{"id":14903,"date":"2025-04-10T21:19:20","date_gmt":"2025-04-10T21:19:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/10\/sondazhi-i-piepoli-muca-partite-e-reja-po-hane-kokat\/"},"modified":"2025-04-10T21:19:20","modified_gmt":"2025-04-10T21:19:20","slug":"sondazhi-i-piepoli-muca-partite-e-reja-po-hane-kokat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/10\/sondazhi-i-piepoli-muca-partite-e-reja-po-hane-kokat\/","title":{"rendered":"Sondazhi i Piepoli: Mu\u00e7a: Partit\u00eb e reja po han\u00eb kokat!"},"content":{"rendered":"<p>Sondazhi i radh\u00ebs i \u201cPiepoli\u201d dhe Report Tv, i publikuar sot (10 prill) n\u00eb studion e emisionit \u201cFrontline\u201d t\u00eb moderatores Marsela Karapan\u00e7o, u pa me shum\u00eb interes dhe si realist nga paneli i t\u00eb ftuarve, q\u00eb e p\u00ebrshkruan si t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt edhe me perceptimin qytetar.<\/p>\n<p>Pikiata e besueshm\u00ebris\u00eb ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebrkon me shifrat e publikuara dhe m\u00eb shum\u00eb lidhet me munges\u00ebn e parimeve q\u00eb ai ka dhe v\u00ebnien si prioritet t\u00eb interesave personale. Gjithashtu lufta e brendshme n\u00eb PD, por edhe non grata dhe dosjet penale q\u00eb ka n\u00eb ngarkim.<\/p>\n<p>T\u00eb ftuar ishin deputeti i \u2018Djathtas 1912\u201d, Rezart Kthupi, gazetar\u00ebt Poli Hoxha dhe Flogert Mu\u00e7a dhe avokati Leonard Karaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur zhvillime koh\u00ebt e fundit q\u00eb t\u00eb ket\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb apo n\u00ebse jan\u00eb apo jo t\u00eb k\u00ebnaqur, \u00ebsht\u00eb me 2%. Pothuajse \u00ebsht\u00eb lineare me at\u00eb t\u00eb 27 marsit si sondazh, brenda marzhit t\u00eb gabimit. Problemi me Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb qasja q\u00eb ai ka, e momentit, si me Drejt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb thot\u00eb do e shkrij p\u00ebr interesat e tij dhe kjo p\u00ebrkon me mosbesueshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb, 65% ndaj Berish\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb person q\u00eb anatemon nj\u00eb njeri 6 muaj, pastaj e afron tek vetja e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Pra tregon se nuk ke parime, por interesa momentale\u201d, tha deputeti q\u00eb kandidon aktualisht p\u00ebr koalicionin \u201cDjathtas p\u00ebr Zhvillim\u201d.<\/p>\n<p>Kurse gazetari Mu\u00e7a u shpreh se pak\u00ebnaq\u00ebsia me qeverin\u00eb n\u00eb shifrat e sondazhit ishte p\u00ebr t\u2019u festuar nga Rama, sepse shifrat duhet t\u00eb ishin m\u00eb posht\u00eb, duke qen\u00eb se ka 12 vite n\u00eb pushtet. P\u00ebr partit\u00eb e reja ai u shpreh se \u201cato po han\u00eb kokat mes tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb qeveris prej 12 vitesh, 45% \u00ebsht\u00eb shif\u00ebr e lart\u00eb. Rama duhet t\u00eb jet\u00eb duke hedhur valle me k\u00ebto shifra. Jan\u00eb inkurajuese p\u00ebr qeverin\u00eb. Sepse duhet t\u00eb ishte kryesisht me nuk ndaj mendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen. Pra shifrat duket se shkojn\u00eb edhe me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb fundit. E jep nj\u00eb lloj stabiliteti, mbi 40%. Edhe pse \u00ebsht\u00eb non grata n\u00eb SHBA e Britani, me proceset q\u00eb ka, me dy qeverisje, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mandat t\u00eb 5-t\u00eb aktualisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim t\u00eb kesh ende mbi 30% t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb p\u00ebr doktorin. Kurse p\u00ebr partit\u00eb e reja dhe t\u00eb vogla them se ato po han\u00eb kok\u00ebn e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Berisha do t\u00eb ket\u00eb rrjedhje t\u00eb votave djathtas p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre partive t\u00eb reja\u201d, n\u00ebnvizoi ai.<\/p>\n<p>Avokati Leonard Karaj theksoi se lufta e brendshme e PD e dob\u00ebsoi lidershipin e Berish\u00ebs dhe vet\u00eb partin\u00eb mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb do isha te ajo mjaft i zhg\u00ebnjyer personalisht. Zakonisht nj\u00eb gjykim negativ n\u00eb 30 vite i jepet qeveris\u00eb dhe jo opozit\u00ebs. Kat\u00ebr vitet e para qeveria e kishte nj\u00eb alibi, kurse tani nuk ka asnj\u00eb alibi. N\u00eb shkall\u00ebn e korrupsionit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, e thon\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk them se nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, e ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb gur themeli \u00e7do qeveri. 4 vite luft\u00eb civile n\u00eb opozit\u00eb dhe po paguan nj\u00eb lloj kokfort\u00ebsie ai p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty. Pasi ai mundi Bash\u00ebn, duhet t\u00eb b\u00ebnte hapa pas. Ta linte t\u00eb provonte k\u00ebt\u00eb parti. Ndaj k\u00ebto shifra vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj lufte. Kaq \u00ebsht\u00eb maksimumi i Berish\u00ebs me shifrat e besueshm\u00ebris\u00eb, ai arriti t\u00eb rikthehej dhe ky ishte maksimumi, dhe me situatat q\u00eb u kaluan \u00ebsht\u00eb i shif\u00ebr e madhe, \u00ebsht\u00eb realist dhe reflekton situat\u00ebn\u201d, theksoi ai p\u00ebr Report Tv.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gazetari Poli Hoxha n\u00ebnvizoi:<\/p>\n<p>\u201cNuk ndaj mendimin si miku im Mu\u00e7a, po b\u00ebj metafor\u00eb q\u00eb foli si an\u00ebtar i shtabit t\u00eb PS edhe pse e di se nuk \u00ebsht\u00eb, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebnaqur apo t\u00eb festoj\u00eb Rama me ato shifra. Ky vend, a duhet t\u00eb qeveriset m\u00eb nga nj\u00eb vend me mbi 50% t\u00eb zhg\u00ebnjyer. (Mu\u00e7a: E thash\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike, me iden\u00eb se shifrat duhet t\u00eb ishin m\u00eb ul\u00ebt). Me k\u00ebt\u00eb tabel\u00eb ky \u00ebsht\u00eb i ikur p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Berisha e ka identifikuar opozit\u00ebn me emrin e vet\u00eb, ndaj \u00ebsht\u00eb kjo shif\u00ebr mosbesueshm\u00ebrie. Ose at\u00eb q\u00eb tha se emrin e kryeministrit do e linte pas zgjedhjeve dhe tani thot\u00eb se do jet\u00eb ai. Ai nuk b\u00ebri as nj\u00eb grupim me vete q\u00eb ta mbulonte. Premtimet e Berish\u00ebs qytetar\u00ebt nuk i han\u00eb, se shqiptar\u00ebt nuk han\u00eb programe. Ka 30 vite premton t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra. B\u00ebn pazare me Ram\u00ebn, si me rastin e vul\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Tani jan\u00eb edhe kundra drejt\u00ebsis\u00eb dhe SPAK-ut, pra e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me Ram\u00ebn dhe nuk b\u00ebn kontrast duke qen\u00eb opozit\u00eb. Do shohim n\u00ebse Berisha do marr\u00eb sikur nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga Basha m\u00eb 2021, se tha do bashkoj\u00eb opozit\u00ebn, at\u00ebher\u00eb mendoj se e ai e meriton t\u00eb jet\u00eb. Partit\u00eb e reja jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb flladitje, por mendoj se kan\u00eb vot\u00eb t\u00eb heshtur dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb heshtur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/sondazhi-i-piepoli-muca-partite-e-reja-po-hane-kokat\/\">Sondazhi i Piepoli: Mu\u00e7a: Partit\u00eb e reja po han\u00eb kokat!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sondazhi i radh\u00ebs i \u201cPiepoli\u201d dhe Report Tv, i publikuar sot (10 prill) n\u00eb studion e emisionit \u201cFrontline\u201d t\u00eb moderatores Marsela Karapan\u00e7o, u pa me shum\u00eb interes dhe si realist nga paneli i t\u00eb ftuarve, q\u00eb e p\u00ebrshkruan si t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt edhe me perceptimin qytetar. Pikiata e besueshm\u00ebris\u00eb ndaj Sali Berish\u00ebs p\u00ebrkon me shifrat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14903","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14903\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}