{"id":14512,"date":"2025-04-09T06:43:57","date_gmt":"2025-04-09T06:43:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/kosova-dhe-serbia-shkembejne-akuza-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb-se\/"},"modified":"2025-04-09T06:43:57","modified_gmt":"2025-04-09T06:43:57","slug":"kosova-dhe-serbia-shkembejne-akuza-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/09\/kosova-dhe-serbia-shkembejne-akuza-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb-se\/","title":{"rendered":"Kosova dhe Serbia shk\u00ebmbejn\u00eb akuza n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryediplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb k\u00ebmbyer akuza ndaj vendeve t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb takimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ku t\u00eb mart\u00ebn von\u00eb u diskutua p\u00ebr raportin gjasht\u00ebmujor t\u00eb sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb, Antonio Guterres, p\u00ebr misionin e OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, tha se Serbia \u201cnuk ka ndryshuar\u201d dhe se ajo po i vazhdon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta destabilizuar demokracin\u00eb e Kosov\u00ebs, \u201cjo vet\u00ebm p\u00ebrmes retorik\u00ebs, por p\u00ebrmes veprimeve konkrete dhe t\u00eb dhunshme q\u00eb e rrezikojn\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, Marko Gjuriq, u ankua se gjendja e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u201cpo p\u00ebrkeq\u00ebsohet\u201d dhe \u201cserb\u00ebt po e paguajn\u00eb \u00e7mimin\u201d.<\/p>\n<p>G\u00ebrvalla tha se \u201cn\u00eb shtator 2023 Kosova ishte cak i nj\u00eb inkursioni t\u00eb armatosur nga nj\u00eb grup paramilitar t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Serbia dhe t\u00eb udh\u00ebhequr nga Millan Radoi\u00e7i\u00e7\u201d.<\/p>\n<h4>\u201cBanjska ishte akt paramilitar nga nj\u00eb shtet n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, Ib\u00ebr-Lepenci ishte sulm i grad\u00ebs ushtarake nga nj\u00eb shtet n\u00eb infrastruktur\u00ebn kritike t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr\u201d, tha G\u00ebrvalla.<\/h4>\n<p>Nj\u00eb polic u vra dhe tre sulmues n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023 kur Policia e Kosov\u00ebs u sulmua nga nj\u00eb grup serb\u00ebsh t\u00eb armatosur n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Millan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe, partis\u00eb s\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit \u2013 e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin.<\/p>\n<p>Kosova e akuzon Serbin\u00eb se q\u00ebndron prapa sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb dhe pas shp\u00ebrthimit q\u00eb d\u00ebmtoi kanalin e ujit n\u00eb veri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024. Serbia i ka mohuar akuzat.<\/p>\n<p>G\u00ebrvalla k\u00ebrkoi p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb Serbia ta ekstradoj\u00eb Radoi\u00e7iqin, ndaj t\u00eb cilit autoritetet kosovare kan\u00eb ngritur aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjuriq tha se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i \u201clistoj\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e nj\u00ebanshme nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb muajt e fundit Prishtina i ka p\u00ebrshkall\u00ebzuar fushat\u00ebn p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb sistematikisht institucionet serbe n\u00eb gjith\u00eb \u2018Kosov\u00ebn dhe Metohin\u2019. K\u00ebto nuk jan\u00eb gjeste simbolike, ato kan\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr njer\u00ebzit. Pagat, pensionet dhe ndihma sociale p\u00ebr mij\u00ebra familje serbe jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Mjetet p\u00ebr mbijetes\u00eb p\u00ebr shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb tan\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik\u201d, tha Gjuri\u00e7.<\/p>\n<h4>Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb mbyllur shumic\u00ebn e institucioneve q\u00eb funksionojn\u00eb brenda sistemit serb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me argumentin se puna e tyre \u00ebsht\u00eb e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t\u2019iu jap\u00eb paga.<\/h4>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb marrin t\u00eb ardhura t\u00eb ndryshme nga buxheti i Serbis\u00eb, si paga, pensione, ndihm\u00eb sociale, shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, prind\u00ebr, e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjuri\u00e7 pretendoi se serb\u00ebt jan\u00eb duke ikur nga Kosova dhe se sulmet ndaj tyre kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje, pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrej se Kurti erdhi n\u00eb pushtet, 20 p\u00ebr qind e serb\u00ebve kan\u00eb ikur nga Kosova. Sulmet ndaj serb\u00ebve jan\u00eb rritur p\u00ebr 15 p\u00ebr qind. Mos t\u00eb harrojm\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se 200.000 serb\u00eb jan\u00eb zhvendosur nga viti 1999 dhe vet\u00ebm 2 p\u00ebr qind jan\u00eb rikthyer\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryediplomati k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb Kosova ta themeloj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, si zgjidhje p\u00ebr telashet e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur do t\u00eb themelohet Asociacioni i komunave me shum\u00eb serbe? Veprimet e Kurtit tregojn\u00eb qart\u00eb se nuk ka vullnet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201cdialogu mbetet e vetmja rrug\u00eb e q\u00ebndrueshme p\u00ebrpara, por ai duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi besim\u201d.<\/p>\n<h4>Reagimet nga vendet e huaja<\/h4>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara, John Kelley, tha se Kosova dhe Serbia duhet t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr uljen e tensioneve, t\u00eb p\u00ebrmbahen nga masa q\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzojn\u00eb situat\u00ebn dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb paqe e stabilitet mes tyre dhe n\u00eb rajonin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, si themel p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar duhet t\u00eb jet\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d, tha Kelly.<\/p>\n<p>Ai shtoi se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr stabilitetin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cAmerika dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt kur vendet i zgjidhin konfliktet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb kur krijojn\u00eb klim\u00eb p\u00ebr zgjerimin e tregtis\u00eb dhe investimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, n\u00ebnvizoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Rusis\u00eb e akuzoi Kosov\u00ebn p\u00ebr \u201cvazhdimin e politik\u00ebs s\u00eb saj drejt d\u00ebbimit t\u00eb banor\u00ebve serb\u00eb\u201d pasi Kosova, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ndaloi p\u00ebrdorimin e dinarit serb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndikoj\u00eb mbi Prishtin\u00ebn, duke theksuar se nd\u00ebrmjet\u00ebsimi i BE-s\u00eb ka d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bashkimit Evropian u b\u00ebri p\u00ebrs\u00ebri thirrje Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes se vitit 2023 p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<h4>\u201cBE-ja e mir\u00ebpret faktin q\u00eb Kosova dhe Serbia ritheksuan p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe p\u00ebr procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe zotimin e tyre p\u00ebr angazhim konstruktiv n\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara shpejt\u201d, shtoi ai.<\/h4>\n<p>Ai shtoi se nga Kosova pritet themeli i Asociacionit, nd\u00ebrsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simoleve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rusia tha se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e shqet\u00ebsuar p\u00ebr marr\u00ebveshjen e mbrojtjes mes Kosov\u00ebs, Kroacis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar tha se vendi i tij mbetet nj\u00eb mik i p\u00ebrkushtuar i Kosov\u00ebs dhe mb\u00ebshtet aspiratat e saj euroatlantike dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb demokracie shumetnike.<\/p>\n<p>Londra zyrtare mir\u00ebpriti gjithashtu njohjen e Kosov\u00ebs nga Kenia dhe inkurajoi shtetet q\u00eb ende nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap, t\u00eb njohin pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi britanik vler\u00ebsoi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e pakicave n\u00eb polici, por shprehu keqardhje q\u00eb nuk ka pasur k\u00ebrkesa p\u00ebr reintegrim nga gjyqtar\u00eb apo prokuror\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shprehu pritshm\u00ebri q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<h4>Mbret\u00ebria e Bashkuar b\u00ebri thirrje p\u00ebr angazhim konstruktiv t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Serbia t\u00eb sjell\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb autor\u00ebt e sulmeve ndaj trupave t\u00eb KFOR-it dhe n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/h4>\n<p>Edhe Kina shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr mbylljen e institucioneve serbe nga autoritetet e Kosov\u00ebs dhe tensionet n\u00eb veri. Ai i b\u00ebri thirrje Prishtin\u00ebs t\u00eb ndal\u00eb veprimet e nj\u00ebanshme, p\u00ebrfshir\u00eb ndalimin e dinarit dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr dokumente dhe targa, si dhe t\u00eb kthehet n\u00eb dialog konstruktiv.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij para K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Sllovenis\u00eb tha se, sipas raporteve, situata e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mbetet e qet\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb ndodhur disa incidente serioze.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrsh\u00ebndeti mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, duke i cil\u00ebsuar ato si paq\u00ebsore, konkurruese dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u2013 nj\u00eb hap pozitiv drejt forcimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vend. Po ashtu, mir\u00ebpriti bisedimet e fundit mes zyrtar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb dhe lider\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se viti 2025 duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fillim i ri p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb\u2013Serbi, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb dialog konstruktiv, t\u00eb krijojn\u00eb besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe t\u00eb zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet ekzistuese.<\/p>\n<p>Sllovenia k\u00ebrkoi shmangie t\u00eb veprimeve t\u00eb nj\u00ebanshme dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr komunitetin serb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sllovenia d\u00ebnoi fuqish\u00ebm sulmin n\u00eb kanalin Ib\u00ebr-Lepenc n\u00eb n\u00ebntor dhe at\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb n\u00eb shtator 2023, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr autor\u00ebt.<\/p>\n<h4>Raporti gjasht\u00ebmujor i UNMIK-ut<\/h4>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb raportit gjasht\u00ebmujor, q\u00eb mbulon periudh\u00ebn nga shtator 2024 \u2013 mars 2025, administratorja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se Kosova mbajti zgjedhje paq\u00ebsore dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse m\u00eb 9 shkurt dhe se ajo pret me padurim formimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, duke njohur se kjo mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb negociata komplekse.<\/p>\n<p>\u201cPasi t\u00eb jet\u00eb formuar, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb merren hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prioritet mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe zbatimin e angazhimeve t\u00eb marra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe avancimin n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d, tha Ziadeh.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se n\u00eb mars e vizitoi veriun e Kosov\u00ebs, ku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb theksuar munges\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb besimit, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj institucioneve, duke ndar\u00eb gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe zhvillimet n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, ata nuk e pan\u00eb asnj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe theksuan nevoj\u00ebn q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb rikthejn\u00eb ndjenj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit brenda Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo e d\u00ebnoi sulmin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc dhe p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen e saj p\u00ebr nj\u00eb hetim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe transparent p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe nxjerr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb veprojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb shmangin p\u00ebrshkall\u00ebzimin dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb autor\u00ebt para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00ebnvizoi ajo.<\/p>\n<p>Ziadeh gjithashtu p\u00ebrs\u00ebriti r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e garantimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u201cincidentin serioz t\u00eb siguris\u00eb\u201d n\u00eb Banjsk\u00eb, p\u00ebrmes procedurave t\u00eb drejta dhe t\u00eb pavarura gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cKy rast, s\u00eb bashku me sulmin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc, theksojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr angazhim efektiv p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb juridike p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur hetimet dhe ndjekjet penale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vazhdim\u201d, p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<h4>Thirrje p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb UNMIK-ut<\/h4>\n<p>G\u00ebrvalla dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb OKB k\u00ebrkuan s\u00ebrish q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK.<\/p>\n<p>G\u00ebrvalla i b\u00ebri thirrje UNMIK-ut q\u00eb ta trajtoj\u00eb realitetin n\u00eb terren pa paqart\u00ebsi t\u00eb shtremb\u00ebruara.<\/p>\n<p>\u201cGjuha ka r\u00ebnd\u00ebsi, zonja dhe zot\u00ebrinj. M\u00ebnyra se si i p\u00ebrshkruajm\u00eb k\u00ebto akte do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb nd\u00ebshkimi apo pand\u00ebshkueshm\u00ebria, n\u00ebse agresioni do t\u00eb inkurajohet apo do t\u00eb p\u00ebrball\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Kosova mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj paqes dhe bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, paqja nuk \u00ebsht\u00eb ruajtur kurr\u00eb duke toleruar agresionin. Ajo \u00ebsht\u00eb ruajtur gjithmon\u00eb duke e p\u00ebrballuar drejtp\u00ebrdrejt\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi amerikan tha se SHBA-ja i njeh p\u00ebrpjekjet e m\u00ebparshme t\u00eb UNMIK-ut n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nxitjen e dialogut dhe reform\u00ebn ligjore, por shtoi se ka ardhur koha p\u00ebr reduktimin e pranis\u00eb s\u00eb UNMIK-ut.<\/p>\n<p>Ai rekomandoi q\u00eb UNMIK t\u00eb filloj\u00eb transferimin e funksioneve t\u00eb saj tek agjencit\u00eb e tjera t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb terren q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi drejt mbylljes p\u00ebrfundimtare t\u00eb misionit t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe gradual, e jo i papritur.<\/p>\n<p>UNMIK, tha ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision paqeruajt\u00ebs pa paqeruajt\u00ebs, me 81% t\u00eb buxhetit t\u00eb tij q\u00eb shkon p\u00ebr paga t\u00eb stafit.<\/p>\n<h4>\u201cShtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u00eb zhdukur shpenzimet e panevojshme n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, tha ai.<\/h4>\n<p>Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, e cila ka qen\u00eb kompromis midis vendeve per\u00ebndimore dhe Rusis\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ky mision \u00ebsht\u00eb neutral ndaj statusit t\u00eb Kosov\u00ebs. UNMIK-u, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008, i ka bartur t\u00eb gjitha kompetencat tek institucionet vendore.<\/p>\n<p>Institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt q\u00eb misioni i UNMIK-ut t\u00eb reformohet dhe t\u00eb mbetet vet\u00ebm si zyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/09\/kosova-dhe-serbia-shkembejne-akuza-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb-se\/\">Kosova dhe Serbia shk\u00ebmbejn\u00eb akuza n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryediplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb k\u00ebmbyer akuza ndaj vendeve t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb takimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ku t\u00eb mart\u00ebn von\u00eb u diskutua p\u00ebr raportin gjasht\u00ebmujor t\u00eb sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb, Antonio Guterres, p\u00ebr misionin e OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14512","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14512\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}