{"id":14978,"date":"2025-04-11T10:14:21","date_gmt":"2025-04-11T10:14:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/11\/laert-vasili-heroi-tipik-i-kohes-sone-viktor-zhusti-publiku-u-befasua-nga-nje-diagnoze-kanceri-perse-pedofilia-jote-te-mos-jete-nje-g\/"},"modified":"2025-04-11T10:14:21","modified_gmt":"2025-04-11T10:14:21","slug":"laert-vasili-heroi-tipik-i-kohes-sone-viktor-zhusti-publiku-u-befasua-nga-nje-diagnoze-kanceri-perse-pedofilia-jote-te-mos-jete-nje-g","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/11\/laert-vasili-heroi-tipik-i-kohes-sone-viktor-zhusti-publiku-u-befasua-nga-nje-diagnoze-kanceri-perse-pedofilia-jote-te-mos-jete-nje-g\/","title":{"rendered":"\u201cLaert Vasili, heroi tipik i koh\u00ebs son\u00eb\u201d, Viktor Zhusti: Publiku u befasua nga nj\u00eb \u201cdiagnoz\u00eb kanceri\u201d, p\u00ebrse \u201cpedofilia\u201d jote t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb \u201cgong\u201d i fort\u00eb emocional"},"content":{"rendered":"<p>NGA VIKTOR ZHUSTI<\/p>\n<p>(Ese n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb emisioni t\u00eb refuzuar)<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar disa sh\u00ebn ime n\u00eb librin \u201c21 leksione p\u00ebr shekullin e 21\u201d t\u00eb Yuval Hararit (ua rekomandoj, jo ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i shitur n\u00eb historin\u00eb e letrave, por, si privilegj p\u00ebr t\u00eb njohur e komunikuar me nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb shekullit ton\u00eb), ndesha n\u00eb raftin e bibliotek\u00ebs sime, t\u00eb vjetrin e faqezverdhur t\u00eb viteve studentore: \u201cNj\u00eb hero i koh\u00ebs son\u00eb\u201d t\u00eb Pushkinit.<\/p>\n<p>Harrova p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast Hararin, nisa ta shfletoj e mes kujtimeve q\u00eb m\u00eb zgjoi, ngriti kryet pyetja:<\/p>\n<p>\u2013 A ka dhe koha jon\u00eb nj\u00eb hero?<\/p>\n<p>I thell\u00eb dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer m\u2019u duk hendeku q\u00eb sajoi mendja k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, pasi, fillimisht, duhet t\u00eb paraprijn\u00eb ca t\u00eb tjera pyetje si:<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7\u2019kuptoj me termin \u201ckoha jon\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>\u2013 Cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat dhe pretendimet e k\u00ebsaj kohe?<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7\u2019prototipa ka krijuar dhe q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb at\u00eb?<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse k\u00ebto pyetje do kishim marr\u00eb udh\u00eb (shkaktove er\u00ebn, prit stuhin\u00eb), hendeku do thellohej m\u00eb tep\u00ebr nga v\u00ebrshimi i nj\u00eb varg pyetjesh t\u00eb tjera, si:<\/p>\n<p>-N\u00eb \u00e7\u2019fush\u00eb?<\/p>\n<p>-Nga e si u krijua?<\/p>\n<p>-P\u00ebr \u00e7\u2019vepra?<\/p>\n<p>E, si p\u00ebr ta ngat\u00ebrruar m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekuacion, do shtohej edhe pik\u00ebpyetja e madhe: \u201cDuhet t\u00eb dish n\u00eb \u00e7\u2019koh\u00eb jetojm\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh se cili \u00ebsht\u00eb heroi i saj, apo duhet t\u00eb njoh\u00ebsh heroin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se n\u00eb \u00e7\u2019koh\u00eb jetojm\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>E keqja m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq dilemash, nuk kisha pran\u00eb as mikun dhe kolegun tim, Laertin, me t\u00eb cilin diskutoj her\u00eb pas here, ngaq\u00eb njoh dhe respektoj formimin dhe aft\u00ebsit\u00eb e tij. Kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201ckurth\u201d televiziv. Ashtu i vet\u00ebm, si\u00e7 ndodh shpesh n\u00eb teat\u00ebr, kur p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb meditimi: dritat zbehen, l\u00ebshohet nj\u00eb fjoll\u00eb tymi, d\u00ebgjohen ca nota legato n\u00eb telin Sol\u2026 edhe mendja ime u p\u00ebrhumb dhe nisi t\u00eb tjerr\u00eb\u2026 Kur je i \u201cmbyllur\u201d, qoft\u00eb n\u00eb BBV4, a n\u00eb cilindo nga t\u00eb m\u00ebparshmit, n\u00eb Burgun 313 t\u00eb Tiran\u00ebs, a \u00e7do qyteti tjet\u00ebr, n\u00eb Psikiatri, a cilindo pavion tjet\u00ebr, bota t\u00eb ngushtohet n\u00eb raport me hap\u00ebsir\u00ebn ku je izoluar. As q\u00eb merr vesh se \u00e7\u2019ndodh e si gjykohesh nga jasht\u00eb, sikurse dhe ata jasht\u00eb, as q\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7\u2019kurdiset n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb atje brenda. Lidhja midis dy bot\u00ebve (asaj jasht\u00eb e tjetr\u00ebs brenda), nd\u00ebrpritet.<\/p>\n<p>Komunikimi, zero. Informacioni i vet\u00ebm vjen nga \u201cracioni\u201d q\u00eb t\u00eb jep moderatori, gardiani, infermieri\u2026 pasi nuk vendos dot ti, je i nd\u00ebrvarur, nuk je zot i vetes, nuk ke mund\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb, e jo m\u00eb luksin t\u00eb luash. Je kthyer vet\u00eb n\u00eb lod\u00ebr. Njer\u00ebzit presin, shohin, arg\u00ebtohen, pozicionohen, shajn\u00eb, l\u00ebvdojn\u00eb, mbrojn\u00eb, p\u00ebrbuzin, mohojn\u00eb, zilepsen, adhurojn\u00eb\u2026 por asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk hyn atje brenda q\u00eb t\u00eb mund ta kurdis\u00ebsh or\u00ebn sipas koh\u00ebs reale.<\/p>\n<p>T\u00eb kan\u00eb mbyllur q\u00eb t\u00eb mos \u201cndikohesh\u201d, por ata jasht\u00eb, ata q\u00eb mbushin shkall\u00ebt e cirkut, presin me padurim, ndeshje, gar\u00eb, nerva, lot, konflikt, thirrje, decibel, ul\u00ebrima\u2026 Normalja s\u2019ka efekt. Logjika s\u2019ka interes. Urt\u00ebsia prish pun\u00eb. Zot, na ruaj mendjen! \u201cMarr\u00ebzia dhe men\u00e7uria, \u2013 shkruan D. Agolli, \u2013 flen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat, puna \u00ebsht\u00eb se cila zgjohet m\u00eb her\u00ebt\u201d. P\u00ebr vete, nuk kam pasur asnj\u00ebher\u00eb pik\u00ebpyetje se cila zgjohet m\u00eb her\u00ebt tek Laerti, pasi ato nuk i ka v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjum\u00eb. Rruga plot kthesa e jet\u00ebs, marr\u00ebdh\u00ebnia me njer\u00ebzit, teatri, p\u00ebrvoja\u2026 m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj q\u00eb njeriu nuk ndryshon. Dhe Laerti, k\u00ebto 25 vjet\u00ebt e fundit q\u00eb njihemi nga af\u00ebr, nuk ka ndryshuar karakter e karakteristika, ve\u00e7 i ka theksuar. Jeta, gjithashtu me ta treguar (dhe jo nj\u00eb her\u00eb) q\u00eb, sado t\u00eb jesh i bindur q\u00eb e njeh dik\u00eb, mos beso kurr\u00eb se e ke njohur deri n\u00eb fund. Jo! Asnj\u00ebher\u00eb! Jo dor\u00ebn n\u00eb zjarr! P\u00ebr asnj\u00eb! K\u00ebt\u00eb ma v\u00ebrtetoi dhe miku im, n\u00eb BBV4, nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb papriturash befasuese. M\u2019u duk i gabuar vendimi i tij p\u00ebr t\u2019u futur atje, ndon\u00ebse edhe BB, nj\u00eb lloj teatri \u00ebsht\u00eb, i ngjash\u00ebm me \u201cHappening Theatre\u201d, aq n\u00eb mod\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, por u zhg\u00ebnjeva dhe mbeta i shushatur, kur pash\u00eb sa mir\u00eb e njeh ai veten dhe sa mjesht\u00ebrisht e zot\u00ebron \u201cartin e loj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk e kam ndjekur rregullisht, p\u00ebr shkak t\u00eb provave intensive me \u201c12 burra t\u00eb zem\u00ebruar\u201d, por, nga disa seanca n\u00eb TV, postime n\u00eb FB e \u201cInstagram\u201d, portokallizimi i shk\u00eblqyer dhe diskutimet e pafundme plot pathos n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb e kafenera, kam ndjer\u00eb q\u00eb shkakton nj\u00eb cunam shurdhues. Diskutimet jan\u00eb sa miratuese, aq edhe mohuese, e kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes futet dhe an\u00ebsia, acarimi dhe grindjet, i konkurrojn\u00eb ato p\u00ebr politik\u00eb. Mund t\u00eb thuash \u00e7\u2019t\u00eb duash, por q\u00eb nuk jemi t\u00eb \u201cangazhuar\u201d, e thua dot?! Q\u00eb Laerti \u00ebsht\u00eb i mpreht\u00eb e i kulturuar, koleg\u00ebt e din\u00eb dhe e respektojn\u00eb, tani p\u00ebrmes BBV4, e m\u00ebsoi krejt shqiptaria. P\u00ebrdora termin \u201cshqiptaria\u201d, pasi miku im, jo vet\u00ebm e p\u00eblqen dhe e konsumon si fjal\u00eb, por e ka edhe kart\u00eb q\u00eb e luan me shpirt e forc\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb rasti. Ndikon, ndoshta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb formim edhe prejardhja (t\u00eb dy prind\u00ebrit, njer\u00ebz t\u00eb librit dhe t\u00eb arm\u00ebve). N\u00ebna e tij dhe e njohura ime familjare, zonja e nderuar Reveka (dikur me grad\u00ebn Major), n\u00eb takimin \u201csurpriz\u00eb\u201d, si n\u00eb tragjedit\u00eb t\u00eb antikitetit, duke deklamuar plot pathos, e thirri: \u201cKapedan\u201d, pasi ajo, si \u00e7do n\u00ebn\u00eb, kujton se ka lindur nj\u00eb hero. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka lindur nj\u00eb aktor.<\/p>\n<p>Laertit, n\u00eb BBV4, i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebje nj\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d t\u00eb pabarabart\u00eb, q\u00eb s\u2019e ka pasur p\u00ebr gj\u00eb ta p\u00ebrballoj\u00eb, pasi ka intuit\u00eb dhe men\u00e7uri, por, shpesh, i \u00ebsht\u00eb dashur edhe ta \u201cdredh\u00eb\u201d, q\u00eb gjithashtu nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb aktor, madje i talentuar. Ka kaluar situata \u201ct\u00eb v\u00ebshtira\u201d, por ka q\u00ebndruar mbi to, ngaq\u00eb e di se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb gjitha jan\u00eb \u201cfurtuna n\u00eb got\u00ebn e ujit\u201d dhe gjith\u00eb nervat, konfliktet, acarimet, klithmat e kacafytjet midis VIPave jan\u00eb duele me pistoleta plastike kalamajsh, q\u00eb gjuajn\u00eb me uj\u00eb\u2026 P\u00ebr k\u00ebto, s\u2019ia ha qeni shkopin. Me k\u00ebsi lloj arm\u00ebsh \u00ebsht\u00eb snajper. Nuk m\u00eb \u00e7udit kjo. N\u00eb greqisht, interpretimi quhet dhe \u201c\u00d5\u00f0\u00ef\u00ea\u00f1\u00e9\u00f4\u00e9\u00ea\u00de\u201d, hipokrizi, shtirje, tjet\u00ebrsim, luan dik\u00eb tjet\u00ebr, ke mask\u00eb mbi fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, ke nj\u00eb rol, luan. Dhe ai di t\u00eb \u201cluaj\u00eb\u201d, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka mbaruar Akademin\u00eb Teatrale pran\u00eb Teatrit Nacional n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>Miku im, Laert! Shum\u00eb her\u00eb ke shk\u00eblqyer, po jo edhe pak her\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjehem ngusht\u00eb e t\u00eb rrudh buz\u00ebt. \u201cBig Brother\u201d-i skanoi dy an\u00eb bazike q\u00eb formuan personalitetin t\u00ebnd: Jet\u00ebn (nga mosha traumatike e filizit 9-vje\u00e7ar) dhe karakterin (nga leht\u00ebsia dhe natyrshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb demonstruar dije enciklopedike q\u00eb i b\u00ebn\u00eb t\u00eb skuqen t\u00eb ashtuquajturit VIP-a, e deri te shfaqja e nj\u00eb histerie akute, q\u00eb nuk do ta vinin n\u00eb m\u00ebdyshje psikiatrin t\u00eb t\u00eb veshte apo jo \u201ck\u00ebmish\u00ebn e forc\u00ebs\u201d. Por\u2026 e theksoj: Jam i bindur q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto dy aspekte, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb loj\u00eb, pasi loja \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebr deri sa, vitin e kaluar, publiku u befasua nga nj\u00eb \u201cdiagnoz\u00eb kanceri\u201d, p\u00ebrse dhe \u201cpedofilia\u201d jote t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb \u201cgong\u201d i fort\u00eb emocional, p\u00ebr t\u00eb shkundur t\u00eb shushaturit q\u00eb gdhihen e ngrysen para ekranit? Kam besim se do dal\u00ebsh nga kjo aventur\u00eb duke f\u00ebrsh\u00ebllyer motivin e ABBA-ve \u201cMoney, money, money\u201d, por, jasht\u00eb, mos dysho q\u00eb do gjesh edhe nga ata q\u00eb e kan\u00eb gati n\u00eb buz\u00eb jaren shkodrane: \u201cKu, ku, p\u00ebr ne\u2026\u201d. Se v\u00ebrtet gjejm\u00eb justifikim e fshihemi n\u00ebn mantelin e Makiavelit (\u201cQ\u00ebllimi justifikon mjetet\u201d), por e keqja \u00ebsht\u00eb se kjo dreq paraje t\u00eb blen e t\u00eb shet, vjen dhe ik\u00ebn, e sikur t\u00eb mos mjaftonin gjith\u00eb k\u00ebto, ajo \u201clanete\u201d b\u00ebrtet dhe mban er\u00eb gjat\u00eb\u2026 e kam provuar vet\u00eb! Kometa gjat\u00eb fluturimit shndrit e duket vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7ast, bishti i saj vazhdon t\u00eb duket m\u00eb gjat\u00eb\u2026 Po afrohet finalja. P\u00ebr mua, aspak surpriz\u00eb.<\/p>\n<p>Hyre n\u00eb BBV4, pe, njohe, luftove, do fitosh (m\u00eb shum\u00eb mend se euro), po sa m\u00eb par\u00eb, kthehu n\u00eb teat\u00ebr, k\u00ebtu, mes koleg\u00ebve (kusur e ke, t\u00eb mos i kesh t\u00eb gjith\u00eb VIP-a si atje, por mos t\u00eb t\u00eb vij\u00eb keq, ndonj\u00ebrin prej tyre, as e krahasoj dhe as e nd\u00ebrroj me Qaniun ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb), prandaj kthehu mes miqve e publikut, q\u00eb t\u00eb njeh, t\u00eb do, t\u00eb respekton dhe k\u00ebrkon t\u00eb t\u00eb shoh\u00eb ndryshe! Duke luajtur role, jo m\u00eb Laertin. Je pjes\u00eb e artit t\u00eb sken\u00ebs, jo e cirkut. Ndjes\u00eb! U zgjata ngaq\u00eb m\u00eb mungon aft\u00ebsia t\u00eb shkruaj shkurt, po ca dhe nga q\u00eb besoj se, pa pluguar, nuk mund t\u00eb mbjell\u00ebsh, e jo m\u00eb t\u00eb z\u00ebr\u00eb fara. \u201cBig Brother\u201d, ky \u201cbrend\u201d, kjo \u201cpatent\u00eb\u201d, ky \u201ceksperiment social\u201d, ku testohet p\u00ebr bukuri niveli ose katandia e nj\u00eb shoq\u00ebrie (i solist\u00ebve brenda dhe korit nga jasht\u00eb), tek ne \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cbum\u201d mediatik dhe biznes, q\u00eb do t\u2019i linte pa goj\u00eb k\u00ebrkuesit e dikursh\u00ebm t\u00eb arit\u2026 E, n\u00ebse BBV \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen tipik social, Laert Vasili, me gjith\u00eb \u00e7\u2019zbuloi n\u00eb t\u00eb, \u00ebsht\u00eb: \u201cHeroi tipik i koh\u00ebs son\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/laert-vasili-heroi-tipik-i-kohes-sone-viktor-zhusti-publiku-u-befasua-nga-nje-diagnoze-kanceri-perse-pedofilia-jote-te-mos-jete-nje-g\/\">\u201cLaert Vasili, heroi tipik i koh\u00ebs son\u00eb\u201d, Viktor Zhusti: Publiku u befasua nga nj\u00eb \u201cdiagnoz\u00eb kanceri\u201d, p\u00ebrse \u201cpedofilia\u201d jote t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb \u201cgong\u201d i fort\u00eb emocional<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA VIKTOR ZHUSTI (Ese n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb emisioni t\u00eb refuzuar) Duke k\u00ebrkuar disa sh\u00ebn ime n\u00eb librin \u201c21 leksione p\u00ebr shekullin e 21\u201d t\u00eb Yuval Hararit (ua rekomandoj, jo ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i shitur n\u00eb historin\u00eb e letrave, por, si privilegj p\u00ebr t\u00eb njohur e komunikuar me nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}