{"id":15007,"date":"2025-04-11T12:19:42","date_gmt":"2025-04-11T12:19:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/11\/gjin-gjoni-reforma-ne-drejtesi-u-be-per-mua-azem-hajdarin-e-kisha-mik-ja-pse-e-vrane\/"},"modified":"2025-04-11T12:19:42","modified_gmt":"2025-04-11T12:19:42","slug":"gjin-gjoni-reforma-ne-drejtesi-u-be-per-mua-azem-hajdarin-e-kisha-mik-ja-pse-e-vrane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/11\/gjin-gjoni-reforma-ne-drejtesi-u-be-per-mua-azem-hajdarin-e-kisha-mik-ja-pse-e-vrane\/","title":{"rendered":"Gjin Gjoni: Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi u b\u00eb p\u00ebr mua! Azem Hajdarin e kisha mik, ja pse e vran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar n\u00eb emisionin Dekalog n\u00eb DritareTV, ka komentuar p\u00ebrmendjen e emrit t\u00eb tij nga kryeministrit Edi Rama lidhur me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjoni ka theksuar se, megjith\u00ebse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ai ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb largohej vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos prekej pjesa tjet\u00ebr e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEmrin tim, Edi Rama e lidhi me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Po, n\u00ebse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr mua, un\u00eb isha i gatsh\u00ebm t\u00eb largohesha, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mos t\u00eb prekej pjesa tjet\u00ebr e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse drejt\u00ebsia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shum\u00eb defekte, un\u00eb e shikoja at\u00eb si nj\u00eb sistem q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim,\u201d tha Gjoni.<\/p>\n<p>Ai shtoi se lufta e tij m\u00eb e madhe nisi kur u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ish-gjyqtari e cil\u00ebsoi veten si nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb forta, duke theksuar se ai nuk e ka lidhur kurr\u00eb vendimmarrjen e tij me politik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cIsha me bindje t\u00eb djathta, por kurr\u00eb nuk i kam manifestuar ato n\u00eb vendimet e mia. N\u00ebse pyetni, ka personazhe t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur nga vendimmarrjet e mia.<\/p>\n<p>Simboli i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi u b\u00eb sepse isha un\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Kisha parime dhe mbaja fjal\u00ebn, isha nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>\u201cReforma n\u00eb drejt\u00ebsi duhet t\u00eb b\u00ebhej, kjo nuk diskutohet. Edhe at\u00ebher\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb rreth 35% e gjyq\u00ebsorit duhej t\u00eb kalonin n\u00eb sit\u00ebn e vetingut. Kishte elemente t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u identifikuar q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ai kritikoi m\u00ebnyr\u00ebn se si reforma u miratua dhe theksoi se shum\u00eb nga politikan\u00ebt, nuk kishin lexuar fare p\u00ebrmbajtjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cKur PD dhe PS bashkuan votat p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, shumica prej tyre nuk e kishin lexuar fare \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbante reforma,\u201d theksoi Gjoni<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai e konsideroi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi si nj\u00eb proces selektiv dhe u shpreh se kishte persona q\u00eb u larguan nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte nj\u00eb reform\u00eb selektive. Kishte persona q\u00eb duhet t\u00eb hiqeshin me urdh\u00ebr t\u00eb partis\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi Gjoni.<\/p>\n<p>Gjin Gjoni: Pse u vra Azem Hajdari!<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar n\u00eb emisionin Dekalog n\u00eb DritareTV, ka folur p\u00ebr rolin e tij gjat\u00eb L\u00ebvizjes Studentore dhe marr\u00ebdh\u00ebnien me Azem Hajdarin.<\/p>\n<p>Gjoni ka kujtuarfigur\u00ebn e Azem Hajdarit dhe ka shprehur trishtimin e tij p\u00ebr humbjen e tij duke theksuar se vrasja e tij ishte nj\u00eb akt politik.<\/p>\n<p>\u201cKam pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Azem Hajdarin. Ai ishte nj\u00eb natyr\u00eb \u00e7apk\u00ebne dhe vrasjen e tij e kam p\u00ebrjetuar me shum\u00eb trishtim. Ishte e r\u00ebnd\u00eb dhe e trishtuar, pasi ai ishte lideri i par\u00eb i nj\u00eb force politike,\u201d tha Gjoni.<\/p>\n<p>Ai shtoi se, megjith\u00ebse nuk ishte pjes\u00eb e hetimeve t\u00eb dosjes s\u00eb Hajdarit, beson se vrasja e tij nuk kishte lidhje me konflikte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cNuk isha pjes\u00eb e dosjes s\u00eb tij, ndaj nuk mund t\u00eb ngre hamend\u00ebsime, por, duke u nisur nga goj\u00ebdh\u00ebnat, mund t\u00eb them q\u00eb nuk ishte nj\u00eb vrasje konfliktuale. Po, duke qen\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me politik\u00ebn, pa dyshim ishte nj\u00eb vrasje politike,\u201d u shpreh Gjoni.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari gjithashtu vler\u00ebsoi se ngjarja e vrasjes s\u00eb Hajdarit u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb shum\u00eb spekulime rreth konflikteve dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb element\u00ebve kriminale, por ai mbeti i bindur q\u00eb motivi ishte politik.<\/p>\n<p>\u201cNgjarja u fry pak p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konflikti dhe elemente kriminale, por pa dyshim ishte nj\u00eb vrasje politike\u201d, p\u00ebrfundoi Gjoni.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/gjin-gjoni-reforma-ne-drejtesi-u-be-per-mua-azem-hajdarin-e-kisha-mik-ja-pse-e-vrane\/\">Gjin Gjoni: Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi u b\u00eb p\u00ebr mua! Azem Hajdarin e kisha mik, ja pse e vran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar n\u00eb emisionin Dekalog n\u00eb DritareTV, ka komentuar p\u00ebrmendjen e emrit t\u00eb tij nga kryeministrit Edi Rama lidhur me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Gjoni ka theksuar se, megjith\u00ebse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ai ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb largohej vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos prekej pjesa tjet\u00ebr e drejt\u00ebsis\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15007","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15007\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}