{"id":13432,"date":"2025-04-02T20:05:18","date_gmt":"2025-04-02T20:05:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/02\/birn-levizja-bashke-e-majta-e-re-qe-po-krijon-pritshmeri-dhe-antagonizem\/"},"modified":"2025-04-02T20:05:18","modified_gmt":"2025-04-02T20:05:18","slug":"birn-levizja-bashke-e-majta-e-re-qe-po-krijon-pritshmeri-dhe-antagonizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/02\/birn-levizja-bashke-e-majta-e-re-qe-po-krijon-pritshmeri-dhe-antagonizem\/","title":{"rendered":"BIRN: L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d, e majta e re q\u00eb po krijon pritshm\u00ebri dhe antagoniz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d e kryesuar nga pedagogu Arlind Qori ofron idet\u00eb e majta p\u00ebr shtetin dhe ekonomin\u00eb si \u201cantidot\u201d ndaj politik\u00ebs neoliberale t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, por programi i saj pritet me ndasi mes analist\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit kandidon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me ambicien p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb parlament L\u00ebvizja \u2018Bashk\u00eb\u2019 \u2013 nj\u00eb parti politike e re e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori, i cili renditet n\u00eb vendin e dyt\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr qarkun Tiran\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/span><\/p>\n<p><span>L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d lindi nga \u201cOrganizata Politike\u201d, nj\u00eb grupim i krijuar n\u00eb aulat e universiteteve dhe q\u00eb prej nj\u00eb dekade \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb protesta p\u00ebr t\u00eb drejtat e grupeve t\u00eb c\u00ebnueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb student\u00ebt, minator\u00ebt, naft\u00ebtar\u00ebt apo pensionist\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>E regjistruar n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 2023, L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d e testoi fuqin\u00eb e vet elektorale kryesisht n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku Qori mori rreth 13 mij\u00eb vota si kandidat p\u00ebr kryebashkiak dhe u rendit i treti pas Erion Veliajt t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe Belind K\u00eblli\u00e7it t\u00eb koalicionit opozitar. Gjithashtu, n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d mori 7500 vota dhe fitoi nj\u00eb mandat n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak.<\/span><\/p>\n<p><span>Programi qeveris\u00ebs, i prezantuar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d, u m\u00ebshon ideve t\u00eb majta p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt dhe tezave p\u00ebr barazi sociale.<\/span><\/p>\n<p><span>L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d ka krijuar profilin e nj\u00eb partie t\u00eb majt\u00eb n\u00eb nj\u00eb terren politik, ku ideologjit\u00eb politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs duket se kan\u00eb humbur kuptimin, pasi partit\u00eb e djathta ofrojn\u00eb programe sociale, nd\u00ebrsa Partia Socialiste n\u00eb pushtet avancon politikat e shtetit liberal me koncensione dhe PPP n\u00eb \u00e7do sektor.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb programin e saj me 177 faqe, L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d premton nj\u00eb shtet zhvillimor, nj\u00ebherazi social dhe t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb merr n\u00eb dor\u00eb sektor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb si industria e naft\u00ebs, bujq\u00ebsia, nd\u00ebrtimi, energjia apo arsimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Shteti zhvillimor i L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb \u201c\u2026nj\u00eb shtet llogaridh\u00ebn\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve, i cili lufton monopolet dhe oligopolet dhe, p\u00ebrmes politikave mb\u00ebshtet\u00ebse dhe orientuese, nxit zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb vendit\u2026\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Marksist\u00eb apo e majta q\u00eb mungon?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Lideri i L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d, Arlind Qori u shfaq i fundit n\u00eb prezantimin e programit me kodin e shkujdesur t\u00eb veshjes dhe m\u00ebng\u00ebt e k\u00ebmish\u00ebs t\u00eb p\u00ebrveshura. Ai e krahasoi marr\u00ebdh\u00ebnien kryetar-parti me at\u00eb t\u00eb pedagogut me student\u00ebt dhe programin e partis\u00eb s\u00eb tij me nj\u00eb ide \u201cq\u00eb synon t\u00eb transformoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb vendin\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNj\u00eb ide e madhe q\u00eb pushton popullin, kthehet n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb materiale,\u201d tha Qori duke perifrazuar nj\u00eb shprehje t\u00eb famshme t\u00eb filozofit gjerman, Karl Marx, por pa e cituar at\u00eb me em\u00ebr. \u201cIdet\u00eb tona, duke shkuar n\u00eb \u00e7do der\u00eb, n\u00eb \u00e7do fshat, n\u00eb \u00e7do fshat apo shesh, do t\u00eb ikin nga letra nga nga lart\u00ebsia e abstraksioneve dhe do t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb materiale qe e transformon nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb vendin,\u201d shtoi Qori.<\/span><\/p>\n<p><span>Filozofi gjerman i shekullit XIX, Karl Marx q\u00eb citon Qori, frym\u00ebzoi revolucionin proletar n\u00eb Rusi n\u00eb 1917 me \u201cManifestin komunist\u201d dhe u p\u00ebrdor m\u00eb tej si frym\u00ebzim nga regjimet totalitare komuniste n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Qori \u00ebsht\u00eb kritikuar shpesh p\u00ebr ndjekje t\u00eb ideve marksiste n\u00eb l\u00ebvizjen e tij politike, por ai i ka hedhur posht\u00eb k\u00ebto krahasime n\u00eb \u00e7do rast.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKomunizmi ka lindur n\u00eb 1848 dhe ka vdekur n\u00eb 1989,\u201d arsyetoi ai gjat\u00eb nj\u00eb dalje mediatike, nd\u00ebrsa i krahasoi idet\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb tij si ide t\u00eb majta demokratike t\u00eb materializuara n\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Idet\u00eb e L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d krijojn\u00eb megjithat\u00eb ndasi mes ekspert\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike dhe kritik i hersh\u00ebm i Qorit, thekson orientimin politik marksist t\u00eb L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa vot\u00ebn pro tij e quan \u201cshprehje e zhg\u00ebnjimit t\u00eb thell\u00eb me politik\u00ebn e tanishme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cL\u00ebvizja Bashk\u00eb n\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e saj para kthimit n\u00eb parti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb marksiste dhe tani duket se po p\u00ebrpiqet t\u00eb zbus\u00eb termat ideologjik\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb e pranueshme nga pjesa e publikut q\u00eb nuk e ka njohur m\u00eb her\u00ebt,\u201d tha Hasimja, duke e quajtur t\u00eb pandershme mospranimin e k\u00ebsaj ideologjie nga drejtuesit e saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Por Andi Bushati, analist politik dhe themelues i medias Lapsi.al, i quan sip\u00ebrfaq\u00ebsore kritikat ndaj L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d dhe e quan at\u00eb nj\u00eb risi t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb tre dekadat e Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste. Bushati thekson se idet\u00eb e majta q\u00eb artikulon Qori i kan\u00eb munguar sken\u00ebs politike, duke ofruar nj\u00eb antidot ndaj \u2018dogm\u00ebs neoliberale\u2019 t\u00eb p\u00ebrqafuar nga partit\u00eb e m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAplikimi i kapitalizmit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm solli pasurimin e shpejt\u00eb t\u00eb disave dhe distancimin e tyre nga pjesa m\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb. Pik\u00ebrisht kjo trajektore, ku u stimulua ai q\u00eb ka, p\u00ebr t\u00eb pasur akoma edhe m\u00eb shum\u00eb-, pra kjo dhe jo thjesht Rilindja apo Edi Rama-, polli sistemin oligarkik q\u00eb ne vuajm\u00eb sot,\u201d tha Bushati p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cL\u00ebvizja Bashk\u00eb ofron nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr ta thyer dhe \u00e7rr\u00ebnjosur k\u00ebt\u00eb inerci 30 vje\u00e7are,\u201d shtoi Bushati, duke theksuar se votuesit shqiptar\u00eb jan\u00eb me fat q\u00eb kjo l\u00ebvizje po k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr ta futur k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim n\u00eb debatin publik.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>K\u00ebndv\u00ebshtrimet p\u00ebr programin<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Bushati e analizon programin e L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d p\u00ebrmes motos q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb shtet i t\u00eb gjith\u00ebve dhe jo vet\u00ebm i nj\u00eb pakice.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim i shoh edhe propozimet e tyre p\u00ebr shtetin social, at\u00eb zhvillimor, madje dhe gogolin e taksimit deri 35% p\u00ebr ata q\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb,\u201d thot\u00eb Bushati, duke kujtuar se taksimi progresiv i artikuluar nga Rama n\u00eb vitin 2013 u kthye n\u00eb nj\u00eb taksim t\u00eb pandersh\u00ebm q\u00eb krijoi m\u00eb shum\u00eb pabarazi.<\/span><\/p>\n<p><span>Bushati thekson gjithashtu se shprehjet n\u00eb program si \u201cmbrojtja sociale\u201d, \u201ckohezioni social\u201d apo \u201crritja e solidaritetit\u201d nuk jan\u00eb ringjallje t\u00eb fantazmave marksiste, por parime t\u00eb nj\u00eb t\u00eb majte moderne.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPra n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, programi i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si propozim p\u00ebr nj\u00eb revolucion kulturor, i cili tenton t\u2019i jap\u00eb fund mentalitetit \u201cpeshku i madh e ha t\u00eb voglin\u201d, ku i pari merr gjith\u00e7ka dhe i dyti mbetet pa asgj\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Hasimja e kritikon programin e L\u00ebvizjes \u201cBashk\u00eb\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr qasjen \u2018etatiste\u2019, q\u00eb sipas tij k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb shtet dhe l\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen private. Sipas tij, p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij programi tregon se L\u00ebvizja Bashk\u00eb nuk ka m\u00ebsuar asgj\u00eb nga d\u00ebshtimet madhore t\u00eb politikave ekonomike t\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Per\u00ebndim.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cS\u00eb pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program etatist. Ai synon t\u00eb fuqizoj\u00eb shtetin, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shembull kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi burimet energjitike, duke shtr\u00ebnguar maksimalisht lirin\u00eb e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebrmes legjislacionit, duke rritur masivisht t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet publike, etj,\u201d tha Hasimja p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai analizon gjithashtu se rritja e propozuar e taksave sjell si rrjedhoj\u00eb rr\u00ebnimin e konkurrueshm\u00ebris\u00eb, ngurt\u00ebsimin e tregut t\u00eb pun\u00ebs apo dekurajimin e pun\u00ebs p\u00ebrmes asaj q\u00eb Hasimja e quan kopjim i konceptit t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr \u201ctaksimin e ndersh\u00ebm\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cEdhe n\u00ebse do t\u00eb zbatohej nga engj\u00ebjt, ky program etatist do ta rr\u00ebnonte vendin ekonomikisht brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb keq sesa qeverisjet hajdute pararend\u00ebse,\u201d p\u00ebrfundoi Hasimja. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/04\/02\/levizja-bashke-e-majta-e-re-qe-po-krijon-pritshmeri-dhe-antagonizem\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/02\/birn-levizja-bashke-e-majta-e-re-qe-po-krijon-pritshmeri-dhe-antagonizem\/\">BIRN: L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d, e majta e re q\u00eb po krijon pritshm\u00ebri dhe antagoniz\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d e kryesuar nga pedagogu Arlind Qori ofron idet\u00eb e majta p\u00ebr shtetin dhe ekonomin\u00eb si \u201cantidot\u201d ndaj politik\u00ebs neoliberale t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, por programi i saj pritet me ndasi mes analist\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit kandidon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me ambicien [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13432","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13432\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}