{"id":1541,"date":"2024-10-01T07:01:53","date_gmt":"2024-10-01T07:01:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/01\/historia-e-panjohur-e-luigj-gurakuqit-nga-femijeria-deri-kur-u-be-nje-nga-baballaret-e-kombit\/"},"modified":"2024-10-01T07:01:53","modified_gmt":"2024-10-01T07:01:53","slug":"historia-e-panjohur-e-luigj-gurakuqit-nga-femijeria-deri-kur-u-be-nje-nga-baballaret-e-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/01\/historia-e-panjohur-e-luigj-gurakuqit-nga-femijeria-deri-kur-u-be-nje-nga-baballaret-e-kombit\/","title":{"rendered":"Historia e panjohur e Luigj Gurakuqit: Nga f\u00ebmij\u00ebria deri kur u b\u00eb nj\u00eb nga baballar\u00ebt e kombit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Prof. Dr. Vehbi Hoti<\/strong><\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb l\u00ebvizjes son\u00eb patriotike e demokratike, arsimore e kulturore n\u00eb fundin e Rilindjes Komb\u00ebtare dhe t\u00eb fillimeve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb figur\u00eb poliedrike e madhore: Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuh\u00ebtar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kultur\u00ebs dhe i shkenc\u00ebs, i fjal\u00ebs dhe i veprimit, i pend\u00ebs dhe i pushk\u00ebs; n\u00eb shkrimet e tij p\u00ebrdorte emnat e pend\u00ebs Jakin Shkodra e Lek Gruda. Mbi te gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flakt\u00eb, bashk\u00ebthemelues i shtetit shqiptar t\u00eb epok\u00ebs moderne. Nga ana tjet\u00ebr, Luigj Gurakuqi, si rrall\u00eb kush, p\u00ebrjetoi ngjarjet m\u00eb kulmore t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit n\u00eb \u00e7erekun e par\u00eb t\u00eb shekullit ton\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn prej tyre qe pjes\u00ebmarr\u00ebs i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, madje nd\u00ebr organizator\u00ebt e drejtuesit kryesor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi lindi n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 19 shkurt 1879, dhe u rrit n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje tregtare t\u00eb kulturuar shkodrane, nga prind\u00ebrit Pjet\u00ebr e, Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i ati. Pjet\u00ebr Gurakuqi ishte nj\u00eb tregtar me kultur\u00eb relativisht t\u00eb ngritur, me nj\u00eb rreth t\u00eb gjer\u00eb shok\u00ebsh e miqsh, n\u00eb mes tregtar\u00ebve e intelektual\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs, me nj\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb pazarin e qytetit dhe me marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare me Venedikun e Milanon. Sht\u00ebpia e k\u00ebtij tregtari t\u00eb kulturuar e t\u00eb sh\u00ebtitur, gum\u00ebzhinte nga hyrjet e daljet e njer\u00ebzve q\u00eb vinin t\u00eb diskutonin hallet e koh\u00ebs e t\u00eb merrnin vesh lajmet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>I ndodhur p\u00ebrher\u00eb pran\u00eb t\u00eb atit, Luigji i vog\u00ebl d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje bisedat e diskutimet p\u00ebr ngjarje t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebr luft\u00ebrat heroike t\u00eb popullit kund\u00ebr pushtuesit otoman dhe grabitqar\u00ebve ballkanik, si dhe p\u00ebr burrat q\u00eb i udh\u00ebhoq\u00ebn ato. Duke kujtuar k\u00ebto vite, Gurakuqi student, do t\u00eb shkruante: \u201cM\u00eb \u00e7ohet mall me ken\u00eb n\u00eb shpi e, me ndigjue baben tue kallzue, si p\u00ebrpara, n\u00eb ngjarjet e Pashallarvet t\u00eb Shkodres, trimnit\u00eb e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte nd\u00ee prej t\u2019et e, q\u00eb edhe ai vet\u00eb shume kish pa\u201d.<\/p>\n<p>Shkoll\u00ebn fillore e t\u00eb mesme jo t\u00eb plot\u00eb, i ndoqi n\u00eb Kolegjin Saverian, q\u00eb ishte shkolla m\u00eb e organizuar dhe m\u00eb e kompletuar q\u00eb kishte Shqip\u00ebria e asaj kohe. Luigji qe nd\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb shkoll\u00ebs dhe shum\u00eb shpejt, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7are, i shfaqen prirjet p\u00ebr let\u00ebrsi e, krijime letrare. M\u00eb pas plot\u00ebson arsimin e mes\u00ebm n\u00eb Kolegjin arb\u00ebresh e Sh\u00ebn-Mit\u00ebr Koron\u00ebs, ku pati m\u00ebsues De Rad\u00ebn, figur\u00eb q\u00eb e frym\u00ebzoi p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn; ai ishte nx\u00ebn\u00ebsi i par\u00eb shqiptar aty. P\u00ebr 2-3 vjet, studion p\u00ebr mjek\u00ebsi, duke vazhduar e u diplomua p\u00ebr shkenca natyrore.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\"><\/div>\n<p>Vazhdoi studimet universitare n\u00eb Napoli (Itali), n\u00eb vitet 1901-1906 dhe debutoi me sukses si poet lirik, ku si udh\u00ebrr\u00ebfyes kishte poetin e mallit, Filip Shiroka, l\u00ebvrues i proz\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr e publicist. Me vepr\u00ebn \u201cVarg\u00ebnimi n\u2019gjuh\u00eb shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n\u2019marim\u201d, (Napoli, 1906) b\u00ebri t\u00eb par\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb suksesshme, p\u00ebr kodifikimin e metrik\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb shqiptare. Po at\u00eb vit botoi n\u00eb Bukuresht librin \u201cAbetar i vog\u00ebl shqyp mas abevet t\u2019Bashkimit e t\u2019Stambollit me tregime n\u2019dy dhialektet\u201d e n\u00eb Napoli; \u201cFjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp, i fjal\u00ebve t\u00eb reja\u201d, etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi q\u00eb dallohen p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen patriotike, p\u00ebr lirizmin dhe teknik\u00ebn e vjersh\u00ebrimit. Me artikujt e tij, ai dha edhe nj\u00eb ndihmes\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb mendimin estetik, e n\u00eb kritik\u00ebn letrare shqiptare.<\/p>\n<p>Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjer\u00eb dhe enciklopedike. Ishte njoh\u00ebs i thell\u00eb i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb popullit t\u00eb vet dhe i kultur\u00ebs klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo bot\u00ebrore ishin objekt i p\u00ebrhersh\u00ebm i studimeve t\u00eb tija. Njihte arkeologjin\u00eb e shkencat ekonomike e financiare, trash\u00ebgimin\u00eb arsimore pedagogjike komb\u00ebtare dhe europiane. Gurakuqi ishte poliglot. P\u00ebrve\u00e7 shqipes, zot\u00ebronte latinishten, italishten, turqishten dhe fr\u00ebngjishten, njihte greqisht e gjermanisht, ka t\u00eb ngjar\u00eb edhe anglishten.<\/p>\n<p>Pas vitit 1906, Luigj Gurakuqi iu kushtua t\u00ebr\u00ebsisht veprimtaris\u00eb politike e luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1907, bashk\u00ebpunoi me Bajo Topullin, p\u00ebr organizimin e kryengritjes n\u00eb Veri. M\u00eb 1908, n\u00eb korrik, mb\u00ebrrin n\u00eb Shkod\u00ebr, i adhuruar nga populli, e p\u00ebrcjellin deri n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb n\u00ebntor, merr pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Manastirit, krah p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Shkodr\u00ebs, At Gjergj Fisht\u00ebs, Dom Ndre Mjed\u00ebs, Hil\u00eb Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh n\u00ebnkryetar dhe an\u00ebtar i komisionit p\u00ebr nj\u00ebsimin e alfabetit.<\/p>\n<p>Gurakuqi pati merit\u00ebn dhe fatin q\u00eb udh\u00ebhoqi drejtp\u00ebrdrejt\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr krijimin e shkoll\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare dhe t\u00eb sistemit ton\u00eb arsimor. N\u00ebn drejtimin e tij, u hodh\u00ebn themelet e para t\u00eb sistemit arsimor fillor shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri. U krijua p\u00ebrvoja e par\u00eb e ngritjes s\u00eb administrat\u00ebs arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i p\u00ebrgatitjes dhe i kualifikimit t\u00eb m\u00ebsuesve. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegat\u00ebve. M\u00eb 1909, u em\u00ebrua drejtor i s\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb normale q\u00eb u hap n\u00eb Elbasan, ku dha nj\u00eb ndihmes\u00eb me vler\u00eb, p\u00ebr v\u00ebnien e arsimit mbi baza komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gurakuqi ka merit\u00ebn se p\u00ebrcaktoi drejt e qart\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do paraardh\u00ebs, konceptin mbi shkoll\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare, p\u00ebrmbajtjen, karakterin dhe parimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb saj. Ai k\u00ebrkonte q\u00eb gjith\u00eb fryma dhe p\u00ebrmbajtja e shkoll\u00ebs, t\u00eb ishte n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebllimeve dhe idealeve komb\u00ebtare. Gurakuqi \u00ebsht\u00eb tekstologu m\u00eb i shquar shqiptar, i fillimit t\u00eb shekullit ton\u00eb. Ai i dha shkoll\u00ebs shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste m\u00ebsimore, me nj\u00eb v\u00ebllim prej 738 faqesh. M\u00eb 1911, Gurakuqi merr pjes\u00eb n\u00eb kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Mbishkodr\u00ebs e, si nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e saj, harton s\u00eb bashku me Mati Prennushin, Memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs, apo \u201cLibrin e Kuq\u201d, si\u00e7 njihet ndryshe t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve kryengrit\u00ebs, zjarri i arm\u00ebve t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb paralajm\u00ebronte pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 1912, zhvillon nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur p\u00ebr organizimin e kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Mori pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e Bukureshtit dhe n\u00eb Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb (n\u00ebntor), ishte bashk\u00ebpun\u00ebtori m\u00eb i ngusht\u00eb i Ismail Qemalit, dhe shkruesi i Deklarat\u00ebs s\u00eb M\u00ebvetsis\u00eb. \u201cP\u00ebr \u00e7do shqiptar, \u2013 porosiste Gurakuqi, \u2013 dita e 28 n\u00ebntorit nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb festimi, ku secili duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb vet dhe, me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, t\u00eb pyes vetveten, n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb gjithkund e gjithmon\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb kish p\u00ebrpara atdheut\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme t\u00eb Vlor\u00ebs (dhjetor 1912) u zgjodh minist\u00ebr i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor, p\u00ebr djem e vajza. Gjat\u00eb Luft\u00ebs I-r\u00eb Bot\u00ebrore, me pushtimin e Shkodr\u00ebs nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet n\u00eb Podgoric\u00eb. Merr pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, m\u00eb 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Gjat\u00eb pushtimit austro-hungarez, duke shfryt\u00ebzuar postin e drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Arsimit dhe koniunkturat politike, hapi shum\u00eb shkolla shqipe. Qe nj\u00eb nga themeluesit e \u2018Komisis\u00eb Letrare\u2019 m\u00eb 1916, ku u tregua nj\u00eb l\u00ebvrues i zoti i gjuh\u00ebs shqipe, duke krijuar p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe nj\u00eb varg fjal\u00ebsh t\u00eb reja, q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb fondin e saj.<\/p>\n<p>Gurakuqi ka pas\u00eb nj\u00eb angazhim tep\u00ebr serioz dhe shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr problemet e gjuh\u00ebsis\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fillim ai iu p\u00ebrmbajt tez\u00ebs, sa patriotike aq edhe shkencore, se gjuha \u00ebsht\u00eb shenja m\u00eb e par\u00eb e kombit, kushti themelor p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tij dhe mjeti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar. Sipas Gurakuqit, gjuha dhe kombi, jan\u00eb nj\u00eb trup e nj\u00eb shpirt, jan\u00eb; \u201cmish e th\u00f9\u201d. Ai ka merita t\u00eb shquara n\u00eb zhvillimin e gjuh\u00ebs letrare shqipe, n\u00eb p\u00ebrpunimin e gjuh\u00ebs letrare dhe n\u00eb nj\u00ebsimin e shqipes s\u00eb shkruar, n\u00eb stabilizimin e drejtshkrimit, n\u00eb pasurimin e fjalorit, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e leksikologjis\u00eb, terminologjis\u00eb e t\u00eb gramatologjis\u00eb. Gurakuqi \u00ebsht\u00eb tekstologu m\u00eb i shquar shqiptar i fillimit t\u00eb shekullit ton\u00eb. Ai i dha shkoll\u00ebs shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste m\u00ebsimore, me nj\u00eb v\u00ebllim prej 738 faqesh.<\/p>\n<p>Arsimi vazhdoi t\u00eb mbetet, si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb ai, dega m\u00eb e dashur e zemr\u00ebs s\u00eb tij. Ai parashtroi n\u00eb parlamentin shqiptar, ide dhe mendime shum\u00eb interesante p\u00ebr politik\u00ebn arsimore dhe rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebr rolin e shkoll\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne, p\u00ebr lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u2019individit n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe k\u00ebrkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike, t\u00eb shkoll\u00ebs shqiptare. E \u00e7uditshme p\u00ebr natyr\u00ebn e tij iu dha edhe posti i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, n\u00eb kabinetin disa ditor t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Durr\u00ebsit m\u00eb 1918, ku zgjidhet minist\u00ebr i Arsimit, n\u00eb qeverin\u00eb e p\u00ebrkohshme e, an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb saj n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. Q\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Durr\u00ebsit, m\u00eb 1918, Luigj Gurakuqi\u00a0\u201c\u00e2sht kund\u00ebr q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje komb\u00ebtare, t\u00eb p\u00ebrmenden fjal\u00ebt tosk\u00eb e geg\u00eb dhe t\u00eb krishten\u00eb e mysliman\u201d, k\u00ebrkon q\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tilla, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndaluara dhe shton se; \u201c\u2026\u00e7\u00ebshtja e liris\u00eb dhe e nderimit t\u00eb feve n\u00eb Shqipni, duhet t\u00eb zgjidhet mbas formul\u00ebs: \u2018Feja e lire, n\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto ide e mendime Luigj Gurakuqi i shtjelloi holl\u00ebsisht n\u00eb diskutime n\u00eb parlamentin shqiptar dhe, posa\u00e7\u00ebrisht n\u2019artikullin \u201cBazat e bashk\u00ebpunimit, nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebvet muhamedan\u00eb e t\u00eb krishten\u00eb\u201d.\u00a0Ai ishte kategorikisht kund\u00ebr atyre q\u00eb mendonin se p\u00ebr t\u00eb larguar konfliktet fetare, q\u00eb mund te lindnin, duhet, me t\u00eb but\u00eb e me t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb shuhen besimet fetare n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0M\u00eb 1921-1924, qe deputet i Shkodr\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, ku si nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e opozit\u00ebs demokratike, luftoi p\u00ebr demokratizimin e jet\u00ebs s\u00eb vendit, p\u00ebr leht\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb bujkut nga shtypja e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr zhvillimin ekonomik e kulturor dhe p\u00ebr mbrojtjen e pavar\u00ebsis\u00eb, nga synimet skllav\u00ebruese t\u00eb fuqive imperialiste. T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, Luigj Gurakuqit i dogji shpirti e i dhimbte zemra, p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb iu b\u00eb kombit ton\u00eb, duke ia ndar\u00eb trupin p\u00ebr gjysm\u00eb. I q\u00ebndroi besnik deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs idealit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bashkuar rreth tok\u00ebs amtare, gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e kombit.<\/p>\n<p>Ai ankohej se: \u201cNa kan\u00eb marr\u00eb qytetet e na kan\u00eb lan\u00eb mal\u00ebsin\u00eb, na kan\u00eb marr\u00eb viset m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme t\u2019atdheut, duke na l\u00ebn\u00eb si nj\u00eb trup pa kok\u00eb\u201d. Ting\u00ebllojn\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta demaskimet q\u00eb i b\u00ebnte Gurakuqi politik\u00ebs s\u00eb pastrimit etnik, q\u00eb ndiqnin shovinist\u00ebt serb\u00eb: \u201cQeveria jugosllave, nuk do t\u00eb ndalet para asnj\u00eb mjeti\u201d,- deklaronte ai,- \u201cp\u00ebr t\u2019i nderrue fytyr\u00ebn Kosov\u00ebs\u201d. P\u00ebr gjendjen tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb shtetin jugosllav, faj\u00ebson Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb theror shqiptar\u00ebt e trojet e tyre, p\u00ebr interesat e veta e t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb tyre. Luigj Gurakuqi ishte partizan, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar e p\u00ebr t\u2019u dalur zot t\u00eb drejtave t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. E quante si detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Faji i vet\u00ebm i kosovar\u00ebve q\u00ebndronte vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb, se ata ishin shqiptar e, donin t\u00eb mbeteshin shqiptar. Nd\u00ebr fjalimet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Gurakuqit n\u00eb parlament, jan\u00eb ato mbi mbrojtjen e popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kur qeveria jugosllave n\u00eb nj\u00eb telegram, e quante nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb saj, interesimin e shqet\u00ebsimin e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr gjendjen tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Gurakuqi, plot indinjat\u00eb e zem\u00ebrim, do t\u00eb merrte fjal\u00ebn e do t\u00eb thoshte:<\/p>\n<p><em>\u201c<\/em>Si mundte me than\u00eb nj\u00eb qeveri (Jugosllave), e cila ka mbjell viset tona me varre t\u00eb vllazenve ton\u00eb, se po i p\u00ebrzihemi n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb saj. Si mundte nji qeveri me thane, se po i p\u00ebrzihemi n\u00eb pun\u00ebt e brendshme, kur shohim se p\u00ebr shkak t\u00eb saj, me mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb e gra, sillen t\u00eb zhveshur e t\u00eb zbathur k\u00ebtu n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb e, ushqehen me sevapet e amerikan\u00ebve e tepricat e ushtris\u00eb. Qeveria Jugosllave, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb na akuzuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, kur parlamenti shqiptar, k\u00ebrkonte vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzis\u00eb e humanizmit, t\u00eb nd\u00ebrpriten mizorit\u00eb serbe ndaj shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Mori pjes\u00eb gjall\u00ebrisht n\u00eb \u2018Revolucionin demokratiko-borgjez\u2019 t\u00eb Qershorit 1924, duke qen\u00eb nj\u00eb nga frym\u00ebzuesit e udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb tij. N\u00eb qeverin\u00eb e kryesuar nga Fan S. Noli, u em\u00ebrua minist\u00ebr i Financave. U dallua p\u00ebr ndjenj\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrpjekjet p\u00ebr krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Gjenev\u00ebs, krahas Nolit, m\u00eb 1924.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb Parlament, Ali K\u00eblcyra, i b\u00ebn v\u00ebrejtje p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij liberale, Luigji p\u00ebrgjigjet; \u201cZ. Ali K\u00eblcyra, m\u00eb tha si p\u00ebr qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund t\u00eb jet\u00eb i sigurt zotnia e tij, se vdekja do t\u00eb m\u00eb ndaj\u00eb nga mendimet e mija liberale\u201d. Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se; nuk \u00ebsht\u00eb as revolucionar as; bolshevik e; as socialist, koncepte k\u00ebto q\u00eb n\u00eb vitet \u201920-t\u00eb, ishin t\u00eb barasvlersh\u00ebm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhun\u00eb, me forc\u00ebn e arm\u00ebve, me kryengritje. Gurakuqi ishte p\u00ebr zgjidhjen paq\u00ebsore te problemeve, neper mes ligjeve, zgjidhjeve; \u201cme drejt\u00ebsi e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb but\u00eb\u201d.<em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em>Si i till\u00eb, ishte kund\u00ebr futjes s\u00eb popullit n\u00eb udh\u00ebn e kryengritjes s\u00eb armatosur. Duke pasur k\u00ebto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paq\u00ebsore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhun\u00eb t\u00eb problemeve, Gurakuqi u p\u00ebrfshi n\u00eb Revolucionin e 1924-\u00ebs, pas nj\u00eb hezitimi e kund\u00ebrshtimi t\u00eb fort\u00eb. \u201cGurakuqi u t\u00ebrhoq (n\u00eb revolucion), pas nj\u00eb kund\u00ebrshtimi t\u00eb fort\u00eb. Mund ta d\u00ebshmojn\u00eb, se u ndodh\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb\u201d,<em>\u00a0<\/em>\u2013 shkruante Stavro Vinjau.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kujtimet e \u00c1t Anton Harapit, tregohet se sapo po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr nxjerrjen e numrit t\u00eb ri t\u00eb gazet\u00ebs \u201cOra Maleve\u201d, nj\u00eb telegram nga Vlora, i njoftonte mbi nisjen e Revolucionit, pasi Pad\u00ebr Harapi e pyeti, se \u00e7\u2019kishte ngjar\u00eb, Gurakuqi i ishte p\u00ebrgjigjur; \u201cNa k\u00e1n\u00eb fik\u2019 Pad\u00ebr Anton: q\u00e9, e kan\u00eb fillue revolucionin atje n\u00eb Vlon\u00eb, deputet\u00ebt ton\u00eb\u2026 pra \u00e2sht\u2019 e kot\u00eb t\u00eb kjahena: duhet t\u00eb jena solidar me shok\u00ebt, \u00e7ou ta fillojm\u00eb edhe na\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin e m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb Luigj Gurakuqit, Pad\u00ebr Anton Harapi e p\u00ebrforcon m\u00eb posht\u00eb: \u201cDit\u00ebn e largimit nga Shqipnia, pyetjes; sesi falimentuet k\u00ebshtu dhe po e leni Shqipnin\u00eb, Gurakuqi i skuqun, duke iu marr\u00eb goja, me buz\u00eb t\u00eb shtrengueme, p\u00ebrgjigjet: \u2018Pad\u00ebr Anton, na skredituen (diskredituan) tep\u00ebr keqas, na kan\u00eb deklarue komunista, n\u2019opinion t\u2019Europs\u201d. Pad\u00ebr Anton Harapi, nxjerr konkluzionin se; Gurakuqi p\u00ebr bes\u00eb e p\u00ebr burrni, qe i zoti t\u00eb vepronte edhe kund\u00ebr bindjes s\u00eb vet. Sidoqoft\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato momentet, kur Luigj Gurakuqi, e ka l\u00ebn\u00eb \u201cvij\u00ebn e mesme t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Pas shtypjes s\u00eb \u2018Revolucionit t\u00eb Qershorit\u2019, shkoi n\u00eb Itali, ku m\u00eb 2 mars 1925, u vra n\u00eb Bari prej Baltjon Stamoll\u00ebs, n\u00eb der\u00eb t\u00eb Hotel \u201cCavour\u201d, thuhet se kush\u00ebri i \u00c7atin Sara\u00e7it, por vende vende, cil\u00ebsohet si kush\u00ebri i vet\u00eb Luigjit. Ishte mbr\u00ebmja e 2 marsit, n\u00eb restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy shok\u00eb t\u00eb tij dhe gruan e nj\u00ebrit prej tyre: Riza Dani me bashk\u00ebshorten, Makbule dhe v\u00ebllai i tij, Dan Hasani. K\u00ebrkoi leje prej tyre, duke i paraqitur arsyen: \u201cDo t\u2019shkoj tek Sotiri, mb\u00e2si i kam premtue nji kukull vajzes s\u2019tij\u201d. N\u2019organizimin e k\u00ebtij atentanti, kishin dor\u00eb, si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe \u00c7atin Sara\u00e7i, d\u00ebftuar kjo nga letra nisur nga vras\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkon ndihm\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj mbrojtje, d\u00ebrgoni t\u00eb holla, nd\u00ebrmjet\u00ebsoni p\u00ebr pshtim pran\u00eb Qeveri\u00ebs Italjane. Pyetnij \u00c7atin Sara\u00e7in, ku asht\u2026? \u201cbesa\u201d ndihma!\u2026 Baltjon Stamolla \u2013 Carceri Giudiziarie, Bari.<\/p>\n<p>Shkelq\u00ebsis Tij, Ahmet Zogu Tirana (Albania)<\/p>\n<p>Shkelq\u00ebsis Tij, Ceno Beg Jakova (Gjakov\u00eb)<\/p>\n<p>\u00c7atin Sara\u00e7it, Hotel de la Ville\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do t\u00eb shprehej:\u00a0\u201cFlej i qet\u2019 Gurakuq, shpagen t\u00e2nde do ta marrim, me p\u00ebrparimin e Shqipnies\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb formimin filozofik bot\u00ebkuptimor, Luigj Gurakuqi ishte idealist objektiv. Ai mbante q\u00ebndrime liberale ndaj fes\u00eb e, praktikave fetare, q\u00ebndronte larg \u00e7do fanatizmi fetar. Por Luigj Gurakuqi, nuk ka qen\u00eb as afetar. Ai pranonte ekzistenc\u00ebn e Zotit si krijues i gjith\u00ebsis\u00eb. Sipas tij, \u201cZoti \u00ebsht\u00eb q\u00ebnie q\u00eb s\u2019ka as fillim e as mbarim, se asgj\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet me t\u00eb, se:<\/p>\n<p><strong><em>\u201c\u2026qielli e toka, fushat e gjana,<br \/>\nMalet e nalta, detrat e medhana,<br \/>\nT\u2019gjitha prej Zotit paten krijim,<br \/>\nQi s\u2019di mase me vedi, fill as mbarim\u201d!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky Zot i plotfuqish\u00ebm, tek i cili Gurakuqi ka shpres\u00eb dhe besim, se do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptar\u00ebve, se do t\u00eb bekoj\u00eb pun\u00ebt e tyre e, do t\u2019u plot\u00ebsoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Dialektika e zhvillimit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr an\u00ebt m\u00eb racionale t\u00eb idealizmit objektiv. L uigj Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb natyr\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor, se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u201cnd\u00ebrron pa pra\u201d, se \u201cbota \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb rrot\u00eb, q\u00eb sillet pa rreshtur\u201d dhe se \u201cvet\u00ebm fatalist\u00ebt e krymb\u00fbn, tr\u00eamben prej p\u00ebrparimit\u2026kontendohen (k\u00ebnaqen) me nd\u00eaj gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet (gjendje) t\u2019gurt e, t\u2019pa jet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk ishte fetar dhe mbante q\u00ebndrime liberale ndaj praktikave fetare, Gurakuqi e vler\u00ebsonte rolin e fes\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn individuale dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sipas F. Nolit, \u201cq\u00ebndronte aq larg fanatizm\u00ebs fetare t\u00eb ngusht\u00eb, sa muhamedan\u00ebt e Veriut, kishin nj\u00eb besim t\u00eb pakufish\u00ebm, aq sa n\u00eb Geg\u00ebri, s\u2019ka patur nj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs, i cili bashkonte rreth vetes s\u00eb tij, katolik\u00ebt e muhamedan\u00ebt geg\u00eb. Ai ka qen\u00eb aq pak regjionalist, sa q\u00eb kur lindi \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare, s\u2019ka patur nj\u00eb gege patriot, aq t\u00eb dashur midis tosk\u00ebve, sa Gurakuqi\u201d.<\/p>\n<p>Gurakuqi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, pati marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me t\u00eb gjith\u00eb ata drejtues t\u00eb komuniteteve fetare, q\u00eb luftonin p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb. Me 26 shtator 1913, Abati i Mirdit\u00ebs, i d\u00ebrgon telegram n\u00eb Vlon\u00eb, Gurakuqit, Minist\u00ebr i Arsimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme, ku i shkruan: \u201cT\u00eb lutem epi zem\u00ebn Komisionit t\u00eb meetingu-t t\u00eb Vlon\u00ebs e, shtr\u00ebngoi dor\u00ebn Kryetarit t\u00eb Qeveries s\u00eb pertashme, p\u00ebr bashkim e t\u00eb lidhun bese q\u00eb kena me ta, n\u00eb t\u00eb gjitha punt e mbara p\u00ebr ngallnimin e lulzimin e Shqypenies. Sot \u00e2sht dita me kqyr edhe Shqypetar\u00ebt kundershtar\u00eb, si vllaz\u00ebn e me mndyra vllaznore, me i avit nga mprojtja e Atdheut, nen hije t\u2019Ismail Qemal Begut e, t\u2019atyne burrave qi njohin e nderojn\u00eb flamurin e Shqypenies. Uroj shnd\u00eat e jet\u00ea e, faqe t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb atyne Shqypetar\u00ebve, qi me vepra urtie, bese e dashunie, diftohen t\u00eb d\u00eanj\u00eb per kujdes t\u2019Europes, e cila mundohet me e mk\u00e2mb e, me e burrnue Atdheun ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore, i dhan\u00eb personalitetit t\u00eb Luigj Gurakuqit, pesh\u00ebn e p\u00ebrmasave mbar\u00ebkomb\u00ebtare, e b\u00ebn\u00eb at\u00eb nj\u00eb figur\u00eb tep\u00ebr autoritare e t\u00eb besueshme, edhe nd\u00ebr pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e m\u00eb delicate, p\u00ebr fatet e atdheut. Luigj Gurakuqi, i dh\u00e1 gjith\u00e7ka k\u00ebsaj levizjeje: t\u00ebr\u00eb forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rinin\u00eb, g\u00ebzimet e jet\u00ebs, shpirtin e gjakun e vet. Ai ishte gati t\u00eb luftoj\u00eb e t\u00eb vritet, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shkodr\u00ebn, q\u00eb ai shum\u00eb e desh, por edhe p\u00ebr \u00e7do cep t\u00eb dheut, q\u00eb i thon\u00eb Shqip\u00ebri. Nga Parisi, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastr\u00ebs, i shkruante Myfit Libohov\u00ebs; \u201cJam gati, po t\u00eb jet\u00eb nevoja e, t\u00eb shihet e udh\u00ebs, q\u00eb t\u00eb vij edhe t\u00eb vritem p\u00ebr Gjinokastr\u00ebn, e p\u00ebr nderin e atdheut\u201d.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi ka merit\u00ebn se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr hartuesit kryesor\u00eb t\u00eb programit arsimor e kulturor t\u00eb levizjes son\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr autonomi, liri e pavar\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ai ishte njoh\u00ebsi dhe propaganduesi m\u00eb i mir\u00eb i traditave t\u00eb popullit ton\u00eb, i traditave kulturore e patriotike, i tradit\u00ebs gojore e shkrimore dhe i psikologjis\u00eb s\u00eb popullit ton\u00eb. Thelbin e q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebn ideja se; nuk duhen mohuar t\u00eb par\u00ebt, paraardhesit, sepse p\u00ebrndryshe nuk do jemi shqiptar, s\u2019kemi kujt t\u2019i shkojm\u00eb mbrapa e prej kujt tjet\u00ebr t\u00eb frymzohemi. Duke propaganduar me zjarr traditat e popullit ton\u00eb ai kishte nj\u00eb synim t\u00eb qart\u00eb: Shqiptar\u00ebt t\u00eb njohin vlerat e veta, t\u00eb njohin e \u00e7mojn\u00eb vlerat e gjakut t\u00eb tyre. Gurakuqi u p\u00ebrpoq p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pamje sa m\u00eb realiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj ai vinte n\u00eb dukje edhe t\u00eb metat e gabimet e shqiptar\u00ebve, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019i luftuar e ndrequr ato. Ve\u00e7an\u00ebrisht i shqet\u00ebsuar, ka qen\u00eb p\u00ebr zakonin e gjakmarrjes. E d\u00ebnonte ate si nj\u00eb akt t\u00eb demshem dhe si mjet t\u00eb nxitjes nga t\u00eb huajt t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes n\u00eb popullin shqiptar. Si krijues Gurakuqi, pati marrdh\u00ebnje t\u00eb shk\u00eblqyera me elit\u00ebn intelektuale t\u00eb vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta, Luigj Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Prenk Do\u00e7it, Hil\u00eb Mosit e, Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit, i drejtohen mjaft dedikime e p\u00ebrkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hil\u00eb Mosi, vazhdon ta quaj\u00eb \u201cbylbyl n\u00eb ting\u00ebllimin\u201d, q\u00eb i kushton; \u201cS\u2019knd\u00f4n bylbyli\u201d. Gjergj Fishta i dedikon atij vepr\u00ebn, \u201cPika e voeset\u201d.<\/p>\n<p><em>N\u00ebn\u2019\u00f4 moj, mbaj z\u00ed p\u00ebr vllan\u00eb,<\/em><\/p>\n<p>Se t\u00eb deshte dhe s\u2019t\u00eb deshnin,<\/p>\n<p>Se t\u00eb veshte kur t\u00eb \u00e7veshnin,<\/p>\n<p>N\u00ebn\u2019 \u00f4 moj, t\u00eb ra d\u00ebshm\u00f3r.<\/p>\n<p>N\u00ebn\u2019 \u00f4 moj, vajt\u00f3 merr malin,<\/p>\n<p>N\u00ebn\u2019 \u00f4 moj, m\u2019a qaj n\u00eb Vlor\u00eb<\/p>\n<p>Shpirt\u2019 i bardh\u00eb si d\u00ebbor\u00eb,<\/p>\n<p>Ti s\u2019i dh\u00e9 as varr p\u00ebr h\u00f3r.<\/p>\n<p>N\u00ebn\u2019 \u00f4 moj, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur<\/p>\n<p>Syrgjyn-gjall\u2019 e syrgjyn vdekur<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/historia-e-panjohur-e-luigj-gurakuqit-nga-femijeria-deri-kur-u-be-nje-nga-baballaret-e-kombit\/\">Historia e panjohur e Luigj Gurakuqit: Nga f\u00ebmij\u00ebria deri kur u b\u00eb nj\u00eb nga baballar\u00ebt e kombit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr. Vehbi Hoti Luigj Gurakuqi\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb l\u00ebvizjes son\u00eb patriotike e demokratike, arsimore e kulturore n\u00eb fundin e Rilindjes Komb\u00ebtare dhe t\u00eb fillimeve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb figur\u00eb poliedrike e madhore: Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuh\u00ebtar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1541","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1541\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}