{"id":14670,"date":"2025-04-09T19:23:01","date_gmt":"2025-04-09T19:23:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/rama-kopjon-dhe-imiton-si-majmuni-berisha-u-premton-fermereve-do-mbrojme-cdo-sezon-prodhimet-tuaja\/"},"modified":"2025-04-09T19:23:01","modified_gmt":"2025-04-09T19:23:01","slug":"rama-kopjon-dhe-imiton-si-majmuni-berisha-u-premton-fermereve-do-mbrojme-cdo-sezon-prodhimet-tuaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/rama-kopjon-dhe-imiton-si-majmuni-berisha-u-premton-fermereve-do-mbrojme-cdo-sezon-prodhimet-tuaja\/","title":{"rendered":"\u201cRama kopjon dhe imiton si majmuni\u201d, Berisha u premton fermer\u00ebve: Do mbrojm\u00eb \u00e7do sezon prodhimet tuaja"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb prezantimin e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Lushnje, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, qeverisja e Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb subvencionoj\u00eb fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2018S\u00eb pari, do ta barazojm\u00eb me fermer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb rajonit. Do subvencionojm\u00eb pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 her\u00eb p\u00ebr \u00e7do fidan, p\u00ebr bim\u00ebt e arave, p\u00ebr nj\u00ebsi prodhimi, p\u00ebr \u00e7do krer\u00eb bag\u00ebti.<\/p>\n<p>Po, at\u00ebher\u00eb t\u00eb maten fermer\u00ebt e tjer\u00eb me fermerin e Lushnjes dhe t\u00eb shohin kush prodhon m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb lir\u00eb\u2019, tha kreu i PD-s\u00eb,<\/p>\n<p>Berisha tha se Rama duke e quajtur at\u00eb \u201cbuf\u201d n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb ep\u00ebrsi p\u00ebr fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai u premtoi qytetar\u00ebve se do p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb eksperienc\u00ebn, dhe men\u00e7urin\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrz\u00ebn\u00eb Ram\u00ebn nga pushteti m\u00eb dat\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>\u201cAi q\u00eb m\u00eb quan mu buf. Por ai nuk kupton q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ep\u00ebrsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, dhe ju garantoj ju q\u00eb do p\u00ebrdor t\u00eb gjith\u00eb eksperienc\u00ebn, men\u00e7urin\u00eb time p\u00ebr ta p\u00ebrz\u00ebn\u00eb m\u00eb dat\u00eb 11 maj s\u00eb bashku me ju\u201d, tha kreu i PD.<\/p>\n<h4><strong>Pjes\u00eb nga fjala<\/strong><\/h4>\n<p>Made in Albania do jet\u00eb krenaria jon\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Memeja e gjall\u00eb, se k\u00ebshtu po e quajm\u00eb ne at\u00eb, ai q\u00eb m\u00eb quan mua buf, po ai nuk e kupton se m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ep\u00ebrsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe un\u00eb u garantoj se do p\u00ebrdor t\u00eb gjith\u00eb eksperienc\u00ebn dhe men\u00e7urin\u00eb time p\u00ebr ta p\u00ebrz\u00ebn\u00eb me dat\u00ebn 11 maj s\u00eb bashku me ju.<\/p>\n<p>L\u00ebre mos e pyet!<\/p>\n<p>Kopjon dhe imiton si majmuni, sot deklaronte se do prodhojm\u00eb makina ushtarake Made in Albania.<\/p>\n<p>Jo mo jo, do e fillojm\u00eb me qum\u00ebshtin, me misrin, me frutat, me zarzavatet, me biznesin e vog\u00ebl, me biznesin e madh.<\/p>\n<p>Do prodhojm\u00eb edhe makina, do prodhojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do jet\u00eb prodhuese, prodhuese dhe vet\u00ebm prodhuese.<\/p>\n<p>Biznesit t\u00eb vog\u00ebl, tavanin nga 140 mij\u00eb euro do e ngrem\u00eb n\u00eb 180 mij\u00eb euro p\u00ebr TVSH-n\u00eb dhe tatim-fitimin. Zero n\u00ebn 180 mij\u00eb euro do ken\u00eb TVSH apo tatim-fitim.<\/p>\n<p>Biznesi i vog\u00ebl do paguaj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 t\u00eb dhjet\u00ebn e xhiros, taks\u00eb q\u00eb i v\u00eb bashkia e Shyt\u00ebve k\u00ebtu, apo bashkia e Erion\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, apo e atij tjetrit n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Jo, jo, 1 p\u00ebrqind, nuk do i v\u00ebn\u00eb dot m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb diktohet sip\u00ebrfaqja publike.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb treg, nj\u00eb keqardhje t\u00eb madhe, njer\u00ebz q\u00eb sakrifikonin shum\u00eb, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn, n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira, dhe paguanin nga 120 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb e kishin pasur sip\u00ebrfaqen publike, e paguanin tani 1500 lek\u00eb, rritur 15 fish. Merr fund bat\u00ebrdia mbi bizneset e vogla.<\/p>\n<p>Biznesi i madh dhe bizneset e tjera do ken\u00eb taks\u00ebn 10 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>TVSH do ulet n\u00eb 15 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Do hiqen nj\u00eb seri masash shtr\u00ebnguese, inspektoriatet do marrin karakter krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, Made in Albania do jet\u00eb hapi i madh drejt Shqip\u00ebris\u00eb Madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p>Por Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore e ka kusht t\u00eb t\u00eb gjitha kushteve pastrimin e sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk ndahemi me krimin dhe hajnat, me hajdut\u00ebt q\u00eb pin\u00eb gjakun tuaj si shushunja dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, ne t\u00eb ardhme nuk kemi.<\/p>\n<p>Ndaj u jap fjal\u00ebn se me forc\u00ebn e ligjit do vendoset p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb \u00e7do lidhje krimi, \u00e7do kriminel, \u00e7do qeveritar i inkriminuar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu banda ka rr\u00ebmbyer tregun e nd\u00ebrtuar me parat\u00eb tuaja, taksat tuaja. Ndan parat\u00eb me kryetarin e bashkis\u00eb dhe fshatar\u00ebve u merr sa fr\u00ebngu pun\u00ebn.<\/p>\n<p>11 maji \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Pa le, kishte kandiduar edhe deputetin p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Fatin e \u00c7yrbjes do t\u00eb ket\u00eb Zaka. Se edhe \u00c7yrbjen, Avdylajt e soll\u00ebn, po ja ku \u00ebsht\u00eb atje. Edhe Zaka atje do t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kandidoni ju n\u00eb parlament, ju e keni vendin aty ku e keni p\u00ebr veprat q\u00eb keni kryer.<\/p>\n<p>Ndaj u jap fjal\u00ebn e nderit lushnjar\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, se nj\u00eb nga nj\u00eb, bandat dhe bandit\u00ebt, kudo q\u00eb jan\u00eb, edhe n\u00eb shpellat m\u00eb t\u00eb thella po u fut\u00ebn, do vendosen para ligjit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e ligjit, e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve, e dinjitetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk ka bandit, nuk ka minist\u00ebr, nuk ka njeri q\u00eb mund t\u2019i shkel\u00eb ato.<\/p>\n<p>PD dhe Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore vjen tek ju me programin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me programin t\u00eb cilin kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb paraqitur m\u00eb par\u00eb para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sepse ne n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, jemi nj\u00eb vend sot, ku qindra e mij\u00ebra qytetar\u00eb derdhin lot t\u00eb ftohta nga mjerimi.<\/p>\n<p>Jemi nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin dhjet\u00ebra n\u00eb mos qindra mij\u00ebra familje nuk ushqejn\u00eb dot si duhet f\u00ebmij\u00ebt e tyre sepse parat\u00eb e tyre vidhen nga qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot ne jemi nj\u00eb vend ku me qindra e mij\u00ebra t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nuk marrin dot ila\u00e7et.<\/p>\n<p>Sot jemi nj\u00eb vend ku nuk jan\u00eb t\u00eb pakta familjet q\u00eb shtrojn\u00eb sofr\u00ebn por nuk kan\u00eb ushqimin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre dhe detyrohen t\u2019u thon\u00eb, pa\u00e7 fatin, merr rrug\u00ebt, gjej fatin. Dhe f\u00ebmij\u00ebt vet\u00ebm largohen nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sot jemi i vetmi vend nga i cili u larguan mbi 45 p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria, ndaj dhe ne do fillojm\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb dhimbja.<\/p>\n<p>Ne kemi vendosur q\u00eb 3 muajt, \u00e7do shqiptar q\u00eb merr n\u00ebn 200 euro, do marr\u00eb 200 euro. \u00c7do shqiptar nuk do firmos\u00eb n\u00ebn 200 euro n\u00eb borderot\u00eb e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>200 euro nuk jan\u00eb shum\u00eb, por n\u00eb standardin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, 200 euro jan\u00eb jasht\u00eb varf\u00ebris\u00eb ekstreme. Jan\u00eb 6.3 euro n\u00eb dit\u00eb dhe ai q\u00eb merr kaq, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb varf\u00ebri ekstreme.<\/p>\n<p>Por mjerimit, num\u00ebrimit t\u00eb kafshat\u00ebs i japim fund.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm me k\u00ebto, p\u00ebrkundrazi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre do u japim kart\u00ebn e konsumatorit. Karta e konsumatorit do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ata ushqimet do i blejn\u00eb 20 p\u00ebrqind m\u00eb lir\u00eb se sa t\u00eb tjer\u00ebt me rroga t\u00eb mesme dhe t\u00eb larta.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre do u rimbursohen 100 p\u00ebrqind ila\u00e7et.<\/p>\n<p>Pensionist\u00ebt do ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb analiza t\u00eb plota falas 2 her\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Lista e barnave do t\u00eb jet\u00eb identike, 1 p\u00ebr 1 me Italin\u00eb. Nuk matemi ne me Italin\u00eb, por n\u00eb ila\u00e7e do matemi. I s\u00ebmuri n\u00eb Shqip\u00ebri do mjekohet po me ato ila\u00e7e q\u00eb mjekohet italiani n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pra, do vendosim disa standarde t\u00eb tjera sepse \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb hendek i tmerrsh\u00ebm midis atyre q\u00eb kan\u00eb dhe atyre q\u00eb nuk kan\u00eb.<\/p>\n<p>Rroga t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb n\u00ebn 500 euro.<\/p>\n<p>Garantoj sip\u00ebrmarr\u00ebsit se do t\u2019u kompensohet me ulje taksash rritja e rrogave n\u00eb 500 euro t\u00eb punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb e drejt\u00eb, e cila duhet t\u00eb respektohet.<\/p>\n<p>Rroga mesatare do jet\u00eb 1200 euro.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesit do arrijn\u00eb n\u00eb rrog\u00ebn 1500 euro gjersa ata t\u00eb paguhen m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do m\u00ebsues tjet\u00ebr n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Energjia, bizneseve do t\u2019u shitet me 6 lek\u00eb nga 18 q\u00eb u shitet sot. Familjar\u00ebve do u shitet me 7 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tarifa e ujit do p\u00ebrgjysmohet.<\/p>\n<p>Pra, me k\u00ebto masa ne besojm\u00eb se e leht\u00ebsojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb \u00ebt caktuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne do kemi nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj tyre.<\/p>\n<p>Nuk ka t\u00eb varf\u00ebr nga dembelizmi. T\u00eb varfrit i ka b\u00ebr\u00eb politika t\u00eb varf\u00ebr dhe ne k\u00ebt\u00eb politik\u00eb do e ndryshojm\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, nuk ka rreth, nuk ka qytet, nuk ka qark q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb madh\u00ebshtor se qarku i Fierit, se rrethi i Lushnjes.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreteh natyra e ka b\u00ebr\u00eb madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p>Lushnja ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Lushnja ka fermer\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, njer\u00ebz t\u00eb zot\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb djers\u00ebs.<\/p>\n<p>Lushnja ka brigjet turistike nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat.<\/p>\n<p>Ka \u00e7do potencial.<\/p>\n<p>Pra, Made in Lushnja, Made in Albania, krenari komb\u00ebtare, krenari lushnjare.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, askush nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se fermeri lushnjar n\u00eb qoft\u00eb se ti i largon atij t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb i ka ber\u00eb regjimi.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ti i garanton atij kushtet q\u00eb djersa e tij t\u00eb jap\u00eb prodhimet, suksesin q\u00eb meriton. Dhe ne k\u00ebt\u00eb do b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, do ta barazojm\u00eb me fermer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb rajonit. Do subvencionojm\u00eb pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 her\u00eb p\u00ebr \u00e7do fidan, p\u00ebr bim\u00ebt e arave, p\u00ebr nj\u00ebsi prodhimi, p\u00ebr \u00e7do krer\u00eb bag\u00ebti.<\/p>\n<p>Po, at\u00ebher\u00eb t\u00eb maten fermer\u00ebt e tjer\u00eb me fermerin e Lushnjes dhe t\u00eb shohin kush prodhon m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, ky regjim p\u00ebr t\u2019i hapur dyert shkat\u00ebrrimit t\u00eb prodhimit bujq\u00ebsor, ka vendosur TVSH-n\u00eb asimetrike te grumbulluesit dhe p\u00ebrpunuesit e prodhimeve.<\/p>\n<p>Un\u00eb iu jap fjal\u00ebn ju se tre muajt e par\u00eb do vendoset taksa simetrike, e cila b\u00ebn q\u00eb p\u00ebrpunuesi t\u2019i kthej\u00eb fermerit, t\u00eb marr\u00eb ai TVSH-n\u00eb 20 p\u00ebrqind p\u00ebr prodhimet q\u00eb shet.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur, kjo marr\u00ebveshje q\u00eb shkat\u00ebrroi me mij\u00ebra ferma, q\u00eb solli v\u00ebrshimin e prodhimeve t\u00eb subvencionuara 8 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se prodhimet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Rama-Vu\u00e7i\u00e7, do hidhet n\u00eb kosh t\u00eb plehrave jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb PD.<\/p>\n<p>Linj\u00eb krediti t\u00eb but\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qeveria do paguaj\u00eb 80 p\u00ebrqind t\u00eb interesit, do u ofrohet fermer\u00ebve t\u00eb Lushnjes dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka tok\u00eb m\u00eb pjellore se toka shqiptare askund. Ky vend nuk ka asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb pa frut.<\/p>\n<p>Lushnjes po i krip\u00ebzohen tokat se nuk ka investime n\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Vaditja, kullimi dhe mbrojtja e tok\u00ebs do jen\u00eb tre p\u00ebrpar\u00ebsi madhore t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndodh mbiprodhimi, ndodh q\u00eb fatkq\u00ebsit\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb. Edhe tani m\u00eb informuan se jan\u00eb d\u00ebmtua prodhimet.<\/p>\n<p>Qeveria do ket\u00eb fondin e kompensimit me \u00e7mimin baz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebmtimeve q\u00eb vijn\u00eb nga faktor\u00eb natyror\u00eb ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse u them k\u00ebtu, e deklaroj k\u00ebtu bot\u00ebrisht se do mbrojm\u00eb n\u00eb \u00e7do sezon prodhimet tuaja.<\/p>\n<p>\u00c7do vend e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb sot.<\/p>\n<p>Po, do t\u2019i mbrojm\u00eb ato. \u00c7do vend i mbron. P\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs q\u00eb i shkat\u00ebrroi prodhimet. 2 mij\u00eb ton patate iu kalb\u00ebn nj\u00eb fermeri n\u00eb Pogradec p\u00ebr shkak t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur. Mij\u00ebra ferma falimentuan.<\/p>\n<p>Kjo merr fund.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-kopjon-dhe-imiton-si-majmuni-berisha-u-premton-fermereve-do-mbrojme-cdo-sezon-prodhimet-tuaja\/\">\u201cRama kopjon dhe imiton si majmuni\u201d, Berisha u premton fermer\u00ebve: Do mbrojm\u00eb \u00e7do sezon prodhimet tuaja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb prezantimin e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Lushnje, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, qeverisja e Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb subvencionoj\u00eb fermer\u00ebt. \u2018S\u00eb pari, do ta barazojm\u00eb me fermer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb rajonit. Do subvencionojm\u00eb pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 her\u00eb p\u00ebr \u00e7do fidan, p\u00ebr bim\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14670","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14670"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14670\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}