{"id":15265,"date":"2025-04-13T06:02:45","date_gmt":"2025-04-13T06:02:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/13\/frutat-dhe-perimet-me-pesticide-dhe-mishi-me-salmonele-cfare-po-konsumojme\/"},"modified":"2025-04-13T06:02:45","modified_gmt":"2025-04-13T06:02:45","slug":"frutat-dhe-perimet-me-pesticide-dhe-mishi-me-salmonele-cfare-po-konsumojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/13\/frutat-dhe-perimet-me-pesticide-dhe-mishi-me-salmonele-cfare-po-konsumojme\/","title":{"rendered":"Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonel\u00eb\/ \u00c7far\u00eb po konsumojm\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7., prej disa dit\u00ebsh gjendet i shtruar n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr shkak t\u00eb helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonel\u00ebs. I moshuari tregon se helmimi iu shkaktua pasi konsumoi mish pule t\u00eb gatuar n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb cilin e kishte bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej supermarketeve t\u00eb qytetit ku banon.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr simptomat e para t\u00eb shfaqura ishin t\u00eb vjellat dhe gjendje e humbjes s\u00eb ndjenjave. I moshuari pohon se gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, nd\u00ebrsa pret t\u2019i n\u00ebnshtrohet edhe nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt infeksionist\u00eb t\u00eb urgjenc\u00ebs n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d pohuan p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se rastet e paraqitjes s\u00eb pacient\u00ebve n\u00eb urgjenc\u00eb me \u201cgastroenterit bakterial\u201d (helmimi nga ushqimi i shkaktuar nga baktere t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme) jan\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb t\u00eb vitit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb stin\u00ebn e ver\u00ebs, ku tregtimi i produkteve shtazore dhe frutave e perimeve k\u00ebrkon m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Rastet me helmim ushqimi, sipas tyre, ndikohen nga disa faktor\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht higjien\u00ebs ushqimore.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt pohojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk ka tendenc\u00eb rrit\u00ebse t\u00eb rasteve t\u00eb gastroenteritit bakterial nga salmonela. Nd\u00ebrsa numri i shtrimeve me \u201cgastroenterit bakterial\u201d arrin 2 deri n\u00eb 3 pacient\u00eb p\u00ebr turn. Shtrimet n\u00eb spitale, sipas mjek\u00ebve, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr rastet kur pacienti ka edhe s\u00ebmundje bashk\u00ebshoq\u00ebruese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr simptomat kryesore q\u00eb gastroenteriti bakterial shfaq te t\u00eb rriturit jan\u00eb diarre, dhimbje dhe krampe abdominale, ethe dhe temperatur\u00eb mbi 38 grad\u00eb Celsius, dhembje koke, t\u00eb vjella dhe ndjesi t\u00eb vjelle.<\/p>\n<p>N\u00eb vend ka dy laborator\u00eb zyrtar\u00eb, q\u00eb kryejn\u00eb analiza t\u00eb produkteve ushqimore, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Siguris\u00eb Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, n\u00eb analizat e kryera n\u00eb laborator\u00ebt e t\u00eb dy institucioneve m\u00eb s\u00eb shumti konstatohen raste jo-konform p\u00ebr tregues t\u00eb higjien\u00ebs ushqimore krahasuar me ato t\u00eb siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>Problematikat m\u00eb t\u00eb shpeshta sipas ekspert\u00ebve, hasen te frutat dhe perimet. \u201cN\u00eb laborator\u00ebt e AKU-s\u00eb kryhet nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl analizash, m\u00eb tep\u00ebr fiziko-kimike sesa mikrobiologjike. Ndaj dhe e gjith\u00eb barra i bie ISUV, i cili \u00ebsht\u00eb laborator reference.<\/p>\n<p>Nga analizat m\u00eb s\u00eb shumti rezultojn\u00eb me probleme fruta-perimet\u201d, pohon Granit Sokolaj, drejtues i qendr\u00ebs \u201cAlert\u201d, e specializuar p\u00ebr informimin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e konsumatorit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>AKU dhe ISUV analizojn\u00eb mostrat q\u00eb merren gjat\u00eb kryerjes s\u00eb kontrollit zyrtar. Aktualisht ISUV ka mbi 1,900 teste t\u00eb akredituara sipas Bashkimit Europian. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jo vet\u00ebm laborator\u00ebt e ISUV por edhe t\u00eb AKU kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb teste nd\u00ebrkomb\u00ebtare aft\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, n\u00eb podcast-in \u201cMonitor Business Plus\u201d pohoi se zbatimi i protokolleve p\u00ebr monitorimin dhe kontrollin e zinxhirit t\u00eb siguris\u00eb ushqimore n\u00eb vend, t\u00eb hartuara n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian garantojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri tregtimin e sigurt t\u00eb produkteve.<\/p>\n<p>Zonja Denaj theksoi se shtimi i numrit t\u00eb analizave t\u00eb akredituara nga ISUV n\u00eb mbi 1,900 nga 6 q\u00eb ishin n\u00eb 2013, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr investimet kryesore n\u00eb logjistik\u00eb pajisjesh dhe burimesh njer\u00ebzore p\u00ebr forcimin e kontrollit te siguria ushqimore.<\/p>\n<p>\u201cNuk mungojn\u00eb as ligjet, as rregulloret, as analizat e kredituara, por shpesh mungon ndjekja me p\u00ebrpik\u00ebri absolute e protokolleve prej t\u00eb gjith\u00ebve, si nga fermer\u00ebt, bizneset dhe punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kjo krijon disa k\u00ebrcitje q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e konsumatorit, si ato q\u00eb keni d\u00ebgjuar koh\u00ebt e fundit, dhe kan\u00eb ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb, por institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse kan\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb stafi i institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, fermer\u00ebt apo bizneset q\u00eb rrezikojn\u00eb mosndjekjen e protokolleve, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se shkelja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb tejkalim i momentit i rregullave, por \u00e7\u00ebshtje q\u00eb rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb ushqimore. Protokollet n\u00eb fuqi sot t\u00eb kapin, qoft\u00eb edhe me nj\u00eb dit\u00eb me vones\u00eb dhe t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si funksionon sistemi i kontrollit t\u00eb siguris\u00eb ushqimore nga fidan\u00ebt e mbjell\u00eb e deri te tregtimi,<\/p>\n<p>Siguria ushqimore n\u00eb vend, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, monitorohet dhe kontrollohet nga Autoriteti Komb\u00ebtar i Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve (AKVMB) dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (AKU).<\/p>\n<p>AKVMB \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr prodhimin bujq\u00ebsor dhe blegtoral n\u00eb ferm\u00eb, me kontrolle q\u00eb nisin nga fidan\u00ebt e mbjell\u00eb e deri te p\u00ebrdorimi i pesticideve dhe antibiotik\u00ebve. AKU \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb e t\u00eb gjitha produkteve ushqimore n\u00eb treg. <\/p>\n<p>\u201cGjurmimi i produkteve shtazore dhe i frutave dhe perimeve k\u00ebrkojn\u00eb regjistrimin e fermave bujq\u00ebsore dhe blegtorale, si dhe aktiviteteve q\u00eb kryhen n\u00eb k\u00ebto ferma. Fermat blegtorale si dhe kafsh\u00ebt q\u00eb mbar\u00ebshtohen n\u00eb to jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb regjistrin elektronik RUDA, i cili p\u00ebrdit\u00ebsohet vazhdimisht.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2024 ka filluar regjistrimi i operator\u00ebve profesionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kryejn\u00eb aktivitete n\u00eb lidhje me bim\u00ebt (mbjelljen, prodhimin, vendosjen n\u00eb treg). Fermer\u00ebt kan\u00eb detyrimin e plot\u00ebsimit t\u00eb regjistrit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb Produkteve p\u00ebr Mbrojtjen e Bim\u00ebve (PMB) n\u00eb ferm\u00eb, kontrolli i mbajtjes s\u00eb regjistrit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb PMB-ve n\u00eb ferm\u00eb kryhet nga AKVMB.<\/p>\n<p>Inspektor\u00ebt e AKVMB-s\u00eb kryejn\u00eb kontrolle n\u00eb ferma bujq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se produktet e tyre jan\u00eb t\u00eb lira nga s\u00ebmundjet dhe d\u00ebmtuesit, p\u00ebrdorimi i pesticideve dhe pajisin produktin me certifikat\u00eb fitosanitare.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt e biznesit ushqimor n\u00eb pikat e grumbullimit kan\u00eb detyrimin e regjistrimit n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare Biznesit dhe jan\u00eb subjekt kontrolli nga inspektoret e ushqimit t\u00eb AKU-s\u00eb\u201d, sqaroi Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Monitor.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja institucionet kryejn\u00eb kontrolle n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin mbi baz\u00ebn e nj\u00eb plani komb\u00ebtar, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi rrezikun q\u00eb paraqesin produktet ushqimore dhe ato me origjin\u00eb shtazore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kontrolleve t\u00eb mbetjeve t\u00eb pesticideve, kontaminimit mikrobiologjik n\u00eb fruta-perime, AKU kryen kontrolle bazuar n\u00eb Planin Komb\u00ebtar t\u00eb kontrolleve zyrtare me baz\u00eb risku dhe t\u00eb marrjes s\u00eb mostrave p\u00ebr ushqimin, ushqimin p\u00ebr kafsh\u00eb, mbrojtjes s\u00eb bim\u00ebve dhe inputeve bujq\u00ebsore, si dhe planin e marrjes s\u00eb mostrave n\u00eb PIK.\u201d, i cili miratohet nga Ministri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, AKU bashk\u00ebpunon ngusht\u00ebsisht me AKVMB-n\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndjekur gjurmueshm\u00ebrin\u00eb e produkteve, por edhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar fermer\u00ebt p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mbajtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb ferm\u00ebn e tyre, p\u00ebr plot\u00ebsimin e regjistrit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb PMB-ve n\u00eb ferm\u00eb, si dhe ruajtjen e produkteve nga kontaminimi mikrobiologjik.<\/p>\n<p>AKU n\u00eb vitin 2023 ka hartuar planin komb\u00ebtar t\u00eb kontrolleve zyrtare bazuar n\u00eb risk, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb metodologjie t\u00eb re me asistenc\u00ebn e IPA II \u201cProjekti i Siguris\u00eb Ushqimore\u201d, ku vler\u00ebsimi i operator\u00ebve t\u00eb biznesit, b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet profilizimit t\u00eb riskut sipas nj\u00eb sistemi pik\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Kontrolli i zbatimit t\u00eb legjislacionit t\u00eb siguris\u00eb ushqimore b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet kontrolleve zyrtare, monitorimit dhe verifikimit p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave ligjore nga operator\u00ebt e biznesit ushqimor, si dhe marrjes dhe analizimit t\u00eb mostrave bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e riskut dhe frekuenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Protokollet e p\u00ebrdorura gjat\u00eb kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve nga AKU jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb p\u00ebrdorura nga autoritetet e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryerjen e kontrollit zyrtar dhe funksionimin e sistemit t\u00eb kontrollit zyrtar, autoritetet kompetente auditohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt nga sh\u00ebrbimet e Komisionit Europian\u201d, pohon Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pengesat q\u00eb hasen n\u00eb moskapjen e rasteve me probleme?<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulin te forcimi i gjurmueshm\u00ebris\u00eb, pra zinxhiri q\u00eb ndjek produktin nga operatori ekonomik q\u00eb e prodhon e deri te konsumatori. P\u00ebr drejtuesin e qendr\u00ebs \u201cAlert\u201d, Granit Sokolaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim vijon t\u00eb mbetet shqet\u00ebsuese tregtimi i mallrave ushqimor\u00eb pa etiket\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSistemi i gjurmueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb produktet e etiketuar dhe q\u00eb shiten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme \u00ebsht\u00eb i sigurt. Pra, AKU dhe vet\u00eb subjektet, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e problematikave, mund t\u00eb gjurmojn\u00eb produktin dhe ta heqin nga tregu n\u00eb raste alert-esh.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i p\u00ebrhersh\u00ebm, sidomos me produktet e fruta-perimeve, me mjaltin nga fermer\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl apo dhe vez\u00ebt me antibiotik\u00eb po nga k\u00ebto ferma, \u00ebsht\u00eb gjurmueshm\u00ebria, pasi n\u00eb shum\u00eb raste nuk gjenden t\u00eb dh\u00ebna fiskale apo dokumente tjera, p\u00ebr t\u00eb ndjekur problemin deri n\u00eb origjin\u00eb.<\/p>\n<p>Problematike mbeten disa raste, si\u00e7 e p\u00ebrmenda dhe m\u00eb lart, produktet nga ferma t\u00eb vogla si mjalti, vez\u00ebt e fermave t\u00eb vogla (kjo nuk duhet ngat\u00ebrruar me prodhuesit e m\u00ebdhenj, me etiket\u00eb), vaji i ullirit, pasi mblidhet nga dhjet\u00ebra fermer\u00eb kok\u00ebrr e m\u00eb pas b\u00ebhet vaj n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb, pasi p\u00ebrzihen etj. Kjo ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah problematika n\u00eb lidhje me gjurmueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, pengesa reale n\u00eb moskapjen e rasteve me probleme apo mospenalizimin e abuzuesve \u00ebsht\u00eb tregtia e paformalizuar si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe shk\u00ebputja e zinxhirit, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb AKU, nj\u00eb pjes\u00eb AKVMB dhe n\u00eb rastin e analizave pozitive nga ISUV, komunikimi me shkresa etj., b\u00ebn q\u00eb produkti t\u00eb jet\u00eb shitur derisa t\u00eb kryhet nd\u00ebrhyrja\u201d, tha zoti Sokolaj.<\/p>\n<p>Problem mbetet edhe informimi i konsumatorit p\u00ebr rastet e produkteve t\u00eb gjendura n\u00eb shkelje t\u00eb normave.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, komunikimi i riskut p\u00ebr konsumator\u00ebt mbetet n\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rastet e kontrolleve mbi baz\u00eb risku, sipas planit vjetor t\u00eb AKU, p\u00ebr t\u00eb cilat konsumator\u00ebt nuk informohen.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse merren masa p\u00ebr heqjen nga tregu t\u00eb atyre produkteve, konsumator\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb informacionin e duhur q\u00eb t\u00eb mos blejn\u00eb X apo Y produkte\/lote etj., deri n\u00eb heqjen nga tregu, apo edhe n\u00ebse i kan\u00eb bler\u00eb, t\u00eb mos i konsumojn\u00eb\u201d, n\u00ebnvizon zoti Sokolaj.<\/p>\n<p>Sistemi i gjurmueshm\u00ebris\u00eb mbahet nga operatori i biznesit ushqimor sipas Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. Operator\u00ebt e Biznesit Ushqimor (OBU) kan\u00eb detyrimin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb sistemi gjurmueshm\u00ebrie p\u00ebr mbajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar identifikimin e \u00e7do personi fizik apo juridik, nga jan\u00eb furnizuar apo kan\u00eb furnizuar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mbajtura nga operatori i biznesit ushqimor sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar se n\u00eb cil\u00ebn hallk\u00eb t\u00eb zinxhirit ushqimor ka ndodhur jo-konformiteti.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbahen k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nga operatori i biznesit dhe t\u00eb vihen t\u00eb plota dhe n\u00eb koh\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb AKU, pengesat n\u00eb menaxhimin e rasteve jo-konform minimizohen\u201d, pohon Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ushqimi i nxjerr\u00eb n\u00eb treg ose q\u00eb mund t\u00eb nxirret n\u00eb treg etiketohet p\u00ebr t\u00eb siguruar gjurmueshm\u00ebrin\u00eb. AKU si institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollin zyrtar t\u00eb ushqimit dhe ushqimit p\u00ebr kafsh\u00eb luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sistemin e gjurmueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cAKU kryen inspektime t\u00eb rregullta n\u00eb OBU dhe tregjet p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me standardet e siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin kontrollin e dokumentacionit t\u00eb gjurmueshm\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do produkt mund t\u00eb gjurmohet nga origjina e deri te konsumatori. AKU, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb menaxhimit t\u00eb rrezikut, nd\u00ebrmerr masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb bllokuar dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebto produkte nga tregu\u201d, n\u00ebnvizon m\u00eb tej Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i pesticideve t\u00eb ndaluara t\u00eb fruta-perimet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 5 vite, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb periudh\u00ebn 2019 deri n\u00eb prill 2025, sistemi RASFF i BE-s\u00eb p\u00ebr kontrollin e siguris\u00eb ushqimore (Sistemi i Paralajm\u00ebrimit t\u00eb Shpejt\u00eb p\u00ebr Ushqimin dhe Ushqimin) ka dh\u00ebn\u00eb 69 raste alarmi p\u00ebr eksportet shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr produktet e eksportit q\u00eb kan\u00eb rezultuar me probleme, jan\u00eb fruta-perimet, bim\u00ebt mjek\u00ebsore dhe produktet e peshkut.<\/p>\n<p>Konkretisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga 69 raste n\u00eb total t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb alarmit t\u00eb identifikuara n\u00eb sistem, rezulton se 26 jan\u00eb klasifikuar si \u201cserioze\u201d; 9 raste \u201cpotencialisht serioze\u201d; 13 me \u201cpotencial risku\u201d; 4 prej tyre \u201c pa risk\u201d; 8 raste \u201cpa vendim\u201d dhe 9 prej tyre \u201cpa risk\u201d.<\/p>\n<p>19 raste t\u00eb kategorizuara me alarm \u201cserioz\u201d, \u201cpotencial risku\u201d dhe \u201cpotencialisht serioze\u201d jan\u00eb p\u00ebr eksportin e fruta-perimeve. 9 prej tyre p\u00ebr bim\u00eb mjek\u00ebsore, er\u00ebza dhe 6 prej tyre jan\u00eb p\u00ebr kategorin\u00eb e produkteve t\u00eb eksportit \u201cpeshk dhe produktet e peshkut\u201d, p\u00ebr prani t\u00eb histamin\u00ebs mbi kufijt\u00eb n\u00eb vajin e a\u00e7uges apo p\u00ebr kontroll t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb temp t\u00eb peshkut t\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, raportimi i rasteve me mbetje pesticidesh n\u00eb eksport nga sistemi rapid i BE-s\u00eb vler\u00ebsohen t\u00eb ul\u00ebta krahasuar me sasin\u00eb e eksporteve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vitin 2024 jan\u00eb vet\u00ebm 4 ngarkesa t\u00eb raportuara me mbetje pesticidesh me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria p\u00ebr 947 ngarkesa t\u00eb eksportuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr 3-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025, n\u00eb 354 ngarkesa t\u00eb eksportuara vet\u00ebm nj\u00eb ngarkes\u00eb ka rezultuar me mbetje pesticidesh\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i pesticideve mbi norm\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues p\u00ebr ekspert\u00ebt, jo vet\u00ebm p\u00ebr produktet e eksportit, por edhe p\u00ebr ato q\u00eb shiten n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Granit Sokolaj nga qendra \u201cAlert\u201d thot\u00eb se shtimi i rasteve t\u00eb fermer\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin pesticide mbi norm\u00ebn e lejuar ndikohet nga informaliteti. Problem \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e frekuenc\u00ebs s\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb kontrolleve te farmacit\u00eb veterinare.<\/p>\n<p>\u201cAutoriteti Komb\u00ebtar i Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve (AKVMB) p\u00ebrpiqet t\u00eb kontrolloj\u00eb, aq kapacitete njer\u00ebzore sa ka, por problem mbetet Sh\u00ebrbimi i Ekstensionit (k\u00ebshillimit), mbajtja e regjistrit t\u00eb ferm\u00ebs nga fermer\u00ebt, apo fakti q\u00eb edhe kur e mbajn\u00eb, nuk reflektojn\u00eb n\u00eb t\u00eb protokollet si\u00e7 i kan\u00eb ndjekur v\u00ebrtet.<\/p>\n<p><strong>E sigurisht nuk shkruajn\u00eb tek to PMB-t\u00eb e ndaluara q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrdorur.<\/strong><\/p>\n<p>Kontrolli i farmacive bujq\u00ebsore mbetet ende nj\u00eb problem shqet\u00ebsues, p\u00ebr faktin se jan\u00eb ato q\u00eb mund t\u00eb tregtojn\u00eb edhe PMB t\u00eb ndaluara, apo vazhdojn\u00eb t\u2019u shesin fermer\u00ebve pesticide pa nj\u00eb rekomandim\/recet\u00eb agronomi. E nj\u00ebjta gj\u00eb dhe p\u00ebr farmacit\u00eb veterinare\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, numri i rasteve t\u00eb procedimit t\u00eb fermer\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin pesticide t\u00eb ndaluara \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt krahasuar me rastet problematike.<\/p>\n<p>\u201cAKVMB deri para nj\u00eb apo dy muajsh nuk ka pasur t\u00eb drejt\u00ebn ligjore t\u00eb inspektimit. S\u00eb fundmi kan\u00eb nisur dhe penalitetet nga ana e saj n\u00eb ferma, kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re moszbatimi i protokolleve. AKU nuk e penalizon dot fermerin, por k\u00ebt\u00eb e kryen n\u00ebp\u00ebrmjet AVKMB\u201c.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb vitin 2024, Shqip\u00ebria ka notifikuar 3 raste me mbetje pesticidesh p\u00ebr produktet e importuara nga vende t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 8 raste p\u00ebr 3-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me importet drejt Shqip\u00ebris\u00eb, rastet m\u00eb t\u00eb shpeshta jan\u00eb ato me mbetje pesticidesh p\u00ebr ngarkesa t\u00eb ardhura kryesisht nga Greqia dhe Italia.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb raste t\u00eb konstatuara nga AKU gjat\u00eb kryerjes s\u00eb kontrollit zyrtar dhe t\u00eb referuara n\u00eb RASFF. Raste t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7uara dhe nuk jan\u00eb raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura q\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb problem p\u00ebr importet dhe menaxhim t\u00eb k\u00ebtyre rasteve\u201d, tha Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Si kontrollohet p\u00ebrdorimi i pesticideve<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Prej vitit 2022, fermer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb mbajn\u00eb regjistrin e p\u00ebrdorimit t\u00eb produkteve p\u00ebr mbrojtjen e bim\u00ebve, ose si\u00e7 quhen ndryshe t\u00eb pesticideve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 detyrimit p\u00ebr mbajtjen e regjistrit, ata jan\u00eb t\u00eb trajnuar dhe orientuar me kalendar\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb pesticideve, por edhe me ngritjen e farmacive veterinare t\u00eb licencuara p\u00ebr tregtimin e PBM-ve.<\/p>\n<p>P\u00ebr ministren e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, masat e marra dhe politikat q\u00eb zbatohen n\u00eb mbrojtje t\u00eb prodhimit vendas i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundura hap\u00ebsirat p\u00ebr raste jo konforme.<\/p>\n<p>\u201cSot fermeri nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pesticide t\u00eb ndaluara. Lista e pesticideve n\u00eb 2022 ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb disa prej atyre q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara lejoheshin t\u00eb p\u00ebrdoreshin. Jemi n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nj\u00eb fermer duhet t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ato edhe pse ne i trajnojm\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr llojin e p\u00ebrdorimit t\u00eb pesticideve, por edhe p\u00ebr kalendarin e karenc\u00ebs (koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit). Vet\u00ebm n\u00eb muajin mars u trajnuan 3 mij\u00eb fermer\u00eb p\u00ebr llojin e pesticideve q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdorin.<\/p>\n<p>Madje ju \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mos i blejn\u00eb tek autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse shtet\u00ebrore, por t\u2019i blejn\u00eb n\u00eb pikat e farmacive bujq\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb detyrimin t\u2019i shesin pesticidet.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt q\u00eb tejkalojn\u00eb rregullat jan\u00eb shum\u00eb pak, krahasuar me mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i zbatojn\u00eb. P\u00ebrse duhet q\u00eb protokoll i rr\u00ebzuar prej disave, t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb? \u00c7\u00ebshtja nuk duhet relativizuar, por numri i fermer\u00ebve dhe bizneseve t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuara \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, ve\u00e7oi nd\u00ebr t\u00eb tjera zonja Denaj.<\/p>\n<p><strong>Vizioni i s\u00eb ardhmes p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore\u2026.<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian dhe legjislacioni n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga p\u00ebrafrimi i acquis s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgatitjes dhe p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb tij bazuar n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimet q\u00eb legjislacioni i BE-s\u00eb p\u00ebson.<\/p>\n<p>Legjislacioni p\u00ebrgatitet bazuar n\u00eb Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit Europian p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are dhe rishikohet \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, realizimi i planit t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb legjislacionit raportohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt pran\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Legjislacioni i siguris\u00eb ushqimore n\u00eb vetvete p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb standardesh prodhimi dhe sh\u00ebrbimi q\u00eb rriten vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb siguris\u00eb ushqimore p\u00ebr konsumatorin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, investimet dhe burimet njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb mbeten ende t\u00eb nevojshme.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/13\/frutat-dhe-perimet-me-pesticide-dhe-mishi-me-salmonele-cfare-po-konsumojme\/\">Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonel\u00eb\/ \u00c7far\u00eb po konsumojm\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7., prej disa dit\u00ebsh gjendet i shtruar n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr shkak t\u00eb helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonel\u00ebs. I moshuari tregon se helmimi iu shkaktua pasi konsumoi mish pule t\u00eb gatuar n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb cilin e kishte bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej supermarketeve t\u00eb qytetit ku banon. Nd\u00ebr simptomat e para t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15265","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15265\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}