{"id":1429,"date":"2024-09-28T10:36:42","date_gmt":"2024-09-28T10:36:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/28\/rikthimi-i-kiares-ne-ekran-e-perndjekin-armiqesite-e-luizit-nga-sherri-me-salsanon-te-ftohtesia-e-aktoreve\/"},"modified":"2024-09-28T10:36:42","modified_gmt":"2024-09-28T10:36:42","slug":"rikthimi-i-kiares-ne-ekran-e-perndjekin-armiqesite-e-luizit-nga-sherri-me-salsanon-te-ftohtesia-e-aktoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/28\/rikthimi-i-kiares-ne-ekran-e-perndjekin-armiqesite-e-luizit-nga-sherri-me-salsanon-te-ftohtesia-e-aktoreve\/","title":{"rendered":"Rikthimi i Kiar\u00ebs n\u00eb ekran, e p\u00ebrndjekin armiq\u00ebsit\u00eb e Luizit! Nga sherri me Salsanon, te ftoht\u00ebsia e aktor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Rikthimi i Kiara Titos n\u00eb ekran, padyshim pritet me interes nga fansat e saj, sidomos pas nj\u00eb periudhe shk\u00ebputje, dhe statusit t\u00eb ri q\u00eb ajo ka marr\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb. Po n\u00eb ndryshim nga entuziazmi me t\u00eb cilin vet\u00eb Kiara, e pret rikthimin, n\u00eb sken\u00ebn e Portokallis\u00eb, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e kahershme e saj, mjedisi ku ajo do t\u00eb shkel\u00eb, nuk pritet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb miq\u00ebsori. E para, p\u00ebr shkak se ajo z\u00ebvend\u00ebson Xhemin, dhe ka pak njohje nga af\u00ebr me aktor\u00ebt, dhe e dyta, armiq\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u2019i \u2018trash\u00ebgohen\u2019 p\u00ebr shkak t\u00eb Luizit. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat me Salsano Rrapin, nj\u00eb prej protagonist\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb Portokallis\u00eb, dhe nj\u00ebher\u00ebsh bashk\u00ebmoderator me Kiar\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb xhirimeve t\u00eb filmit \u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb\u201d, aktori postoi n\u00eb InstaStory-n e tij nj\u00eb foto me t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e filmit dhe i vetmi q\u00eb kishte prer\u00eb nga fotoja ishte Luizi. Megjithat\u00eb, n\u00ebse kjo gj\u00eb mund t\u00eb justifikohet me p\u00ebrmasat e fotos, komenti q\u00eb ai b\u00ebri m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb program ishte totalisht si \u201cthumb\u201d ndaj k\u00ebng\u00ebtarit.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb kam qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i dob\u00ebt. Tani jemi b\u00ebr\u00eb edhe legena. As aktor\u00eb nuk jemi. Vet\u00ebm nj\u00eb \u00ebsht\u00eb mbreti\u201d, tha Salsano, teksa nofka \u201cmbreti\u201d p\u00ebrdoret gjithnj\u00eb nga fansat e Luizit p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e \u201cBBVIP\u201d, por edhe tani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Luizi vendosi t\u2019i p\u00ebrgjigjej me nj\u00eb koment n\u00eb nj\u00eb video n\u00eb Instagram, ku kishte shkruar: \u201cKjo ishte hera e fundit q\u00eb m\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr filmin. Kisha edhe nj\u00eb batut\u00eb perl\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeros, por po e ruaj p\u00ebr ndonj\u00eb dit\u00eb me shi\u201d, komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjat\u00eb premier\u00ebs s\u00eb filmit n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi mesa duket nuk ruajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Ky i fundit kur publikoi n\u00eb InstaStory nj\u00eb foto t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb filmit \u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb\u201d, Luizin nuk e p\u00ebrfshiu n\u00eb t\u00eb. Megjithat\u00eb, fituesi i \u201cBBV\u201d nuk e ka l\u00ebn\u00eb me kaq, duke ia kthyer me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb aktorit. Mesa duket me k\u00ebt\u00eb veprim k\u00ebng\u00ebtari ka konfirmuar se dyshja nuk kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me nj\u00ebri-tjetrin, megjith\u00ebse nuk dihet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur mes tyre. Kiara u pyet jo pa q\u00ebllim p\u00ebr mikpritjen q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb \u201cPortokalli\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Nevina dhe Salsano. Mir\u00ebpo, mesa tregoi Kiara mes tyre nuk ka pasur asnj\u00eb p\u00ebrplasje apo hat\u00ebrmbetje.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kan\u00eb pritur shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb se jemi takuar akoma shum\u00eb shpesh, por besoj q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb at\u00eb mikpritjen e duhur, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshur. Fillimi i mir\u00eb, gjysma e pun\u00ebs! Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb edhe energjia n\u00eb pun\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb energjia \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb merren vesh me nj\u00ebri tjetrin dhe kan\u00eb komunikimin e duhur, at\u00ebher\u00eb edhe puna do t\u00eb shkoj\u00eb vaj. Mendoj q\u00eb e kemi gjetur gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Por duket se dhe shum\u00eb e leht\u00eb nuk ka qen\u00eb p\u00ebr Kiar\u00ebn. Kjo p\u00ebr faktin se ndon\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb moderatorja e ardhshme e shfaqjes, ajo t\u00eb pakta i ka pasur takimet me aktor\u00ebt dhe dy moderator\u00ebt e tjer\u00eb. Ndon\u00ebse Kiara u shpreh se \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur, n\u00eb fakt e v\u00ebrteta duket ndryshe. Asnj\u00eb nga aktor\u00ebt nuk ka publikuar pamje gjat\u00eb provave apo mbledhjeve, ku t\u00eb jet\u00eb prezente edhe Kiara, shkruan panorama plus.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, aq m\u00eb pak Salsano, q\u00eb ndon\u00ebse do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00ebsisht me t\u00eb, deri m\u00eb tani nuk ka pasur asnj\u00eb bised\u00eb, apo asnj\u00eb takim jo formal. Shkak natyrisht q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklaratat e ashpra t\u00eb Luizit vitin e shkuar, duke sjell\u00eb edhe ngrirjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve edhe me partneren e tij. Moderatorja megjithat\u00eb ka zgjedhur ta mbyll\u00eb shkurt sa i p\u00ebrket koleg\u00ebve, duke preferuar q\u00eb t\u00eb jap tablon\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb mir\u00eb. E ftuar n\u00eb studio, ajo i \u00ebsht\u00eb kthyer edhe nj\u00ebher\u00eb faz\u00ebs s\u00eb \u201cBig Brother\u201d, duke zgjedhur q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka kaluar n\u00eb at\u00eb faz\u00eb, por edhe p\u00ebr jet\u00ebn, q\u00eb i ndryshoi nga ajo eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se sa e v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb besoj se nuk ka nevoj\u00eb ta konfirmoj, sepse t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb par\u00eb. Gjith\u00e7ka, po ta p\u00ebrmbledh\u00ebsh ka pasur v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, at\u00eb periudh\u00ebn e vrullshme t\u00eb gjith\u00e7kaje, t\u00eb mbylljes brenda, t\u00eb medias. \u00c7dokush fliste p\u00ebr \u201cBig Brother\u201d, p\u00ebr ty, p\u00ebr jet\u00ebn t\u00ebnde. K\u00ebshtu q\u00eb patjet\u00ebr ka qen\u00eb. Ama e them me plot bindje se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe duhet b\u00ebr\u00eb me patjet\u00ebr. Dometh\u00ebn\u00eb i uroj t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb si\u00e7 e kalova un\u00eb. Sepse fundi ka r\u00ebnd\u00ebsi, apo jo? Ja vlen t\u00eb sakrifikosh, t\u00eb durosh dhe t\u00eb arrish fundin e lumtur si\u00e7 un\u00eb e arrita. Personale mbi t\u00eb gjitha\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/rikthimi-i-kiares-ne-ekran-e-perndjekin-armiqesite-e-luizit-nga-sherri-me-salsanon-te-ftohtesia-e-aktoreve\/\">Rikthimi i Kiar\u00ebs n\u00eb ekran, e p\u00ebrndjekin armiq\u00ebsit\u00eb e Luizit! Nga sherri me Salsanon, te ftoht\u00ebsia e aktor\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rikthimi i Kiara Titos n\u00eb ekran, padyshim pritet me interes nga fansat e saj, sidomos pas nj\u00eb periudhe shk\u00ebputje, dhe statusit t\u00eb ri q\u00eb ajo ka marr\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb. Po n\u00eb ndryshim nga entuziazmi me t\u00eb cilin vet\u00eb Kiara, e pret rikthimin, n\u00eb sken\u00ebn e Portokallis\u00eb, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e kahershme e saj, mjedisi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1429","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1429\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}