{"id":13196,"date":"2025-04-01T15:55:42","date_gmt":"2025-04-01T15:55:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/01\/ulqini-mes-planeve-dhe-dyshimeve-te-medha-per-plazhin-e-madh\/"},"modified":"2025-04-01T15:55:42","modified_gmt":"2025-04-01T15:55:42","slug":"ulqini-mes-planeve-dhe-dyshimeve-te-medha-per-plazhin-e-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/01\/ulqini-mes-planeve-dhe-dyshimeve-te-medha-per-plazhin-e-madh\/","title":{"rendered":"Ulqini mes planeve dhe dyshimeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Plazhin e Madh"},"content":{"rendered":"<p>Dy marr\u00ebveshjet q\u00eb kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Millojko Spajiq, i ka n\u00ebnshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb turizmit jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sektorit joqeveritar dhe p\u00ebr komunitetin lokal. K\u00ebto marr\u00ebveshje hapin rrug\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien me qira t\u00eb Plazhit t\u00eb Madh n\u00eb Ulqin.<\/p>\n<p>Plazhi, i gjat\u00eb 13 kilometra, af\u00ebr qytetit m\u00eb jugor t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Ulqinit, p\u00ebrfshin rreth 20 milion\u00eb metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb para n\u00ebnshkrimit, Spajiq tha se Mali i Zi nuk duhet t\u00eb humbas\u00eb 30 miliard\u00eb euro, q\u00eb, sipas tij, biznesmeni arab, Mohamed Alabbar, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i investoj\u00eb n\u00eb projektin e Plazhit t\u00eb Madh.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij skenari, Mali i Zi do t\u2019ia jepte Plazhin e Madh me qira p\u00ebr 99 vjet kompanis\u00eb s\u00eb Alabbarit, Emmar, e cila do t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kompleks megaturistik. Alabbar ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb projekte rajonale n\u00eb Kroaci, Shqip\u00ebri dhe n\u00eb \u201cBeogradin mbi uj\u00eb\u201d n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Rrjeti p\u00ebr Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) ka deklaruar se marr\u00ebveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe pezullon disa ligje t\u00eb Malit t\u00eb Zi, anashkalon procedurat e tenderimit dhe \u201chap rrug\u00ebn p\u00ebr pastrim parash\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet duhet t\u00eb ratifikohen nga Kuvendi i Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e shumic\u00ebs qeveris\u00ebse nuk kan\u00eb komentuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Vet\u00ebm nj\u00eb an\u00ebtare e ish-Frontit Demokratik prorus, partia e Millan Knezheviqit, e cila ka dy ministra n\u00eb Qeveri, ka shprehur disa rezerva.<\/p>\n<p><strong>Nga p\u00ebrmendja e projektit deri te n\u00ebnshkrimi \u2013 nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Memorandumit t\u00eb Mir\u00ebkuptimit nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe asaj t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, m\u00eb 13 shkurt n\u00eb Dubai, kryeministri Spajiq n\u00ebnshkroi m\u00eb 28 mars n\u00eb Abu Dabi nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb turizmit, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb jug t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<div class=\"wsw__embed wsw__embed--small wsw__embed--pull-right\">\n<div class=\"img-wrap\">\n<div class=\"thumb\"><\/div>\n<\/div>\n<p><span class=\"caption\">P\u00ebr nder t\u00eb kryeministrit Spajiq, flamuri i Malit t\u00eb Zi u shfaq n\u00eb Burxh Kalifa. 30 mars 2025.<\/span>\n<\/p><\/div>\n<p>Koh\u00ebn midis dy n\u00ebnshkrimeve, kryeministri e ka shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb prezantuar k\u00ebt\u00eb megaprojekt para deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin malazias dhe para autoriteteve t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha ai, projekti do t\u00eb p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e objekteve turistike, nj\u00eb aeroporti t\u00eb madh, spitalit m\u00eb modern n\u00eb Ballkan, nj\u00eb marine, dy universiteteve\u2026<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit me deputet\u00ebt, m\u00eb 26 mars, kryeministri tha se n\u00eb investimin e paralajm\u00ebruar nga Alabbar \u201cnuk ka asgj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrupsion apo pastrim parash, duke th\u00ebn\u00eb se Qeveria tashm\u00eb ka p\u00ebrcaktuar marr\u00ebveshjen me Emiratet.<\/p>\n<p>Deputeti nga Ulqini, Mehmed Zenka, i tha Spajiqit q\u00eb \u201ct\u00eb mendoj\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb po ofron atje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJu mendoni se ne ham\u00eb bar, e ju t\u00eb na tregoni \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Ulqinin. Do t\u00eb merrni p\u00ebrgjigjen e Ulqinit\u201d.<\/p>\n<p>Spajiq u p\u00ebrgjigj se ka marr\u00eb qindra mesazhe p\u00ebrkrahjeje nga ulqinak\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cJu, nga komunitetet lokale, shikoni mir\u00eb \u00e7far\u00eb po b\u00ebni dhe \u00e7far\u00eb po deklaroni. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e vog\u00ebl, k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai i quajti t\u00eb pav\u00ebrteta pohimet se nuk do t\u00eb zbatohet Ligji p\u00ebr Parandalimin e Pastrimit t\u00eb Parave:<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, Emiratet garantojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe q\u00ebndrojn\u00eb pas nj\u00eb projekti. Me investitor\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk ka truke, nuk do t\u00eb ket\u00eb korrupsion apo probleme t\u00eb k\u00ebsaj natyre\u201d.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb pretendon se krahas hoteleve n\u00eb Plazhin e Madh, Alabbar do t\u00eb nd\u00ebrtonte edhe banesa dhe apartamente p\u00ebr shitje, kryeministri i tha q\u00eb \u201ct\u00eb mos i trembin investitor\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Emiratet vendosin t\u00eb mos investonj\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, do t\u2019i faj\u00ebsoj njer\u00ebzit nga opozita, sepse me deklaratat e tmerrshme dhe aferat e rreme i keni larguar ata njer\u00ebz\u201d, tha Spajiq.<\/p>\n<p><strong>\u201cRrezik i lart\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>MANS ka deklaruar se teksti i marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar pezullon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe hap rrug\u00ebn p\u00ebr pastrim parash, si dhe lejon anashkalimin e tender\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb rrezik jasht\u00ebzakonisht i lart\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja me Qeverin\u00eb e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe mund t\u00eb keqp\u00ebrdoret p\u00ebr pastrim parash, pasi t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pronar\u00ebt real\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb regjistruara n\u00eb at\u00eb shtet nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme p\u00ebr publikun\u201d, thuhet nga MANS.<\/p>\n<p>Ata, gjithashtu, vler\u00ebsojn\u00eb se Spajiq po manipulon me informacionet p\u00ebr garancit\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja parashikon q\u00eb Qeveria e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe garanton p\u00ebr investitor\u00ebt q\u00eb vet\u00eb i propozon, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen thuhet se ai shtet nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb rast se ata nuk p\u00ebrmbushin obligimet ose p\u00ebrfshihen n\u00eb aktivitete t\u00eb diskutueshme ose t\u00eb paligjshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb shkeljes s\u00eb obligimeve kontraktuale nga investitor\u00ebt, Mali i Zi nuk do t\u00eb ket\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb nisur asnj\u00eb procedur\u00eb kund\u00ebr Emirateve, p\u00ebrfundon MANS.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr planet e Alabbarit p\u00ebr Ulqinin informoi Spajiq<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Ulqin, p\u00ebr Alabbarin u d\u00ebgjua para rreth nj\u00ebzet dit\u00ebsh, kur ai dha ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb tenderin p\u00ebr marrjen me qira kat\u00ebrvje\u00e7are t\u00eb n\u00ebnt\u00eb prej 19 plazheve n\u00eb Plazhin e Madh t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n<p>Kjo shkaktoi revolt\u00eb tek qiramarr\u00ebsit e deritanish\u00ebm. Pas k\u00ebsaj, Spajiq vizitoi Ulqinin dhe u tha banor\u00ebve se Alabbar \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga marrja me qira e plazheve, por se \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr investime n\u00eb Plazhin e Madh.<\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se komuniteti lokal nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr investimeve, por \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr dh\u00ebnies me qira p\u00ebr 99 vjet.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin e Nimanbegut, m\u00eb pas, e konfirmoi edhe Kuvendi i Ulqinit.<\/p>\n<p>\u201cBrengos transparenca ekstreme dhe ngutja e t\u00eb gjith\u00eb procesit, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton nevoj\u00ebn p\u00ebr kujdes maksimal dhe frik\u00ebn e autoriteteve lokale dhe t\u00eb komunitetit\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn pas mbledhjes.<\/p>\n<p><strong>A do ta mb\u00ebshtes\u00eb Parlamenti projektin?<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb banor\u00ebve, Qeveria miratoi, n\u00eb nj\u00eb mbledhje telefonike, m\u00eb 24 mars, propozimin e Marr\u00ebveshjes q\u00eb Spajiq e n\u00ebnshkroi kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Abu Dabi me Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjen duhet ta miratoj\u00eb Kuvendi i Malit t\u00eb Zi. E, si do t\u00eb pozicionohen deputet\u00ebt ndaj saj, mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Deri tani, at\u00eb publikisht e mb\u00ebshtet vet\u00ebm l\u00ebvizja e Spajiqit, \u201cEvropa tani\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga lider\u00ebt e ish-Frontit Demokratik t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb s\u00eb voni, Millan Knezheviq, deklaroi se askush nga partia e tij nuk ka qen\u00eb i informuar p\u00ebr q\u00ebllimin e Spajiqit p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>\u201cNa duket problematike edhe q\u00eb qiraja do t\u00eb ishte p\u00ebr 99 vjet. Sipas Ligjit p\u00ebr pasurin\u00eb shtet\u00ebrore, mendoj se kjo nuk ekziston si mund\u00ebsi\u201d, tha Knezheviq.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se Spajiq duhet t\u00eb bisedoj\u00eb me lider\u00ebt e shumic\u00ebs parlamentare. Ministrja nga partia e tij tha se nuk ka votuar p\u00ebr marr\u00ebveshjen n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Dritan Abazoviq, udh\u00ebheq\u00ebs i L\u00ebvizjes Qytetare URA, n\u00eb opozit\u00eb, pretendon se marr\u00ebveshja \u201cp\u00ebrmban elemente t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur me ndihm\u00ebn e njer\u00ebzve nga Serbia, dhe n\u00eb t\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Spajiq, Andrija Mandiq dhe Alleksa Be\u00e7iq\u201d, deklaroi Abazoviq.<\/p>\n<p>Ai, n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen e Qeveris\u00eb me Emiratet, ka k\u00ebrkuar q\u00eb Prokuroria Speciale t\u00eb reagoj\u00eb, dhe ka paralajm\u00ebruar kall\u00ebzim penal ndaj Spajiqit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e shumic\u00ebs parlamentare \u2013 partia e kryetarit t\u00eb Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokrat\u00ebt, Partia Popullore Socialiste, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive minoritare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrin p\u00ebr ekonomi, Nik Gjeloshaj \u2013 nuk jan\u00eb prononcuar.<\/p>\n<p>Ato kan\u00eb n\u00eb Kuvend 52 nga gjithsej 81 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e kryeministrit Spajiq, e treta q\u00eb nga rr\u00ebzimi i asaj t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve t\u00eb Millo Gjukanoviqit, q\u00eb kishte qeverisur p\u00ebr tri dekada, u zgjodh n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p><strong><em>\/REL\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ulqini-mes-planeve-dhe-dyshimeve-te-medha-per-plazhin-e-madh\/\">Ulqini mes planeve dhe dyshimeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Plazhin e Madh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy marr\u00ebveshjet q\u00eb kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Millojko Spajiq, i ka n\u00ebnshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb turizmit jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sektorit joqeveritar dhe p\u00ebr komunitetin lokal. K\u00ebto marr\u00ebveshje hapin rrug\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien me qira t\u00eb Plazhit t\u00eb Madh n\u00eb Ulqin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13196","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13196\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}