{"id":1598,"date":"2024-10-03T07:00:53","date_gmt":"2024-10-03T07:00:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/03\/iran-izrael-si-shtetet-bashkepunuese-u-bene-armiq\/"},"modified":"2024-10-03T07:00:53","modified_gmt":"2024-10-03T07:00:53","slug":"iran-izrael-si-shtetet-bashkepunuese-u-bene-armiq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/03\/iran-izrael-si-shtetet-bashkepunuese-u-bene-armiq\/","title":{"rendered":"Iran-Izrael\/ Si shtetet bashk\u00ebpunuese u b\u00ebn\u00eb armiq"},"content":{"rendered":"<p>Lufta n\u00eb\u00a0Rripin e Gaz\u00ebs\u00a0po zhvillohet p\u00ebr gati nj\u00eb vit. Dhe nuk luftohet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Gaza. Sulmet me raketa dhe dron ka pasur gjithashtu midis\u00a0Izraelit\u00a0dhe\u00a0Libanit, Siris\u00eb, Irakut dhe Jemenit prej muajsh. N\u00eb fund t\u00eb korrikut u vra n\u00eb Teheran kreu i jasht\u00ebm i\u00a0Hamasit,\u00a0 e shpallur si organizat\u00eb terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende t\u00eb tjera. Udh\u00ebheqja e\u00a0Iranit\u00a0m\u00eb pas u shpreh se do t\u00eb hakmarret. T\u00eb premten e kaluar u vra Hassan Nasrallah, kreu i organizat\u00ebs shiite libaneze Hezbollah, nj\u00eb tjet\u00ebr aleat ky\u00e7 i Teheranit. M\u00eb par\u00eb, shp\u00ebrthimi i radiomarr\u00ebseve, t\u00eb ashtuquajturit pager, plagosi qindra zyrtar\u00eb t\u00eb Hezbollahut dhe vrau disa t\u00eb tjer\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ka qen\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse dhe si do t\u00eb p\u00ebrgjigjet lidershipi ushtarak i Iranit \u2013 edhe p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mbushur me konflikte.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrsulmi\u00a0i Republik\u00ebs Islamike erdhi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje: Garda Revolucionare e Iranit goditi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ishte si hakmarrje p\u00ebr vrasjen e kreut t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Hamasit, Ismail Haniya, Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe nj\u00eb gjenerali iranian, u tha televizioni shtet\u00ebror iranian.<\/p>\n<h4><strong>Nga aleat\u00eb n\u00eb armiq<\/strong><\/h4>\n<p>Irani dhe Izraeli jan\u00eb armiq tani prej dekadash. Teherani i mohon t\u00eb drejt\u00ebn e ekzistenc\u00ebs Izraelit dhe k\u00ebrc\u00ebnon \u201cregjimin sionist\u201d me shkat\u00ebrrim. Izraeli, nga ana e tij, e konsideron Iranin armikun e tij kryesor. Por nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<div class=\"render-container\">\n<h5 class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/h5>\n<\/div>\n<p>Festa hebraike e Pasah tek diaspora e hebraike n\u00eb Iran, pamje e vitit 2000<small class=\"copyright\">Fotografi: picture-alliance\/dpa<\/small><\/p>\n<p>T\u00eb dy vendet ishin aleate t\u00eb ngushta deri n\u00eb Revolucionin Islamik n\u00eb Iran n\u00eb vitin 1979. Irani ishte madje nj\u00eb nga shtetet e para q\u00eb njohu shtetin e Izraelit n\u00eb vitin 1948. Izraeli e shikonte Iranin si nj\u00eb aleat kund\u00ebr shteteve arabe n\u00eb konfliktin e Lindjes s\u00eb Mesme. P\u00ebr Teheranin, Izraeli, i mb\u00ebshtetur nga Uashingtoni, shihej gjithashtu si nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb e mir\u00ebpritur politike ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb tij arab\u00eb.<\/p>\n<p>Izraeli madje trajnoi ekspert\u00eb iranian\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, ofroi njohuri teknike dhe ndihmoi n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe trajnimin e forcave t\u00eb armatosura persiane. Sundimtari i at\u00ebhersh\u00ebm i Iranit, Shah Mohammad Reza Pahlavi, ofroi nga ana e tij naft\u00eb, e cila nevojitej urgjentisht n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb Izraelit. Irani kishte komunitetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh hebre jasht\u00eb Izraelit. Pas revolucionit, nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb e madhe e hebrenjve u larguan nga vendi. Por ka ende m\u00eb shum\u00eb se 20,000 hebrenj q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Iran sot.<\/p>\n<h4><strong>Pika e kthes\u00ebs: Revolucioni Islamik<\/strong><\/h4>\n<p>Pas fitores s\u00eb Revolucionit Islamik n\u00eb Iran n\u00eb vitin 1979 dhe ngritjes n\u00eb pushtet t\u00eb krahut fetar brenda revolucionar\u00ebve n\u00ebn Ajatollah Ruhollah Khomeini, Teherani i anuloi t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet me Izraelin. Ajatollah Khomeini e kritikoi vazhdimisht Izraelin p\u00ebr pushtimin e territoreve palestineze. Gradualisht Teherani filloi t\u00eb zhvillonte nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr Izraelit me synimin p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetjen e shteteve arabe ose t\u00eb pakt\u00ebn simpatin\u00eb e popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende. Regjimi n\u00eb Iran donte t\u00eb rriste k\u00ebshtu ndikimin e tij.<\/p>\n<p>Kur Izraeli nd\u00ebrhyri n\u00eb luft\u00ebn civile libaneze n\u00eb vitin 1982 dhe pushtoi jugun e vendit, Khomeini d\u00ebrgoi Gard\u00ebn Revolucionare iraniane n\u00eb Bejrut p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur milic\u00ebt shiite atje. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, milicia e Hezbollahut q\u00eb u krijua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb konsiderohet si krahu i zgjatur i Teheranit n\u00eb Liban.<\/p>\n<div class=\"render-container\">\n<h5 class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/h5>\n<\/div>\n<p>Protesta kund\u00ebr Izraelit n\u00eb Iran, shkurt 2023<small class=\"copyright\">Fotografi: Sobhan Farajvan\/Pacific Press\/picture alliance<\/small><\/p>\n<h4><strong>Thellimi i konfliktit<\/strong><\/h4>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi aktual fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili vendos n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e vazhdoi k\u00ebt\u00eb politik\u00eb. Khamenei dhe i gjith\u00eb lidershipi i Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit gjithashtu v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur realitetin historik t\u00eb vrasjes sistematike t\u00eb hebrenjve evropian\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e nacionalsocializmit dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb relativizojn\u00eb apo madje edhe t\u00eb mohojn\u00eb Holokaustin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb forcuar pozicionin e tij kund\u00ebr Izraelit, por edhe kund\u00ebr Arabis\u00eb Saudite, Irani jo vet\u00ebm q\u00eb mb\u00ebshteti Hezbollahun n\u00eb Liban dhe Hamasin n\u00eb Gaza, por edhe nd\u00ebrhyri n\u00eb luft\u00ebn siriane n\u00eb an\u00ebn e presidentit sirian Assad deri m\u00eb sot, po ashtu mb\u00ebshteti edhe milic\u00ebt\u00a0Huthi\u00a0n\u00eb Jemen e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn l\u00ebvizje e rezistenc\u00ebs islame n\u00eb Irak. Nj\u00eb arkitekt kryesor i k\u00ebsaj lufte n\u00eb hije ishte gjenerali i Gard\u00ebs Revolucionare Quasem Soleimani, i cili u vra n\u00eb nj\u00eb sulm me dron amerikan n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<div class=\"render-container\">\n<h5 class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/h5>\n<\/div>\n<p>Rebel\u00ebt Huthi n\u00eb Jemen mb\u00ebshteten nga Irani<small class=\"copyright\">Fotografi: Osamah Yahya\/dpa\/picture alliance<\/small><\/p>\n<p>Izraeli gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar tensionet me Iranin. N\u00eb fjalimet e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu e krahasoi vazhdimisht Republik\u00ebn Islamike me Gjermanin\u00eb naziste, e cila k\u00ebrc\u00ebnonte drejtp\u00ebrdrejt ekzistenc\u00ebn e vendit t\u00eb tij. Ai e p\u00ebrshkroi marr\u00ebveshjen b\u00ebrthamore t\u00eb vitit 2015, e cila u negociua nga fuqit\u00eb me veto n\u00eb OKB-s\u00eb, si edhe Gjermania dhe Irani, si nj\u00eb \u201cgabim me p\u00ebrmasa historike\u201d. Sipas Netanyahut, ai do t\u00eb parandalonte nj\u00eb bomb\u00eb b\u00ebrthamore iraniane \u201cme \u00e7do mjet\u201d.<\/p>\n<p>Izraeli ka kryer vazhdimisht akte sabotazhi kund\u00ebr programit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit. N\u00eb vitin 2020, kreu i programit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit, Mohsen Fakhrisadeh, u vra. At\u00ebher\u00eb gazetat angleze \u201cThe Guardian\u201d dhe \u201cNew York Times\u201d raportuan se t\u00eb gjitha provat tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb q\u00ebllimshme nga sh\u00ebrbimi sekret izraelit. Izraeli as e mohoi dhe as nuk e konfirmoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Narrativa e armiq\u00ebsis\u00eb jo e pakontestuar<\/strong><\/h4>\n<p>Ndryshe nga konflikti mes qeverive d\u00ebgjohen gjithmon\u00eb tone t\u00eb ndryshme n\u00eb mesin e popullat\u00ebs ose nga shoq\u00ebria civile. \u201cIrani duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Izraelin sepse ato nuk jan\u00eb m\u00eb aktuale\u201d, tha Faeseh Hashemi Rafsanjani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021. Faeseh \u00ebsht\u00eb vajza e ish-presidentit iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanjani dhe nj\u00eb ish-deputete e Parlamentit iranian. Edhe politologu i njohur Sadegh Zibakalam, i cili \u00ebsht\u00eb kritik ndaj qeveris\u00eb, gjithashtu e kund\u00ebrshton politik\u00ebn e Iranit ndaj Izraelit. \u201cKy q\u00ebndrim e ka izoluar vendin n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, thekson profesori n\u00eb Universitetin e Teheranit n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb Izrael, gjithashtu, ka pasur rregullisht z\u00ebra q\u00eb kan\u00eb shprehur solidaritet me popullin e Iranit. P\u00ebr shembull, iniciativa e mediave sociale \u201cIzraeli e do Iranin\u201d, e cila u b\u00eb e njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2012. N\u00eb vitin 2023, nj\u00eb fushat\u00eb e ngjashme mb\u00ebshteti iranian\u00ebt q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb kund\u00ebr regjimit n\u00eb Teheran pas vrasjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb re Mahsa Jina Amini. S\u00eb fundmi, pati nj\u00eb p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ringjallur fushat\u00ebn duke p\u00ebrdorur hashtagun\u00a0<em>#IsraelisLoveIranians<\/em>.<\/p>\n<div class=\"render-container\">\n<h5 class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/h5>\n<\/div>\n<p>Politikanja iraniane Faeseh Hashemi<small class=\"copyright\">Fotografi: Fatemeh Bahrami\/AA\/picture alliance<\/small><\/p>\n<p>Por n\u00eb nivelin politik, q\u00eb nga sulmi i organizat\u00ebs terroriste t\u00eb Hamasit ndaj Izraelit n\u00eb tetor 2023 dhe si pasoj\u00eb \u201cluft\u00ebn p\u00ebr shpagim\u201d t\u00eb shpallur nga Izraeli, si\u00e7 e p\u00ebrshkroi kryeministri Netanyahu, frontet jan\u00eb ngurt\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Sipas Kombeve t\u00eb Bashkuara, m\u00eb shum\u00eb se 41,000 palestinez\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Gaz\u00ebs, shumica prej tyre gra dhe f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet me raketa nga Hezbollahu dhe bombardimet izraelite mbi Libanin jugor deri n\u00eb kryeqytetin Bejrut kan\u00eb detyruar tashm\u00eb qindra mij\u00ebra njer\u00ebz n\u00eb Izrael dhe Liban t\u00eb l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Frika e nj\u00eb zgjerimi t\u00eb luft\u00ebs ishte dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e madhe. SHBA, BE dhe Gjermania u b\u00ebjn\u00eb thirrje t\u00eb gjitha pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese t\u00eb p\u00ebrfshira q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p><em><strong>\/DW\/<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta n\u00eb\u00a0Rripin e Gaz\u00ebs\u00a0po zhvillohet p\u00ebr gati nj\u00eb vit. Dhe nuk luftohet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Gaza. Sulmet me raketa dhe dron ka pasur gjithashtu midis\u00a0Izraelit\u00a0dhe\u00a0Libanit, Siris\u00eb, Irakut dhe Jemenit prej muajsh. N\u00eb fund t\u00eb korrikut u vra n\u00eb Teheran kreu i jasht\u00ebm i\u00a0Hamasit,\u00a0 e shpallur si organizat\u00eb terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1598","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1598\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}