{"id":15505,"date":"2025-04-14T14:22:12","date_gmt":"2025-04-14T14:22:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/14\/e-ardhmja-e-pasigurt-gjykimi-i-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-drejt-fundit-cfare-pritet-ne-vazhdim\/"},"modified":"2025-04-14T14:22:12","modified_gmt":"2025-04-14T14:22:12","slug":"e-ardhmja-e-pasigurt-gjykimi-i-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-drejt-fundit-cfare-pritet-ne-vazhdim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/14\/e-ardhmja-e-pasigurt-gjykimi-i-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-drejt-fundit-cfare-pritet-ne-vazhdim\/","title":{"rendered":"\u201cE ardhmja e pasigurt!\u201d Gjykimi i ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb drejt fundit, \u00e7far\u00eb pritet n\u00eb vazhdim?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K). Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d q\u00eb sh\u00ebnjestronte ata q\u00eb i konsideronte \u201ckolaboracionist\u00eb\u201d dhe \u201ctradhtar\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb \u201cfituar pushtet\u201d gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e t\u00eb akuzuarve kan\u00eb hedhur posht\u00eb t\u00eb gjitha akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb ndaj klient\u00ebve t\u00eb tyre, duke argumentuar se U\u00c7K-ja nuk kishte nj\u00eb struktur\u00eb komande efikase. N\u00eb koh\u00ebn e ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs, Tha\u00e7i kishte qen\u00eb president i Kosov\u00ebs; Veseli, kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK); Selimi, deputet dhe udh\u00ebheq\u00ebs i grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV); dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebrt, sipas Prokuroris\u00eb, mbanin poste t\u00eb larta edhe p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb mbulon aktakuza. Por, q\u00eb nga 4 dhe 5 n\u00ebntori 2020, t\u00eb kat\u00ebrt ndodhen n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb, ku ndodhen Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar \u2013 t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht si Gjykata Speciale \u2013 jan\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por veprojn\u00eb me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000. T\u00eb kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi ta. Tani, pas intervstimit t\u00eb 125 d\u00ebshmitar\u00ebve, Prokuroria do ta mbyll\u00eb rastin e saj m\u00eb 15 prill. Topi tani kalon n\u00eb an\u00ebn e ekipeve mbrojt\u00ebse, q\u00eb do t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se pretendimet e Prokuroris\u00eb nuk q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa avokat\u00eb nga ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb Selimit, Veselit dhe Krasniqit nuk u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, avokati i Tha\u00e7it, Lluka Mishetiq, ka th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si do t\u00eb organizohet mbrojtja. M\u00eb par\u00eb, m\u00eb 13 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Misheti\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr REL-in se ekipi mbrojt\u00ebs i Tha\u00e7it nuk ka vendosur ende n\u00ebse do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebshmitar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb, nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Misheti\u00e7.<\/p>\n<p>Mishetiq ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb gjyqe t\u00eb tilla. M\u00eb par\u00eb, ai kishte mbrojtur ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina, para Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, i cili ishte akuzuar p\u00ebr krime kund\u00ebr serb\u00ebve gjat\u00eb operacionit ushtarak-policor kroat \u201cStuhia\u201d m\u00eb 1995. Gotovina fillimisht ishte d\u00ebnuar me 24 vjet burgim, por pas apelimit t\u00eb vendimit nga Mishetiq, vendimi ishte p\u00ebrmbysur dhe Gotovina ishte shpallur i pafajsh\u00ebm. Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), beson se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur vet\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte pretenduar n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDy pjes\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ku thuhet se ka pasur nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale apo edhe zinxhir komandues\u2026 N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb mund t\u00eb themi q\u00eb Prokuroria, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs ton\u00eb, se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ekzistuar n\u00eb praktik\u00eb\u201d, thot\u00eb Miftaraj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe menj\u00ebher\u00eb pas deklaratave hyr\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij gjyqi dy vjet m\u00eb par\u00eb, dy ekspert\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u2013 Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir \u2013 kishin th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohej se ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr krimet e supozuara.<\/p>\n<p>Si shembull q\u00eb tregon se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb lidhje e till\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohet, ata u ishin referuar aktgjykimeve t\u00eb Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs n\u00eb rastet ndaj ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, t\u00eb cil\u00ebt u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm lidhur me akuzat p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Tani q\u00eb topi ka kaluar n\u00eb fush\u00ebn e ekipit mbrojt\u00ebs, gjith\u00e7ka varet nga strategjia q\u00eb vendosin ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb t\u00eb akuzuarve. Sipas Miftaraj, opsioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa nga mbrojtja p\u00ebr hedhjen posht\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse gjykata vler\u00ebson se procesi gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb varet prej mbrojtjes se sa d\u00ebshmitar\u00eb do t\u00eb ftoj\u00eb, sa i duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur d\u00ebshmitar\u00ebt e tyre. Pastaj nis faza e fundit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marrja n\u00eb pyetje nga ana e mbrojt\u00ebsve t\u00eb viktimave, q\u00eb gjithashtu mund t\u00eb marrin koh\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje d\u00ebshmitar\u00ebt e tyre\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai pret q\u00eb i gjith\u00eb procesi t\u00eb mbyllet brenda k\u00ebtij viti ose, m\u00eb s\u00eb voni, deri n\u00eb pranver\u00ebn e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar dhe mbrojtja e Tha\u00e7it s\u2019kan\u00eb dashur t\u00eb komentojn\u00eb mbi koh\u00ebzgjatjen e procesit. Por, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ishte p\u00ebrfolur disa her\u00eb si opsion \u00ebsht\u00eb lirimi i t\u00eb akuzuarve nga paraburgimi n\u00eb Hag\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb intervistimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve nga Prokuroria.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryetarja e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, Ekaterina Trendafilova, kishte th\u00ebn\u00eb se u takon gjykat\u00ebsve q\u00eb t\u00eb vendosin n\u00ebse do t\u00eb lirojn\u00eb nga paraburgimi t\u00eb akuzuarit pasi Prokuroria e Specializuar t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb rastin e saj. Miftaraj thot\u00eb se nj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhte tani, pasi arsye kryesore e paraburgimit t\u00eb tyre ishte frika se po t\u00eb mbeteshin n\u00eb liri do t\u00eb mund t\u00eb ndikonin n\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e ftuar nga Prokuroria.<\/p>\n<p>\u201cMund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e Prokuroris\u00eb tani jan\u00eb zero sepse kan\u00eb p\u00ebrfunduar. K\u00ebshtu q\u00eb, sikur t\u00eb zbatoheshin parimet e Gjykat\u00ebs Evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb faktin q\u00eb jan\u00eb me vite n\u00eb paraburgim, legjitime do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit t\u00eb lirohen p\u00ebr t\u2019u gjykuar n\u00eb liri\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Por, fundi i Gjykat\u00ebs mund t\u00eb vij\u00eb edhe ndryshe, edhe pa p\u00ebrfunduar procesi gjyq\u00ebsor. I d\u00ebrguari amerikan p\u00ebr operacione t\u00eb posa\u00e7me, Richard Grenell, ka b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb thirrje p\u00ebr mbylljen e Gjykat\u00ebs Speciale. M\u00eb 13 prill, ai k\u00ebrkoi nd\u00ebrprerjen e financimit p\u00ebr Specialen, duke argumentuar se \u201cgjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb politik\u00eb\u201d dhe se \u201cmiliarda jan\u00eb shpenzuar kot\u201d. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebt\u00eb vit, ai e quajti \u201cpadrejt\u00ebsi t\u00eb madhe\u201d q\u00ebndrimin e Tha\u00e7it n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs, kan\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb domosdoshme ligjore p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie\u201d, ka deklaruar Grenell n\u00eb X.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i pati nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb planifikuar p\u00ebr n\u00eb Uashington, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020 \u2013 n\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u2013 pasi Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar i pati d\u00ebrguar Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb aktakuz\u00ebn me dhjet\u00eb pika p\u00ebr shqyrtim, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn emri i Tha\u00e7it p\u00ebrmendej p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh. Aktakuz\u00ebn e kshte ngritur prokurori Jack Smith, i cili m\u00eb von\u00eb dha dor\u00ebheqje p\u00ebr t\u00eb hetuar presidentin Trump p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Ai ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga Departamenti amerikan i Drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe hetimet ndaj Trumpit kan\u00eb pushuar pas fitores s\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e vitit 2024. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017 nj\u00eb grup prej mbi 40 deputet\u00ebsh t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs kishin nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e Gjykat\u00ebs Speciale. Kjo nism\u00eb ishte kritikuar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ambasador\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Greg Delawie dhe Ruairi O\u2019Connell, e kishin quajtur k\u00ebt\u00eb tentim \u201cthik\u00eb pas shpine\u201d dhe \u201cnat\u00ebn m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb nga paslufta\u201d.<\/p>\n<p>Pa mb\u00ebshtetje t\u00eb mjaftueshme n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrpjekja kishte d\u00ebshtuar. Por, n\u00ebse SHBA-ja tani do t\u00eb ndryshonte q\u00ebndrim dhe do t\u00eb shkonte n\u00eb vij\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e Grenellit p\u00ebr mbylljen e Gjykat\u00ebs Speciale, ajo mund ta d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb procesin, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>\u201cMund\u00ebsia q\u00eb SHBA-ja t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt t\u00eb caktuar n\u00eb Hag\u00eb pa dyshim q\u00eb do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte pun\u00ebn e Gjykat\u00ebs, do ta pengonte vazhdim\u00ebsin\u00eb e procesit, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do ta bllokonte at\u00eb\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai beson se do t\u00eb ishte n\u00eb interesin e t\u00eb gjith\u00eb sponsorizuesve q\u00eb \u201cky proces t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si proces gjyq\u00ebsor\u201d dhe shton se mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Gjykata t\u00eb mbyllet p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi politik \u201cjan\u00eb t\u00eb vogla\u201d. Edhe pse Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtes\u00eb nga disa shtete t\u00eb tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.<\/p>\n<p>Kontributi i SHBA-s\u00eb kryesisht \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb financimin e punonj\u00ebsve t\u00eb em\u00ebruar nga autoritetet shtet\u00ebrore amerikane. Sipas raportit t\u00eb fundit vjetor t\u00eb Gjykat\u00ebs, p\u00ebr vitin 2023, SHBA-ja renditet e dyta, pas Holand\u00ebs \u2013 shtetit mikprit\u00ebs t\u00eb selis\u00eb s\u00eb Gjykat\u00ebs \u2013 sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. Tridhjet\u00eb nga rreth 280 t\u00eb pun\u00ebsuarit atje jan\u00eb nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e punonj\u00ebsve amerikan\u00eb, jan\u00eb edhe gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb t\u00eb specializuar. N\u00ebnkryetari i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb amerikani, Charles L. Smith III, nd\u00ebrkaq kryeprokurore \u00ebsht\u00eb amerikania, Kimberly West, q\u00eb mori k\u00ebt\u00eb post m\u00eb 2023. Gjykat\u00ebsi Smith \u00ebsht\u00eb edhe gjykat\u00ebsi kryesor n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gjykat\u00ebs, at\u00eb kund\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Dhomat dhe Prokuroria e Specializuar aktualisht kan\u00eb nj\u00eb buxhet prej 97.1 milion\u00eb eurosh, q\u00eb p\u00ebrfshin periudh\u00ebn nga 15 qershori i vitit 2023 deri m\u00eb 14 qershor 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ishte p\u00ebrfolur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb para ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs. Qysh n\u00eb vitin 2010, ish-senatori zviceran, Dick Marty, kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebr K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin kishte d\u00ebnuar krimet e supozuara t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb \u201ctrafikimin e organeve njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto pretendime jan\u00eb hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, q\u00eb m\u00eb 2014 kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se gjetjet e ekipit t\u00eb tij nuk p\u00ebrfshijn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb bazuara p\u00ebr trafikim organesh, por p\u00ebr krime t\u00eb tjera lufte. Kjo, n\u00eb vitin 2015, kishte \u00e7uar n\u00eb formimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Formimi i Gjykat\u00ebs Speciale kishte ardhur pas presionit nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb besonte se vendosja e gjykat\u00ebs jasht\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb siguronte nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb paansh\u00ebm dhe t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar akuzat e r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye ishte th\u00ebn\u00eb se ishte mbrojtja e d\u00ebshmitar\u00ebve. Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb jan\u00eb hasur probleme edhe pse Gjykata \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Hag\u00eb. M\u00eb 3 gusht t\u00eb 2015-t\u00ebs, Gjykata Speciale mori votat e mjaftueshme p\u00ebr themelim, pas d\u00ebshtimit m\u00eb 26 qershor t\u00eb atij viti. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK), Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), deputet\u00eb t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb dhe disa deputet\u00eb nga NISMA-s kishin votuar p\u00ebr, duke siguruar 82 vota. P\u00ebr themelim nevojiteshin 80 nga 120 votat n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u2013 parti q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb mandatin e fundit dhe q\u00eb fitoi zgjedhjet parlamentare m\u00eb 9 shkurt \u2013 e kishte kund\u00ebrshtuar ashp\u00ebr krijimin e gjykat\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb ndaj luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Gjykimi ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb shumta n\u00eb Kosov\u00eb, mbi bazat se ky proces \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm, pasi q\u00eb n\u00eb t\u00eb nuk p\u00ebrfshihen krimet e kryera nga serb\u00ebt n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb jan\u00eb vendosur pankarte e pllakate t\u00eb m\u00ebdha me mesazhin \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d dhe fotografi t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po akuzohen n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Pak para nisjes s\u00eb gjyqit n\u00eb Hag\u00eb, protesta kund\u00ebr k\u00ebtij procesi ishin zhvilluar edhe n\u00eb Hag\u00eb edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Mij\u00ebra qytetar\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u201cMarshin p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, t\u00eb organizuar m\u00eb 2 prill t\u00eb 2023-t\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Tha\u00e7it, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.<\/p>\n<p>\u201cHistoria jon\u00eb nuk mund t\u00eb rishkruhet\u201d, \u201cMarshojm\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsi jopolitike\u201d, ishin disa nga pankartat q\u00eb protestuesit i mbanin n\u00eb duar.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/e-ardhmja-e-pasigurt-gjykimi-i-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-drejt-fundit-cfare-pritet-ne-vazhdim\/\">\u201cE ardhmja e pasigurt!\u201d Gjykimi i ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb drejt fundit, \u00e7far\u00eb pritet n\u00eb vazhdim?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K). Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d q\u00eb sh\u00ebnjestronte ata q\u00eb i konsideronte \u201ckolaboracionist\u00eb\u201d dhe \u201ctradhtar\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15505","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}