{"id":14481,"date":"2025-04-08T18:42:09","date_gmt":"2025-04-08T18:42:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/08\/perplasje-rama-doshi-socialdemokratet-ankohen-per-presione-nga-vellai-i-madh\/"},"modified":"2025-04-08T18:42:09","modified_gmt":"2025-04-08T18:42:09","slug":"perplasje-rama-doshi-socialdemokratet-ankohen-per-presione-nga-vellai-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/08\/perplasje-rama-doshi-socialdemokratet-ankohen-per-presione-nga-vellai-i-madh\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasje Rama \u2013 Doshi? Socialdemokrat\u00ebt ankohen p\u00ebr presione nga \u201cV\u00ebllai i madh\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>Shkarkimi nga puna \u2013 i mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, i nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebseje t\u00eb OSHEE-s\u00eb n\u00eb Fier, nxjerr n\u00eb pah p\u00ebrplasjen vendore mes socialist\u00ebve t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Tom Doshit, t\u00eb cil\u00ebt ankohen se po u b\u00ebhet presion p\u00ebr t\u2019i larguar nga gara e 11 majit.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>Kur u thirr n\u00eb zyrat qendrore t\u00eb OSHEE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 mars, Klortjana Sk\u00ebnderaj nuk e priste q\u00eb t\u2019i komunikohej shkarkimi nga detyra. Pas 11 vitesh pun\u00eb pran\u00eb grupit t\u00eb kompanive publike q\u00eb menaxhojn\u00eb sistemin e shp\u00ebrndarjes dhe faturimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, urdhri iu komunikua verbalisht.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cJam ndjer\u00eb e l\u00ebnduar,\u201d<\/em> tha Klortjana, nd\u00ebrsa kujtoi se motivacioni i dh\u00ebn\u00eb ishte <em>\u201cp\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb pun\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Bashk\u00ebshorti i saj, Ylli Sk\u00ebnderaj dhe e bija jan\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Tom Doshit n\u00eb qarkun Fier p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. Ylli pretendon se largimi i bashk\u00ebshortes nga puna ishte nj\u00eb form\u00eb presioni q\u00eb ai t\u00eb largohej nga gara.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb hakmarrje, presion q\u00eb un\u00eb t\u00eb heq dor\u00eb nga kandidimi,\u201d <\/em>tha ai, pasi dor\u00ebzoi nj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb SPAK p\u00ebr krime zgjedhore, i cili \u00ebsht\u00eb deleguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit. E pyetur nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, OSHEE mohoi se e kishte larguar Sk\u00ebnderajn nga puna.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm ku kandidat\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate n\u00eb qarkun Fier, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, u b\u00ebhet presion q\u00eb t\u00eb largohen nga gara p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithashtu, k\u00ebto akuza duket se jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrplasje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nivel vendor midis dy partive aleate, e cila ka marr\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak, ku k\u00ebshilltar\u00ebt e PSD-s\u00eb kan\u00eb bojkotuar p\u00ebr disa muaj dhe kan\u00eb abstenuar n\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr buxhetin e vitit 2025.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Antoneta \u00c7uni, kryetare e K\u00ebshillit Bashkiak Fier, e mohoi p\u00ebrplasjen.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk ka asnj\u00eb p\u00ebrplasje, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,\u201d<\/em> tha ajo<em>. \u201cNuk kan\u00eb votuar asnj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e PSD,\u201d<\/em> shtoi \u00c7uni.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kandidat\u00ebt e PSD ankohen p\u00ebr presione<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Sipas nenit 325 t\u00eb Kodit Penal, pengimi me an\u00eb t\u00eb kanosjes, dhun\u00ebs apo me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr i subjekteve zgjedhore apo i kandidat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zhvilluar veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, d\u00ebnohet me burgim nga tre muaj gjer n\u00eb tre vjet.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 Sk\u00ebnderajt, edhe dy kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PSD-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit u ankuan se jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga puna, menj\u00ebher\u00eb pas njoftimit t\u00eb kandidimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Limonera Bozha, specialiste n\u00eb Albpetrol dhe Tetem Hasimaj, infermier n\u00eb Spitalin e Ballshit, than\u00eb se u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb japin dor\u00ebheqjen nga vendi i pun\u00ebs, megjith\u00ebse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht. Hasimajt madje iu b\u00eb me dije se pezullohej nga detyra me justifikimin se kandidimi i tij cenonte Kodin Zgjedhor.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPezullimin nga detyra t\u00eb punonj\u00ebsit z. Tetem Hasimaj, me profesion \u2018Teknik shkencash sh\u00ebndet\u00ebsore \u2013 ndihm\u00ebs epidemiolog\u2019, si pasoj\u00eb e regjistrimit t\u00eb tij n\u00eb listat zgjedhore t\u00eb kandidimit p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2025\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb vendimin e Nj\u00ebsis\u00eb Vendore t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor, Ballsh.<\/span><\/p>\n<p><span>Vendimi arsyetohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, si mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimin e burimeve publike n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndaj Bozh\u00ebs \u201cAlbpetrol\u201d ka ngritur komision disiplinor. Ylli Sk\u00ebnderaj mbetet gjithashtu i bindur se familja e tij po targetohej p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit n\u00eb zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span>An\u00ebtar\u00ebt e PSD-s\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen me presione t\u00eb ngjashme n\u00eb nivel vendor. M\u00eb her\u00ebt, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb k\u00ebsaj force u detyruan t\u00eb jepnin dor\u00ebheqjen nga mandati, me justifikimin se ai binte ndesh me postin e n\u00ebpun\u00ebsit publik q\u00eb mbanin.<\/span><\/p>\n<p><span>Madje, Erald Majushi, i cili mban nj\u00eb post n\u00ebpun\u00ebsi n\u00eb K\u00ebshillin e Qarkut, e dokumentoi presionin p\u00ebr vendin e pun\u00ebs edhe n\u00eb letr\u00ebn e dor\u00ebheqjes nga K\u00ebshilli.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cP\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar vijimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebsimit tim, si i vetmi burim jetese p\u00ebr mua, jam sot i detyruar\/i kusht\u00ebzuar q\u00eb t\u2019iu paraqes zyrtarisht dor\u00ebheqjen time nga mandati i an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Fier, n\u00ebp\u00ebrmjet aktit prezent\u201d<\/em>, shkroi ai n\u00eb qershor 2024.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>P\u00ebrplasje PS-PSD n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Prej zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021, mes socialist\u00ebve dhe PSD-s\u00eb s\u00eb Tom Doshit, nj\u00eb biznesmen i pasur i shpallur<em> \u201cnon grata\u201d<\/em> nga SHBA p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion, ekziston nj\u00eb koalicion i heshtur. Doshi mori kontrollin e PSD-s\u00eb pasi u shtr\u00ebngua t\u00eb largohej nga Partia Socialiste, por duket se lidhjet mbeten t\u00eb forta.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr 4 vjet me radh\u00eb, 3 deputet\u00eb t\u00eb PSD-s\u00eb n\u00eb parlament votuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me Partin\u00eb Socialiste, nd\u00ebrsa PSD ishte nj\u00eb prej faktor\u00ebve ky\u00e7 t\u00eb fitores s\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023 n\u00eb bashkin\u00eb e Shkodr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Por uniteti midis dy partive n\u00eb parlament nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar aq shum\u00eb n\u00eb Fier \u2013 nj\u00eb nga qarqet me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb deputet\u00ebve, ku socialist\u00ebt kan\u00eb dominuar me rreth 60% t\u00eb votave. K\u00ebtu, prej mbi nj\u00eb viti ka nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur mes k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb nga PSD dhe atyre socialist\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit 2024, kartonave t\u00eb opozit\u00ebs kund\u00ebr vendimeve t\u00eb shumic\u00ebs socialiste iu bashkuan edhe pes\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga grupi i PSD-s\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrpara mbledhjes s\u00eb muajit shtator, k\u00ebshilltar\u00ebt e PSD-s\u00eb kishin bojkotuar mbledhjet p\u00ebr pes\u00eb muaj n\u00eb shenj\u00eb proteste p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e quajt\u00ebn \u201c<em>mosp\u00ebrmbushje e k\u00ebrkesave t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb PSD Fier nga ana e administrat\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb PSD-s\u00eb Fier n\u00eb Facebook, postimi q\u00eb deklaronte bojkotin mban dat\u00ebn 30 prill 2024.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb shtator 2024, socialdemokrat\u00ebt u rikthyen n\u00eb K\u00ebshill, por ata kund\u00ebrshtuan dhe debatuan fort p\u00ebr projektvendimet e paraqitura nga administrata e bashkis\u00eb Fier. Diskutimet dhe debatet e k\u00ebshilltar\u00ebve socialdemokrat\u00eb u shoq\u00ebruan edhe me vot\u00eb kund\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb vitit 2024, pasi kritikuan ashp\u00ebr drejtuesit vendor\u00eb, ata abstenuan n\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr buxhetin e vitit 2025.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vijim, gjat\u00eb muajve janar dhe shkurt, k\u00ebshilltar\u00ebt e PSD-s\u00eb votuan kund\u00ebr mazhoranc\u00ebs, madje ankimuan n\u00eb Prefektur\u00eb disa vendime n\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit.<\/span><\/p>\n<p><span>An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj force politike nuk e fshehin se jan\u00eb n\u00eb konflikt me Partin\u00eb Socialiste. Floreta Gjini, k\u00ebshilltare e PSD-s\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Fierit, thot\u00eb se kriza ka nisur prej koh\u00ebsh dhe faj\u00ebson p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambiciet personale t\u00eb drejtuesve socialist\u00eb t\u00eb qarkut.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPrej koh\u00ebsh n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn fierake ndihen qart\u00eb shenjat e nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje q\u00eb, n\u00eb thelb, duket se buron nga vet\u00eb individ\u00ebt brenda k\u00ebsaj force politike,\u201d<\/em> tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm ambiciet personale, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb vendimmarrjen, e duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije interesat e elektoratit dhe t\u00eb komunitetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb,\u201d<\/em> shtoi Gjini.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas saj, vendimmarrja e PSD-s\u00eb lokale ka gjetur mb\u00ebshtetje edhe n\u00eb qend\u00ebr, prej nga u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se <em>\u201cbashk\u00ebpunimi me PS\u201d<\/em> nuk prevalon mbi <em>\u201cintegritetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb socialdemokrat\u00ebt kan\u00eb ndaj qytetar\u00ebve.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNe mb\u00ebshtesim Partin\u00eb Socialiste kur ajo vepron n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, por nuk jemi dakord t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00ebse shkelet interesi publik,\u201d<\/em> theksoi Gjini, nd\u00ebrsa shtoi se PSD-ja \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb forc\u00eb e konsoliduar n\u00eb Fier, me nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsish. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPavar\u00ebsisht presioneve t\u00eb ndryshme, ne q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb parimet tona,\u201d<\/em> tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrndryshe, an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se p\u00ebrplasje nuk kishte.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk ka p\u00ebrplasje mes t\u00eb majt\u00ebs,<\/em>\u201d nxitoi t\u00eb thot\u00eb Arnando \u00c7upa, sekretar i K\u00ebshillit Bashkiak Fier. <em>\u201cNuk ka pasur bojkot nga socialdemokrat\u00ebt, nuk mbaj mend t\u00eb ken\u00eb abstenuar p\u00ebr buxhetin,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe Melsi Bogdani, k\u00ebshilltar i PS-s\u00eb n\u00eb Fier, u p\u00ebrpoq t\u00eb shmang\u00eb diskutimin p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm PS\u2013PSD. Por ai pranoi se n\u00eb mbledhjen e 27 dhjetorit ka pasur debate t\u00eb forta n\u00eb K\u00ebshill, ku socialdemokrat\u00ebt kund\u00ebrshtuan buxhetin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cE v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb mbledhjen e dhjetorit, kur do t\u00eb miratohej buxheti i 2024-\u00ebs, grupi socialdemokrat kund\u00ebrshtoi dhe debatoi fuqish\u00ebm,<\/em>\u201d tha Bogdani.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPor nuk e di n\u00ebse votuan kund\u00ebr apo abstenuan, sepse nuk u interesova m\u00eb pasi d\u00ebgjova nga kryetarja: \u2018Miratohet\u2019,\u201d<\/em> shtoi Bogdani, duke iu referuar shumic\u00ebs socialiste, e cila p\u00ebrb\u00ebn 60% t\u00eb mandateve t\u00eb K\u00ebshillit. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/04\/08\/socialdemokratet-e-tom-doshit-ankohen-se-vellai-i-madh-po-u-ben-presion-ne-fier\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/08\/perplasje-rama-doshi-socialdemokratet-ankohen-per-presione-nga-vellai-i-madh\/\">P\u00ebrplasje Rama \u2013 Doshi? Socialdemokrat\u00ebt ankohen p\u00ebr presione nga \u201cV\u00ebllai i madh\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarkimi nga puna \u2013 i mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, i nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebseje t\u00eb OSHEE-s\u00eb n\u00eb Fier, nxjerr n\u00eb pah p\u00ebrplasjen vendore mes socialist\u00ebve t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Tom Doshit, t\u00eb cil\u00ebt ankohen se po u b\u00ebhet presion p\u00ebr t\u2019i larguar nga gara e 11 majit. Kur u thirr n\u00eb zyrat qendrore t\u00eb OSHEE-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14481","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}