{"id":15462,"date":"2025-04-14T11:05:24","date_gmt":"2025-04-14T11:05:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/14\/presidenti-duka-ne-favorit-me-kosoven-na-bashkon-gjaku-bashkepunimi-eshte-i-pandalshem\/"},"modified":"2025-04-14T11:05:24","modified_gmt":"2025-04-14T11:05:24","slug":"presidenti-duka-ne-favorit-me-kosoven-na-bashkon-gjaku-bashkepunimi-eshte-i-pandalshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/14\/presidenti-duka-ne-favorit-me-kosoven-na-bashkon-gjaku-bashkepunimi-eshte-i-pandalshem\/","title":{"rendered":"Presidenti Duka n\u00eb \u2018Favorit\u2019: Me Kosov\u00ebn na bashkon gjaku, bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb i pandalsh\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin sportiv \u201cFavorit\u201d n\u00eb televizionin \u201cT7\u201d, ku foli p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb temash t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhen me futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e tij, Presidenti Duka komentoi zhvillimet n\u00eb Kongresin e fundit t\u00eb UEFA-s q\u00eb u mbajt n\u00eb Serbi, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb vendosjes p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb flamurit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Beograd. Ai i ftoi t\u00eb gjith\u00eb ta shohin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb hap pozitiv, q\u00eb u mund\u00ebsua fal\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar foli edhe p\u00ebr kalimin e Etnik Brrutit te Komb\u00ebtarja shqiptare, marr\u00ebdh\u00ebniet e mira mes FSHF-s\u00eb dhe FFK-s\u00eb, si edhe p\u00ebr ndeshjet kualifikuese dhe shanset p\u00ebr Bot\u00ebrorin 2026 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Duka komentoi gjithashtu incidentin me klubin e T\u00ebrnocit, vendosjen e k\u00ebng\u00ebs \u201cMora Fjal\u00eb\u201d n\u00eb stadium, situat\u00ebn aktuale t\u00eb infrastruktur\u00ebs sportive, si dhe planet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumeve t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb, intervista e plot\u00eb e Presidentit Duka p\u00ebr emisionin \u201cFavorit\u201d:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kongresi i UEFA-s?<\/strong>\u00a0\u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sensitive dhe un\u00eb do t\u00eb mundohem q\u00eb t\u2019ju informoj dhe t\u00eb jap opinionin tim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. T\u2019ju informoj p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur q\u00eb n\u00eb kongresin e UEFA-s n\u00eb Beograd, ku mori pjes\u00eb delegacioni shqiptar, delegacioni i Federat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe i gjith\u00eb federatave t\u00eb tjera. \u00c7do gj\u00eb ka qen\u00eb normale dhe kur kemi hyr\u00eb n\u00eb hollin e kongresit nj\u00eb nat\u00eb para, ku b\u00ebhet nj\u00eb pritje zyrtare me rastin e Kongresit, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb flamujt e t\u00eb gjitha vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb edhe flamurin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment, kur ne kemi qen\u00eb bashk\u00eb, delegacioni shqiptar dhe ai i Federat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, kryesuar nga Agim Ademi, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb video t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb flamujve, shqiptar e kosovar dhe \u00ebsht\u00eb publikuar nga ne.<\/p>\n<p>Pastaj \u00e7do gj\u00eb ka qen\u00eb normale, nj\u00eb dark\u00eb zyrtare dhe t\u00eb nes\u00ebrmen kongresi, p\u00ebrs\u00ebri ka qen\u00eb normale, ku flamuri dhe t\u00eb gjitha simbolet e t\u00eb gjitha shteteve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb tavolinat e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb kongres. Kjo ishte n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre informacioni.<\/p>\n<p>Pastaj, menaxhimi i asaj situate mbase nuk ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike m\u00eb i miri, sepse ne e publikuam at\u00eb video. E publikuam jo p\u00ebr t\u00eb provokuar njeri n\u00eb Serbi, jo p\u00ebr t\u2019u treguar triumfator\u00eb, por p\u00ebr ta sjell\u00eb si nj\u00eb shembull zhvillimi, q\u00eb askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se flamujt e vendeve vendosen pa miratimin e autoriteteve serbe. Kjo ishte nj\u00eb hap pozitiv, q\u00eb de facto autoritetet serbe pranojn\u00eb flamurin e Kosov\u00ebs n\u00eb territorin e tyre dhe n\u00eb nj\u00eb aktivitet zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur, sepse ishte nj\u00eb zhvillim pozitiv. Mendohet dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb n\u00ebse Kosova ka sa m\u00eb shum\u00eb njohje, dhe njohja nga Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim akoma m\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>Pastaj, pasi ne kemi publikuar videon, ka pasur nj\u00eb lloj acarimi nga qarqe q\u00eb ne nuk i kemi par\u00eb n\u00eb fakt, sepse kemi qen\u00eb brenda n\u00eb hotel apo n\u00eb sall\u00ebn e kongresit, por kam par\u00eb n\u00eb video t\u00eb nes\u00ebrmen q\u00eb grupe kan\u00eb djegur flamurin e Kosov\u00ebs. Nuk e di n\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb hotelit, apo le t\u00eb themi grupe ekstremist\u00ebsh, jo m\u00eb shum\u00eb se 4-5 vet\u00eb me \u00e7far\u00eb kam par\u00eb n\u00eb video, kan\u00eb djegur flamurin e Kosov\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb hotelit apo diku tjet\u00ebr, nuk e di.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e protokollit, p\u00ebr ata ka qen\u00eb e p\u00ebrgatitur \u00e7do gj\u00eb mir\u00eb dhe un\u00eb e kam par\u00eb si zhvillim pozitiv. E kam par\u00eb k\u00ebshtu, si\u00e7 ta thash\u00eb; q\u00eb flamuri i Kosov\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vendoset n\u00eb Beograd, dhe v\u00ebrtet ka qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr mua duke qen\u00eb pjes\u00eb e futbollit, pjes\u00eb e UEFA-s, pjes\u00eb e federatave qoft\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb edhe e Kosov\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb futbolli. Ky ka qen\u00eb q\u00ebllimi i publikimit, pa dashur p\u00ebr t\u00eb acaruar dik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ngjarja me flamurin?<\/strong>\u00a0\u2013 Mua m\u00eb vjen mir\u00eb po ta kishim komentuar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshtu, si nj\u00eb zhvillim pozitiv dhe mos t\u00eb kapemi me gj\u00ebra p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb zhvillim negativ. Un\u00eb mendoj q\u00eb na sh\u00ebrben, thash\u00eb misioni yn\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb futbolli. Futbolli \u00ebsht\u00eb kaq shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb kaq shum\u00eb i madh, saq\u00eb ka impakt edhe n\u00eb zhvillimet shoq\u00ebrore, apo qoft\u00eb edhe ato politike. Kur k\u00ebto jan\u00eb pozitive, un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u2019i komentojm\u00eb pozitivisht.<\/p>\n<p>Un\u00eb kur kam hyr\u00eb n\u00eb kongres, flamuri i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, jam ulur n\u00eb podiumin e kongresit dhe pastaj nuk e kam par\u00eb momentin se kur \u00ebsht\u00eb hequr apo kur nuk \u00ebsht\u00eb hequr, le t\u00eb themi flamuri n\u00eb pe\u00e7ikllaz. Si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, kam par\u00eb flamurin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb kongresit dhe e kemi filmuar at\u00eb.<\/p>\n<p>UEFA ka respektuar protokollet dhe e ka detyrim, sepse nuk po b\u00ebn ndonj\u00eb privilegj p\u00ebr Kosov\u00ebn, por e ka detyrim q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. UEFA \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb faktikisht e ka mb\u00ebshtetur futbollin e Kosov\u00ebs, e ka pranuar me votimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, apo nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj me lobimin e p\u00ebrbashk\u00ebt tonin, dhe ka qen\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv pranimi i Federat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb UEFA, p\u00ebr zhvillimin e futbollit, por edhe p\u00ebr ndikimin q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ai n\u00eb njohjen e m\u00ebtejshme t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb ka respektuar protokollet e saj.<\/p>\n<p>Nuk ka pasur asnj\u00eb lloj beteje, sepse kongresi ka filluar me flamurin n\u00eb vend. Padyshim q\u00eb ka pasur nj\u00eb lloj acarimi t\u00eb ekstremist\u00ebve, mbase jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb hotelit, m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto i kam par\u00eb n\u00eb media dhe rrjete sociale, nuk \u00ebsht\u00eb se kam par\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb aty n\u00eb reagimet e tyre. Ka pasur nj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi, qoft\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Serbe apo t\u00eb autoriteteve, sepse jan\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre mbase t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga k\u00ebto grupe ekstremiste n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj se p\u00ebr \u00e7far\u00eb jeni n\u00eb terr informativ dhe nuk e kuptoj se pse nuk e shihni k\u00ebshtu si\u00e7 them un\u00eb q\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb flamuri i Kosov\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u vendos n\u00eb Beograd, u pranua de facto nga Beogradi dhe u vendos nga Federata e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga institucioni Europian i futbollit q\u00eb \u00ebsht\u00eb UEFA. \u00cbsht\u00eb po UEFA q\u00eb, si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, e ka mb\u00ebshtetur, vazhdon ta mb\u00ebshtes\u00eb dhe do ta mb\u00ebshtes\u00eb futbollin n\u00eb Kosov\u00eb, zhvillimin e saj dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ura lidhjeje, komunikimi dhe zhvillimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb federatat an\u00ebtare t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjithsecili ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jap\u00eb opinionin e tij, por un\u00eb i ftoj t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ta shohin si zhvillim pozitiv. T\u00eb gjith\u00eb ju mund t\u00eb jepni opsionet tuaja, t\u00eb gjith\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jepni opinionet tuaja dhe un\u00eb nuk kam as autoritet dhe as t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019ju k\u00ebrkoj t\u00eb ndryshoni opinionet. Un\u00eb kam opinionin tim. Flamuri i Kosov\u00ebs, i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i gjith\u00eb vendeve an\u00ebtare ka qen\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e kongresit kur ne jemi futur brenda, dhe n\u00ebse ka l\u00ebvizur gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb kongresit, apo n\u00eb fund, ta thash\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e kam par\u00eb sepse kam qen\u00eb n\u00eb podiumin e drejtimit t\u00eb kongresit. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb hequr apo ka pasur nj\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj Federat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb n\u00eb fillim duhet ta dish, pastaj ta komentosh.<\/p>\n<p>Un\u00eb, faktikisht, nuk e di se sa i sh\u00ebrben ky komunikim i yni pozitivisht k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, por po ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje edhe juve. Ju personalisht, a e shihni si zhvillim pozitiv vendosjen e flamurit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Beograd apo negativ? Un\u00eb mendoj se ne duhet t\u00eb marrim an\u00ebn pozitive t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, sepse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nacionalistin, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kosov\u00eb, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb nga k\u00ebto dhe nuk kan\u00eb arritur t\u00eb vendosin asnj\u00eb simbol t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Beograd. Por komentojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, t\u00eb vendos\u00ebsh flamurin e nj\u00eb shteti me nj\u00eb konflikt jo shum\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm dhe q\u00eb tenton t\u00eb mos e njoh\u00eb Kosov\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb, le ta shohin si nj\u00eb zhvillim pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Presidenti Aleksander Ceferin?<\/strong>\u00a0\u2013 Besoj e keni d\u00ebgjuar fjalimin e Presidentit Ceferin, e keni d\u00ebgjuar q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zhvillimin apo misionin q\u00eb ka futbolli, misioni q\u00eb ai realizon n\u00ebp\u00ebrmjet loj\u00ebs dhe impaktin n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore q\u00eb ka, ku ka marr\u00eb p\u00ebr shembull zhvillimin e Kampionatit Europian U-21 si vende organizatore mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kalimi i lojtarit Etnik Brruti nga Kosova te Shqip\u00ebria?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb besoj se ju i keni marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjet dhe sqarimet, por \u00ebsht\u00eb faktikisht e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb jap edhe un\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje, meq\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim bashk\u00eb. Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb sa her\u00eb dhe po e rithem q\u00eb politika e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, t\u00eb pakt\u00ebn prej dy dekadash, \u00ebsht\u00eb politika e dyerve t\u00eb hapura p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar shqiptar. E nj\u00ebjta politik\u00eb ka qen\u00eb edhe p\u00ebr Etnik Brrutin dhe p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe pa dyshim q\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn si zgjedhje t\u00eb par\u00eb, t\u00eb ken\u00eb Kosov\u00ebn ose Shqip\u00ebrin\u00eb dhe jo ndonj\u00eb komb\u00ebtare tjet\u00ebr. Djali \u00ebsht\u00eb i talentuar, realisht ka filluar futbollin me ekipet komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pastaj ka vendosur t\u00eb vazhdoj\u00eb me ekipet komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne nuk i kemi th\u00ebn\u00eb, as n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ka shkuar n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cpse ke ikur?\u201d, dhe as n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u2019i mbyllim der\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, do t\u2019i hapim der\u00ebn \u00e7do lloj futbollisti q\u00eb i sh\u00ebrben Komb\u00ebtares shqiptare, dhe un\u00eb mendoj q\u00eb, si\u00e7 e the dhe ti, ka nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit q\u00eb e p\u00ebrkrah k\u00ebt\u00eb mendim apo k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb futbollist\u00ebve. Ka edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit q\u00eb e kund\u00ebrshton, m\u00eb shum\u00eb sportivisht dhe p\u00ebr mendimin tim kan\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb, sepse nga pik\u00ebpamja sportive mbase skuadra e Kosov\u00ebs d\u00ebmtohet. Por politika jon\u00eb ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb po k\u00ebshtu; me dyer t\u00eb hapura p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren shqiptare. Un\u00eb personalisht, dhe gjith\u00eb opinioni, nuk kemi pse t\u2019i atakojm\u00eb futbollist\u00ebt q\u00eb vendosin t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr komb\u00ebtaren e Zvicr\u00ebs, ku ne i kemi b\u00ebr\u00eb heronj kur kan\u00eb luajtur, m\u00eb falni, p\u00ebr komb\u00ebtaren e Zvicr\u00ebs, p\u00ebr Gjermanin\u00eb apo p\u00ebr Italin\u00eb, dhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk kemi pse t\u2019i quajm\u00eb tradhtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Raporti mes FFK-s\u00eb dhe FSHF-s\u00eb? \u2013\u00a0<\/strong>Un\u00eb nuk kam dashur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u2019i m\u00ebshoj apo t\u00eb ritheksoj gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien apo kontributin q\u00eb mund t\u00eb kemi, kontributin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zhvillimin e futbollit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka ndonj\u00eb marr\u00ebveshje xhent\u00eblmen\u00ebsh, ka nj\u00eb marr\u00ebveshje shpirt\u00ebrore dhe nj\u00eb detyrim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb, sepse ne jemi nj\u00eb komb. Dhe ky lloj bashk\u00ebpunimi ka filluar shum\u00eb her\u00ebt. Ka filluar q\u00eb para se Kosova t\u00eb ishte an\u00ebtare e UEFA-s dhe FIFA-s, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Federata e Futbollit ka pasur p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb, jo sepse ne jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jo sepse jemi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, por sepse FSHF-ja ishte an\u00ebtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe kishte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe k\u00ebto mund\u00ebsi i ka p\u00ebrdorur pa kursim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Federat\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>I ka p\u00ebrdorur pa kursim p\u00ebr t\u00eb lobuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb UEFA dhe FIFA dhe k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim ne e shohim sot si nj\u00eb hap vendimtar, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb zhvillimi fantastik q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb futbollit n\u00eb Kosov\u00eb. Ka qen\u00eb, pra shum\u00eb determinant. Ne jo vet\u00ebm para se Kosova t\u00eb ishte an\u00ebtare n\u00eb UEFA dhe FIFA, por edhe pas an\u00ebtar\u00ebsimit, kemi vazhduar me bashk\u00ebpunime.<\/p>\n<p>Jan\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb Shqip\u00ebri trajner\u00eb, q\u00eb nga niveli i licenc\u00ebs C deri te Pro, mbi 250 trajner\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten \u00e7do dit\u00eb. Ka gjithmon\u00eb kuot\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit. Jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe trajnuar arbitra. Kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpunime dhe asistenc\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmenaxhimin le t\u00eb themi trajnimin e VAR-it p\u00ebr Kosov\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vazhdon, e do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu. Pse jo, kemi marr\u00eb edhe eksperienca nga Federata e Kosov\u00ebs dhe bashk\u00ebrisht kemi ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Pra, politika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb q\u00eb ne jemi bashk\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi bashk\u00eb. Nuk e c\u00ebnon k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nj\u00eb futbollist, qoft\u00eb Etnik Brruti, apo qoft\u00eb Armend Dallku q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dikur, apo qoft\u00eb Debatik Curri. K\u00ebto quhen vlera t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb futbollin shqiptar. Ne nuk kemi pse t\u2019i c\u00ebnojm\u00eb gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebvizjes apo d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb nj\u00eb futbollisti.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi c\u00ebnuar marr\u00ebdh\u00ebniet me Gjermanin\u00eb pse ka ikur nj\u00eb futbollist atje, apo n\u00eb Zvic\u00ebr, aq m\u00eb pak do t\u00eb c\u00ebnohen marr\u00ebdh\u00ebniet me Federat\u00ebn e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs. Qoft\u00eb Duka president, apo kushdo tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00eb, un\u00eb jam shum\u00eb i bindur dhe i sigurt q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam shprehur qart\u00eb dhe vazhdoj ta shpreh, kjo do t\u00eb jet\u00eb politika e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit. Ajo do t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar shqiptar. Ju mund t\u00eb keni v\u00ebrejtje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj politike, por ne nuk do ta ndryshojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kualifikueset e Bot\u00ebrorit?<\/strong>\u00a0\u2013 Q\u00eb me hedhjen e shortit, faktikisht nuk ka qen\u00eb nj\u00eb short i k\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebr ne nga pik\u00ebpamja sportive, sepse kemi Anglin\u00eb, nj\u00eb nga skuadrat q\u00eb pothuajse asnj\u00ebher\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap fals n\u00eb kualifikuese. Madje, n\u00eb vitet e fundit ka mbyllur turnet\u00eb kualifikues, ndeshjet kualifikuese, me pik\u00eb t\u00eb plota. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb ekip i fort\u00eb. Pastaj edhe Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr me element\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por mbase jo nj\u00eb skuad\u00ebr kompakte. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup i leht\u00eb, por gjithsesi ne kemi filluar me synimin q\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet kemi humbur ndeshjen e par\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim. Kemi fituar ndeshjen e dyt\u00eb, q\u00eb n\u00eb let\u00ebr quhet nj\u00eb kund\u00ebrshtar modest, por kur nuk e arrin rezultatin, b\u00ebhet i v\u00ebshtir\u00eb, si\u00e7 eksperiencat tona kan\u00eb treguar. Andorra na ka barazuar n\u00eb vitin 2019 n\u00eb Tiran\u00eb 2-2. Tashm\u00eb duket nj\u00eb penges\u00eb e kaluar leht\u00eb, por do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi pengesa t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha p\u00ebrballjet tona do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ajo kund\u00ebr Serbis\u00eb m\u00eb 7 qershor, ajo kund\u00ebr Letonis\u00eb m\u00eb 10 qershor dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej n\u00eb Serbi, n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr Letonis\u00eb, apo n\u00eb Andorr\u00eb dhe kund\u00ebr Anglis\u00eb. Pra, \u00e7do ndeshje do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. E dim\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim i v\u00ebshtir\u00eb, por ne do t\u00eb synojm\u00eb, do t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb Bot\u00ebrori mbetet m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se Evropiani, sepse kualifikohen vet\u00ebm 16 skuadra. Kualifikohen vet\u00ebm vendet e para dhe t\u00eb dytat luajn\u00eb n\u00eb play-off. Besoj se objektivi real i yni, ajo q\u00eb duhet tentuar m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb Bot\u00ebrorin p\u00ebrmes play-off-it. Por dihet q\u00eb n\u00eb futboll ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe un\u00eb uroj q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb. Qoft\u00eb edhe ajo q\u00eb the ti n\u00eb fjalin\u00eb e fundit: \u201cA do shkoni n\u00eb Bot\u00ebror?\u201d, apo \u201cDo shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror?\u201d. N\u00ebse ne themi se do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror, m\u00eb t\u00eb leht\u00eb do ta kemi rrug\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Shanset e Kosov\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Bot\u00ebror?<\/strong>\u00a0\u2013 Kosova ka v\u00ebrtet nj\u00eb grup t\u00eb balancuar, nj\u00eb grup t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb kishte Shqip\u00ebria n\u00eb Lig\u00ebn e Kombeve, i cili p\u00ebrfundoi n\u00eb vendin e fundit me 7 pik\u00eb, ku 7 pik\u00eb nuk i kishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb tre grupet e tjera bashk\u00eb. Nga vendet e fundit dhe ato q\u00eb u ngjit\u00ebn m\u00eb lart, ishin me pik\u00eb t\u00eb barabarta dhe Kosova ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb. Mund t\u00eb arrij\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb at\u00eb grup me Suedin\u00eb, Zvicr\u00ebn dhe Sllovenin\u00eb, por mund t\u00eb arrij\u00eb edhe vendin e fundit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ket\u00eb fat, duhet t\u2019i ket\u00eb futbollist\u00ebt n\u00eb gjendjen optimale gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb ndeshjeve. E ka filluar mir\u00eb, pavar\u00ebsisht se ishin ndeshje play-off-i p\u00ebr Lig\u00ebn e Kombeve k\u00ebto t\u00eb marsit, por me rezultate shum\u00eb bind\u00ebse dhe me loj\u00ebra v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb bukura, qoft\u00eb k\u00ebtu, apo qoft\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb kund\u00ebr Island\u00ebs. Tashm\u00eb uroj q\u00eb t\u2019i ket\u00eb v\u00ebrtet futbollist\u00ebt n\u00eb dispozicion, t\u00eb ket\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen maksimale dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb rezultate pozitive. Thash\u00eb, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup i balancuar. Kosova mund t\u00eb renditet e para n\u00eb grup, por larg qoft\u00eb, mund t\u00eb renditet edhe e fundit, sepse kaq i balancuar \u00ebsht\u00eb grupi.<\/p>\n<p><strong>Dy ndeshjet e Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne kemi nj\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb organizimin e ndeshjeve me Serbin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Padyshim q\u00eb ka pasur masa t\u00eb shtuara sigurie, \u00ebsht\u00eb konsideruar nj\u00eb ndeshje me rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr arsye q\u00eb dihen, por kemi p\u00ebrfunduar me sukses organizimin e saj pa incidente t\u00eb m\u00ebdha. Ka pasur, faktikisht nj\u00eb goditje me gur ndaj autobusit t\u00eb futbollist\u00ebve serb\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs dhe ky ka qen\u00eb incidenti i vet\u00ebm, q\u00eb m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb mos kishte ndodhur. Jam shum\u00eb i bindur q\u00eb ne, p\u00ebrs\u00ebri do ta organizojm\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kam besim n\u00eb eksperienc\u00ebn e organizator\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb FSHF-ja. Kam besim te ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit. M\u00eb duket se ne jemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb t\u00eb civilizuar dhe dim\u00eb ta ndajm\u00eb sportin nga politika, dim\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb emocionet sportive brenda sportit dhe ndihma reale q\u00eb mund t\u2019i japim skuadr\u00ebs \u00ebsht\u00eb ta ndihmojm\u00eb sportivisht, ta p\u00ebrjetojm\u00eb at\u00eb si nj\u00eb ndeshje futbolli. Fitorja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb rezultatin n\u00eb fush\u00eb, t\u00eb fitojm\u00eb tre pik\u00ebt dhe t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Pa dyshim, kam shum\u00eb besim edhe te Policia e Shtetit Shqiptar, q\u00eb do t\u00eb na ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta organizuar shum\u00eb mir\u00eb. Nd\u00ebrsa, n\u00eb Serbi eksperiencat jan\u00eb negative. M\u00eb duket se ata kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb huliganiz\u00ebm, ne nuk kemi. Ata jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb organizuar se ne, qoft\u00eb edhe nga pik\u00ebpamja e siguris\u00eb shtet\u00ebrore. Uroj q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsim nga ajo ndeshje e kaluar dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb mir\u00eb. Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen, qoft\u00eb futbollist\u00ebt serb\u00eb, qoft\u00eb edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli dhe ta p\u00ebrjetojn\u00eb si nj\u00eb ndeshje futbolli dhe si nj\u00eb fest\u00eb sportive.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se ku do t\u00eb luhet ndeshja Serbi \u2013 Shqip\u00ebri?<\/strong>\u00a0\u2013 Jo, akoma nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar. Ka afate p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar stadiumin ku do t\u00eb luhet ndeshja dhe ata jan\u00eb ende brenda k\u00ebtyre afateve. Akoma nuk kan\u00eb njoftuar as ne si Federat\u00eb, as UEFA-n, se ku do t\u00eb luhet ndeshja kualifikuese n\u00eb tetor.<\/p>\n<p><strong>Dy ndeshjet i paraprijn\u00eb organizimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Europianin U-21 t\u00eb vitit 2027. A besoni se do t\u00eb shkoj\u00eb gjith\u00e7ka sipas frym\u00ebs sportive, q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb gjith\u00e7ka mir\u00eb? \u2013\u00a0<\/strong>Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb. Kam shum\u00eb besim te eksperienca q\u00eb ne kemi n\u00eb organizimin e eventeve t\u00eb tilla. Kam shum\u00eb besim te t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt brenda vendit q\u00eb do ta mb\u00ebshtesin, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00eb n\u00eb momentin kur kemi aplikuar p\u00ebr nj\u00eb edicion t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kampionat kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, kemi pasur mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjitha institucioneve publike dhe shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe me k\u00ebt\u00eb lloj mobilizimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, jam shum\u00eb i bindur q\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb ta organizojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje v\u00ebrtet historike p\u00ebr futbollin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Incidenti me klubin e T\u00ebrnocit?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb n\u00eb fakt, e kam par\u00eb q\u00eb kur ka ndodhur, sepse m\u00eb kan\u00eb informuar gazetar\u00ebt nga Lugina p\u00ebr incidentin e ndodhur n\u00eb at\u00eb ndeshje. Nuk kam nj\u00eb informacion t\u00eb detajuar, por kam par\u00eb q\u00ebndrimet e klubit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident. Nuk di detaje se p\u00ebrse dhe nga se ka ardhur, por gjithsesi \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb t\u00eb cenohen sportist\u00ebt, qoft\u00eb n\u00eb fush\u00eb apo n\u00eb dhomat e zhveshjes, nga cilido qoft\u00eb polic apo kushdo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk besoj se ka pasur arsye objektive q\u00eb t\u00eb ndodhte kjo, por nuk kam informacionin e duhur. Thash\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e bukur, q\u00eb luhet nga t\u00eb gjith\u00eb dhe q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhe paqeje. Duhet t\u00eb krijoj\u00eb ura komunikimi, pavar\u00ebsisht se brenda nj\u00eb shteti si Serbia, jan\u00eb p\u00ebrballur dy skuadra me futbollist\u00eb t\u00eb nacionaliteteve t\u00eb ndryshme dhe kryesisht shqiptar\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli, e cila duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u2019u bashkuar dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre mesazh im. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, un\u00eb kam d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr Federat\u00ebs Serbe dhe UEFA-s, p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb informacion dhe p\u00ebr t\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb mos c\u00ebnojn\u00eb loj\u00ebn, futbollin, futbollist\u00ebt apo gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me sportin. Si\u00e7 ta thash\u00eb, kam d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb federat\u00ebn serbe dhe kemi vendosur n\u00eb dijeni edhe UEFA-n, p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb informacion dhe i kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb distancohen nga ngjarjet n\u00eb futboll.<\/p>\n<p><strong>Politika me biletat p\u00ebr ndeshjet e Komb\u00ebtares?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne kemi vendosur politikat tona si organizator\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e biletave dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kemi respektuar. E kemi deklaruar publikisht q\u00eb kemi instaluar sisteme kompjuterike digjitale p\u00ebr shp\u00ebrndarjen apo shitjen e tyre, t\u00eb cilat lejojn\u00eb \u00e7do individ t\u00eb prenotoj\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr bileta dhe kjo \u00ebsht\u00eb respektuar. Nuk i \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta askujt dhe as nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb privilegji.<\/p>\n<p>Diskutimi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se gruptimi i tifoz\u00ebve Kuq e Zi, apo edhe ndonj\u00eb grup tjet\u00ebr, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb bileta t\u00eb rezervuara dhe siguruar nga FSHF-ja, sepse kjo ka qen\u00eb realisht dhe tradita e m\u00ebparshme se si \u00ebsht\u00eb vepruar. Ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00e7do njeri t\u00eb ket\u00eb shanse t\u00eb barabarta, duke pasur parasysh dhe rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ekipin komb\u00ebtar n\u00eb stadium dhe nuk ia mohojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn askujt q\u00eb t\u00eb blej\u00eb bileta, qoft\u00eb ai edhe grupi i tifoz\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ofenduan dhe shan\u00eb n\u00eb stadium, n\u00eb ndeshjen kund\u00ebr Andorr\u00ebs, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne, sepse nuk ofenduan dhe shan\u00eb vet\u00ebm presidentin e federat\u00ebs, por b\u00ebn\u00eb edhe thirrje, le t\u00eb themi nacionaliste, t\u00eb cilat nxisin urrejtje apo provokojn\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto ngjarje, ne jemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb proces disiplinor.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, un\u00eb mendoj q\u00eb ne nuk i mohojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn askujt, por i japim shanse t\u00eb barabarta t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb mb\u00ebshtesin Komb\u00ebtaren shqiptare. N\u00ebse i referohemi ndeshjes s\u00eb fundit, si\u00e7 thash\u00eb, ai grupimi q\u00eb ishte n\u00eb stadium ka bler\u00eb bileta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb stadium, sepse pa bler\u00eb bileta nuk mund t\u00eb hynte.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja me k\u00ebng\u00ebn \u201cMora Fjal\u00eb\u201d n\u00eb stadium? \u2013\u00a0<\/strong>Ju i nd\u00ebrtoni argumentet vet\u00eb, jepni opinionet p\u00ebr ato argumente q\u00eb i keni nd\u00ebrtuar ju. I b\u00ebni vet\u00eb dhe i \u00e7b\u00ebni vet\u00eb. Ne as nuk heqim dhe as nuk b\u00ebjm\u00eb k\u00ebng\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ajo q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb popullore at\u00eb k\u00ebng\u00eb ka qen\u00eb Komb\u00ebtarja shqiptare dhe meq\u00eb ne e b\u00ebm\u00eb kaq shum\u00eb popullore, ne ishim ato q\u00eb e censuruam. K\u00ebto jan\u00eb idiot\u00ebsi, q\u00eb nuk e di se kush i shpik dhe nuk e di kujt i interesojn\u00eb, si kjo idiot\u00ebsi, ka edhe idiot\u00ebsi t\u00eb tjera. Un\u00eb nuk e di se kujt i intereson q\u00eb duhet t\u00eb themi se Kosova dhe Shqip\u00ebria, q\u00eb duhet t\u00eb themi Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit. Nuk e di se kujt i intereson q\u00eb ne duhet t\u00eb na fusin t\u00eb tilla \u201cspica\u201d, q\u00eb hoq\u00ebm k\u00ebng\u00ebn. Ne e kemi promovuar at\u00eb k\u00ebng\u00eb, ne e kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb hit, p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb nuk keni pse ta ktheni n\u00eb negative, le t\u2019i shohim gj\u00ebrat pozitivisht. E keni d\u00ebgjuar gjithmon\u00eb dhe do t\u00eb d\u00ebgjoni \u00e7do lloj k\u00ebnge q\u00eb e motivon futbollist\u00ebt dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dashur p\u00ebr spektator\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Infrastruktura sportive n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb nd\u00ebrtohen tre stadiume t\u00eb reja?<\/strong>\u00a0\u2013 Kemi p\u00ebrfunduar nj\u00eb stadium, n\u00eb Rrogozhin\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb luhen disa ndeshje nga turneu final i Kampionatit Europian U-17 2025 dhe kemi nj\u00eb projekt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gjasht\u00eb stadiumeve t\u00eb tjera, n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Vor\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb stadiumin \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d. V\u00ebrtet\u00eb, infrastruktura n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndryshuar shum\u00eb, ka ndryshuar n\u00eb stadiume, ka ndryshuar n\u00eb fushat e st\u00ebrvitjes, dhe k\u00ebto i kan\u00eb sh\u00ebrbyer zhvillimit t\u00eb futbollit n\u00eb vend.Jan\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha, jan\u00eb projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe kryesisht ne, me menaxhimin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb ne kemi si organizator i futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebp\u00ebrmjet sponsor\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet marketingut, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb drejtave televizive, reklamave, dhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb madhe nga FIFA dhe UEFA.<\/p>\n<p><strong>A synon t\u00eb jesh president i UEFA-s, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt ose t\u00eb larg\u00ebt?<\/strong>\u00a0\u2013 Jo, nuk e kam fare n\u00eb objektivat e mia k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb n\u00eb planin personal, jam shum\u00eb i lumtur n\u00ebse do i sh\u00ebrbej futbollit shqiptar, do vazhdoj\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej me t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e mia mir\u00eb, dhe n\u00ebse q\u00ebnia ime deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion q\u00eb jam, Zv. President i UEFA-s, i sh\u00ebrben futbollit shqiptar, le t\u00eb jet\u00eb mbase edhe m\u00eb gjat\u00eb. Nuk kam objektiva t\u00eb mi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb president. Ne e kemi presidentin e UEFA-s, Aleksander \u010ceferin dhe un\u00eb e mb\u00ebshtes fort\u00eb at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>Tifoz i cilit ekip europian je?<\/strong>\u00a0\u2013 Kam qen\u00eb dikur milanist, mbase edhe p\u00ebr arsye t\u00eb ngjyrave kuq e zi, por ky lloj tifozll\u00ebku tani p\u00ebr klube \u00ebsht\u00eb zbehur, sepse jam i p\u00ebrqendruar te Komb\u00ebtarja shqiptare dhe emocionet e Komb\u00ebtares shqiptare nuk krahasohen me asnj\u00eb lloj kompeticioni tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm sportiv por edhe jasht\u00eb sportit. Mbetem nj\u00eb simpatizant milanist, por jo tifoz.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb lojtari shqiptar m\u00eb i mir\u00eb i momentit? Broja, Asllani, Zhegrova, Rrahmani, Muriqi apo dikush tjet\u00ebr?<\/strong>\u00a0\u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje e v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb the ti jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb talentuar, qoft\u00eb Broja, qoft\u00eb Zhegrova q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb p\u00ebr nivelin teknik t\u00eb tij dhe p\u00ebr ato q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Rrahmani q\u00eb \u00ebsht\u00eb solid, qoft\u00eb te Napoli apo te Komb\u00ebtarja e Kosov\u00ebs. Asllani pa dyshim, tani mbase p\u00ebrmenda ca emra, por mund t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nuk mund t\u00eb themi p\u00ebr nj\u00eb individ q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri dhe kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse do t\u00eb krahasojm\u00eb futbollist\u00ebt tan\u00eb me ndonj\u00eb Komb\u00ebtare tjet\u00ebr, mbase nuk kemi yje aq shum\u00eb sa ata, por ajo q\u00eb kemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kemi nj\u00eb skuad\u00ebr kompakte dhe \u00e7do individ q\u00eb them un\u00eb, do ta cenonte k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr kompakte.<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt lojtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb doje t\u2019i kishe pasur pjes\u00eb t\u00eb Komb\u00ebtares shqiptare?<\/strong>\u00a0\u2013 Zhegrova v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb lojtar i mir\u00eb, po t\u00eb ishte do ta ndihmonte shum\u00eb ekipin Komb\u00ebtar shqiptar, dhe Amir Rrahmani, t\u00eb cilin e kemi pasur dhe e kemi humbur, dhe si kemi th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb pse ike n\u00eb Kosov\u00eb, por p\u00ebrkundrazi e kemi mb\u00ebshtetur dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta mb\u00ebshtesim, at\u00eb dhe disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Komb\u00ebtaren e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Portieri Murici gjithashtu shum\u00eb i mir\u00eb, Muriqi sulmuesi, ka disa emra shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si e sheh rivalitetin mes Peles, Maradon\u00ebs, Messit e Cristiano Ronaldos? Cili \u00ebsht\u00eb lojtari m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb histori t\u00eb futbollit sipas jush?<\/strong>\u00a0\u2013 Kam pak konflikt interesi k\u00ebtu, sepse nisem nga emri, Armando, do t\u00eb zgjidhja Maradon\u00ebn. V\u00ebrtet futbollist i madh, ka b\u00ebr\u00eb epok\u00eb n\u00eb futboll. Futbollist i madh p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e merr nj\u00eb skuad\u00ebr dhe e b\u00ebn t\u00eb ndjehet v\u00ebrtet edhe n\u00ebse nuk ka kualitetet t\u00eb tjera brenda. E b\u00ebri Napolin skuad\u00ebr t\u00eb madhe, e b\u00ebri Argjentin\u00ebn kampione, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb futbollist v\u00ebrtet shum\u00eb i madh. Nuk ka ndonj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe me emrat q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju. Ronaldo pa dyshim shum\u00eb i mir\u00eb, Messi po ashtu. T\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb po vijn\u00eb tani, Yamal e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lojtari m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb i momentit?<\/strong>\u00a0\u2013 Nga k\u00ebto q\u00eb luajn\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i ndaj, jan\u00eb Ronaldo dhe Messi. Kan\u00eb karakteristika t\u00eb ndryshme, por jan\u00eb t\u00eb dy v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Nd\u00ebrsa nga ata q\u00eb premtojn\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb Lamine Yamal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/presidenti-duka-ne-favorit-me-kosoven-na-bashkon-gjaku-bashkepunimi-eshte-i-pandalshem\/\">Presidenti Duka n\u00eb \u2018Favorit\u2019: Me Kosov\u00ebn na bashkon gjaku, bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb i pandalsh\u00ebm!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin sportiv \u201cFavorit\u201d n\u00eb televizionin \u201cT7\u201d, ku foli p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb temash t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhen me futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb. N\u00eb intervist\u00ebn e tij, Presidenti Duka komentoi zhvillimet n\u00eb Kongresin e fundit t\u00eb UEFA-s q\u00eb u mbajt n\u00eb Serbi, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15462","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15462"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15462\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}