{"id":1407,"date":"2024-09-28T07:00:34","date_gmt":"2024-09-28T07:00:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/28\/revista-franceze-per-linda-ramen-ka-fuqine-te-binde\/"},"modified":"2024-09-28T07:00:34","modified_gmt":"2024-09-28T07:00:34","slug":"revista-franceze-per-linda-ramen-ka-fuqine-te-binde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/28\/revista-franceze-per-linda-ramen-ka-fuqine-te-binde\/","title":{"rendered":"Revista franceze p\u00ebr Linda Ram\u00ebn: Ka fuqin\u00eb t\u00eb bind\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"post-content-wrapper\">\n<div class=\"post-content clearfix\">\n<div class=\"entry-content\">\n<p>Revista franceze \u201cSoon\u201d ka publikuar s\u00eb fundi nj\u00eb intervist\u00eb me bashk\u00ebshorten e kryeministrit, Linda Rama.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gazetari M\u00e1rio de Castro, i cili gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb nj\u00eb takim me \u00e7iftin kryeministror.<\/p>\n<p>\u201cAjo ka k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kaluar mendimet nga nj\u00eb mendje n\u00eb tjetr\u00ebn. E pasionuar dhe e mir\u00ebformuar, Linda Rama \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e motivuar nga ndjeshm\u00ebria ndaj grupeve m\u00eb vulnerab\u00ebl: grave, f\u00ebmij\u00ebve, kategorive m\u00eb t\u00eb brishta sociale, personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, minoriteteve\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e nis artikullin e tij gazetari francez i \u201cSoon\u201d, teksa shprehet se fjal\u00ebt e Lind\u00ebs jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe unike, nd\u00ebrsa ftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Artikulli i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>LINDA RAMA KA FUQIN\u00cb T\u00cb BIND\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>M\u00e1rio de Castro x Revista SOON<br \/>\nI D\u00ebrguar i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb (Shqip\u00ebri)<\/strong><\/p>\n<p><strong>SOON Interviston Linda Ram\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Ajo ka nj\u00eb \u00a0aft\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ndikuar mendimet nga nj\u00eb mendje n\u00eb tjetr\u00ebn.<br \/>\nE pasionuar dhe e mir\u00ebarsimuar, Linda Rama \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e motivuar nga ndjeshm\u00ebria ndaj grupeve m\u00eb \u00a0vulnerab\u00ebl: grave, f\u00ebmij\u00ebve, kategorive m\u00eb t\u00eb brishta sociale, personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, minoriteteve\u2026<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e Lind\u00ebs jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe unike, dhe kur ajo ju drejtohet, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Linda Rama, gruaja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama?<\/strong><\/p>\n<p>Linda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomiste, e diplomuar n\u00eb vitin 1987 n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Ajo ka nj\u00eb Master n\u00eb Ekonomi nga Universiteti i Ne\u00eb \u00a0Yorkut dhe Universiteti Qendror Evropian (1993) dhe nj\u00eb Doktorat\u00eb n\u00eb Shkencat Ekonomike (1996). Ka sh\u00ebrbyer si lektore n\u00eb Financat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Financat Publike n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, si dhe n\u00eb Politikat Publike dhe Menaxhimin e Riskut Publik n\u00eb Universitetin Evropian t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga viti 1993 deri n\u00eb vitin 1999, Linda ishte Kryetare e Privatizimit t\u00eb Kompanive t\u00eb M\u00ebdha dhe Strategjike dhe Drejtore e P\u00ebrgjithshme e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Privatizimit, duke kontribuar ndjesh\u00ebm n\u00eb reform\u00ebn e privatizimit masiv dhe duke zhvilluar teknikat e privatizimit p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha dhe strategjike, p\u00ebrfshir\u00eb rind\u00ebrtimin financiar dhe menaxhimin e riskut, si dhe themelimin e Regjistrit t\u00eb Aksioneve dhe Tregut t\u00eb Aksioneve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Linda \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemeluese dhe nj\u00eb nga think tank-et e para n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb \u00a0Q<em>endr\u00eb s p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor<\/em>\u00a0(HDPC), dhe ka kontribuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb aktivitetet e saj. Ajo \u00ebsht\u00eb autore, bashk\u00eb autore dhe eksperte n\u00eb shum\u00eb studime, k\u00ebrkime dhe dokumente politike n\u00eb fushat e Qeverisjes, Zhvillimit Njer\u00ebzor, Tregut t\u00eb Pun\u00ebs, Edukimit, Mir\u00ebqenies Sociale dhe Zhvillimit t\u00eb Sektorit Privat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajonin p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Linda Rama \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nga bashk\u00ebthemelueset e Aleanc\u00ebs Shqiptare p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt dhe avokate e nism\u00ebs \u201cSky Say Yes For Children\u201d, me nj\u00eb angazhim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb aktivizmin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve dhe grave.<\/p>\n<p><strong>LINDA RAMA<\/strong>,\u00a0<strong>si mund ta shpjegosh k\u00ebt\u00eb val\u00eb solidarizimi dhe interesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb po rritet jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn? A ecin s\u00eb bashku shqiptar\u00ebt dhe solidariteti, dor\u00eb p\u00ebr dore?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 35 vjet tranzicioni, ne shqiptar\u00ebt kemi arritur t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb dy sfida historike: t\u00eb hapim dyert e bot\u00ebs p\u00ebr veten ton\u00eb dhe t\u00eb sjellim bot\u00ebn n\u00eb der\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb filloi n\u00eb korrik 1990, kur mij\u00ebra shqiptar\u00eb mbushnin oborret e ambasadave n\u00eb Tiran\u00eb dhe hipnin \u00a0n\u00eb anijet n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga izolimi komunist dhe varf\u00ebria. M\u00eb pas, p\u00ebr shum\u00eb vite, dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u00e7do vit merrnin malet, detin dhe qiellin me padurim p\u00ebr t\u00eb jetuar \u00ebndrr\u00ebn evropiane ose amerikane.<\/p>\n<p>P\u00eb rmes p\u00ebrpjekjeve t\u00eb panum\u00ebrta, ata arrit\u00ebn t\u00eb fitonin t\u00eb drejt\u00ebn e qytetaris\u00eb n\u00eb vendet q\u00eb kishin zgjedhur t\u00eb jetonin, duke p\u00ebrballuar male dhe dete paragjykimesh.\u00a0 Teorikisht, n\u00eb vitin 1990, me r\u00ebnien e izolimit komunist, Shqip\u00ebria hapi dyert e saj p\u00ebr bot\u00ebn. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb erdh\u00ebn ishin institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe disa t\u00eb huaj q\u00eb vinin p\u00ebr pun\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli, turist\u00ebt e vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri ishin shqiptar\u00ebt q\u00eb jetonin jasht\u00eb, kur vizitonin familjet e tyre, ose shqiptar\u00ebt nga rajoni. Mbaj mend nj\u00eb bised\u00eb mes koleg\u00ebsh rreth vitit 2008, t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb bota pothuajse nuk na njihte, dhe se \u00e7do her\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendeshim n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kjo ndodhte zakonisht p\u00ebr shkak t\u00eb disa shkeljeve p\u00ebrtej kufirit. Po k\u00ebrkonim m\u00ebnyra p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb imazh. Diskutuam gjate derisa nj\u00eb nga koleg\u00ebt e mi tha: \u201cMos u p\u00ebrpiq t\u00eb gjesh nj\u00eb zgjidhje; imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb kur Shqip\u00ebria t\u00eb ndryshoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria ka ndryshuar.\u00a0<\/strong>Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vizitueshme, e reklamueshme dhe e jetueshme. Rritja e simpatis\u00eb dhe interesit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i asaj q\u00eb Shqip\u00ebria ofron sot: natyr\u00eb, histori, kultur\u00eb, sh\u00ebrbime, sport, arg\u00ebtim, rehati, aventur\u00eb, infrastruktur\u00eb, arkitektur\u00eb, pun\u00eb dhe siguri. N\u00eb Shqip\u00ebri, je i sigurt kudo dhe nuk ke arsye t\u00eb ndihesh i pasigurt. T\u00eb sjell\u00ebsh bot\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb bot\u00eb, besoj se ka qen\u00eb rrug\u00ebtimi m\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm, m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb i dhimbsh\u00ebm i tranzicionit, q\u00eb sh\u00ebnon gjithashtu fundin e izolimit ekstrem komunist. Deri para nj\u00eb dekade, ne ishim n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb potencial; sot, jemi nj\u00eb realitet turistik me shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tjera ende t\u00eb pashfryt\u00ebzuara. Ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i preksh\u00ebm i vizionit zhvillimor t\u00eb lidershipit politik dhe i pun\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit, gjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave postkomuniste.<\/p>\n<p><strong>Si nj\u00eb grua e lindur dhe e rritur n\u00eb Shqip\u00ebri, ju keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kalim t\u00eb suksessh\u00ebm pas-komunist. Cila \u00ebsht\u00eb vizioni juaj p\u00ebr t\u00eb ardhmen e grave n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb u rrita me nj\u00eb gjyshe q\u00eb punonte me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, e cila investoi t\u00eb gjith\u00eb talentin, inteligjenc\u00ebn dhe autoritetin e saj n\u00eb familje, pa pasur kurr\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb provonte veten p\u00ebrtej atyre mureve. N\u00ebna ime \u00ebsht\u00eb gruaja tipike e realizmit socialist. Ajo punonte n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi, pa e hequr kurr\u00eb v\u00ebmendjen dhe kujdesin p\u00ebr mir\u00ebqenien ton\u00eb, duke na inkurajuar t\u00eb arsimohemi dhe duke na ushqyer ndjenj\u00ebn e pun\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Jeta p\u00ebr grat\u00eb gjat\u00eb komunizmit ishte e v\u00ebshtir\u00eb dhe e mundimshme, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa \u00e7do grua n\u00eb ato dekada meritonte t\u00eb quhej heroin\u00eb. N\u00ebna ime ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, at\u00eb t\u00eb zgjedhur nga shteti p\u00ebr t\u00eb. Sot, duke e par\u00eb at\u00eb n\u00eb t\u00eb tet\u00ebdhjetat e saj, si arrin t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha avantazhet q\u00eb teknologjia ofron p\u00ebr informacionin, komunikimin dhe zgjidhjet, ndiej keqardhje q\u00eb nuk pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zbulonte veten dhe t\u00eb p\u00ebrdorte potencialin e saj t\u00eb plot\u00eb. Megjithat\u00eb, ajo pati fatin t\u00eb shihte vajzat e saj m\u00eb t\u00eb arsimuara se ajo, q\u00eb b\u00ebnin pun\u00ebn e zgjedhur prej tyre dhe jo at\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte zgjedhur shteti ose ideologjia p\u00ebr to, duke p\u00ebrballuar nj\u00eb tranzicion jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb \u00e7do kuptim. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vajz\u00ebn time dhe dy mbesat, spektri i t\u00eb drejtave \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm, po ashtu si dhe mund\u00ebsit\u00eb ku ato mund t\u00eb lundrojn\u00eb dhe t\u00eb jetojn\u00eb \u00ebndrrat dhe pasionet e tyre. Ajo q\u00eb p\u00ebrshkrova m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb kontekste shum\u00eb komplekse dhe t\u00eb v\u00ebshtira, me p\u00ebrpjekje gjigante p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar, duke luftuar \u00e7do dit\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e komplikuar otomano-komuniste.<\/p>\n<p>Sot, ende ka vajza dhe gra q\u00eb p\u00ebrballen me pasojat e k\u00ebsaj t\u00eb kaluare, por gjithashtu ekziston nj\u00eb ushtri e madhe vajzash dhe grash t\u00eb angazhuara n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, sh\u00ebrbime sociale, drejt\u00ebsi, art e kultur\u00eb, deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb administrat\u00ebs publike, qeverisjes dhe politik\u00ebb\u00ebrjes. Nj\u00eb p\u00ebrparim kaq i qart\u00eb dhe nj\u00eb forc\u00eb kaq e madhe e k\u00ebsaj ushtrie m\u00eb b\u00ebn t\u00eb besoj se t\u00eb gjitha vajzat dhe grat\u00eb e s\u00eb ardhmes do t\u00eb ken\u00eb kaluar pragun e n\u00ebnshtrimit dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb afta t\u00eb krijojn\u00eb jet\u00ebn q\u00eb zgjedhin, dhe jo at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr to. Nd\u00ebrkoh\u00eb, asnj\u00eb vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen e grave nuk mund t\u00eb ndahet nga vizioni p\u00ebr t\u00eb ardhmen e djemve. Ka ardhur koha t\u00eb flasim nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vajzave dhe djemve.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"inhype-post inhype-post-bottom\">\n<div class=\"post-details-bottom post-details-bottom-single\">\n<div class=\"post-info-wrapper\">\n<div class=\"post-info-views\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/revista-franceze-per-linda-ramen-ka-fuqine-te-binde\/\">Revista franceze p\u00ebr Linda Ram\u00ebn: Ka fuqin\u00eb t\u00eb bind\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revista franceze \u201cSoon\u201d ka publikuar s\u00eb fundi nj\u00eb intervist\u00eb me bashk\u00ebshorten e kryeministrit, Linda Rama. \u00cbsht\u00eb gazetari M\u00e1rio de Castro, i cili gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb nj\u00eb takim me \u00e7iftin kryeministror. \u201cAjo ka k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kaluar mendimet nga nj\u00eb mendje n\u00eb tjetr\u00ebn. E pasionuar dhe e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1407","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1407\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}