{"id":14545,"date":"2025-04-09T09:25:59","date_gmt":"2025-04-09T09:25:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/shba-gjermania-dhe-britania-presim-nga-qeveria-e-re-e-kosoves-koordinim-dhe-perparim-ne-dialog\/"},"modified":"2025-04-09T09:25:59","modified_gmt":"2025-04-09T09:25:59","slug":"shba-gjermania-dhe-britania-presim-nga-qeveria-e-re-e-kosoves-koordinim-dhe-perparim-ne-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/shba-gjermania-dhe-britania-presim-nga-qeveria-e-re-e-kosoves-koordinim-dhe-perparim-ne-dialog\/","title":{"rendered":"SHBA, Gjermania dhe Britania: Presim nga Qeveria e re e Kosov\u00ebs koordinim dhe p\u00ebrparim n\u00eb dialog"},"content":{"rendered":"<p>Besimi i nd\u00ebrsjell\u00eb, koordinimi dhe bashk\u00ebpunimi, si dhe p\u00ebrparimi n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb jan\u00eb disa nga pritjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar nga Qeveria e re e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto tri shtete, s\u00eb bashku me Italin\u00eb dhe Franc\u00ebn, b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb shteteve q\u00eb njihen si QUINT. Radio Evropa e Lir\u00eb ka pyetur edhe Ambasad\u00ebn e Italis\u00eb dhe Franc\u00ebs lidhur me pritjet e tyre nga ekzekutivi i ri i Kosov\u00ebs, por k\u00ebto institucione nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje. M\u00eb 15 prill do t\u00eb mblidhet p\u00ebrb\u00ebrja e re e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs deputet\u00ebt do t\u00eb japin betimin. N\u00eb rendin e dit\u00ebs, n\u00eb seanc\u00ebn konstituive t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe zgjedhja e kryetarit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Konstituimi i Kuvendit do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. Partia fituese e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb ta formoj\u00eb ekzekutivin e ri. Megjithat\u00eb, Kurti ende nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. Departamenti amerikan i Shtetit tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se SHBA-ja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e ka mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti sovran, demokratik, multientik dhe prosperues.<\/p>\n<p>\u201cPresim t\u00eb punojm\u00eb me Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur stabilitetin dhe sigurin\u00eb rajonale\u201d, tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i DASH-it p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb tha se pret q\u00eb m\u00eb 15 prill t\u00eb zgjidhen kryetari dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit, duke hapur k\u00ebshtu rrug\u00ebn p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Ambasada gjermane deklaroi se pret gjithashtu \u201cvazhdimin e bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me Kosov\u00ebn dhe qeverin\u00eb e saj t\u00eb ardhshme\u201d, duke shtuar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebr integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb strukturat euroatlantike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, nevojitet besim i nd\u00ebrsjell\u00eb dhe bashk\u00ebpunim i vazhduesh\u00ebm. Gjermania mbetet e bindur se qeveria e ardhshme do t\u00eb forcoj\u00eb koordinimin e ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, duke ndihmuar n\u00eb realizimin, sa m\u00eb shpejt, t\u00eb perspektiv\u00ebs evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Ambasada gjermane.<\/p>\n<p>Gjermania shtoi se afrimi i m\u00ebtejm\u00eb i Kosov\u00ebs me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cq\u00ebllimi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, forcimi i demokracis\u00eb, sundimi i ligjit si dhe p\u00ebrparimi thelb\u00ebsor n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizim me Serbin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit dhe asaj t\u00eb Ohrit me anekset p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhen arritur\u201d.<br \/>\nAmbasada britanike n\u00eb Prishtin\u00eb deklaroi se shpreson q\u00eb Qeveria e ardhshme e Kosov\u00ebs t\u00eb adresoj\u00eb nevojat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrparimin sa i p\u00ebrket integrimit t\u00eb serb\u00ebve dhe angazhimin e fuqish\u00ebm n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e raporteve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbret\u00ebria e Bashkuar e mb\u00ebshtet pa asnj\u00eb rezerv\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe shpreson q\u00eb ajo t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb sa m\u00eb shpejt k\u00ebrkesat e t\u00eb tjer\u00ebve\u201d, tha Ambasada britanike n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje d\u00ebrguar Radios Evropa e Lir\u00eb.<br \/>\nKrijimi i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe ka qen\u00eb pengesa kryesore p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Qeveria Kurti ka qen\u00eb hezituese p\u00ebr formimin e Asociacionit, duke shprehur frik\u00ebn se mund t\u00eb minoj\u00eb sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Thirrje p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb dialog u b\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb mbledhjen e 8 prillit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, kur Kosova dhe Serbia shk\u00ebmbyen akuza ndaj.<br \/>\nKosova e akuzoi Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr destabilizimin e demokracis\u00eb n\u00eb vend, \u201cjo vet\u00ebm p\u00ebrmes retorik\u00ebs, por edhe p\u00ebrmes veprimeve konkrete dhe t\u00eb dhunshme q\u00eb rrezikojn\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Serbia e akuzoi Kosov\u00ebn se situata e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb po \u201cp\u00ebrkeq\u00ebsohet\u201d pasi sipas saj, \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar fushata p\u00ebr shkat\u00ebrrimin sistematik t\u00eb institucioneve serbe n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Edhe shtetet aleate t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb kritike ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, veprimet e nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara n\u00eb veri t\u00eb vendit, ku autoritetet kan\u00eb mbyllur institucionet serbe. Autoritetet e Kosov\u00ebs filloi mbylljen e institucioneve serbe p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, me arsyetimin se ato nuk kan\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe se funksionimi i tyre \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/shba-gjermania-dhe-britania-presim-nga-qeveria-e-re-e-kosoves-koordinim-dhe-perparim-ne-dialog\/\">SHBA, Gjermania dhe Britania: Presim nga Qeveria e re e Kosov\u00ebs koordinim dhe p\u00ebrparim n\u00eb dialog<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besimi i nd\u00ebrsjell\u00eb, koordinimi dhe bashk\u00ebpunimi, si dhe p\u00ebrparimi n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb jan\u00eb disa nga pritjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar nga Qeveria e re e Kosov\u00ebs. K\u00ebto tri shtete, s\u00eb bashku me Italin\u00eb dhe Franc\u00ebn, b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb shteteve q\u00eb njihen si QUINT. Radio Evropa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14545","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14545"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14545\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}