{"id":13046,"date":"2025-03-31T20:33:42","date_gmt":"2025-03-31T20:33:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/100-fshatrat-mes-mungeses-se-transparences-dhe-deshtimit\/"},"modified":"2025-03-31T20:33:42","modified_gmt":"2025-03-31T20:33:42","slug":"100-fshatrat-mes-mungeses-se-transparences-dhe-deshtimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/100-fshatrat-mes-mungeses-se-transparences-dhe-deshtimit\/","title":{"rendered":"\u201c100 fshatrat\u201d mes munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs dhe d\u00ebshtimit"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin \u201c100 fshatrat\u201d, me premtimin ambicioz p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb qendra turistike. Teksa prezantoi programin, kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 ministri dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb agjencish do t\u00eb angazhoheshin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb, trash\u00ebgimi kulturore dhe agro-turiz\u00ebm me q\u00ebllim rivitalizimin e ekonomis\u00eb s\u00eb fshatit, bazuar n\u00eb potencialet turistike dhe kthimin e banor\u00ebve t\u00eb larguar.<\/p>\n<p>Referuar vendimit nr. 21, dat\u00eb 12.1.2018, ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb ishte drejtuese e k\u00ebsaj strategjie.<\/p>\n<p>\u201cNuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre 20 e kusur viteve dhe as p\u00ebr investime t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb 100 ishuj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, thjesht p\u00ebr t\u00eb ndryshuar 100 fshatra. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 100 pika graviteti mbi t\u00eb cilat jemi t\u00eb bindur se do t\u00eb krijohen rrath\u00eb zhvillimi dhe rrjet\u00ebzime t\u00eb investimeve n\u00eb agro-turiz\u00ebm\u201d, u\u00a0<a href=\"https:\/\/kryeministria.al\/newsroom\/100-fshatrat-nje-model\/\">shpreh<\/a>\u00a0Rama gjat\u00eb prezantimit t\u00eb k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>7 vite m\u00eb pas t\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara nga \u201cFaktoje\u201d tregojn\u00eb se nd\u00ebrhyrjet n\u00eb fshatra kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb fragmentuara dhe fshati vijon e vuan p\u00ebr uj\u00eb, drita dhe rrug\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb kuptuar seriozitetin e k\u00ebtij programi, shih \u00e7far\u00eb po i b\u00ebjn\u00eb Tragjasit. Po i marrin ujin\u201d, thot\u00eb Flora Xhemani, eksperte e turizmit.<\/p>\n<p>Muhamet Shetaj, jeton n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur, por t\u00eb vetmuar mbi kodrat e fshatit Shetaj buz\u00eb Kepit t\u00eb Rodonit, nj\u00eb atraksion turistik.\u00a0 Mij\u00ebra vizitor\u00ebt q\u00eb kalojn\u00eb mes p\u00ebr mes fshatit Shetaj p\u00ebr t\u00eb shkuar tek kisha e Kepit t\u00eb Rodonit, nuk ndalojn\u00eb n\u00eb fshat pasi ai nuk ofron asnj\u00eb mund\u00ebsi. Pa mund\u00ebsi e shohin jetes\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat edhe banor\u00ebt, shumica e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb zgjedhur t\u00eb emigrojn\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb moshuarit pas.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Shetaj-nje.jpg\"><\/a>Ne foto: Muhamet Shetaj\n<\/div>\n<p>N\u00eb t\u00eb 80-at e tij, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tre her\u00eb st\u00ebrgjysh, por asnj\u00eb prej nip\u00ebrve dhe mbesave nuk jeton n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cSt\u00ebrnipi m\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb 2 vje\u00e7, dhe ende nuk i ka shkelur k\u00ebmba n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi. Jetojn\u00eb n\u00eb Itali, m\u00eb merr malli ta shikoj k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi plot\u201d, \u2013 rr\u00ebfen ai pa mundur t\u00eb fsheh\u00eb lot\u00ebt e mallit.<\/p>\n<p>Shetaj q\u00eb ka qen\u00eb kryeplak i fshatit p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2019, jeton me djalin dhe nusen e djalit, tre f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve (edhe ata \u00a0tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prind\u00ebr) kan\u00eb emigruar dhe nd\u00ebrtuar jet\u00ebn jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFamilja jon\u00eb ka 13 an\u00ebtar\u00eb, por vet\u00ebm ne t\u00eb tre jemi k\u00ebtu. Djali q\u00eb \u00ebsht\u00eb 51 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i riu i fshatit. Kan\u00eb ikur t\u00eb gjith\u00eb\u201d, rr\u00ebfen Shetaj.<\/p>\n<p>Emigracioni ka prekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive k\u00ebt\u00eb fshat. Vilat e bukura t\u00eb nd\u00ebrtuara me mundin e viteve t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb emigrimit jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mbyllura me \u00e7el\u00ebs, p\u00ebr tu hapur p\u00ebr dy jav\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu jemi 50 sht\u00ebpi, por vet\u00ebm 19 prej tyre kan\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb moshuar q\u00eb ende e mban der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb hapur. T\u00eb tjerat hapen vet\u00ebm gjat\u00eb ver\u00ebs\u201d,\u00a0 thot\u00eb Shetaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka as pun\u00eb, as rrug\u00eb, asgj\u00eb. E vetmja e ardhur \u00ebsht\u00eb nga peshkimi, djali q\u00eb \u00ebsht\u00eb 51 vje\u00e7 nuk ka asnj\u00eb dit\u00eb pune t\u00eb siguruar. Sot ka dal\u00eb p\u00ebr peshk, por ka dit\u00eb q\u00eb nuk z\u00eb asgj\u00eb. Me \u00e7far\u00eb t\u00eb rrojm\u00eb \u201d, tregon i moshuari.<\/p>\n<p>Fshati Shetaj n\u00eb bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tre fshatrat e p\u00ebrzgjedhur, pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb 100 fshatrave, por n\u00eb vitin e 7 t\u00eb zbatimit, investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb krejt minimale.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Shetaj-dy.jpg\"><\/a>\n<\/div>\n<p>Nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit tregon nj\u00eb mori sh\u00ebrbimesh q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, duke filluar q\u00eb nga muzeu, nj\u00eb infopoint, kabin\u00eb telefonike, pik\u00eb panoramike apo edhe tualete.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ekziston, nuk e di se \u00e7far\u00eb thot\u00eb tabela, por k\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb\u201d, na thot\u00eb nj\u00eb banor q\u00eb takojm\u00eb n\u00eb t\u00eb vetmin lokal t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>Rruga e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb amortizuar, por banor\u00ebt e konsiderojn\u00eb veten me fat pasi prej 3 vitesh s\u00eb paku kan\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c100 fshatrat nuk ka pas asnj\u00eb ndikim p\u00ebr ne. Si t\u00eb gjith\u00eb fshatrat e tjer\u00eb edhe ne jemi jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb bashkis\u00eb, tani q\u00eb hoq\u00ebn edhe komun\u00ebn jemi m\u00eb keq pasi p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb duhet t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb bashki\u201d,\u00a0 thot\u00eb ish kryeplaku.<\/p>\n<p><strong>Investime<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2018-2021 institucionet e ngarkuara me nd\u00ebrhyrjen n\u00eb 100 fshatrat shpenzuan 192 mln lek\u00eb, por nj\u00ebjt\u00eb si fshati Shetaj n\u00eb Durr\u00ebs, asnj\u00eb nga fshatrat nuk arriti t\u00eb rigjall\u00ebrohet dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e larguar t\u00eb kthehen s\u00ebrish. P\u00ebrkundrazi. Fshati \u00ebsht\u00eb prekur nga braktisja masive.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim rigjall\u00ebrimin e ekonomis\u00eb lokale dhe kthimin e tyre n\u00eb atraksione turistike, fillimisht me nj\u00eb koh\u00ebzgjatje 3 vje\u00e7are, programi 100 fshatrat u shty deri n\u00eb vitin 2024, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit qeveria vendosi ta shtyj\u00eb deri n\u00eb vitin 2030 duke akorduar nj\u00eb fond prej 9 mld lek\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar\u00a0vkm-s\u00eb\u00a0p\u00ebrkat\u00ebse q\u00ebllimi i k\u00ebtij programi ishte mb\u00ebshtetja e ekonomis\u00eb jobujq\u00ebsore dhe kthimi i k\u00ebtyre fshatrave n\u00eb zona turistike, bazuar kjo n\u00eb potencialin e tyre turistik, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb, p\u00ebrfshi rrug\u00eb, sheshe, kanalizime, uj\u00ebsjell\u00ebs, rehabilitim objektesh kulturore apo objektesh t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e nd\u00ebrhyrjeve programi parashikonte t\u00eb ndikonte n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs dhe sh\u00ebrbimeve publike, diversifikimit ekonomik n\u00ebp\u00ebrmjet turizmit, rritjes s\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve, bizneseve dhe pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Flora Xhemanin, eksperte e turizmit, projekti nuk i ka justifikuar shpenzimet e b\u00ebra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e fshatrave vazhdojn\u00eb po kaq t\u00eb harruar, po kaq t\u00eb pafrekuentuar, po kaq joturistik\u00eb pasi projekti nuk i ka prekur akoma\u201d,\u00a0 thot\u00eb Xhemani. \u201cKa tre situata\u201d,\u00a0 n\u00ebnvizon ekspertja e turizmit.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/shetaj-tre.jpg\"><\/a>\n<\/div>\n<p>\u201cE para \u00ebsht\u00eb zero me xhufk\u00eb, programi nuk ka prekur fare nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fshatrave t\u00eb k\u00ebsaj liste. E dyta investimet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb nuk ishin brenda pritshm\u00ebrive, dhe s\u00eb treti edhe ato q\u00eb u prek\u00ebn, pun\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkel e shko\u201d, thot\u00eb Xhemani duke sjell\u00eb si shembull rastin e Nivic\u00ebs q\u00eb u harxhuan qindra mln lek\u00eb p\u00ebr qendr\u00ebn, por q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrdorshme.<\/p>\n<p>Milionat e hedhura nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Ministria e Turizmit, Ministria e Kultur\u00ebs dhe ajo e Infrastruktur\u00ebs dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh t\u00eb tjera si AZHBR apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb fragmentuara duke mos dh\u00ebn\u00eb rezultatet e duhura.<\/p>\n<p>Imeldi Sokoli, ekspert p\u00ebr zhvillimin e territorit pran\u00eb Co-Plan, thot\u00eb se ndryshe nga q\u00ebllimi q\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb rigjall\u00ebruar ekonomin\u00eb lokale, \u201cnuk kemi asnj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb cop\u00ebzuar n\u00eb donator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, dhe nuk ka mundur t\u00eb jap\u00eb efektin e duhur n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb locale. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa investime, por jo n\u00eb drejtimin strategjik t\u00eb duhur\u201d,\u00a0 thot\u00eb Sokoli.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsia<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht premtimeve, ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb i tha \u201cFaktoje\u201d se nuk ka z\u00eb t\u00eb dedikuar buxhetor p\u00ebr programin \u201c100 fshatrat\u201d, por ky program \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00ebp\u00ebrmjet skemave komb\u00ebtare p\u00ebr vitet 2018- 2021, p\u00ebrmes Agjencis\u00eb p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR).<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes masave t\u00eb mb\u00ebshtetjes komb\u00ebtare jan\u00eb financuar nga AZHBR, rreth 17 projekte me vler\u00eb 88.7 milion\u00eb lek\u00eb\u201d,\u00a0 deklaroi ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb sqaron se investimet kan\u00eb shkuar p\u00ebr nd\u00ebrtime, rikonstruksion, mobilim, makineri dhe pajisje p\u00ebr agroturizmin dhe bujtina.<\/p>\n<p>Avni Hysa, p\u00ebrfitoi nj\u00eb mb\u00ebshtetje prej 172 mij\u00eb euro nga IPARD n\u00eb vitin 2022, p\u00ebr t\u00eb kthyer n\u00eb bujtin\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e gjysh\u00ebrve n\u00eb fshatin Gur\u00eb i Bardh\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Klosit. Me hapjen e rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit dhe pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb 100 fshatrave ai kishte shum\u00eb shpresa se fshati i harruar i Pjet\u00ebr Budit do t\u00eb ishte pjes\u00eb e list\u00ebs investimeve, s\u00eb paku p\u00ebr rrug\u00ebn. Por pavar\u00ebsisht premtimit p\u00ebr rigjall\u00ebrim, vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, ka nisur puna p\u00ebr shtrimin e nj\u00eb segmenti t\u00eb rrug\u00ebs, q\u00eb t\u00eb \u00e7on deri n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit, por jo brenda n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb ishte rruga, sigurisht q\u00eb biznesi do t\u00eb kishte ecur shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Tani shpresoj me rrug\u00ebn gj\u00ebrat t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb, por fshati yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb e harruar\u201d, thot\u00eb Avniu.<\/p>\n<p>\u201cDuhet q\u00eb rruga t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fshatin, t\u00eb restaurohet sht\u00ebpia e Budit, kemi ura q\u00eb mbartin shum\u00eb histori\u2026kemi se \u00e7far\u00eb tregojm\u00eb, por k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb asgj\u00eb\u201d,\u00a0 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Tre ministri, asnj\u00eb p\u00ebrgjigje<\/strong><\/p>\n<p>Tre nga ministrit\u00eb e angazhuara n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij programi ambicioz t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, konkretisht Ministria e Kultur\u00ebs, Ministria e Turizmit dhe ajo e Infrastruktur\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion t\u00eb Faktoje.<\/p>\n<p>Fondi Shqiptar i Zhvillimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrjesh thot\u00eb se deri m\u00eb tani ka nd\u00ebrmarr\u00eb 180 projekte, q\u00eb kan\u00eb prekur direkt ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb 100 fshatrat, por nuk sqaron sa prej tyre jan\u00eb investime direkte p\u00ebr 100 fshatrat.<\/p>\n<p>\u201cQeveria Shqiptare angazhon nj\u00eb buxhet t\u00eb dedikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program, ku FSHZH luan rolin e Agjencis\u00eb Zbatuese.\u00a0 Q\u00eb prej krijimit t\u00eb tij deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, programi i dedikuar p\u00ebr 100 Fshatrat ka siguruar nj\u00eb financim prej rreth 2.5 miliard\u00eb Lek\u00eb, dhe rreth 9 miliard\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb parashikuar p\u00ebr fazat vijuese deri n\u00eb vitin 2030\u201d,\u00a0 tha FSHZH n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb investimeve q\u00eb rendit FSHZH, ekspert\u00ebt thon\u00eb se fshatrat vijojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb, drita dhe uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVermoshi nuk ka as drita e as uj\u00eb, e nj\u00ebjta gj\u00eb edhe me L\u00ebpush\u00ebn. Kan\u00eb munges\u00eb investimesh bazike q\u00eb nuk mund t\u00eb sjellin impaktin e duhur n\u00eb ekonomi\u201d, thot\u00eb Imeldi Sokoli.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin kosntatim ndan edhe Flora Xhemani, e cila p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, i prek nga af\u00ebr k\u00ebto realitete.<\/p>\n<p>\u201cEdhe aty ku kan\u00eb shkuar projektet investimet nuk kan\u00eb qen\u00eb eficiente. Mund t\u00eb jen\u00eb rregulluar dy fasada, por nuk kan\u00eb rrug\u00eb, nuk kan\u00eb energji. Psh. Thethi, L\u00ebpusha, Valbona nuk kan\u00eb drita fare n\u00eb dim\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb ver\u00eb kan\u00eb tension 120 volt q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm\u201d, \u00a0thot\u00eb Xhemani.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e KLSH-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mos-eficienc\u00ebn e k\u00ebtij programi e konstatoi edhe\u00a0Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u00a0(KLSH) t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2022. KLSH kreu nj\u00eb monitorim t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb programit p\u00ebr periudh\u00ebn 2018-2021 dhe zbuloi se asnj\u00eb nga institucionet nuk i rakorduan investimet me nj\u00ebri tjetrin dhe as i monitoruan.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Ministria e Turizmit, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Ministria e Kultur\u00ebs nuk kan\u00eb pasur dokumente strategjike n\u00eb lidhje me menaxhimin e programit 100 fshatrat t\u00eb shoq\u00ebruar k\u00ebto dhe me raporte monitorimi, relacione, vendime, udh\u00ebzime, analiza ose studime q\u00eb lidhen me zhvillimin e programit 100 fshatrat. Gjithashtu nuk ka as plane pune vjetore t\u00eb hartuara p\u00ebr periudh\u00ebn e zbatimit t\u00eb programit qeveritar p\u00ebr 100 fshatrat (2018-2021)\u201d, thot\u00eb raporti i KLSH.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rezultateve t\u00eb zbehta, qeveria ka vendosur ta riaktivizoj\u00eb s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb program dhe ta shtyj\u00eb deri n\u00eb vitin 2030. Ndon\u00ebse e shohin si pozitive shtyrjen e k\u00ebtij programi, ekspert\u00ebt nuk kan\u00eb shum\u00eb pritshm\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cAs n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk ka p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb efekt, po nuk pati nj\u00eb qasje m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb zinxhir\u00eb vlerash\u201d,\u00a0 thot\u00eb Imeldi Sokoli.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj vazhdim\u00ebsie, diku do b\u00ebhen disa ndryshime, por efikase nuk i shoh. Sikur t\u00eb b\u00ebheshin vet\u00ebm rrug\u00ebt, t\u00eb nd\u00ebrtoheshin uj\u00ebsjell\u00ebsa apo kanalizime dhe t\u00eb zgjidhej problemi i energjis\u00eb elektrike\u2026P\u00ebr kaq ka nevoj\u00eb fshati. T\u00eb tjerat i b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb\u201d,\u00a0 thot\u00eb Xhemani.<\/p>\n<p>Muhamet Shetaj thot\u00eb se pavar\u00ebsisht investimeve t\u00eb pakta, sa her\u00eb ka zgjedhje kandidat\u00ebt iu premtojn\u00eb rrug\u00eb, uj\u00eb e drita.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ne ato duam, t\u00eb tjerat i b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb\u201d, thot\u00eb ai nd\u00ebrsa shijon peizazhin magjeps\u00ebs t\u00eb fshatit buz\u00eb detit q\u00eb dikur kultivonte luledielli e grur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi pa \u00e7ati\u201d, thot\u00eb ai. Ndaj, sipas tij, duhet t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb edhe mbi fshatin. Ai tregon se ka k\u00ebrkuar prej koh\u00ebsh nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge buz\u00eb detit q\u00eb fillon nga Kepi i Rodonit deri n\u00eb Sh\u00ebn Vlash, si e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vizitor\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb eksplorojn\u00eb kish\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb edhe n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb,\u00a0programi nuk mundi as ta rigjall\u00ebroj\u00eb fshatin dhe as t\u00eb ndal\u00eb braktisjen e tij, duke e konsideruar deklarat\u00ebn e kryeministrit Edi Rama per rijet\u00ebzimin e 100 fshatrave si pjes\u00ebrisht t\u00eb mbajtur sa koh\u00eb afati \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb deri n\u00eb vitin 2030.\/Faktoje.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/100-fshatrat-mes-mungeses-se-transparences-dhe-deshtimit\/\">\u201c100 fshatrat\u201d mes munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs dhe d\u00ebshtimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin \u201c100 fshatrat\u201d, me premtimin ambicioz p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb qendra turistike. Teksa prezantoi programin, kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 ministri dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb agjencish do t\u00eb angazhoheshin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb, trash\u00ebgimi kulturore dhe agro-turiz\u00ebm me q\u00ebllim rivitalizimin e ekonomis\u00eb s\u00eb fshatit, bazuar n\u00eb potencialet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13046","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13046"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13046\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}