{"id":13356,"date":"2025-04-02T12:40:55","date_gmt":"2025-04-02T12:40:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/02\/dialogu-kosove-serbi-ka-ngecur-kallas-po-shqyrtojme-mjete-te-tjera\/"},"modified":"2025-04-02T12:40:55","modified_gmt":"2025-04-02T12:40:55","slug":"dialogu-kosove-serbi-ka-ngecur-kallas-po-shqyrtojme-mjete-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/02\/dialogu-kosove-serbi-ka-ngecur-kallas-po-shqyrtojme-mjete-te-tjera\/","title":{"rendered":"\u201cDialogu Kosov\u00eb\u2013Serbi ka ngecur\u201d, Kallas: Po shqyrtojm\u00eb mjete t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebrmes dialogut apo ndonj\u00eb instrumenti tjet\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb shefja p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta \u00ebsht\u00eb dialogu, ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb s\u00eb bashku me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Posa\u00e7\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim\u201d, tha Kallas, e cila pritet ta vizitoj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Kallas foli, po ashtu, p\u00ebr ndikimin e mundsh\u00ebm t\u00eb luft\u00ebs tregtare mes BE-s\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb arm\u00ebpushimi n\u00eb Ukrain\u00eb, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Evrop\u00ebs n\u00eb \u00e7do negociat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Sot hyjn\u00eb n\u00eb fuqi tarifat e reja [t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs] prej 25 p\u00ebr qind p\u00ebr automjetet. Si do t\u00eb p\u00ebrgjigjet Bashkimi Evropian dhe \u00e7far\u00eb mendoni se tregon kjo p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Deri tani, njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb po bashk\u00ebveprojn\u00eb me amerikan\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e din\u00eb sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb po vjen. Ka deklarata q\u00eb i shohim, por cilat jan\u00eb veprimet reale? N\u00ebse vjen nj\u00eb veprim i till\u00eb, edhe ne kemi nj\u00eb plan t\u00eb gatsh\u00ebm, por ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb se nuk ka fitues n\u00eb luft\u00ebrat tregtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, \u00e7mimet rriten dhe konsumator\u00ebt paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto produkte, dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb veprim i men\u00e7ur. Prandaj, ende shpresoj q\u00eb nuk do t\u00eb fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb tregtare.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> [Presidenti i Finland\u00ebs], Alexander Stubb, kur ishte n\u00eb Amerik\u00eb s\u00eb voni, foli p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb plot\u00eb n\u00eb luft\u00eb [mes Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb] m\u00eb 20 prill. A mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb e realizueshme?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Deri tani, Ukraina ka r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim q\u00eb para tre jav\u00ebsh, dhe nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb pozitive nga Rusia. Ata thjesht po luajn\u00eb loj\u00ebra.<\/p>\n<p>Mendoj se do t\u00eb ishte shum\u00eb mir\u00eb t\u2019u vihet nj\u00eb afat i qart\u00eb se deri kur duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen, t\u00eb tregojn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre dhe t\u00eb shfaqin vullnet t\u00eb mir\u00eb se duan paqe.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ukrainasit e duan at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> [Kirill] Dmitriev, nj\u00eb nga negociator\u00ebt e Kremlinit, pritet ta vizitoj\u00eb Uashingtonin s\u00eb shpejti. A do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb flisnit me t\u00eb? A mendoni se BE-ja duhet t\u00eb negocioj\u00eb me t\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> P\u00ebr Ukrain\u00ebn, Ukraina duhet t\u00eb negocioj\u00eb me Rusin\u00eb. Kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga askush tjet\u00ebr, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane, sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb diskutojm\u00eb mes nesh dhe me aleat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ta rregullojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Por, a \u00ebsht\u00eb BE-ja apo ndonj\u00eb vend evropian i gatsh\u00ebm t\u00eb diskutoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me Mosk\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr negociatat reale q\u00eb lidhen me Evrop\u00ebn, mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kemi parasysh se Rusia nuk duhet t\u00eb ket\u00eb ndikim mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ne organizojm\u00eb sigurin\u00eb ton\u00eb, sepse Evropa nuk po e sulmon Rusin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Rusia ka sulmuar fqinj\u00ebt e saj, prandaj ne po diskutojm\u00eb rreth aranzhimeve tona t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sa i p\u00ebrket negociatave p\u00ebr Ukrain\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Evropa duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e tryez\u00ebs, sepse rezultati i tyre na prek edhe neve. Dhe, \u00e7do marr\u00ebveshje nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa zbatimin e saj nga ana e evropian\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Pra, a do t\u00eb flisni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me [sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, Marco] Rubio, kur ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Bruksel dit\u00ebt n\u00eb vijim?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Ne kemi folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, kur kishim takimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb G7-t\u00ebs n\u00eb Kanada, dhe padyshim q\u00eb do t\u00eb flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebrish. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ka BE-ja n\u00eb dor\u00eb \u2013 sanksionet jan\u00eb vendosur nga Bashkimi Evropian, kemi misionin e trajnimit p\u00ebr ushtar\u00ebt ukrainas, misionin civil n\u00eb Ukrain\u00eb dhe gjithashtu procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Si e shihni vizit\u00ebn e [kryeministrit izraelit, Benjamin] Netanyahu, n\u00eb Hungari, nj\u00eb shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb? A jeni t\u00eb shqet\u00ebsuar se ndoshta persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb BE? Sidomos udh\u00ebheqja ruse.<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Shtetet an\u00ebtare jan\u00eb pal\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale. Prandaj, u takon shteteve an\u00ebtare q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale dhe detyrimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ruhet besueshm\u00ebria e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale, dhe Bashkimi Evropian e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Pra, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb [presidenti rus, Vladimir] Putin t\u00eb vizitoj\u00eb nj\u00eb shtet an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb s\u00eb shpejti, n\u00ebse BE-ja nuk zbaton konvent\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> BE-ja e zbaton, por problemi \u00ebsht\u00eb se BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e konvent\u00ebs, jan\u00eb shtetet an\u00ebtare. Prandaj, shtetet an\u00ebtare duhet ta zbatojn\u00eb at\u00eb \u2013 n\u00ebse nj\u00eb person hyn n\u00eb territorin e tyre, ata duhet t\u2019i zbatojn\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Dialogu Kosov\u00eb\u2013Serbi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Jav\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb vizitoni Ballkanin Per\u00ebndimor. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr protestat q\u00eb po shohim aktualisht n\u00eb Serbi? A jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb organizoni s\u00eb shpejti nj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Sa i p\u00ebrket protestave, kjo \u00ebsht\u00eb demokracia \u2013 ndodh edhe n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb lodhen nga qeverit\u00eb dhe t\u00eb protestojn\u00eb. Kjo tregon se demokracia po funksionon.<\/p>\n<p>Lidhur me dialogun Kosov\u00eb-Serbi, ose dialogun Beograd-Prishtin\u00eb, un\u00eb kam em\u00ebruar nj\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, me t\u00eb cilin do t\u00eb ulem p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo q\u00eb na intereson \u00ebsht\u00eb normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Qoft\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij dialogu, apo ndonj\u00eb instrumenti tjet\u00ebr, ne do t\u00eb mbledhim ide dhe do t\u00eb dalim me nj\u00eb propozim.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Pra, a mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 dialogut?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse pal\u00ebt vet\u00ebm po ankohen p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Mendoj se duhet ta mbajm\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb mendje \u2013 normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ecin p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>Ndoshta \u00ebsht\u00eb dialogu, ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb s\u00eb bashku me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Posa\u00e7\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Dhe, p\u00ebr fund, lidhur me Gjeorgjin\u00eb, si i vler\u00ebsoni ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr agjent\u00ebt e huaj dhe Ligjin p\u00ebr transmetimin? A ka ende BE-ja ndonj\u00eb ndikim mbi Gjeorgjin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Situata atje \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb. Dim\u00eb q\u00eb shumica e popullit gjeorgjian mb\u00ebshtet fuqimisht Bashkimin Evropian, dhe d\u00ebshiron q\u00eb Gjeorgjia t\u2019i bashkohet BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb ka zgjedhur qeveria. Pyetja p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb realisht p\u00ebr ta ndihmuar? Kemi ridrejtuar fondet nga qeveria tek organizatat joqeveritare dhe shoq\u00ebria civile, p\u00ebr t\u2019iu ndihmuar q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Por, a ka di\u00e7ka m\u00eb konkrete ndaj qeveris\u00eb? Sanksionet nuk funksionuan, a ka di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>Kaja Kallas:<\/strong> Ne duhet t\u00eb kemi marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb 27 vendeve an\u00ebtare. Dhe, ky \u00ebsht\u00eb problemi k\u00ebtu. Prandaj, ne ende po punojm\u00eb p\u00ebr opsionet q\u00eb mund t\u00eb kemi. Kemi vendosur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr viza p\u00ebr pasaportat diplomatike, por vazhdimisht po diskutojm\u00eb se \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/02\/dialogu-kosove-serbi-ka-ngecur-kallas-po-shqyrtojme-mjete-te-tjera\/\">\u201cDialogu Kosov\u00eb\u2013Serbi ka ngecur\u201d, Kallas: Po shqyrtojm\u00eb mjete t\u00eb tjera<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebrmes dialogut apo ndonj\u00eb instrumenti tjet\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb shefja p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. \u201cNdoshta \u00ebsht\u00eb dialogu, ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13356","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}