{"id":15317,"date":"2025-04-13T11:41:04","date_gmt":"2025-04-13T11:41:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/13\/dw-shqetesim-ne-greqi-per-blerjet-e-pronave-nga-turqit\/"},"modified":"2025-04-13T11:41:04","modified_gmt":"2025-04-13T11:41:04","slug":"dw-shqetesim-ne-greqi-per-blerjet-e-pronave-nga-turqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/13\/dw-shqetesim-ne-greqi-per-blerjet-e-pronave-nga-turqit\/","title":{"rendered":"DW: Shqet\u00ebsim n\u00eb Greqi p\u00ebr blerjet e pronave nga turqit"},"content":{"rendered":"<p><span><strong>Blerja e pasurive t\u00eb paluajtshme nga turqit shihet n\u00eb Greqi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ishujt e Egjeut Lindor, si nj\u00eb investim i mir\u00ebpritur. Por ka edhe mjaft shqet\u00ebsime nga qytetar\u00ebt dhe politikan\u00ebt konservator\u00eb.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Greqis\u00eb me fqinj\u00ebt e saj turq kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe ndonj\u00ebher\u00eb ambivalente. Turqia p\u00ebrgjith\u00ebsisht shihet si nj\u00eb fqinj i paparashikuesh\u00ebm dhe agresiv ndaj t\u00eb cilit Greqia duhet t\u00eb mbrohet. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Athina shpenzon m\u00eb shum\u00eb se tre p\u00ebr qind t\u00eb prodhimit t\u00eb saj t\u00eb brendsh\u00ebm bruto (PBB) p\u00ebr armatim.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fluks turqish n\u00eb Greqi<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb turqit jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur si turist\u00eb dhe investitor\u00eb pothuajse kudo. Sidomos n\u00ebse i shpenzojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb ishujt e Egjeut Lindor, pra n\u00eb ngushtic\u00ebn midis Greqis\u00eb dhe Turqis\u00eb, n\u00eb ishujt e t\u00eb ashtuquajturit Dodekanez. Aty zakonisht nuk vijn\u00eb shum\u00eb turist\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2024, numri i pasagjer\u00ebve q\u00eb mb\u00ebrrinin me traget nga Turqia n\u00eb Greqi u rrit ndjesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb milion e gjysm\u00eb. N\u00eb vitin 2023, kishte vet\u00ebm pak m\u00eb pak se 800.000.<\/span><\/p>\n<p><span>Fluksi n\u00eb ishullin e vog\u00ebl Leros n\u00eb brigjet turke duket thuajse si nj\u00eb pushtim turk. Deri 20 vjet m\u00eb par\u00eb, ky ishull nuk kishte reputacion t\u00eb mir\u00eb, shkak ishte vendndodhja e nj\u00eb prej spitaleve psikiatrike m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb Evrop\u00eb. Sot ishulli \u00ebsht\u00eb kthyer nj\u00eb parajs\u00eb pushimi p\u00ebr vizitor\u00ebt nga Turqia. Nga Turgutreis n\u00eb Turqi, af\u00ebr Bodrumit, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb me traget p\u00ebr n\u00eb ishull. Nga Pireu duhen gati dhjet\u00eb or\u00eb. E kuptueshme, pse \u00e7do dit\u00eb vere, qindra turq vijn\u00eb n\u00eb Leros. Disa madje kan\u00eb bler\u00eb edhe sht\u00ebpi pushimi n\u00eb ishull. Vendasit i presin me padurim vizitor\u00ebt me kuleta t\u00eb mbushura nga bregu i kund\u00ebrt i Egjeut, t\u00eb cil\u00ebt din\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb ushqimin dhe pijet e mira greke.<\/span><\/p>\n\n<p><span>E ngjashme \u00ebsht\u00eb situata edhe n\u00eb Lesbos, Kios dhe Samos. Q\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e programit t\u00eb thjeshtuar t\u00eb vizave turistike p\u00ebr dhjet\u00eb ishuj, nj\u00eb ujdi kjo mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, turist\u00ebt turq kan\u00eb v\u00ebrshuar n\u00eb ishuj. Dhe jo vet\u00ebm n\u00eb ver\u00eb. Mij\u00ebra njer\u00ebz zgjodh\u00ebn Lesbosin n\u00eb fund t\u00eb marsit 2025 p\u00ebr t\u00eb festuar Bajramin, fest\u00ebn q\u00eb sh\u00ebnon fundin e Ramazanit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rritje e investimeve turke<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Jo vet\u00ebm turizmi turk po lul\u00ebzon n\u00eb Greqi, por edhe investimet turke. Me 548 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2024, ato jan\u00eb ende t\u00eb kufizuara (krahasuar me investimet gjermane n\u00eb Greqi psh. prej 6.8 miliard\u00eb euro), por tendenca \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, ato jan\u00eb dhjet\u00ebfishuar q\u00eb nga viti 2022, sipas Bank\u00ebs Qendrore Turke.<\/span><\/p>\n<p><span>Turqit investojn\u00eb kryesisht n\u00eb prona t\u00eb paluajtshme, sepse kjo u jep atyre mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cViza e Art\u00eb\u201d, e cila u jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Greqi p\u00ebr pes\u00eb vjet dhe t\u00eb l\u00ebvizin lirsh\u00ebm brenda zon\u00ebs Shengen. Pas kinez\u00ebve, jan\u00eb turqit ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program investimi. N\u00eb vitin 2024 jan\u00eb regjistruar gjithsej 9289 aplikime p\u00ebr leje q\u00ebndrimi t\u00eb programit \u201cViza e Art\u00eb\u201d, nga t\u00eb cilat 1356 jan\u00eb nga shtetas turq.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Liri l\u00ebvizjeje p\u00ebr t\u00eb pasurit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nga nj\u00ebra an\u00eb program ka ndihmuar shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb pasur jasht\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Bashkimin Evropian (BE). Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e pronave t\u00eb rriten jasht\u00ebzakonisht, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Athin\u00eb dhe Selanik, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr grek\u00ebt me rroga mesatare t\u00eb gjejn\u00eb apartamente me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme. Kjo ka ndodhur edhe n\u00eb Spanj\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye qeveria e Madridit hoqi dor\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga programi \u201cViza e Art\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria n\u00eb Athin\u00eb, nga ana e saj e vazhdon programin ekonomik, por po rrit gradualisht pragun minimal t\u00eb investimit. Fillimisht, investitor\u00ebt e huaj duhej t\u00eb blinin nj\u00eb pron\u00eb me vler\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 250 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb leje q\u00ebndrimi pes\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Greqi. Q\u00eb nga 1 shtatori 2024, pragu i ri minimal i investimit \u00ebsht\u00eb 800,000 euro p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Atik\u00ebs, Selanikut, Mykonos, Santorinit dhe ishujt me m\u00eb shum\u00eb se 3.100 banor\u00eb. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit, pragu u vendos n\u00eb 400 mij\u00eb euro.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj k\u00ebrkesa mbetet e lart\u00eb, nga kinez\u00ebt, amerikan\u00ebt, rus\u00ebt, izraelit\u00ebt dhe turqit. Ka ende mjaft qytetar\u00eb turq q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb blerjen e pronave n\u00eb Greqi, gj\u00eb q\u00eb s\u00eb fundmi po e rrit shqet\u00ebsimin e disa qytetar\u00ebve dhe politikan\u00ebve konservator\u00eb. Kritika ka sidomos p\u00ebr pronat e blera nga turqit n\u00eb Trakin\u00eb verilindore greke ose n\u00eb ishujt e Egjeut Lindor, dy rajone n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Turqis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shqet\u00ebsimet n\u00eb Greqi<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb tani po shfryt\u00ebzohet edhe politikisht brenda partis\u00eb qeveris\u00ebse Nea Dimokratia (ND). Nj\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh, kryesisht t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs tradicionale, jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me politik\u00ebn e kryeministrit Mitsotakis ndaj Turqis\u00eb. Ata besojn\u00eb se kryeministri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsor ndaj presidentit turk Erdogan dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb nxisin veprime m\u00eb t\u00eb ashpra.<\/span><\/p>\n\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, deputet\u00ebt konservator\u00eb jan\u00eb edhe n\u00ebn presionin e partive ekstremiste t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb. K\u00ebta t\u00eb fundit po fitojn\u00eb terren n\u00eb sondazhe, prandaj politikan\u00ebt konservator\u00eb t\u00eb \u201cNea Demokratia\u201d po p\u00ebrpiqen t\u00eb paraqiten si patriot\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00eb fund t\u00eb marsit 2025, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb deputet\u00eb t\u00eb ND n\u00eb parlament pyet\u00ebn me shqet\u00ebsim se \u00e7far\u00eb po ndodhte me \u201cblerjet agresive t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d nga njer\u00ebzit me origjin\u00eb turke. Ata u b\u00ebn\u00eb thirrje t\u00eb gjitha ministrive p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb regjistrojn\u00eb t\u00eb gjitha blerjet e pronave n\u00eb Traki, Lesbos, Lemnos, Kios dhe Dodekanez\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekziston gjithashtu nj\u00eb shqet\u00ebsim i p\u00ebrhapur n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit publik, se mund t\u00eb ket\u00eb spiun\u00eb turq ose mafioz n\u00eb mesin e bler\u00ebsve. Ende nuk ka asnj\u00eb konfirmim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas informacioneve nga burime qeveritare, disa blerje t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme jan\u00eb duke u verifikuar nga af\u00ebr nga sh\u00ebrbimi inteligjent grek (EYP).<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Turq laik\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb realitet, shqet\u00ebsimet rreth \u201cblerjeve agresive t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d duken t\u00eb ekzagjeruara. Sipas v\u00ebzhguesve, shum\u00eb nga pronar\u00ebt e rinj turq n\u00eb ishujt n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb individ\u00eb t\u00eb pasur, me mendje laike, t\u00eb cil\u00ebt ose duhej t\u00eb largoheshin nga Turqia, ose duan t\u00eb shijojn\u00eb pushimet e tyre n\u00eb nj\u00eb vend fqinj laik, politikisht m\u00eb pak t\u00eb nxeht\u00eb ose po investojn\u00eb q\u00ebllimisht n\u00eb Greqin\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe relativisht t\u00eb lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb nga bler\u00ebsit e pronave relativisht t\u00eb lira n\u00eb Traki, n\u00eb rajonin kufitar me Turqin\u00eb, jan\u00eb mysliman\u00eb me origjin\u00eb turke me n\u00ebnshtet\u00ebsi evropiane, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Gjermani, Belgjik\u00eb apo Evrop\u00ebn Veriore. Ata nuk duan t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb pensionin e tyre n\u00eb Turqi ku po rritet presioni politik dhe fetar, por m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb BE dhe me af\u00ebrsi t\u00eb sigurt\u00eb me atdheun e tyre t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/shqet%C3%ABsim-n%C3%AB-greqi-p%C3%ABr-blerjet-e-pronave-nga-turqit\/a-72226251\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/13\/dw-shqetesim-ne-greqi-per-blerjet-e-pronave-nga-turqit\/\">DW: Shqet\u00ebsim n\u00eb Greqi p\u00ebr blerjet e pronave nga turqit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerja e pasurive t\u00eb paluajtshme nga turqit shihet n\u00eb Greqi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ishujt e Egjeut Lindor, si nj\u00eb investim i mir\u00ebpritur. Por ka edhe mjaft shqet\u00ebsime nga qytetar\u00ebt dhe politikan\u00ebt konservator\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet e Greqis\u00eb me fqinj\u00ebt e saj turq kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe ndonj\u00ebher\u00eb ambivalente. Turqia p\u00ebrgjith\u00ebsisht shihet si nj\u00eb fqinj i paparashikuesh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":15318,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15317","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15317"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15317\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}