{"id":14888,"date":"2025-04-10T19:46:56","date_gmt":"2025-04-10T19:46:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/10\/birn-mundesia-levizja-e-personalizuar-e-shehajt-per-nje-force-te-re-te-se-djathtes\/"},"modified":"2025-04-10T19:46:56","modified_gmt":"2025-04-10T19:46:56","slug":"birn-mundesia-levizja-e-personalizuar-e-shehajt-per-nje-force-te-re-te-se-djathtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/10\/birn-mundesia-levizja-e-personalizuar-e-shehajt-per-nje-force-te-re-te-se-djathtes\/","title":{"rendered":"BIRN: \u201cMund\u00ebsia\u201d l\u00ebvizja e personalizuar e Shehajt p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb re t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>Partia \u201cMund\u00ebsia\u201d e sip\u00ebrmarr\u00ebsit Agron Shehaj ofron nj\u00eb program t\u00eb kombinuar mes liberalizmit ekonomik dhe konservatorizmit institucional, por analist\u00ebt e shohin at\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike, nd\u00ebrsa profili publik i lidhur ngusht\u00eb me kryetarin \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb dhe e dob\u00ebt e saj.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>Partia \u2018Mund\u00ebsia\u2019 e udh\u00ebhequr nga ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsi Agron Shehaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga subjektet e reja politike q\u00eb garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb sintetizuar t\u00eb programit t\u00eb ndar\u00eb me BIRN, kjo parti e nd\u00ebrton ofert\u00ebn e saj p\u00ebr elektoratin n\u00eb 10 shtylla kryesore, kur p\u00ebrfshihen: zhvillimi ekonomik dhe sip\u00ebrmarrja, drejt\u00ebsia dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit, shtet efikas dhe administrat\u00eb transprente; arsimi, kultura dhe inovacioni, rinia dhe emigracioni, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe politikat sociale, bujq\u00ebsia, siguria dhe rendi publik, pun\u00ebt e jashtme, si dhe mbrojtja dhe siguria komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNe besojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb i l\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb lir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre pa nd\u00ebrhyrje t\u00eb panevojshme,\u201d<\/em> thekson n\u00eb program \u201cMund\u00ebsia\u201d, duke shpalosur vizionin e saj. <em>\u201cNe besojm\u00eb se mir\u00ebqenia dhe zhvillimi ekonomik vijn\u00eb nga liria dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale,\u201d<\/em> shton ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>Partia e udh\u00ebhequr nga Shehaj e prezanton veten si nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb zhvillim ekonomik, lirin\u00eb individuale dhe mbrojtjen e vlerave tradicionale.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, analist\u00ebt politik\u00eb e shohin aksionin e saj t\u00eb ngjash\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike dhe kritikojn\u00eb fushat\u00ebn e bazuar mbi denoncime, n\u00eb vend t\u00eb propozimeve t\u00eb detajuara p\u00ebr t\u00eb reformuar dhe ndryshuar vendin.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cMund\u00ebsia nuk ofron dallime t\u00eb qarta me Partin\u00eb Demokratike, e cila gjithashtu vet\u00ebpozicionohet n\u00eb qendr\u00ebn e djatht\u00eb,\u201d tha Mentor Beqa, lektor i teorive politike n\u00eb Universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, nd\u00ebrsa shtoi se gjith\u00ebsesi ky grupi i ri politik luan nj\u00eb rol pozitiv n\u00eb \u201cp\u00ebr pasurimin e diskursit pluralist n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDiferencat, aty ku ekzistojn\u00eb, si n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj SPAK-ut, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb produkt i konjuktur\u00ebs politike sesa i nj\u00eb dallimi ideologjik substancial,<\/em>\u201d shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe Adri Nurellari, themelues dhe drejtor i Institutit Liberal Shqiptar, e sheh me dyshim faktin q\u00eb <em>\u201cMund\u00ebsia\u201d \u00ebsht\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb futur n\u00eb gar\u00eb me denoncime\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKisha shpresuar t\u00eb ishin m\u00eb propozues dhe t\u00eb mos ishin nj\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritje e denoncimeve,\u201d<\/em> shprehet ai.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Programi i partis\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kryetari i Partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, Agron Shehaj \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Vlora. N\u00eb mosh\u00ebn 13-vje\u00e7are, ai emigroi n\u00eb Itali me familjen dhe u diplomua p\u00ebr ekonomi n\u00eb Universitetin e Firenzes. N\u00eb vitin 2005, ai themeloi kompanin\u00eb \u2018Intercom Data Service\u2019 duke ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr qendra thirrjesh telefonike nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2017, Shehaj u zgjodh deputet i Partis\u00eb Demokratike dhe n\u00eb vitin 2021, kandidoi pa sukses kund\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs p\u00ebr kryetar \u2013 n\u00eb at\u00eb q\u00eb u cil\u00ebsua nga shum\u00eb v\u00ebzhgues si nj\u00eb gar\u00eb e pabarabart\u00eb. Pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2023 dhe ndarjes s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb dy fraksione \u2013 nj\u00ebri q\u00eb mb\u00ebshteste ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tjetri Lulzim Bash\u00ebn, Shehaj projektoi themelimin e partis\u00eb s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cShikoja munges\u00ebn e nj\u00eb drejtimi, munges\u00ebn e vullnetit dhe nj\u00eb plani p\u00ebr t\u00eb rinovuar Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr t\u00eb hapur Partin\u00eb Demokratike\u201d,<\/em> i tha ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, duke reflektuar mbi arsyet q\u00eb e shtyn\u00eb t\u00eb largohej nga PD.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb aspektin ekonomik, programi i partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d premton uljen e taksave dhe vendosjen e nj\u00eb takse t\u00eb shesht\u00eb 8%, shkurtimin e administrat\u00ebs duke kursyer 1 miliard\u00eb euro, anulimin e t\u00eb gjitha koncesioneve, p\u00ebrdorim e Inteligjenc\u00ebs Artificiale p\u00ebr dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe adoptimin e euros n\u00eb monedh\u00eb n\u00eb vend t\u00eb lekut. P\u00ebr sa i p\u00ebrket drejt\u00ebsis\u00eb, Mund\u00ebsia shafqet si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e madhe e SPAK, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb premton edhe pun\u00ebsimin e prokuror\u00ebve nga vendet e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin.<\/span><\/p>\n<p><span>Partia e udh\u00ebhequr nga Shehaj premton rritjen e buxhetit t\u00eb arsimit dhe themelimin e nj\u00eb institucioni arsimor p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs me inteligjenc\u00eb mbi mesatare, duke iu referuar modelit Atom n\u00eb Kosov\u00eb, reforma n\u00eb programet shkollor dhe bursa studimi, si dhe nj\u00eb politk\u00eb kujtese komb\u00ebtare p\u00ebr krimet e komunizmit.<\/span><\/p>\n<p><span>Mund\u00ebsia synon gjithashtu dh\u00ebnien e kredive t\u00eb buta p\u00ebr banes\u00eb dhe biznes t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00ebn 30 vje\u00e7, subvencione p\u00ebr profesionet e lira dhe startup-et, si dhe praktika pune p\u00ebr student\u00ebt. Ajo gjithashtu premton rritjen e buxhetit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, bashk\u00ebpunime strategjike me sektorin privat n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, digjitalizimi dhe mb\u00ebshtetja e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore private.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program i djatht\u00eb me prirje tipike t\u00eb ngjashme me partit\u00eb demokristiane apo konservatore t\u00eb Evrop\u00ebs, ku kombinohen: liberalizmi ekonomik klasik (taksa t\u00eb ul\u00ebta, shtet i vog\u00ebl, treg i lir\u00eb), konservatoriz\u00ebm institucional dhe kulturor (kujtes\u00eb p\u00ebr komunizmin, drejt\u00ebsi e fort\u00eb, ruajtje e pron\u00ebs), angazhim i fort\u00eb pro-per\u00ebndimor dhe euroatlantik\u201d,<\/em> tha Adri Nurellari, pasi lexoi sintez\u00ebn e programit t\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ai shton se ky program nuk \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr publikun dhe partia e Shehajt duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta artikuluar at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cVet\u00ebm se nuk e kam par\u00eb t\u00eb artikuluar\u201d,<\/em> tha Nurellari.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, Mentor Beqa, duke iu referuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs sintez\u00eb programi, thot\u00eb se \u201cMund\u00ebsia\u201d nuk ka arritur t\u00eb ve\u00e7oj\u00eb veten nga forca t\u00eb ngjashme.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPartia Mund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij peizazhi t\u00eb fragmentuar dhe, si\u00e7 del nga programi i saj, ajo nuk arrin t\u00eb artikuloj\u00eb nj\u00eb profil ideologjik t\u00eb qart\u00eb q\u00eb e diferencon qart\u00ebsisht nga subjektet e tjera politike\u201d,<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, programi q\u00eb synon t\u00eb prek\u00eb votuesit \u00ebsht\u00eb kontradiktor.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cProgrami i Mund\u00ebsis\u00eb premton nj\u00ebkoh\u00ebsisht ulje drastike t\u00eb taksave dhe rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb shpenzimeve publike n\u00eb forma t\u00eb ndryshme: subvencione, pensione, paga etj,<\/em>\u201d tha Beqa.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb brendshme q\u00eb nuk sqarohet n\u00ebp\u00ebrmjet ndonj\u00eb projekti t\u00eb mir\u00ebargumentuar t\u00eb reform\u00ebs fiskale apo t\u00eb rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb\u201d,<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrtej programit, Adri Nurellari thekson se suksesi p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb re si \u201cMund\u00ebsia\u201d varet prej nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jasht\u00eb kontrollit t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSuksesi duhet par\u00eb n\u00ebse arrijn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Parlament,\u201d<\/em> thot\u00eb ai, duke shtuar se kjo p\u00ebrb\u00ebn <em>\u201cnj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kontrollit mbi procesin zgjedhor nga partit\u00eb e vogla\u201d<\/em> dhe at\u00eb q\u00eb e quan <em>\u201cnj\u00eb lloj dor\u00ebzimi cinik t\u00eb votuesve, t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga p\u00ebrvoja e p\u00ebrs\u00ebritur politike\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Por Nurellari v\u00ebren se, ashtu si p\u00ebr shum\u00eb forca t\u00eb tjera t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore, mungon nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ofert\u00eb programore t\u00eb strukturuar dhe e sheh publikun t\u00eb painformuar, \u00e7ka sipas tij e b\u00ebn t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019i l\u00ebvizur nga vendi cinik\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Projektor\u00ebt drejt Shehajt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebrpos t\u00eb qenit kryetari i partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, Agron Shehaj \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e njohur publike n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti. Sipas Adri Nurellarit, ai dallohet n\u00eb raport me figurat e tjera p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij aktive n\u00eb Parlament, q\u00ebndrimeve t\u00eb forta dhe eksperienc\u00ebs n\u00eb biznes.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Nurellari paralajm\u00ebron se p\u00ebrvoja e Shehajt dhe betejat e tij publike, jan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb besueshme politike.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAgroni spikat, sepse ka nj\u00eb bilanc politik, por oferta e partis\u00eb si e t\u00ebr\u00eb mbetet e cunguar,\u201d tha Nurellari. \u201cN\u00ebse loja politike reduktohet vet\u00ebm n\u00eb emra, ai ka nj\u00eb avantazh, por nuk mjafton,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga Nurellari, Beqa e sheh si problem lidhjen e fort\u00eb t\u00eb partis\u00eb me Shehajn, duke n\u00ebnvizuar se partia duket m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb l\u00ebvizje e personalizuar rreth nj\u00eb figure individuale, sesa nj\u00eb forc\u00eb politike e strukturuar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSi nj\u00eb parti shfaqet m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb l\u00ebvizje e personalizuar, e nd\u00ebrtuar rreth nj\u00eb figure individuale dhe e p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb diskursin kund\u00ebr korrupsionit,\u201d<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Beqa arsyeton se partit\u00eb e reja si kjo e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb artikulojn\u00eb nj\u00eb profil t\u00eb qart\u00eb ideologjik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku spektri politik \u00ebsht\u00eb tradicionalisht i paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe i mbushur me ambiguitet.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, \u201cMund\u00ebsis\u00eb\u201d, ashtu si edhe forcave t\u00eb ngjashme, u mungon nj\u00eb vizion i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar kriz\u00ebn e thell\u00eb institucionale dhe munges\u00ebn e legjitimitetit q\u00eb karakterizon sistemin politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb diagnoze t\u00eb qart\u00eb t\u00eb problemeve, nuk mund t\u00eb ket\u00eb as nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr reform\u00eb,\u201d<\/em> thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa thekson se potenciali i partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d shihet te pasurimi i diskursit pluralist, Beqa shton se ky potencial mbetet i paplot\u00ebsuar pa artikulimin e q\u00ebndruesh\u00ebm \u201ct\u00eb nj\u00eb projekti politik, q\u00eb buron nga vlerat konservatore apo t\u00eb djathta liberale\u201d.<strong> \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/04\/10\/mundesia-levizja-e-personalizuar-e-agron-shehajt-per-force-te-re-te-qendres-se-djathte\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/10\/birn-mundesia-levizja-e-personalizuar-e-shehajt-per-nje-force-te-re-te-se-djathtes\/\">BIRN: \u201cMund\u00ebsia\u201d l\u00ebvizja e personalizuar e Shehajt p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb re t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia \u201cMund\u00ebsia\u201d e sip\u00ebrmarr\u00ebsit Agron Shehaj ofron nj\u00eb program t\u00eb kombinuar mes liberalizmit ekonomik dhe konservatorizmit institucional, por analist\u00ebt e shohin at\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike, nd\u00ebrsa profili publik i lidhur ngusht\u00eb me kryetarin \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb dhe e dob\u00ebt e saj. Partia \u2018Mund\u00ebsia\u2019 e udh\u00ebhequr nga ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14888","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14888\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}