{"id":15409,"date":"2025-04-13T21:02:59","date_gmt":"2025-04-13T21:02:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/13\/bonusi-opozitar-i-radhes-per-edi-ramen\/"},"modified":"2025-04-13T21:02:59","modified_gmt":"2025-04-13T21:02:59","slug":"bonusi-opozitar-i-radhes-per-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/13\/bonusi-opozitar-i-radhes-per-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Bonusi opozitar i radh\u00ebs p\u00ebr Edi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/p>\n<p>Sondazhet e Eurobarometrit dhe Piepolit italian, dy kompani t\u00eb besueshme, t\u00eb cilat jan\u00eb angazhuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet shqiptare, duke e gjetur rezultatin e tyre brenda marzhit t\u00eb gabimit, fotografuan edhe k\u00ebsaj jave nj\u00eb gjendje thuajse statike t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb dy subjekteve kryesore, PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb plus aleat\u00ebt e saj. Diferenca mes tyre, n\u00ebse i mesatarizojm\u00eb dy sondazhet, \u00ebsht\u00eb rreth dhjet\u00eb pik\u00eb n\u00eb favor t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta diferenc\u00eb pak a shum\u00eb me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb para kat\u00ebr viteve ku PS doli n\u00ebnt\u00eb pik\u00eb p\u00ebrpara koalicionit t\u00eb PD-s\u00eb. Me dy specifika dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb vlejn\u00eb t\u00eb mbahen parasysh n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e sotme:<\/p>\n<p>E para, n\u00eb koalicionin e PD-s\u00eb n\u00eb vitin 2021 mungonte LSI, e cila konkuroi e vetme dhe mori 6,81 p\u00ebrqind t\u00eb votave. Pra, votat e dy subjekteve n\u00eb fjal\u00eb ishin vet\u00ebm dy p\u00ebrqind prapa PS-s\u00eb, ose rreth 37 mij\u00eb vota m\u00eb pak.<\/p>\n<p>E dyta, diferenca prej n\u00ebnt\u00eb pik\u00ebsh mes PS dhe PD-s\u00eb s\u00eb asaj kohe ishte duksh\u00ebm m\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb sondazhet e b\u00ebra gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes s\u00eb kutive t\u00eb votimit (exit poll). Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e fort\u00eb kjo n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve t\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb asaj kohe se rezultati p\u00ebrfundimtar ishte deformuar edhe nga shitblerja e vot\u00ebs n\u00eb nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebt e fundit t\u00eb zgjedhjeve. (Duhet sh\u00ebnuar se shitblerja nuk kapet nga sondazhet).<\/p>\n<p>Nga ky evokim i rezutatit t\u00eb vitit 2021 shohim se sot, kat\u00ebr jav\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, koalicioni PD plus Partia e Liris\u00eb e Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 16 pik\u00eb m\u00eb pak, se diferenca prej 37 mij\u00eb votash e asaj kohe \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar, sipas sondazheve t\u00eb kompanive t\u00eb lartp\u00ebrmendura. K\u00ebsisoj, gara elektorale ngjan m\u00eb at\u00eb t\u00eb dy barkave q\u00eb jan\u00eb nisur aty-aty n\u00eb start, por vet\u00ebm e kan\u00eb thelluar distanc\u00ebn drejt finishit<\/p>\n<p>Kur duhej t\u00eb kishte ndodhur krejt e kund\u00ebrta. Diferenca 37 mij\u00eb vota duhej t\u00eb ishte p\u00ebrmbysur me koh\u00eb; opozita duhet t\u00eb ishte sot dhjet\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb p\u00ebrpara, duke shkuar e sigurt drejt pushtetit. E gjith\u00eb kjo po t\u00eb mbajm\u00eb parasysh konsumimin e shtuar me kat\u00ebr vjet t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb e mbi t\u00eb gjitha aferat e shumta korruptive t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb verifikuara n\u00eb aulat e drejt\u00ebsis\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb ishte, sipas bindjes sime, n\u00ebse do t\u00eb kishte vazhduar opozita e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021. Duke u bashkuar, duke shtuar radh\u00ebt dhe p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb forumet elitare, ajo do t\u00eb kishte fituar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh bashkish n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023; do t\u00eb kishte kapitalizuar elektoralisht mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, d\u00ebshtimet e qeveris\u00eb, aferat korruptive t\u00eb saj, nevoj\u00ebn p\u00ebr rrotacion, q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs b\u00ebhet nj\u00eb thirrje e brendshme e shumic\u00ebs popullore. Sidomos kur pushteti i nj\u00eb partie zgjat shum\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trajektorja e rrudhjes s\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e trisht\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon faqe t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u2019u treguar. Njer\u00ebzit e kan\u00eb par\u00eb, demokrat\u00ebt dhe opozitar\u00ebt e kan\u00eb jetuar. Si ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb qysh n\u00eb krye p\u00ebr d\u00ebmet fatale t\u00eb rimarrjes s\u00eb kreut t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit nga Sali Berisha, i konsumuar dy her\u00eb n\u00eb pushtet dhe i shpallur \u2018non gratta\u2019 nga SHBA dhe Britania e Madhe, si ata q\u00eb kan\u00eb besuar e besojn\u00eb narrativat e tij ku lidhjet e shkurtra, spekulimet dhe g\u00ebnjeshtrat b\u00ebrtasin.<br \/>\nSekush mund t\u00eb mbaj\u00eb mendimin e tij. Por faktet jan\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb. Berisha u nis t\u00eb sfidonte fatin e tij me dy gjyle n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb n\u00eb nj\u00eb beteje sedre me SHBA (e drejt\u00eb e gjithkujt t\u00eb mbroj\u00eb veten), por pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb balanc\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e duhur fatin e rratocionit t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Duke pas drejtuar PD-n\u00eb q\u00eb nga 14 shkurti i vitit 1991 e n\u00eb vazhdim, shumic\u00ebn e koh\u00ebs si kryetar i saj, her\u00eb t\u00eb tjera si kryetar i kryetarit t\u00eb p\u00ebrzgjedhur prej tij (Eduard Selami (1992-1994), Tritan Shehu (1994-1997), Lulzim Basha (2013-2021), Sali Berisha nuk do haste v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb siguronte nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb parti posaq\u00eb iu mbush mendja t\u00eb kthehej.<\/p>\n<p>Ai u premtoi demokrat\u00ebve nj\u00eb parti m\u00eb t\u00eb madhe e m\u00eb t\u00eb bashkuar. Sot PD e drejtuar prej tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se ishte. U premtoi fitore, humbi m\u00eb thell\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb zgjedhet vendore, megjith\u00ebse PD-ja zyrtare e atyre dit\u00ebve mb\u00ebshteti n\u00eb mbi tet\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind t\u00eb bashkive kandidat\u00ebt e tij. Nuk e lexoi mesazhin e zgjedhjeve vendore, nuk shpalli dot zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb parti pas marrjes s\u00eb saj me vendim gjykate, duke konsideruar nj\u00eb mospjes\u00ebmarrje largpam\u00ebse nga ana e tij.<\/p>\n<p>Pas fitores s\u00eb Donald Tramp n\u00eb SHBA, enturazhi berishist s\u2019ka rreshtuar ta bombardoj\u00eb mjedisin me lajme bombastike p\u00ebr ftesa n\u00eb Uashington, p\u00ebr heqjen ceremoniale t\u00eb sanksionimit, duke e b\u00ebr\u00eb marr\u00ebzisht fakt t\u00eb kryer pa patur asnj\u00eb indicie zyrtare n\u00ebp\u00ebr duar, p\u00ebr videomesazh nga Tramp, e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Dje n\u00eb hapjen e fushat\u00ebs elektorale ishte dita. Pritej shum\u00eb, nuk u tha asgj\u00eb. Nuk foli njeri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ndonj\u00eb partie a institucioni per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb veten. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj terapie. Por kur g\u00ebnjeshtrat p\u00ebrdoren si instrument manipulimi dhe b\u00ebjn\u00eb mas\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit, kthehen n\u00eb boomerang. Maksima na thot\u00eb: nuk ka sukses n\u00ebp\u00ebr g\u00ebnjeshtra. As n\u00eb paqart\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jemi: Partia Demokratike jepet humb\u00ebse nga sondazhet. Tendenca nuk ka gjasa t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb aq pak jav\u00eb sa kan\u00eb mbetur. \u00cbndrra e rrotacionit po rrezikon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e shtyr\u00eb, nj\u00eb mirazh.<br \/>\nPartia Socialiste me Ram\u00ebn n\u00eb krye jepet fituese. P\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt. Me gjith\u00eb skandalet dhe rekordet e zeza q\u00eb i num\u00ebrohen \u00e7do dit\u00eb nga opozita, shtypi kritik, qytetar\u00ebt. Po si q\u00ebnka kjo? Si paska Shqip\u00ebria Partin\u00eb Socialiste m\u00eb dominuese n\u00eb Europ\u00eb? Si nuk paguaka asgj\u00eb nj\u00eb qeveri nga korrupsioni dhe krimi n\u00eb sistem nga hetimet dhe d\u00ebnimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb pushtetin qendror dhe vendor?<\/p>\n<p>Edi Rama, sikurse parardh\u00ebsit e tij, do t\u2019i fitonte dy pal\u00eb zgjedhje. Por duhet th\u00ebn\u00eb se ai ka p\u00ebrfituar sistematikisht p\u00ebshqeshe politike nga PD. Kam parasysh \u00e7adr\u00ebn e famshme tre muaj para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017, q\u00eb shkrehu partin\u00eb si makin\u00eb elektorale. Vazhdon me djegien e mandateve dhe bojkotimin e marr\u00eb t\u00eb zgjedhjeve vendore. Shkon m\u00eb tej me daljen ve\u00e7 e ve\u00e7 t\u00eb PD-s\u00eb dhe LSI-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, p\u00ebrkund\u00ebr bashkimit q\u00eb sugjeronin ndryshimet e nj\u00ebanshme kushtetuese nga ana e qeveris\u00eb. Zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023 PS i fitoi thell\u00eb fal\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb br\u00ebndshme t\u00eb PD-s\u00eb. Por nuk q\u00ebnk\u00ebsh e then\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb me kaq. Bonusi opozitar i radh\u00ebs i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. Ve\u00e7 n\u00eb ndodhte ndonj\u00eb magji, si\u00e7 e tha vet\u00eb. Ia ka borxh nj\u00eb statuj\u00eb n\u00eb oborrin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/bonusi-opozitar-i-radhes-per-edi-ramen\/\">Bonusi opozitar i radh\u00ebs p\u00ebr Edi Ram\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nga Pre\u00e7 Zogaj Sondazhet e Eurobarometrit dhe Piepolit italian, dy kompani t\u00eb besueshme, t\u00eb cilat jan\u00eb angazhuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet shqiptare, duke e gjetur rezultatin e tyre brenda marzhit t\u00eb gabimit, fotografuan edhe k\u00ebsaj jave nj\u00eb gjendje thuajse statike t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb dy subjekteve kryesore, PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb plus aleat\u00ebt e saj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15409","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15409"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15409\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}