{"id":1306,"date":"2024-09-27T07:01:15","date_gmt":"2024-09-27T07:01:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/27\/proteste-kombetare-me-6-tetor-zbardhet-vendimi-i-kryesise-se-pd-pas-denimit-te-salianjit\/"},"modified":"2024-09-27T07:01:15","modified_gmt":"2024-09-27T07:01:15","slug":"proteste-kombetare-me-6-tetor-zbardhet-vendimi-i-kryesise-se-pd-pas-denimit-te-salianjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/27\/proteste-kombetare-me-6-tetor-zbardhet-vendimi-i-kryesise-se-pd-pas-denimit-te-salianjit\/","title":{"rendered":"Protest\u00eb komb\u00ebtare m\u00eb 6 tetor\/ Zbardhet vendimi i Kryesis\u00eb s\u00eb PD pas d\u00ebnimit t\u00eb Salianjit"},"content":{"rendered":"<p>Opozita do t\u00eb nis\u00eb protestat m\u00eb 6 tetor. Ky ishte vendimi i marr\u00eb nga mbledhja e Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila zgjati p\u00ebr rreth 3 or\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ina Zhupa<\/strong>: Protesta t\u00eb pandalshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme jan\u00eb domosdoshm\u00ebri. Nuk protestojm\u00eb as p\u00ebr Salianjin, as p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, por p\u00ebr \u00e7do qytetar q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i frik\u00ebsuar se kurr\u00eb. Frika mban diktaturat n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe sot po mbillet frika te shqiptar\u00ebt dhe ne kemi mision historik q\u00eb ta vrasim frik\u00ebn e qytetar\u00ebve, t\u00eb jemi n\u00eb krye t\u00eb revolt\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto fabrikime t\u00eb tmerrshme, t\u00eb ngjashme me t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs jan\u00eb thika mbi kokat e \u00e7do shqiptari. Deputet\u00ebt n\u00eb ball\u00eb, n\u00eb parlament, n\u00eb rrug\u00eb. Ky d\u00ebnim sot duke krijuar precedentin e par\u00eb n\u00eb vend me burg p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rreme tregon qart\u00ebsisht arroganc\u00ebn e pushtetit. Arroganca do p\u00ebrballje, do vendosm\u00ebri, do q\u00ebndres\u00eb pa kthim. S\u2019kemi \u00e7e duam karrigen po nuk mbrojt\u00ebm kushtetut\u00ebn, t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot mesazhet kan\u00eb qen\u00eb pafund nga qytetar\u00ebt, nuk duhet llogarisim shifrat q\u00eb do jen\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e par\u00eb e a t\u00eb dyt\u00eb por duhet llogarisnim t\u00eb jemi t\u00eb par\u00ebt n\u00eb betej\u00eb dhe qytetar\u00ebt do na bashkohen. Kjo shkon edhe me vendimin ton\u00eb politik p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike.<\/p>\n<p><strong>Agron Gjekmarkaj:<\/strong>\u00a0T\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka simbolike q\u00eb nes\u00ebr, sepse po t\u2019i b\u00ebhej PS kjo gj\u00eb kur ishte n\u00eb opozit\u00eb do kishte reaguar gjith\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ne jemi ende shume t\u00eb vak\u00ebt me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb se protesta, Ram\u00ebs i dhemb kur reagojn\u00eb gazetat, shtypi, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Ndaj ta p\u00ebrdorim edhe k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Duhet ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb madhe me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se d\u00ebnimi politik dmth q\u00eb nuk funksionon as kjo drejt\u00ebsia e re.<\/p>\n<p><strong>Flamur Noka: <\/strong>Noka tha se duhet t\u00eb zhvillohen protesta n\u00eb \u00e7do qark, bllokim aksesh rrugore, t\u00eb porteve dhe universiteteve.<\/p>\n<p>\u201cProtesta n\u00eb \u00e7do qark, bllokim aksesh rrugore, t\u00eb porteve, aeroporteve dhe universiteteve\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Noka.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Ose t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb dhe t\u00eb justifikojm\u00eb besimin e votuesve, ose ne nuk meritojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb karrige dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb demokrat\u00ebt, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe\u201d, tha Noka m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb zhvillimit me dyer t\u00eb hapura t\u00eb mbledhjes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kreu i PD, Sali Berisha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb protesta n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Salianjit.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong>\u00a0Prandaj, t\u00eb dashur miq, t\u00eb l\u00ebm\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohemi betej\u00ebs. Nuk jemi ne opozit\u00eb p\u00ebr t\u2019u mposhtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Nuk jemi ne opozit\u00eb p\u00ebr t\u2019u mposhtur nga nj\u00eb kryebandit. Nga nj\u00eb kryehajdut q\u00eb kombi nuk e ka pasur n\u00eb histori si Edi Rama.<\/p>\n<p>Nuk jemi ne si opozit\u00eb p\u00ebr t\u2019u mposhtur nga bandat e qeveris\u00eb. Ndaj dhe t\u00eb themi ndal tani, \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb. T\u2019i kthehemi k\u00ebtij regjimi, t\u2019i kthehemi dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, t\u2019i kthehemi gjer n\u00eb fitore. T\u00eb l\u00ebm\u00eb \u00e7do gj\u00eb, Salianji \u00ebsht\u00eb secili prej jush.<\/p>\n<p>Ervin Salianji b\u00ebri detyr\u00ebn q\u00eb kishin detyr\u00eb secili prej nesh. Ervin Salianji q\u00eb u d\u00ebnua sot nga Geron Xhafa, prestanom i Edi Ram\u00ebs dhe Fatmir Xhaf\u00ebs, u d\u00ebnua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos \u00e7elim m\u00eb goj\u00ebn. U d\u00ebnua q\u00eb t\u00eb na thon\u00eb se fatin e tij do p\u00ebsoni po na sulmuat. At\u00ebher\u00eb o burra n\u00eb shesh n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pandalshme.<\/p>\n<p>Ndaj dhe cilido q\u00eb mendon ndryshe, do respektohet mendimi i tij. Por nj\u00eb gj\u00eb, opozita kaq e fuqishme nuk mundet kurr\u00eb t\u00eb posht\u00ebrohet, t\u00eb n\u00ebnshtrohet, t\u00eb pranoj\u00eb shtypjen. Nuk del kurr\u00eb n\u00eb klandestinitet, por i q\u00ebndron dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb kriminel\u00ebve, bandave, kujtdo.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb misioni mund t\u00eb kryejm\u00eb ne, kur deputeti yn\u00eb shkon n\u00eb burg sepse denoncoi trafikanti Geron Xhafa? Ndaj dhe, besoj dhe mendoj se opozita do t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb mision me q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, opozita n\u00eb betej\u00ebn q\u00eb fillon p\u00ebr mosbindjen civile, ka vet\u00ebm nj\u00eb synim, rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Po nuk ka zgjedhje me opozit\u00ebn n\u00eb burg. Nuk ka zgjedhje me nd\u00ebshkimin e opozitar\u00ebve q\u00eb denoncojn\u00eb krimin e kryeministrit. Nuk ka zgjedhje me nj\u00eb kriminel si Edi Rama, q\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i krimit shqiptar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb shtete islamike p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb miliardat e krimit n\u00eb bankat e tij.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i zgjojm\u00eb, nuk ka m\u00eb trima, ta harroj\u00eb kush. E kan\u00eb faktuar n\u00eb histori. Cilido q\u00eb i beson historis\u00eb, gjen n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij populli me 100 probleme, aktet m\u00eb sublime t\u00eb trim\u00ebris\u00eb. Ndaj dhe ju ftoj demokrate e demokrat\u00eb, ftoj drejtuesit e PD t\u00eb dalin n\u00eb shesh t\u00eb mejdanit. Salianji \u00ebsht\u00eb secili prej nesh, Salianji \u00ebsht\u00eb secili prej qytetar\u00ebve, secili prej opozitar\u00ebve. Kriminel\u00ebve nuk u shtrihet kurr\u00eb qafa, p\u00ebrkundrazi dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb dhe ball\u00eb. Shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga mafia, shp\u00ebtojm\u00eb Europ\u00ebn nga mafia shqiptare. Shp\u00ebtojm\u00eb t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar. \u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb. O sot, o kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Tet\u00eb vite nga publikimi i audioregjistrimit q\u00eb kishte n\u00eb qend\u00ebr Geron Xhafajn, v\u00ebllan\u00eb e ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj, Gjykata e Aoelit d\u00ebnoi deputetin Ervin Salianji duke e shpallur at\u00eb fajtor p\u00ebr akuz\u00ebn e kall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr u d\u00ebnua edhe Fredi Alizoti dhe po ashtu u la n\u00eb fuqi edhe d\u00ebnimi p\u00ebr gazetarin Jetmir Olldashi.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit lexoi shkurtimisht vet\u00ebm dispozitivin, duke th\u00ebn\u00eb se nuk pranohet ankimimi i Fredi Alizotit, i cili ishte gjetur fajtor nga Shkalla e Par\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjykata tha se l\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e dhjetorit 2019 t\u00eb shpallur nga Gjykata e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>I shoq\u00ebruar nga deputet\u00ebt demokrat\u00eb, Ervin Salianji tha n\u00eb oborrin e gjykat\u00ebs se gjith\u00e7ka ishte e parap\u00ebrgatitur dhe se vendimi u dha nga gjyqtar\u00eb pjes\u00eb e PS.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, jasht\u00eb dyerve t\u00eb gjykat\u00ebs, ai tha se do ta ankimoj\u00eb vendimin dhe do t\u00eb ndjek\u00eb procedurat e tjera gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjykata ka th\u00ebn\u00eb se gazetari Olldashi duhet t\u00eb kryej\u00eb 100 or\u00eb pun\u00eb me interes publik, nd\u00ebrsa Salianji p\u00ebr nj\u00eb vit duhet ta vuaj\u00eb heqjen e liris\u00eb n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/proteste-kombetare-me-6-tetor-zbardhet-vendimi-i-kryesise-se-pd-pas-denimit-te-salianjit\/\">Protest\u00eb komb\u00ebtare m\u00eb 6 tetor\/ Zbardhet vendimi i Kryesis\u00eb s\u00eb PD pas d\u00ebnimit t\u00eb Salianjit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita do t\u00eb nis\u00eb protestat m\u00eb 6 tetor. Ky ishte vendimi i marr\u00eb nga mbledhja e Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila zgjati p\u00ebr rreth 3 or\u00eb. Ina Zhupa: Protesta t\u00eb pandalshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme jan\u00eb domosdoshm\u00ebri. Nuk protestojm\u00eb as p\u00ebr Salianjin, as p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, por p\u00ebr \u00e7do qytetar q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1306","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1306\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}