{"id":14868,"date":"2025-04-10T18:53:12","date_gmt":"2025-04-10T18:53:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/10\/spiropali-denoncohet-ne-kpp-porosit-1-milion-euro-inteligjencen-artificiale-merr-model-parlamentin-afrikan\/"},"modified":"2025-04-10T18:53:12","modified_gmt":"2025-04-10T18:53:12","slug":"spiropali-denoncohet-ne-kpp-porosit-1-milion-euro-inteligjencen-artificiale-merr-model-parlamentin-afrikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/10\/spiropali-denoncohet-ne-kpp-porosit-1-milion-euro-inteligjencen-artificiale-merr-model-parlamentin-afrikan\/","title":{"rendered":"Spiropali denoncohet n\u00eb KPP: Porosit 1 milion euro Inteligjenc\u00ebn Artificiale, merr model parlamentin afrikan!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKritere diskriminuese dhe p\u00ebrjashtuese q\u00eb favorizojn\u00eb operator\u00eb t\u00eb caktuar\u201d, ky \u00ebsht\u00eb thelbi i denoncimeve t\u00eb kompanive q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tenderin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vendosjen e AI. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb rresht, pezullohet tenderi p\u00ebr vendosjen e Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb jan\u00eb ankesat e bizneseve n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) q\u00eb automatikisht pezulloj\u00eb procedur\u00ebn deri n\u00eb shqyrtimin e tyre.<\/p>\n<p>Tenderi me fondin limit 74478400 lek\u00eb pa TVSH, i autorizuar nga kryetarja Eliza Spiropali ka p\u00ebr objekt \u201cBlerjen e sistemit t\u00eb transkriptimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave audio- video t\u00eb Kuvendit, bazuar n\u00eb Inteligjenc\u00ebn Artificiale dhe sh\u00ebrbim mir\u00ebmbajtje p\u00ebr 48 muaj\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi i cili u shpall n\u00eb janar 2025 \u00ebsht\u00eb ankimuar k\u00ebto dit\u00eb nga dy kompani konkurruese. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cDATA Log\u201d shpk, e cila k\u00ebrkon ndryshimin e kritereve dhe kushteve t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p><strong>Komisioni i Spiropalit vendos nj\u00eb standard afrikan konkurrent\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr vendosjen e Inteligjenc\u00ebs Artificiale \u00ebsht\u00eb qepur p\u00ebr ta fituar nj\u00eb kompani e paracaktuar. Vendosja e kritereve t\u00eb paarritshme dhe t\u00eb \u00e7uditshme e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtuese procedur\u00ebn.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, k\u00ebrkohet t\u00eb pakt\u00ebn 1 zhvillues i certifikuar p\u00ebr standardin \u201cAkoma Ntoso\u201d. \u201cP\u00ebrcaktimi i nj\u00eb kriteri t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb jo proporcional me objektin e kontrat\u00ebs,- ankohet \u201cDATA Log. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kufizuese dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me nevojat reale t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas kompanis\u00eb, nuk ekzistojn\u00eb certifikime t\u00eb standardizuara dhe t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr \u201cAkoma Ntoso\u201d. Standardi \u201cAkoma Ntoso\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar si nj\u00eb iniciativ\u00eb e hapur p\u00ebr normativ\u00eb afrikane, si\u00e7 mund t\u00eb konstatohet shum\u00eb thjesht\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb Google: Akoma Ntoso (\u201czemrat e lidhura\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn akane t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore) p\u00ebrcakton nj\u00eb grup p\u00ebrfaq\u00ebsimesh elektronike t\u00eb thjeshta neutrale ndaj teknologjis\u00eb n\u00eb formatin XML t\u00eb dokumenteve parlamentare, legjislative dhe gjyq\u00ebsore. Por, nuk ekziston asnj\u00eb autoritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar i akredituar apo ndonj\u00eb kompani me reputacion t\u00eb njohur bot\u00ebrisht q\u00eb ofron certifikim zyrtar t\u00eb zhvilluesve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb standard.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrcaktimi i nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr nj\u00eb \u00ecinstitucion certifikues\u00ee p\u00ebr \u201cAkoma Ntoso\u201d \u00ebsht\u00eb teknikisht e paqart\u00eb dhe lejon hap\u00ebsir\u00eb subjektiviteti apo diskriminimi. P\u00ebrfshirja e k\u00ebtij kriteri p\u00ebrjashton padrejt\u00ebsisht operator\u00ebt ekonomik q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi reale teknike, por q\u00eb nuk disponojn\u00eb nj\u00eb certifikim formal t\u00eb pamaterializuesh\u00ebm (Akoma Ntoso)\u201d, thekson n\u00eb ankes\u00ebn e saj kompania \u201cDATA Log\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVendosja e k\u00ebtij kriteri ka natyr\u00eb diskriminuese dhe kufizuese, pasi redukton pa arsye objektive numrin e operatoreve q\u00eb mund t\u00eb marrin pjes\u00eb\u201d. Po ku e gjeti Spiropali k\u00ebt\u00eb standardin afrikan?! E \u00e7uditshme! \u00c7far\u00eb nuk sajohet kur n\u00eb mes jan\u00eb pazaret!<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb dokumentet e tenderit k\u00ebrkohen autorizime q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb si p\u00ebr shembull nga \u201cOracle\u201d. \u201cDuke qen\u00eb se kompania jon\u00eb \u00ebsht\u00eb partnere zyrtare e kompanis\u00eb \u201cOracle\u201d i b\u00ebjm\u00eb me dije Kuvendit dhe ju si KPP, q\u00eb kompania Oracle (dhe p\u00ebr pasoj\u00eb as distributor\u00eb t\u00eb autorizuar t\u00eb saj) nuk l\u00ebshon autorizime p\u00ebr zhvillues (persona). Pra nuk l\u00ebshon Autorizim p\u00ebr stafin e Operatorit Ekonomik. Kompania Oracle l\u00ebshon \u201cAutorizim Prodhuesi\u201d p\u00ebr produktet Oracle drejt partner\u00ebve t\u00eb saj\u201d, njofton \u201cDATA Log\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana\u00a0 tjet\u00ebr, n\u00eb specifikimet teknike t\u00eb tenderit mungon plot\u00ebsisht informacioni mbi pajisjet audio-video ekzistuese. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, AK ka refuzuar t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sqarim t\u00eb ngarkuar n\u00eb sistem, lidhur me list\u00ebn e pajisjeve audio-video ekzistuese.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij informacioni, p\u00ebr operator\u00ebt ekonomik t\u00eb interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, behet e pamundur pjes\u00ebmarrja, duke mos ditur n\u00ebse i plot\u00ebsojn\u00eb dot k\u00ebto kritere, ku specifikisht k\u00ebrkohen specialist t\u00eb certifikuar p\u00ebr k\u00ebto sisteme nga prodhuesit\/ distributori i autorizuar.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr certifikim nga nj\u00eb prodhues i panjohur \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb diskriminuese dhe favorizon operator\u00eb me akses ekskluziv n\u00eb informacion nga Kuvendi.<\/p>\n<p><strong>Tenderat e nisur nga Nikolla, i anuloi dhe i mori n\u00eb dor\u00eb Spiropali<\/strong><\/p>\n<p>Elisa Spiropali mori n\u00eb dor\u00eb tenderat me vler\u00eb afro 1.2 milion\u00eb euro t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale (AI) dhe infrastruktur\u00ebs virtuale, t\u00eb firmosura nga Lindita Nikolla, disa dit\u00eb para dh\u00ebnies s\u00eb dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Kjo u b\u00eb e mundur, sepse shpallja e fituesve nga Kuvendi kishte mbetur pezull n\u00eb KPP, si pasoj\u00eb e disa denoncimeve p\u00ebr parregullsi n\u00eb tendera. Po t\u00eb merret parasysh ndikimi politik n\u00eb KPP, kuptohet se Spiropalit \u00ebsht\u00eb \u201cqerasur\u201d nga kryeministri me k\u00ebto tendera me rastin e marrjes s\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Tenderi i par\u00eb lidhet me aplikimin e AI p\u00ebr zbardhjen e fjalimeve t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Teknologjia e luksit shkon fillimisht p\u00ebr ligjv\u00ebn\u00ebsit, nd\u00ebrsa p\u00ebr Agjencin\u00eb e Prokurimeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb notere e korrupsionit, nuk aplikohet para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme.<\/p>\n<p>Pra, grindjet dhe sherret e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb zbardhen p\u00ebrmes AI. Projekti parashikon nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb re q\u00eb transkripton t\u00eb gjitha takimet q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e aktivitetit parlamentar si seanc\u00eb plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe \u00e7do mbledhje tjet\u00ebr t\u00eb forumeve t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Aktualisht, procesi kryhet manualisht nga ekipi i redaktor\u00ebve t\u00eb Kuvendit ku vler\u00ebsohet se prodhohet mbi 10 or\u00eb material audio n\u00eb dit\u00eb, \u00e7ka sjell sforcim p\u00ebr zbardhjen dhe redaktimin e k\u00ebsaj sasie materiali. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk sakt\u00ebsohet n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb akoma nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e redaktor\u00ebve<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka shpallur nj\u00eb tender me fond 74 584 800 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sistemin e transkriptimit t\u00eb dh\u00ebnave audio-video, bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale. N\u00ebse p\u00ebrfshijm\u00eb edhe TVSH, kontrata parashikohet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 89 501 760 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb e prokurimit p\u00ebrfundoi m\u00eb 22 korrik 2024, kat\u00ebr dit\u00eb para se kryetarja t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Sigurisht q\u00eb Nikolla nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb direkt me problemet e komisionit t\u00eb tenderit, por nj\u00eb lloj direktive duhet ta ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi kompanin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb fitoj\u00eb projektin e vendosjes s\u00eb AI. Si\u00e7 merret vesh, skualifikimet e kompanive jan\u00eb pritur me ankesa t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb zhvilluar prokurimi tjet\u00ebr i shtrenjt\u00eb dhe ndoshta aspak i domosdosh\u00ebm. Konkretisht, m\u00eb 25 qershor 2024 \u00ebsht\u00eb njoftuar procedura e prokurimit \u201cE hapur\u201d, me objekt: \u201cBLERJE E SISTEMIT T\u00cb MENAXHIMIT T\u00cb KONSULTIMIT PUBLIK (OSHC, OJF, PAL\u00cb INTERESI\u00a0 DHE LOBIST\u00cb) DHE SH\u00cbRBIM MIR\u00cbMBAJTJE 48 MUAJ\u201d, me fond limit 10 488 700 Lek\u00eb (pa TVSH). Duke p\u00ebrfshir\u00eb tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar, kjo kontrat\u00eb parashikohet t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 12 586 440 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb ankimuar m\u00eb 24 korrik 2027 n\u00eb KPP, ku k\u00ebrkohej \u201cShfuqizim i Vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit p\u00ebr skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga \u201cINSTANT.AL\u201d SHPK\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, k\u00ebrkohet anulimi i \u201cvendimit mbi anulimin e tenderit\u201d t\u00eb njoftuar m\u00eb 22 qershor 2024 me objekt \u201cSh\u00ebrbim Mir\u00ebmbajtje, Upgrade i Infrastruktur\u00ebs Virtuale VDI p\u00ebr 24 Muaj\u201d, me fond limit 12 994 320 lek\u00eb pa TVSH. Kontrata p\u00ebrfshir\u00eb TVSH shkon deri n\u00eb 15,593,184 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Procedura p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ankohej \u201cAlbital Canon\u201d SHPK, \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 09.07.2024 nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania ngrinte pretendime se procedura e prokurimit objekt ankimimi duhet t\u00eb anulohet p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive, k\u00ebsisoj duhej t\u00eb rizhvillohej.<\/p>\n<p>N\u00eb total t\u00eb tre tenderat e pezulluar kapin vler\u00ebn 117,681,384 lek\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb TVSH-n\u00eb.\u00a0Tenderi p\u00ebr AI n\u00eb Kuvend i rishpallur me urdh\u00ebr t\u00eb Elisa Spiropalit anulohet s\u00ebrish m\u00eb 22 tetor 2024.<\/p>\n\n<p>Sipas Kuvendit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi nuk ishte paraqitur asnj\u00eb ofert\u00eb e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>N\u00eb janar me nj\u00eb plan t\u00eb ri, me nj\u00eb shtes\u00eb prej 200 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen, hidhen n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik s\u00ebrish k\u00ebto tendera, p\u00ebrfshir\u00eb Inteligjenc\u00ebn Artificiale.<\/p>\n<p>Jan\u00eb procedura me vler\u00eb totale mbi 1 milion\u00eb euro, p\u00ebr implementimin e sistemit audio-video. \u00a0Ajo q\u00eb vihet re n\u00eb k\u00ebto procedura \u00ebsht\u00eb shfra e rritur e fondeve limit, ku k\u00ebsaj here ka shkuar n\u00eb mbi 1 milion\u00eb euro, pasi vet\u00ebm mir\u00ebmbajtja kap vler\u00ebn e 200 mij\u00eb eurove.<\/p>\n\n<p>Me sa duket, Elisa Spiropali ka vendosur ta mbaroj\u00eb pazarin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale para ardhjes s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spiropali-denoncohet-ne-kpp-porosit-1-milion-euro-inteligjencen-artificiale-merr-model-parlamentin-afrikan\/\">Spiropali denoncohet n\u00eb KPP: Porosit 1 milion euro Inteligjenc\u00ebn Artificiale, merr model parlamentin afrikan!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKritere diskriminuese dhe p\u00ebrjashtuese q\u00eb favorizojn\u00eb operator\u00eb t\u00eb caktuar\u201d, ky \u00ebsht\u00eb thelbi i denoncimeve t\u00eb kompanive q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tenderin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vendosjen e AI. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb rresht, pezullohet tenderi p\u00ebr vendosjen e Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb jan\u00eb ankesat e bizneseve n\u00eb Komisionin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14868","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14868\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}