{"id":14406,"date":"2025-04-08T13:51:22","date_gmt":"2025-04-08T13:51:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/08\/vendimet-e-manipuluara-te-bashkise-qe-zhvilluan-pronen-e-ajola-xoxes\/"},"modified":"2025-04-08T13:51:22","modified_gmt":"2025-04-08T13:51:22","slug":"vendimet-e-manipuluara-te-bashkise-qe-zhvilluan-pronen-e-ajola-xoxes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/08\/vendimet-e-manipuluara-te-bashkise-qe-zhvilluan-pronen-e-ajola-xoxes\/","title":{"rendered":"Vendimet e manipuluara t\u00eb Bashkis\u00eb q\u00eb zhvilluan pron\u00ebn e Ajola Xox\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Tiran\u00ebs\u00a0shpalli si t\u00eb paligjsh\u00ebm nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge, t\u00eb miratuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs,\u00a0e cila i hapte shtigje zhvillimit t\u00eb nj\u00eb prone t\u00eb poseduar fillimisht nga Ajola Xoxe dhe m\u00eb pas nga t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb saj, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas hetimit gjyq\u00ebsor rezultoi se\u00a0Plani p\u00ebrmbante fakte t\u00eb falsifikuara, pasi rruga \u201cHajdar K\u00ebr\u00e7iku\u201d nuk ekzistonte n\u00eb terren dhe nuk ishte parashikuar n\u00eb Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor. Gjithashtu, procesi i miratimit t\u00eb PDV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar pa respektuar procedurat e konsultimit publik me banor\u00ebt e zon\u00ebs, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb ligjore, gjykata ka vendosur q\u00eb\u00a0Plani i Detajuar Vendor (PDV) i miratuar nga Bashkia Tiran\u00eb, i cili parashikonte nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge, \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, u provua se vendimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, duke marr\u00eb parasysh lidhjet familjare t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb me pronat ishte vet\u00ebm zhvillimi i rrug\u00ebs s\u00eb re ua rrit vler\u00ebn disafish.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjykimit, Qendra \u201cRes Publica\u201d e cila p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nj\u00eb prej familjeve q\u00eb u prek\u00ebn nga planet vendore t\u00eb Bashkis\u00eb, provoi se Kryetari i Bashkis\u00eb\u00a0Erion Veliaj\u00a0ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi miratimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb reja bie n\u00ebn juridiksionin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe jo t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-43f93d9\">\n<h2 class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr Ajol\u00ebn<\/strong><\/h2>\n<\/div>\n<div class=\"wp-block-stackable-image stk-block-image stk-block stk-0c6aa66\">\n<span class=\"stk-img-wrapper stk-image--shape-stretch\"><\/span>Credits: LSA \u2013 Ajola Xoxa\n<\/div>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn mbi Shkoll\u00ebn e Kuqe, pak para se t\u00eb kryq\u00ebzohet me \u201cRrug\u00ebn Bardhyl\u201d, ekziston ende nj\u00eb kompleks sht\u00ebpish t\u00eb vjetra tiranase.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej banesave t\u00eb vjetra zot\u00ebrohet nga Lindita \u00c7oku, nj\u00eb mjeke e suksesshme q\u00eb jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0E nd\u00ebrsa ajo ndiqte karrier\u00ebn si kirurge kardiologjie n\u00eb Boston, n\u00eb Tiran\u00eb Bashkia kishin p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha procedurat administrative q\u00eb\u00a0\u201cuzurponin\u201d pron\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022 ajo m\u00ebson se me vendim t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ishte\u00a0hartuar nj\u00eb plan i detajuar vendor q\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr zhvillimin e zon\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb vjet\u00ebr. Problemi ishte se plani p\u00ebrshkruante ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb rruge,\u00a0e cila n\u00eb realitet nuk ekziston dhe nuk ishte parashikuar n\u00eb Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor. Madje n\u00eb letra rruga ishte pag\u00ebzuar\u00a0me emrin e ish-arkitektit t\u00eb\u00a0 Bashkis\u00eb s\u00eb Gracit, Hajdar K\u00ebr\u00e7iku.<\/p>\n<p>Bashkia Tiran\u00eb miratoi Planin e Detajuar Vendor (PDV) p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u201cHajdar K\u00ebr\u00e7iku\u201d n\u00eb vitin 2021,\u00a0nj\u00eb projekt urbanistik q\u00eb prekte nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb Tiran\u00eb, pjes\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb administrative TR\/7. Ky plan p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn Bashkia e prezantoi si nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs dhe lidhjen e disa zonave t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Fill pas planet vendore,\u00a0po me firm\u00eb t\u00eb Veliajt, m\u00eb 27 dhjetor 2022, u miratua edhe leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb shum\u00ebkat\u00ebshe,\u00a0 p\u00ebr zhvillimin e s\u00eb cil\u00ebs thuajse do t\u00eb rr\u00ebnoheshin dhe banesat e vjetra tiranase.<\/p>\n<p>Pas konstatimeve\u00a0t\u00eb anomalive t\u00eb\u00a0Planit t\u00eb Detajuar Vendor, dhe lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, mjekja e njohur iu\u00a0drejtua qendr\u00ebs \u201cRespublica\u201d p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb padi ndaj Bashkis\u00eb\u00a0Tiran\u00ebs n\u00eb gjykat\u00ebn Administrative.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 konstatimit t\u00eb\u00a0falsifikimit dokumenteve,\u00a0Lindita \u00c7oku ngrinte dhe\u00a0dyshimet se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr t\u2019i siguruar benefite jo t\u00eb ligjshme Ajola Xoxas, bashk\u00ebshortes s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Qendra \u201cRes Publica\u201d paditi Bashkin\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, duke argumentuar se ky plan ishte miratuar pa respektuar procedurat ligjore dhe pa pasur nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb urbanistike. Sipas padis\u00eb, miratimi i k\u00ebtij plani ishte b\u00ebr\u00eb pa konsultimin e duhur publik dhe pa pasur nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndikimit t\u00eb tij n\u00eb pronat private dhe n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Plani i Veliajt parashikonte zgjerimin e rrug\u00ebs inekzistente n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbyllur dhe e bllokuar nga t\u00eb dy an\u00ebt me sht\u00ebpi dhe oborre, t\u00eb cilat kan\u00eb ekzistuar prej dekadash n\u00eb at\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuar ligjore, Qendra \u201cRes Publica\u201d arriti t\u00eb fitoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen\u00a0kund\u00ebr Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, duke rr\u00ebzuar vendimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u201cHajdar K\u00ebr\u00e7iku\u201d n\u00eb zon\u00ebn TR\/7.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, Plani i Detajuar Vendor (PDV) i miratuar nga Bashkia Tiran\u00eb, q\u00eb parashikonte nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge, \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjykimit, Qendra \u201cRes Publica\u201d provoi se Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi miratimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb reja bie n\u00ebn juridiksionin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe jo t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, u provua se vendimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, duke marr\u00eb parasysh lidhjet familjare t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb me pronat q\u00eb vet\u00ebm zhvillimi i rrug\u00ebs s\u00eb re ua rrit vler\u00ebn disafish. Konkretisht pronar i truallit t\u00eb cilit do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb rruga e krijuar rishtazi, n\u00eb koh\u00ebn e miratimit t\u00eb planit ka qen\u00eb Ajola Xoxa, bashk\u00ebshorte e Erion Veliajt, dhe n\u00ebna e saj (trash\u00ebgimtare t\u00eb Arben Xox\u00ebs).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb kompetenc\u00ebs dhe konfliktit t\u00eb interesit, gjat\u00eb gjykimit u provua se Plani Vendor \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale nga ana e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. PDV-ja rezultoi se p\u00ebrmbante fakte t\u00eb falsifikuara, pasi rruga \u201cHajdar K\u00ebr\u00e7iku\u201d nuk ekzistonte n\u00eb terren dhe nuk ishte parashikuar n\u00eb Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor. Gjithashtu, procesi i miratimit t\u00eb PDV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar pa respektuar procedurat e konsultimit publik me banor\u00ebt e zon\u00ebs, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga ligji.<\/p>\n<p>\u201cKryetari i Bashkis\u00eb ka kompetenca p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb planet t\u00eb detajuara t\u00eb vendosjes s\u00eb zon\u00ebs, por duhet ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me planin e p\u00ebrgjigjes vendore t\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit. Nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb reja por duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb besnik planeve q\u00eb ka miratuar K\u00ebshilli i Territorit\u201d, tha p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d avokati Dorian Matlija.<\/p>\n<p>Sipas tij, kushtet e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrfshira, duke marr\u00eb parasysh lidhjet familjare t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb me pronat q\u00eb p\u00ebrfitonin nga zhvillimi i rrug\u00ebs, rriti disafish vler\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor gjykata vendosi n\u00eb favor t\u00eb padit\u00ebsve dhe shpalli t\u00eb pavlefsh\u00ebm Planin e Detajuar Vendor p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs \u201cHajdar K\u00ebr\u00e7iku\u201d. Gjykata theksoi se miratimi i k\u00ebtij plani kishte shkelur rregullat e urbanistik\u00ebs dhe kishte injoruar procedurat ligjore t\u00eb nevojshme p\u00ebr konsultimin publik dhe shpron\u00ebsimin e pasurive private.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-e572cec\">\n<h2 class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Pronar\u00ebt real<\/strong><\/h2>\n<\/div>\n<div class=\"wp-block-stackable-image stk-block-image stk-block stk-b910d41\">\n<span class=\"stk-img-wrapper stk-image--shape-stretch\"><\/span>Credits: LSA \u2013 Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa\n<\/div>\n<p>Valmir Xoxa, muzikant n\u00eb band\u00ebn frymore t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr personat e dyshuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me\u00a0p\u00ebr transaksione t\u00eb dyshimta q\u00eb, prokuror\u00ebt besojn\u00eb jan\u00eb\u00a0pjes\u00eb e nj\u00eb skeme p\u00ebr t\u00eb fshehur lidhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb me pron\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn ai m\u00eb von\u00eb ka firmosur lejen e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Valmiri ngjalli dyshimin e prokuror\u00ebve pasi u deklaroi prokuror\u00ebve se nga kursimet e tij, nj\u00eb rrog\u00eb si pedagog n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve dhe nj\u00eb pag\u00eb shtes\u00eb si an\u00ebtar i band\u00ebs frymore t\u00eb kryeqytetit, ai arriti t\u00eb blinte\u00a0nj\u00eb pron\u00eb p\u00ebr 140 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr 23 mij\u00eb euro nga kush\u00ebrirat e tij, Ajola dhe Valbona Xoxa.<\/p>\n<p>Hetimet e prokuroris\u00eb flasin pik\u00ebrisht p\u00ebr pron\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfitoi dalje n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFaik T\u00ebrnova\u201d, rrug\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Gjykata Administrative konstatoi se ishte miratuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Vendimet e kryebashkiakut Veliaj\u00a0q\u00eb prekin pron\u00ebn e Lindita \u00c7okut nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me por\u00a0hetimi gjyq\u00ebsor i\u00a0Gjykat\u00ebs Administrative tregoi se plani i detajuar i nj\u00ebsis\u00eb TR7\u00a0u miratua nga Bashkia e Tiran\u00ebs duke falsifikuar faktet se aty ekziston nj\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo rrug\u00eb do t\u00eb krijohet, me q\u00ebllimin e zhvillimit sa m\u00eb optimal, t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij (duke i hapur akses pallatit t\u00eb ri nga dy rrug\u00eb dhe duke rritur mund\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb dritareve e ballkoneve nga lindja), n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pronar\u00ebve ku shkel kjo rrug\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja dhe vjehrra e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb hequr emrat e tyre si p\u00ebrfituese p\u00ebrmes nj\u00eb shitjeje,\u00a0p\u00ebr t\u00eb cilat SPAK dyshon se jan\u00eb fiktive t\u00e7 nj\u00eb personi q\u00eb nuk ka aft\u00ebsi paguese, por nd\u00ebrkoh\u00eb kujdeset q\u00eb arkitekti i projekteve personale e familjare t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb projekton pallatin dhe aplikon p\u00ebr lejen n\u00eb Bashki.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb,\u00a0Veliaj po ashtu\u00a0firmos lejen e nd\u00ebrtimit me p\u00ebrfitues Agron dhe Valmir Xoxa ,t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Ajola Xox\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me\u00a0tregojn\u00eb se projekti u zhvillua nga\u00a0Olsi Efthimi, nj\u00eb mik i af\u00ebrm i Ajol\u00ebs dhe bashk\u00ebpronar i studios \u201cAtelier 4\u201d.\u00a0Ka qen\u00eb pik\u00ebrisht kjo studio arkitekture q\u00eb\u00a0ka b\u00ebr\u00eb aplikimin n\u00eb Bashki p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit dhe ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe projektin e nd\u00ebrtimit te nj\u00ebsia strukturore TR7, pik\u00ebrisht n\u00eb pron\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa e kan\u00eb shitur te shtetasi Valmir Xoxa.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhgimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb, Olsi Efthimi dhe Valmir Xoxa nuk japin shenja t\u00eb njohjes me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr zhvillimin e nd\u00ebrtimit, gj\u00eb q\u00eb provon se n\u00ebse shitja e pronave do t\u00eb ishte e rregullt, at\u00ebher\u00eb t\u00e7 dy\u00a0do e njihnin nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto rrethana forcojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se Valmir Xoxa nuk \u00ebsht\u00eb realisht n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb pron\u00ebs q\u00eb po zhvillohet dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb kujdeset Ajola Xoxa, pavar\u00ebsisht se emri i saj nuk figuron m\u00eb si pronare e truallit\u201d, thuhet n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr edhe Valmir Xoxa tregohet i paqart\u00eb rreth p\u00ebrfitimeve q\u00eb ai do t\u00eb g\u00ebzonte nga nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb pron\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me sa ka p\u00ebrfituar nga dh\u00ebnia e pjes\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr firm\u00ebn nd\u00ebrtuese, Xoxa ndryshon disa her\u00eb version, por n\u00eb fund p\u00ebrgjigjet se do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nj\u00eb apartament 60 m2, nj\u00eb dyqan 70 m2\u00a0dhe nj\u00eb post parkimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb q\u00eb ky shtetas supozohet se dispononte nj\u00eb banes\u00eb me rreth 140 mij\u00eb euro kursime cash, ka aplikuar dhe ka p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr strehim nga Bashkia Tiran\u00eb, p\u00ebr rreth 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, me k\u00ebto t\u00eb holla, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb siguronte menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb strehim p\u00ebr vete dhe familjen e tij, Valmiri porosit nj\u00eb apartament tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb e cila po nd\u00ebrtohet mbi truallin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimet prokuror\u00ebt dyshojn\u00eb se Valmir Xoxa nuk \u00ebsht\u00eb realisht n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb pron\u00ebs q\u00eb po zhvillohet dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb kujdeset Ajola Xoxa, pavar\u00ebsisht se emri i saj nuk figuron m\u00eb si pronare e truallit.<\/p>\n<p>Erion Veliaj dhe bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen\u00a0nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr korrupsion, pastrim parash\u00a0dhe fshehjen dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 2025, n\u00eb regjistrin e veprave penale u shtua edhe akuza p\u00ebr \u201cDeklarata t\u00eb rreme para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, nd\u00ebrsa m\u00eb 24 janar 2025 u shtua vepra penale \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit, SPAK ka dokumentuar nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb transaksionesh q\u00eb tregojn\u00eb rrjedhjen e paras\u00eb nga Bashkia e Tiran\u00ebs, p\u00ebrmes kompanive kontraktore dhe sponsorizimeve, tek OJF-t\u00eb dhe kompanit\u00eb e kontrolluara nga Ajola Xoxa.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Veliaj dhe Xoxa, jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb skeme t\u00eb mir\u00eborganizuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar rryshfete dhe p\u00ebr t\u00eb pastruar para n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive kontraktore dhe organizatave joqeveritare (OJF) q\u00eb merrnin fonde nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt pretendojn\u00eb se Veliaj ka p\u00ebrfituar t\u00eb pakt\u00ebn 1.1 milion\u00eb euro n\u00eb n\u00ebnt\u00eb raste t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrdorur pozicionin e tij p\u00ebr t\u00eb siguruar kontrata publike dhe leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr biznesmen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga qelia e burgut, Erion Veliaj, apo dhe n\u00ebp\u00ebrmjet avokat\u00ebve t\u00eb tij, ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cil\u00ebsuar ato si nj\u00eb komplot politik t\u00eb orkestruar nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>\/<strong><a href=\"https:\/\/shteg.org\/vendimet-e-manipuluara-te-bashkise-qe-zhvilluan-pronen-e-ajola-xoxes\/\" target=\"_blank\">Shteg.org<\/a><\/strong>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vendimet-e-manipuluara-te-bashkise-qe-zhvilluan-pronen-e-ajola-xoxes\/\">Vendimet e manipuluara t\u00eb Bashkis\u00eb q\u00eb zhvilluan pron\u00ebn e Ajola Xox\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Tiran\u00ebs\u00a0shpalli si t\u00eb paligjsh\u00ebm nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge, t\u00eb miratuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs,\u00a0e cila i hapte shtigje zhvillimit t\u00eb nj\u00eb prone t\u00eb poseduar fillimisht nga Ajola Xoxe dhe m\u00eb pas nga t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb saj, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Pas hetimit gjyq\u00ebsor rezultoi se\u00a0Plani p\u00ebrmbante fakte t\u00eb falsifikuara, pasi rruga \u201cHajdar K\u00ebr\u00e7iku\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14406","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14406\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}