{"id":15595,"date":"2025-04-14T21:08:22","date_gmt":"2025-04-14T21:08:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/14\/ka-ardhur-per-te-bere-para-lacivita-u-pergjigjet-deklaratave-ironike-te-rames\/"},"modified":"2025-04-14T21:08:22","modified_gmt":"2025-04-14T21:08:22","slug":"ka-ardhur-per-te-bere-para-lacivita-u-pergjigjet-deklaratave-ironike-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/14\/ka-ardhur-per-te-bere-para-lacivita-u-pergjigjet-deklaratave-ironike-te-rames\/","title":{"rendered":"\u201cKa ardhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb para\u201d\/ LaCivita u p\u00ebrgjigjet deklaratave ironike t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Chris LaCivita i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nga studio e emisionit Opinion, ironive t\u00eb kryeministrit Edi Rama ndaj tij, duke th\u00ebn\u00eb se ka ardhur tek PD vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u201cfituar ca para\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjigja e LaCivita ka qen\u00eb me akuza, duke u shprehur se kreu i qeveris\u00eb b\u00ebn ironi t\u00eb tilla pasi nuk mbulon dot d\u00ebshtimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij prej 12 vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ashtu, LaCivita thot\u00eb se nuk p\u00ebrfaq\u00ebson SHBA, por thekson se kurr\u00eb nuk do t\u00eb punonte kund\u00ebr agjend\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs Trump.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pjes\u00eb nga intervista<\/strong><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Ka qen\u00eb vet\u00eb Kryeministri q\u00eb tha se keni ardhur p\u00ebr t\u00eb fituar ca para e m\u00eb pas do t\u00eb ktheni n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Edi Rama e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb sepse nuk mbron dot 12 vitet e fundit si Kryeminist\u00ebr q\u00eb ka shkartuar \u00e7do gj\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebrve\u00e7 se d\u00ebshtimeve t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Do ju pyes pyetjen e dyt\u00eb t\u00eb ndjeshme. A keni folur me administrat\u00ebn amerikane p\u00ebr pranin\u00eb tuaj k\u00ebtu?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Jo. Nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoj Shtetet e Bashkuara. Jam nj\u00eb individ privat. Nuk punoj p\u00ebr qeverin\u00eb. Jan\u00eb n\u00eb dijeni. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb punoja kund\u00ebr agjend\u00ebs s\u00eb Presidentit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Por nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr lejen e ndokujt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb jam duke b\u00ebr\u00eb. Jam k\u00ebtu p\u00ebr nj\u00eb pik\u00ebpamje politike. Angazhimi im dhe aft\u00ebsit\u00eb e mija q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb partia demokratike do t\u00eb fitoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrballeshit me Edi Ram\u00ebn, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thonit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do ti thosha \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet shum\u00eb i bukur dhe do e p\u00ebrsh\u00ebndesja. \u00cbsht\u00eb politikan, kam respekt p\u00ebr krer\u00ebt e shteteve, edhe ju duhet t\u00eb keni. Kaq mendoj.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Zoti LaCivita, cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me administrat\u00ebn e re t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Shikoni, kam shum\u00eb miq aty dhe ka qen\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem pjes\u00eb e nj\u00eb fushate historike si ajo n\u00eb Amerik\u00eb. Nj\u00eb prej gj\u00ebrave t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebsaj fushate ishte se takova dhe krijova shum\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb reja me kaq shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrtet duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshim n\u00eb jet\u00ebt e njer\u00ebzve. Ka qen\u00eb shum\u00eb e bukur.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Po marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me Presidentin Trump?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Shum\u00eb e mir\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Po.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Prej sa koh\u00ebsh e njihni?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: 3 vitet e fundit i kalova duke punuar p\u00ebr Presidentin Trump. E ndihmova\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Keni punuar ngusht\u00eb me t\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Gjat\u00eb fushat\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre 3 viteve t\u00eb fundit kam qen\u00eb bashk\u00ebmenaxheri i fushat\u00ebs, ka qen\u00eb Susie Wiles dhe un\u00eb. \u00c7do dit\u00eb fluturonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin avion me Presidentin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: S\u00eb bashku me Presidentin.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00c7do dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Si \u00ebsht\u00eb Trump-i? Jo, si president. Si nj\u00eb zot\u00ebri jasht\u00eb kamerave\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Ka nj\u00eb sens humori shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i motivuar dhe i vendosur. Gjithmon\u00eb \u00e7uditesha nga energjia e tij e past\u00ebr q\u00eb gjithmon\u00eb ka pasur Presidenti. N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb dite 18 or\u00ebshe ajo q\u00eb un\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja ishte t\u00eb shkoja te avioni e t\u00eb flija, t\u00eb dremisja, nd\u00ebrkoh\u00eb ai b\u00ebnte telefonata e fliste me njer\u00ebz.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: \u00cbsht\u00eb kaq energjik?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb energjik! \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb energjik. \u00cbsht\u00eb i pareshtur. Po ashtu, Presidenti Trump \u00ebsht\u00eb n\u00eb nxitim. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb n\u00eb nxitim q\u00eb ti b\u00ebj gj\u00ebrat\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Megjithat\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb Presidenti i zakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb President i pazakont\u00eb. K\u00ebshtu ka qen\u00eb q\u00eb prej 2016\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00cbsht\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Krejt\u00ebsisht ndryshe? Pse?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Sepse ai i shikon gj\u00ebrat nga nj\u00eb perspektiv tjet\u00ebr ngaq\u00eb nuk ka dal nga nj\u00eb sistem politik.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Vjen nga jasht\u00eb.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Vjen nga jasht\u00eb. Qytetar\u00ebt amerikan e shikojn\u00eb Donald Trump-in dhe\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Edhe Obama n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre vinte nga jasht\u00eb sistemit politik.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Barack Obama ka qen\u00eb po ashtu senator n\u00eb Ilinois dhe u b\u00eb ai q\u00eb u b\u00eb duke kaluar procesin. Megjithat\u00eb Obama kishte nj\u00eb vizion dhe kishte ndjek\u00ebs. Donald Trump ka nj\u00eb vizion dhe ka ndjek\u00ebs. Agjenda e tij vendos n\u00eb krye Amerik\u00ebn. Po ashtu ama d\u00ebshiron q\u00eb ti jap nj\u00eb fund shum\u00eb problemeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb po ashtu.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Kur e kam ndjekur n\u00eb televizor dhe n\u00ebp\u00ebr deklarata t\u00eb ndryshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrshtypja ime e par\u00eb ka qen\u00eb se puna m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb merresh me marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun t\u00eb Trump-it. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. E dini pse?<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: M\u00eb thoni. \u00cbsht\u00eb sekret?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Sepse e b\u00ebn vet\u00eb Donald Trump-i.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Ndonj\u00ebher\u00eb, konsultohet me ju..?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Sigurisht\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Cili do t\u00eb jet\u00eb roli juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 dit\u00ebve?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: K\u00ebshilloj kandidat\u00ebt. Flas me doktor Berish\u00ebn. Diskutojm\u00eb p\u00ebr strategjin\u00eb, diskutojm\u00eb p\u00ebr mesazhin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mesazhit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit aktiv n\u00eb terren e t\u00eb folurit me votuesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohesh q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb votojn\u00eb. N\u00eb Shtetet e Bashkuara, Edi Rama dilte dhe i thoshte njer\u00ebzve q\u00eb mos t\u00eb votonin. E b\u00ebn di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb sepse nuk e p\u00ebrballon dot vot\u00ebn e qytetar\u00ebve. Po p\u00ebrpiqemi q\u00eb ti inkurajojm\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb sepse ndjejm\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb ndihmoj doktor Berish\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Stafi juaj \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu? Do t\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Do t\u00eb vij e do t\u00eb iki\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Jo ju, por stafi juaj\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Un\u00eb do t\u00eb vij e do t\u00eb iki e do t\u00eb vij s\u00ebrish. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb i bukur, m\u00eb duhet ta them\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Sidomos kur ka dit\u00eb me diell\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Por ju nuk keni vizituar asgj\u00eb nga Shqip\u00ebria p\u00ebrve\u00e7 Tiran\u00ebs\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Sakt\u00eb. Mezi po pres q\u00eb t\u00eb dal.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Duhet t\u00eb jeni nj\u00eb turist i v\u00ebrtet\u00eb si\u00e7 tha Kryeministri\u2026 Por ndoshta pas zgjedhjeve\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Do t\u00eb jem nj\u00eb turist i v\u00ebrtet\u00eb pasi t\u00eb fitoj\u00eb doktor Berisha.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Pas fitores\u2026 Cila \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate zgjedhore? Sepse Partia Demokratike po del nga nj\u00eb luft\u00eb e ashp\u00ebr brenda saj q\u00eb ka zgjatur nga 2021 e deri m\u00eb tani. Cila \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje? \u2026.. Sepse strateg\u00ebt asnj\u00ebher\u00eb nuk flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Asnj\u00ebher\u00eb nuk flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nj\u00eb prej gj\u00ebrave q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb efektivisht b\u00ebhet fjal\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb ri. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koalicion shum\u00eb i unifikuar dhe shum\u00eb i fokusuar tek gj\u00ebrat q\u00eb do t\u00eb arrij. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj gj\u00ebra, qoft\u00eb kjo n\u00eb politik apo n\u00eb qeverisje, k\u00ebrkon pak koh\u00eb q\u00eb rregullohet megjithat\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebtu.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Sipas sondazheve q\u00eb ju keni, cili \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh me t\u00eb cilin p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Ekonomia.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Ekonomia?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Ekonomia. Mund\u00ebsit\u00eb ekonomike, pun\u00ebt, q\u00ebndrueshm\u00ebria ekonomike, kostoja e jetes\u00ebs, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e ekonomis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Pse mendoni se Berisha dhe ekipi i tij do ta zgjidhin k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Mendoj se kan\u00eb nj\u00eb program shum\u00eb solid. Jo vet\u00ebm q\u00eb flasim p\u00ebr pag\u00ebn minimale, flasim p\u00ebr minimum jetik, flasim p\u00ebr v\u00ebmendjen q\u00eb duhet kushtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb familjet shqiptare t\u00eb mos cop\u00ebtohen ngaq\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb largohen duke shkuar n\u00eb Itali, n\u00eb Shtetet e Bashkuara apo n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb. Mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebtu. Familja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. T\u00eb siguruarit q\u00eb familja do t\u00eb q\u00ebndroj s\u00eb bashku. Edhe nj\u00eb her\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj me ofrimin e shpres\u00ebs dhe mund\u00ebsive dhe votuesit e rinj\u2026 votuesit e ri n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur t\u00eb ardhmen e tyre e si kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur gj\u00ebrat. M\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb mbresa.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: N\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb kemi nj\u00eb element t\u00eb ri, vot\u00ebn e diaspor\u00ebs. Deri m\u00eb tani jan\u00eb diku te 250 mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb regjistruar p\u00ebr t\u00eb votuar\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mundet q\u00eb ky num\u00ebr njer\u00ebzish t\u00eb ndryshoj pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Patjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: K\u00ebshtu mendoni?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm vota. Dua t\u00eb them q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: \u00cbsht\u00eb \u00e7ereku i parlamentit pak a shum\u00eb.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Po, jan\u00eb shum\u00eb vota. Mendoj q\u00eb angazhimi i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb atdheu i tyre dhe jan\u00eb ende qytetar\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb shtetet demokratike njer\u00ebzit t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre, t\u00eb drejt\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga Zoti p\u00ebr t\u00eb votuar. P\u00ebrndryshe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr demokraci po p\u00ebr diktatur\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Sipas sondazheve t\u00eb publikuar n\u00eb mediat shqiptare, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara me m\u00eb shum\u00eb se 10% nga Partia Demokratike. \u00c7far\u00eb mendoni? Si mund ta p\u00ebrmbysni k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe midis dy partive?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Si fillim, k\u00ebto sondazhe nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Pse mendoni q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Kam 35 vite p\u00ebrvoje politike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe sondazhet mediatike\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Nuk besoni tek sondazhet e mediave?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Sigurisht q\u00eb jo. Jo nuk besoj. Ka pasur kam shum\u00eb sondazhe q\u00eb tregonin q\u00eb Donald Trump-i nuk do t\u00eb fitonte. E kam jetuar, e kam par\u00eb, e kam p\u00ebrjetuar. T\u00eb gjitha sondazhet tregonin q\u00eb Donald Trump do t\u00eb humbiste me 8-10%. T\u00eb vetmet sondazhe q\u00eb ne besojm\u00eb jan\u00eb ato p\u00ebr t\u00eb cilat ne paguajm\u00eb. Sigurisht q\u00eb nuk mb\u00ebshtetemi te media\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Por ju keni sondazhet tuaja\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Kemi dhe nuk flas p\u00ebr to.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Po, patjet\u00ebr. Nga ana tjet\u00ebr ama, n\u00eb 3 zgjedhjet e fundit Rama merr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn num\u00ebr votash, diku te 800 mij\u00eb, 820 mij\u00eb ose 800 mij\u00eb vota.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Do t\u00eb shohim.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i mbar\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Si mundet q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb shkat\u00ebrroj numrin kaq t\u00eb madh t\u00eb votave t\u00eb Edi Ram\u00ebs?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Si\u00e7 ju thash nuk besoj n\u00eb k\u00ebto sondazhe por\u2026<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Nuk jan\u00eb sondazhe, jan\u00eb realiteti i zgjedhjeve t\u00eb fundit\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Realiteti i zgjedhjeve t\u00eb kaluara\u2026 M\u00ebnyra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj me p\u00ebrcaktimin e k\u00ebtyre 12 viteve t\u00eb fundit. Ka t\u00eb b\u00ebj me p\u00ebrcaktimin e d\u00ebshtimeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij. Jo vet\u00ebm te korrupsioni por edhe te m\u00ebnyra se ku e ka \u00e7uar ekonomin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e paq\u00ebndrueshme. Njer\u00ebzit nuk ndihen shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe ka t\u00eb b\u00ebj jo vet\u00ebm me t\u00eb folurit se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb por po ashtu me t\u00eb ofruarin e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ti rregulluar gj\u00ebrat. Doktor Berisha ka n\u00eb plan ti b\u00ebj t\u00eb dyja.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Megjithat\u00eb kemi 2 probleme k\u00ebtu. Numri i njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb votuesve, diku te 52-53% sipas zgjedhjeve t\u00eb fundit. Megjithat\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn e sidomos p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb gjysma e k\u00ebtyre njer\u00ebzve. Pse ekziston ky hendek midis atyre nuk e kan\u00eb qejf Ram\u00ebn dhe atyre q\u00eb votojn\u00eb opozit\u00ebn?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Sistemi me partit\u00eb dhe sistemi n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej truqeve t\u00eb zgjedhjeve parlamentare. I b\u00ebn gj\u00ebrat pak t\u00eb v\u00ebshtira. Megjithat\u00eb un\u00eb mendoj se duke i motivuar njer\u00ebzit t\u00eb votojn\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndryshuar por po ashtu p\u00ebr nj\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye shum\u00eb e mir\u00eb motivuese dhe do e sjell\u00eb Partin\u00eb Demokratike, aty ku duhet t\u00eb jet\u00eb, te fitorja.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fevziu: Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se Rama punon shum\u00eb keq, etj, por nga ana tjet\u00ebr Berisha \u00ebsht\u00eb 81 vje\u00e7, 20 vite m\u00eb i madh se Rama, e ka mbyllur ciklin e tij 1991 n\u00eb 2013. Pse t\u00eb votosh p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 80 vje\u00e7 n\u00eb krahasim me dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 61 vje\u00e7?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>LaCivita: Doktor Berisha ka m\u00eb shum\u00eb energji dhe gjall\u00ebri se Edi Rama q\u00eb rri ulur dhe shikon ekranin e kompjuterit dhe flet para kompjuterit t\u00eb tij gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb doktor Berisha \u00ebsht\u00eb vazhdimisht rrug\u00ebs duke u takuar me qytetar dhe duke u angazhuar me to. Sinqerisht, gjith\u00eb ajo eksperienc\u00eb q\u00eb ai mbart ndryshon gjith\u00e7ka. Po ashtu mendoj se zgjedhjet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me at\u00eb q\u00eb ka politikat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Qartazi, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb doktor Berish\u00ebs. \/<a href=\"https:\/\/opinion.al\/lacivita-tregon-saktesisht-cfare-roli-do-te-kete-ne-partine-demokratike-gjate-kesaj-fushate-zgjedhore\/\">Opinion.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/14\/ka-ardhur-per-te-bere-para-lacivita-u-pergjigjet-deklaratave-ironike-te-rames\/\">\u201cKa ardhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb para\u201d\/ LaCivita u p\u00ebrgjigjet deklaratave ironike t\u00eb Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Chris LaCivita i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nga studio e emisionit Opinion, ironive t\u00eb kryeministrit Edi Rama ndaj tij, duke th\u00ebn\u00eb se ka ardhur tek PD vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u201cfituar ca para\u201d. P\u00ebrgjigja e LaCivita ka qen\u00eb me akuza, duke u shprehur se kreu i qeveris\u00eb b\u00ebn ironi t\u00eb tilla pasi nuk mbulon dot d\u00ebshtimin e qeveris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15595","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15595\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}