{"id":13047,"date":"2025-03-31T20:33:42","date_gmt":"2025-03-31T20:33:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/shorti-u-17-presidenti-duka-organizimi-i-finaleve-te-kampionatit-europian-nje-tjeter-moment-historik-per-futbollin-shqiptar\/"},"modified":"2025-03-31T20:33:42","modified_gmt":"2025-03-31T20:33:42","slug":"shorti-u-17-presidenti-duka-organizimi-i-finaleve-te-kampionatit-europian-nje-tjeter-moment-historik-per-futbollin-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/shorti-u-17-presidenti-duka-organizimi-i-finaleve-te-kampionatit-europian-nje-tjeter-moment-historik-per-futbollin-shqiptar\/","title":{"rendered":"Shorti U-17\/ Presidenti Duka: Organizimi i finaleve t\u00eb Kampionatit Europian, nj\u00eb tjet\u00ebr moment historik p\u00ebr futbollin shqiptar"},"content":{"rendered":"<div class=\"post-content col-xs-12 rmp\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb mbajtur sot n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e Futbollit\u201d, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 \u201cShqip\u00ebri 2025\u201d, turneu madhor i k\u00ebsaj grupmoshe q\u00eb do t\u00eb zhvillohet nga data 19 maj deri m\u00eb 1 qershor n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb kompeticion si nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr t\u00eb treguar progresin e futbollit shqiptar. Ai n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij turneu si nj\u00eb hap tjet\u00ebr n\u00eb zhvillimin dhe promovimin e talenteve t\u00eb rinj, duke e konsideruar at\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb vlerave sportive dhe pasionit p\u00ebr futbollin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar theksoi se organizimi i k\u00ebtij kampionati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi e p\u00ebrkushtimit t\u00eb Federat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e futbollit n\u00eb vend, duke p\u00ebrmendur investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe zhvillimin e brezave t\u00eb rinj t\u00eb futbollist\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Presidenti Duka uroi suksese t\u00eb gjitha skuadrave pjes\u00ebmarr\u00ebse dhe i ftoi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb bukurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke e p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb turne jo vet\u00ebm si nj\u00eb gar\u00eb sportive, por edhe si nj\u00eb eksperienc\u00eb unike kulturore dhe mikprit\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb, fjalimi i plot\u00eb i Presidentit Duka gjat\u00eb shortit t\u00eb Kampionatit Europian U-17 \u201cShqip\u00ebri 2025\u201d:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb federatave, miq t\u00eb futbollit, t\u00eb ftuar dhe dashamir\u00ebs t\u00eb sportit,<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe e mbushur me emocione p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, teksa kemi privilegjin dhe nderin t\u00eb presim ceremonin\u00eb e shortit p\u00ebr finalet e UEFA EURO 2025 p\u00ebr moshat U-17, nj\u00eb kompeticion i cili do t\u00eb mbahet n\u00eb Shqip\u00ebri nga data 19 maj deri m\u00eb 1 qershor.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni, s\u00eb pari, t\u00eb shpreh mir\u00ebseardhjen time m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e UEFA-s, federatat e vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse, trajner\u00ebt, lojtar\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb dashamir\u00ebsit e futbollit q\u00eb ndjekin me pasion zhvillimin e talenteve t\u00eb rinj t\u00eb kontinentit ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit, organizimi i k\u00ebtij turneu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrkushtimit ton\u00eb p\u00ebr zhvillimin e futbollit dhe ngritjen e tij n\u00eb nivele nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb vitet e fundit, kemi treguar aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb organizative me evente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke p\u00ebrfshir\u00eb finalen historike t\u00eb UEFA Europa Conference League n\u00eb vitin 2022 n\u00eb Tiran\u00eb, e cila konfirmoi edhe nj\u00eb her\u00eb se jemi n\u00eb gjendje t\u00eb realizojm\u00eb ngjarje me ndikim dhe emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ky sukses na motivon dhe na inkurajon t\u00eb punojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb EURO U17 2025, q\u00eb do t\u00eb luhet n\u00eb Shqip\u00ebri 19 maj deri m\u00eb 1 qershor, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment historik p\u00ebr futbollin shqiptar dhe at\u00eb europian.<\/p>\n<p>Prania e Ministres s\u00eb Arsimit dhe Sporteve n\u00eb Shqip\u00ebri, znj. Ogerta Manastirliu, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb dhe seriozitetit q\u00eb ka ky kompeticion<\/p>\n<p>Federata Shqiptare e Futbollit ka punuar me p\u00ebrkushtim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr rritjen e nivelit t\u00eb futbollit shqiptar. Kemi investuar n\u00eb akademit\u00eb e klubeve, kemi ndihmuar n\u00eb rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb trajningut dhe kemi sjell\u00eb projekte t\u00eb reja p\u00ebr zhvillimin e futbollit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve. Organizimi i nj\u00eb turneu si UEFA EURO U-17 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar progresin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar rritjen e futbollit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes strategjive moderne dhe politikave t\u00eb q\u00ebndrueshme, kemi arritur t\u00eb rrisim numrin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb aktivizohen n\u00eb futboll, kemi p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e loj\u00ebs dhe kemi sjell\u00eb infrastruktur\u00eb bashk\u00ebkohore. Stadiumet e reja dhe fushat e standardizuara jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr rritjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Ky turne nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gar\u00eb futbolli. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e vlerave sportive, e pasionit dhe e talentit. Jemi t\u00eb bindur se finalet e EURO U-17 do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb vitrin\u00eb fantastike p\u00ebr yjet e s\u00eb ardhmes s\u00eb futbollit europian. Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ky event t\u00eb jet\u00eb i paharruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe t\u00eb dhuroj\u00eb emocione t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme p\u00ebr tifoz\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij turneu, ju ftoj t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb p\u00ebrjetoni jo vet\u00ebm emocionet e futbollit, por edhe t\u00eb zbuloni bukurit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga bregdeti i mrekulluesh\u00ebm i Jonit dhe Adriatikut, tek qytetet historike dhe malet madh\u00ebshtore, vendi yn\u00eb ofron nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb unike q\u00eb kombinon sportin me kultur\u00ebn dhe traditat mikprit\u00ebse shqiptare. Jemi t\u00eb sigurt se do t\u00eb ndiheni si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj dhe do t\u00eb largoheni me kujtime t\u00eb paharrueshme.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se sporti, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht futbolli, ka fuqin\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi dhe t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm. Organizimi i k\u00ebtij turneu na jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb jo vet\u00ebm aft\u00ebsit\u00eb tona organizative, por edhe pasionin dhe dashurin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr futbollin.<\/p>\n<p>Uroj suksese t\u00eb gjitha skuadrave pjes\u00ebmarr\u00ebse dhe shpresoj q\u00eb kjo eksperienc\u00eb t\u00eb mbetet nj\u00eb kujtim i bukur dhe i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb zbresin n\u00eb fush\u00eb dhe ato q\u00eb do ta ndjekin nga shkall\u00ebt e stadiumit.<\/p>\n<p>Ju faleminderit dhe mir\u00eb se vini n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n\n\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shorti-u-17-presidenti-duka-organizimi-i-finaleve-te-kampionatit-europian-nje-tjeter-moment-historik-per-futbollin-shqiptar\/\">Shorti U-17\/ Presidenti Duka: Organizimi i finaleve t\u00eb Kampionatit Europian, nj\u00eb tjet\u00ebr moment historik p\u00ebr futbollin shqiptar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb mbajtur sot n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e Futbollit\u201d, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 \u201cShqip\u00ebri 2025\u201d, turneu madhor i k\u00ebsaj grupmoshe q\u00eb do t\u00eb zhvillohet nga data 19 maj deri m\u00eb 1 qershor n\u00eb vendin ton\u00eb. Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb kompeticion si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13047","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13047\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}