{"id":14658,"date":"2025-04-09T17:17:14","date_gmt":"2025-04-09T17:17:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/pse-takimi-egli-olsi-ishte-paksa-pasiv-agresiv\/"},"modified":"2025-04-09T17:17:14","modified_gmt":"2025-04-09T17:17:14","slug":"pse-takimi-egli-olsi-ishte-paksa-pasiv-agresiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/pse-takimi-egli-olsi-ishte-paksa-pasiv-agresiv\/","title":{"rendered":"Pse takimi Egli-Olsi ishte paksa pasiv-agresiv"},"content":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebm\u00eb (n\u00eb vigjilje t\u00eb 9 prillit), ne, por m\u00eb shum\u00eb Egli, u surprizuam nga takimi i saj i beft\u00eb me ish-t\u00eb dashurin, Olsi Bylykun. Ata shpreh\u00ebn mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe Olsi e falenderoi p\u00ebr faktin q\u00eb ajo ka folur gjithnj\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe pse takimi i tyre u duk si nj\u00eb mesazh i bukur, ku njer\u00ebzit edhe pas ndarjes, mund t\u00eb ruajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb bazuara n\u00eb respekt dhe konsiderat\u00eb, s\u00ebrish nuk mund t\u00eb mos e vinim re sikletin q\u00eb Egli dhe Olsi p\u00ebrjetuan. Duke nisur q\u00eb nga gjuha e trupit dhe m\u00eb pas, faktit q\u00eb Eglit iu zgjidh gjuha dhe i zhyti ca kunja, le ta analizojm\u00eb takimin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb momentit, sipas kronologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, e nisim me p\u00ebrqafimin e sikletsh\u00ebm, ku Egli, e cila u shpreh se e kishte pritur takimin q\u00eb prej 2 vitesh, pati nj\u00eb moment ku truri i b\u00ebri refresh. M\u00eb tej, pasi Olsi e pyeti n\u00ebse mundej ta p\u00ebrqafonte, Egli shkoi drejt tij. Duksh\u00ebm, t\u00eb dy ishin shum\u00eb n\u00eb siklet dhe natyrisht, e justifikueshme nga fakti q\u00eb kishin vite pa u takuar, si dhe nj\u00eb histori disavje\u00e7are q\u00eb tanim\u00eb ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Olsi e theu pak akullin duke th\u00ebn\u00eb se kishte \u201cabuzuar me ushqimin\u201d pak dhe Egli, duke pasur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, ia priti \u201csi gjithmon\u00eb\u201d. M\u00eb tej, Olsi, duksh\u00ebm mori nj\u00eb postur\u00eb q\u00eb e tregonte edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb siklet dhe shpeshher\u00eb e shmangte kontaktin direkt me sy me Eglin. Her\u00eb shihte majtas-djathtas dhe her\u00eb b\u00ebnte kontakt me sy me ish-partneren. Nga ana tjet\u00ebr, edhe Egli e nd\u00ebrpriste her\u00eb pas here Olsin, pasi qartazi, donte t\u00eb plot\u00ebsonte fjalit\u00eb e tij. Ajo nuk hezitoi t\u00eb thoshte \u201cqart\u00eb, qart\u00eb\u201d disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Egli, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb takimit, i mbajti duart t\u00eb kryq\u00ebzuara, veprim ky q\u00eb tregon se lidhet me ndjenj\u00ebn e parehatis\u00eb dhe pozicionin e vet\u00ebmbrojtjes. Egli, n\u00eb disa raste u p\u00ebrpoq edhe t\u2019ia priste shkurt Olsit, duke i th\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201cfaleminderit\u201d t\u00eb ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, situata u ngroh pak, sidomos kur Olsi nisi t\u00eb tregonte me gjeste (pa q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur emrin e Gjestit ju mendje t\u00eb liga) dhe fitoi pak m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb dhe vet\u00ebbesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje. Takimi vijoi me nj\u00eb mir\u00ebkuptim nga t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe fiks k\u00ebtu, u hodh nj\u00eb kunj\u00eb.<\/p>\n<p>Egli u shpreh se e kishte pritur gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb takim pas ndarjes, por nuk ndodhi kurr\u00eb, ndaj af\u00ebrmendsh, po zhvillohej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konfuze. M\u00eb von\u00eb, Olsi nisi t\u00eb ngrinte vetull\u00ebn dhe t\u00eb tregonte se n\u00eb fakt, e kishte n\u00eb dor\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk i harroj t\u00eb mirat, p\u00ebr nj\u00eb apo dy t\u00eb k\u00ebqijat. Kam zgjedhur t\u00eb kujtoj t\u00eb mirat nga ti, sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, i b\u00ebj mir\u00eb shpirtit tim\u201d, u shpreh Egli n\u00eb nj\u00eb fragment t\u00eb takimit, duke treguar se edhe pse mban mend t\u00eb mirat, s\u00ebrish i ka te xhepi i sedr\u00ebs edhe t\u00eb k\u00ebqijat.<\/p>\n<p>Ajo vijoi duke th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb kujtoj\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb e \u00e7uan drejt ndarjes, por ato q\u00eb e \u00e7uan drejt lidhjes.<\/p>\n<p>\u201cNe gjith\u00eb jet\u00ebs do jemi duke k\u00ebrkuar dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk do ndalojm\u00eb p\u00ebr ta gjetur\u201d, tha Olsi, i cili me shum\u00eb gjasa s\u2019e priste p\u00ebrgjigjen e Eglit, e cila shtoi: \u201cTi e ke gjetur!\u201d. Olsi tha se \u00ebsht\u00eb rregulluar dhe mesa shihte, edhe Egli po ndiqte hapat e tij. Nejse, kjo si ai momenti kur takon ish-in dhe do t\u2019i tregosh q\u00eb je shum\u00eb mir\u00eb pa t\u00eb, madje, ke gjetur nj\u00eb person tjet\u00ebr 100 her\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment prisnim t\u00eb thoshin: \u201cJa, shyqyr q\u00eb m\u00eb le ti!\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/pse-takimi-egli-olsi-ishte-paksa-pasiv-agresiv\/\">Pse takimi Egli-Olsi ishte paksa pasiv-agresiv<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebm\u00eb (n\u00eb vigjilje t\u00eb 9 prillit), ne, por m\u00eb shum\u00eb Egli, u surprizuam nga takimi i saj i beft\u00eb me ish-t\u00eb dashurin, Olsi Bylykun. Ata shpreh\u00ebn mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe Olsi e falenderoi p\u00ebr faktin q\u00eb ajo ka folur gjithnj\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Megjithat\u00eb, edhe pse takimi i tyre u duk si nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14658","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}