201d e t\u00eb tjera em\u00ebrtime t\u00eb ngjashme veshin fushat\u00ebn e tij duke mbushur koh\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb bilanc i ftoht\u00eb i qeverisjes. <\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb t\u00eb shumta, por kryesorja \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr secil\u00ebn tem\u00eb q\u00eb ai do ta p\u00ebrmendte si materie suksesi, kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij do ta kishin t\u00eb gatshme antimaterien e disfat\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrmendte 50 e kusur spitalet e rikonstruktuar dhe nd\u00ebrtuar nga e para, do t\u2019i p\u00ebrmendnin koncesionet e diskutueshme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrmendte mbylljen e kioskave t\u00eb arsimit universitar, do t\u2019i kujtonin renditjen dramatike n\u00eb rezultatet e vler\u00ebsimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nn\u00ebn\u00ebsve, Pisa, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrmendte qindra kilometrat rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara, do t\u2019i b\u00ebnin hesap \u00e7mimet e fryra e korrupsionin, n\u00ebse do t\u00eb krenohej p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, do t\u2019i nxirrnin polifoton e shok\u00ebve frutangr\u00ebn\u00ebs. Apo n\u00ebse do t\u00eb fliste p\u00ebr turizmin e fshatrat e past\u00ebr turistik\u00eb, do t\u2019i kujtonin shpopullimin e incenerator\u00ebt. Kur p\u00ebrmend non-grat\u00ebn, ia kthejn\u00eb me Mc Gonigal.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta simetri ngjeth\u00ebse. Berisha u prit si mjeti i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb larguar humb\u00ebsin serial Basha mbas 2021-shit dhe mbeti n\u00eb parti si shpresa e vetme p\u00ebr t\u00eb larguar Ram\u00ebn. Fillimisht baza e frustruar e partis\u00eb dhe m\u00eb pas edhe elita e saj, nxorr\u00ebn nga s\u00ebnduku t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gun\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga er\u00ebrat e reja q\u00eb po fryjn\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Berisha u b\u00eb si\u00e7 ishte, z\u00ebri i vet\u00ebm dhe portreti unik i opozit\u00ebs. Ai b\u00ebri primaret dhe po ai nd\u00ebrtoi list\u00ebn e tij sipas kritereve vetjake q\u00eb kishte n\u00eb mendje. T\u00eb gjitha premtimet p\u00ebr nes\u00ebr b\u00ebhen po nga Berisha dhe vet\u00ebm ai p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur fitoren. <\/p>\n<p>Me nj\u00eb bilanc q\u00eb vjen nga e shkuara e af\u00ebrt, ai \u00ebsht\u00eb po aq vulnerab\u00ebl sa dhe Rama kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bilance t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs si garanci p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Sepse sa her\u00eb q\u00eb Berisha flet p\u00ebr krevatin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb politik\u00ebs me krimin, aq her\u00eb i kujtojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb autor i krimit shtet\u00ebror t\u00eb ekzekutimit t\u00eb qytetar\u00ebve pa gjyq n\u00eb bulevard, kur flet p\u00ebr korrupsionin, i shfaqen fantazmat e G\u00ebrdecit q\u00eb nuk gjejn\u00eb prehje n\u00eb varr, kur mburret me NATO-n dhe liberalizmin e vizave, e \u00e7ojn\u00eb direkt n\u00eb koh\u00ebn kur ushtrit\u00eb e NATO-s mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar nga marr\u00ebzia jon\u00eb dhe kur flet p\u00ebr shpopullimin, secili nxjerr librin e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar ata dhjetra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb ja mbath\u00ebn nga syt\u00eb komb\u00ebt nga lufta pothuaj civile e 97-\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy \u00e7aste n\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb gabohet vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme: n\u00ebse je i\/e virgj\u00ebr dhe n\u00ebse nuk t\u00eb hapet parashuta kur hidhesh nga avioni. N\u00eb politik\u00ebn shqiptare mund t\u00eb ngrihesh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe n\u00ebse je rr\u00ebzuar n\u00eb humner\u00eb nga majat e pushtetit dhe mund t\u00eb pranohesh si i\/e virgj\u00ebr edhe mbas orgjive n\u00eb pushtet e opozit\u00eb. Rama e Berisha i kan\u00eb provuar t\u00eb dyja. Secili nga ta, bashk\u00eb dhe ve\u00e7 e ve\u00e7, megjithat\u00eb jan\u00eb imponuar si k\u00ebmb\u00ebt e vetme q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb partit\u00eb e tyre. Madje jan\u00eb dhe garant\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Pakkush mund t\u00eb ver\u00eb bast n\u00ebse ky peisazh politik n\u00eb vend me dy k\u00ebmb\u00eb majtas e djathtas \u00ebsht\u00eb fat, fatkeq\u00ebsi apo fatalitet. Por secila nga zgjidhjet e k\u00ebsaj trileme t\u00eb trishtuar, e shfaqin demokracin\u00eb shqiptare si di\u00e7ka t\u00eb varur mes k\u00ebtyre dy k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb. Demokracia shqiptare shfaqet k\u00ebshtu si nj\u00eb send q\u00eb dihet \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, por nuk arrin dot t\u00eb forcohet; si nj\u00eb send q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se ekziston, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb funksional dhe nuk b\u00ebn as pun\u00ebn e \u201cNocit\u201d dhe as hajrin e \u201cRokut\u201d, si\u00e7 thon\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/rama-e-berisha-si-dy-kembet-unike-te-demokracise\/\">Rama e Berisha, si dy k\u00ebmb\u00ebt unike t\u00eb demokracis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Nuk duhej pritur fushata q\u00eb t\u00eb kuptohej se ajo do t\u00eb ishte eg\u00ebrsisht e personalizuar. Shqiptar\u00ebt edhe nj\u00ebher\u00eb do t\u00eb noterizojn\u00eb vullnetin e dy kryetar\u00ebve t\u00eb partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha duke pranuar rreth 90 emrat e parazgjedhur prej tyre n\u00eb listat e mbyllura dhe do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-16898","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16898\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}