{"id":13171,"date":"2025-04-01T14:56:40","date_gmt":"2025-04-01T14:56:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/01\/lali-eri-qepi-tenderin-pa-gare-anuela-ristani-i-firmos-kontraten-1-7-miliard-leke-deputetit-qefalia-2\/"},"modified":"2025-04-01T14:56:40","modified_gmt":"2025-04-01T14:56:40","slug":"lali-eri-qepi-tenderin-pa-gare-anuela-ristani-i-firmos-kontraten-1-7-miliard-leke-deputetit-qefalia-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/01\/lali-eri-qepi-tenderin-pa-gare-anuela-ristani-i-firmos-kontraten-1-7-miliard-leke-deputetit-qefalia-2\/","title":{"rendered":"Lali Eri qepi tenderin pa gar\u00eb, Anuela Ristani i firmos kontrat\u00ebn 1.7 miliard lek\u00eb deputetit Qefalia"},"content":{"rendered":"<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi i Open Data Albania p\u00ebr tenderin 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb rikonstruksionit t\u00eb Shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cKol Jakova\u201d, Tiran\u00eb. Parat\u00eb i kan\u00eb shkuar kompanis\u00eb s\u00eb Lulzim Qefaliajt me nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb tregon riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e organizuar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj, me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9 \u2013 vje\u00e7are Kol Jakova\u201d.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim, komisioni i tenderit ka llogaritur fondin limit 169 144 211,00 lek\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb tenderi u anulua \u201cp\u00ebr gabime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb komisioni n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike\u201d. \u00a0K\u00ebshtu, procedura e njoftuar m\u00eb 4 n\u00ebntor 2024 \u00ebsht\u00eb shpallur e anuluar n\u00eb 19 n\u00ebntor 2024.<\/p>\n<p>Pasi u rregullua gabimi, m\u00eb 11 dhjetor 2024, Erion Veliaj urdh\u00ebroi shpalljen s\u00ebrish t\u00eb tenderit. Data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb 26 dhjetor 2024 dhe po at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb paraqitur 21 operator\u00eb ekonomik\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Erion Veliajt i eliminoi t\u00eb gjitha ofertat dhe n\u00eb fund mbi tryez\u00eb mbeti vet\u00ebm zarfi i Qefaliajve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se operator\u00ebt e din\u00eb se fituesi \u00ebsht\u00eb paracaktuar, prandaj shumica paraqiten formalisht, madje paraqesin edhe oferta zero lek\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Kompania q\u00eb b\u00ebn korrupsion dhe vazhdon t\u00eb marr\u00eb tendera<\/strong><\/p>\n<p>Kujtim Qefalia n\u00eb vitin 1999 themeloi kompanin\u00eb \u201cQefalia\u201d sh.p.k, e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po n\u00eb vitin 2007, kur u zgjodh kryetar komune, aksionet e k\u00ebsaj kompanie i\u2019a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004 emri i kompanis\u00eb kishte ndryshuar nga \u201cQefalia\u201d n\u00eb \u201cVllaznia\u201d. \u00a0Pas zgjedhjes s\u00eb Kujtim Qefalis\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Komun\u00ebs Dajt, kjo kompani filloi t\u00eb lul\u00ebzonte duke p\u00ebrfituar mbi 4 leje nd\u00ebrtimi n\u00eb zon\u00ebn e Freskut dhe Qesarak\u00ebs, me firm\u00ebn e vet\u00eb Kujtim Qefalis\u00eb. M\u00eb tej, n\u00eb vitin 2016, administrator i k\u00ebsaj kompanie em\u00ebrohet v\u00ebllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.<\/p>\n<p>Vlera e kapitalit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie n\u00eb vitin 2012 ishte \u201c130.000.000,00 lek\u00eb. N\u00eb vitin 2014 VLLAZNIA sh.p.k, ORTAKU sh.p.k dhe D E S A R T sh.p.k, date 10.12.2014 n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrthithjeje. N\u00eb vitin 2016 shoq\u00ebria ndryshon em\u00ebr p\u00ebr h\u00ebr\u00eb t\u00eb tret\u00eb duke u quajtur \u201cDajti Park 2007\u201d. Pse ndodhi ky ndryshim? N\u00eb vitin 2016 i besuari i v\u00ebllez\u00ebrve Qefalia, Ylber Kalaja vendos t\u00eb jap dor\u00ebheqjen nga administrimi i kompanis\u00eb. Arsyeja, hetimi ndaj tij dhe kompanis\u00eb q\u00eb kishte drejtuar p\u00ebr korrupsion me tenderat e ushqimeve n\u00eb burgje. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018, Ylber Kalaja vendos t\u00eb dhuroj\u00eb aksionet e kompanis\u00eb ku 50% i\u2019a dhuroi djalit t\u00eb tij dhe 50% i\u2019a dhuroi Lulzim Qefalis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest shum\u00eb i madh \u201cbamir\u00ebsie\u201d duke patur parasysh se vlera e k\u00ebtyre aksioneve ishte 1.7 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ylber Kalaja n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit 2.6 vjet burg, me akuz\u00ebn se ka korruptuar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Burgjeve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb fitimit t\u00eb tenderave t\u00eb ushqimeve. \u00c7udit\u00ebrisht, kompania Dajti Park 2007, e cila kishte p\u00ebrfituar k\u00ebto tendera p\u00ebrmes korrupsionit, nuk d\u00ebnohet, nuk vihet n\u00ebn sekuestro dhe nuk p\u00ebrjashtohet nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb prokurimet publike.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u201cDajti Park 2007 shpk\u201d, e familjes Qefalia ka p\u00ebrfituar 32.3 miliard\u00eb lek\u00eb transaksione thesari p\u00ebr p\u00ebriudh\u00ebn 2013 \u2013 2025.<\/p>\n<p>Pra, nga viti 2020 deri n\u00eb shtator 2025 administrator i kompanis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i deputetit t\u00eb PS, Xhemal Qefalia dhe ish- kryetarit t\u00eb komun\u00ebs Dajt, Lulzim Qefalia. Kompania ndon\u00ebse me rekorde korruptive vazhdoi aktivitetin duke fituar tendera vit pas viti, kryesisht n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, ku s\u00eb fundmi ka fituar tenderin q\u00eb po flasim.<\/p>\n<p>Kjo kompani ka p\u00ebrfituar dhe nga tenderat e rind\u00ebrtimit n\u00eb Manz\u00eb , Vor\u00eb dhe Shijak. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e Open Data Albania, viti 2023 \u00ebsht\u00eb viti me xhiron m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, plot 9 miliard\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb cilat 554 milion\u00eb lek\u00eb vet\u00ebm fitim.<\/p>\n<p>Tenderi i riskontruksionit t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cKol Jakova\u201d i organizuar nga Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb nga ato prokurime q\u00eb hartohen thjesht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Kjo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbajturat n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr rikonstruksion. Me k\u00ebto lek\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb shkoll\u00eb e re atje ku mungon. N\u00eb vitin 2023, Bashkia e Tiran\u00ebs ka rehabilituar infrastruktur\u00ebn sportive n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cKol\u00eb Jakova\u201d. Projekti p\u00ebrfshinte nj\u00eb rikonstruksion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb volejbollit dhe basketbollit, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb ambient t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebto dy sporte t\u00eb preferuara. Po ashtu, fusha e minifutbollit \u00ebsht\u00eb riparuar dhe vij\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr loj\u00eb.<\/p>\n\n<p>Veliaj e kishte p\u00ebrzgjedhur k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb si sfond p\u00ebr fotot q\u00eb b\u00ebnte kur mbillte pem\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2018, Erion Veliaj, dhe ish kapitenit t\u00eb komb\u00ebtares, Lorik Cana, shkuan aty p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb 70 pem\u00eb selvie n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs. Si\u00e7 duket n\u00eb foto, shkolla \u00ebsht\u00eb si piktur\u00eb. Kur u b\u00eb p\u00ebr rikonstruksion ky objekt q\u00eb shk\u00eblqen?<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Erion Veliaj u arrestua m\u00eb 10 shkurt 2025 nga SPAK me akuzat p\u00ebr korrupsion, fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe pastrim t\u00eb parave t\u00eb krimit. N\u00eb k\u00ebto kushte kontrata kishte mbetur n\u00eb sirtar. Nuk e dim\u00eb se si ka komunikuar me kryetarin e arrestuar drejtuesja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, por me firmosjen e kontrat\u00ebs ajo ka \u00e7uar deri n\u00eb fund afer\u00ebn me v\u00ebllez\u00ebrit Qefaliaj.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi i Open Data Albania p\u00ebr tenderin 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb rikonstruksionit t\u00eb Shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cKol Jakova\u201d, Tiran\u00eb. Parat\u00eb i kan\u00eb shkuar kompanis\u00eb s\u00eb Lulzim Qefaliajt me nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13171","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13171"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13171\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}