{"id":12962,"date":"2025-03-31T12:00:03","date_gmt":"2025-03-31T12:00:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/nga-akciza-te-taksa-e-prones-berisha-prezanton-nismat-lehtesuese-per-biznesin-dhe-qytetaret\/"},"modified":"2025-03-31T12:00:03","modified_gmt":"2025-03-31T12:00:03","slug":"nga-akciza-te-taksa-e-prones-berisha-prezanton-nismat-lehtesuese-per-biznesin-dhe-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/nga-akciza-te-taksa-e-prones-berisha-prezanton-nismat-lehtesuese-per-biznesin-dhe-qytetaret\/","title":{"rendered":"Nga akciza te taksa e pron\u00ebs, Berisha prezanton nismat leht\u00ebsuese p\u00ebr biznesin dhe qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, paraqiti n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp disa ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sektorin e prodhimit dhe biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai njoftoi se akciza p\u00ebr birr\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb dy fasha, 600 lek\u00eb p\u00ebr hektolitrin p\u00ebr prodhuesit mbi 200 mij\u00eb hektolitra dhe 300 lek\u00eb p\u00ebr ata n\u00ebn k\u00ebt\u00eb sasi.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i pullave fiskale p\u00ebr birr\u00ebn dhe ver\u00ebn do t\u00eb ulet ndjesh\u00ebm, duke r\u00ebn\u00eb nga 17 euro p\u00ebr 1 mij\u00eb pulla n\u00eb 3 euro. Berisha gjithashtu njoftoi uljen e taks\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb pron\u00ebs nga 15% n\u00eb 2% dhe heqjen e taks\u00ebs p\u00ebr karburantin, duke vendosur nj\u00eb limit \u00e7mimi p\u00ebr karburantin n\u00eb pikat e shitjes.<\/p>\n<p>Ai theksoi mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme p\u00ebr prodhimin e bim\u00ebve medicinale, ullirit dhe arror\u00ebve, duke ofruar leht\u00ebsira dhe stimuj p\u00ebr rritjen e k\u00ebtyre produkteve. Berisha u shpreh se ky program \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat e Bashkimit Europian dhe do t\u00eb nxis\u00eb prodhimin vendas. Ai garantoi gjithashtu mb\u00ebshtetje p\u00ebr bizneset dhe ulje t\u00eb kostove p\u00ebr energjin\u00eb elektrike.<\/p>\n<h4><strong>Deklarata<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb konsultat tona, akciza p\u00ebr birr\u00ebn do jet\u00eb me dy fasho.<br \/>\n600 lek\u00eb hektolitri p\u00ebr prodhuesit mbi 200 mij\u00eb hektolitra n\u00eb vit.<br \/>\nDhe duke respektuar standardin e BE, 300 lek\u00eb hektolitri p\u00ebr prodhuesit n\u00ebn 200 mij\u00eb hektolitra n\u00eb vit.<br \/>\n\u00c7mimi i pullave fiskale nga 17 euro p\u00ebr 1 mij\u00eb pulla do ulet n\u00eb 3 euro p\u00ebr 1 mij\u00eb pulla.<br \/>\n\u00c7mimi i pullave fiskale p\u00ebr ver\u00ebn do ulet nga 25 euro p\u00ebr 1 mij\u00eb pulla n\u00eb 3 euro p\u00ebr 1 mij\u00eb pulla.<br \/>\nP\u00ebr ver\u00ebn, do t\u00eb unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit.<br \/>\nAkciza do t\u00eb lidhet me prodhues t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb vegj\u00ebl.<br \/>\nAjo q\u00eb kan\u00eb vendosur k\u00ebta mbi 12.5 p\u00ebrqind \u00ebsht\u00eb nj\u00eb absurditet me brir\u00eb. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojm\u00eb rregullat e BE.<br \/>\nEdhe nj\u00ebher\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb nga aktet e para, hedhim n\u00eb Lan\u00eb Ballkanin e Hapur, ne u q\u00ebndrojm\u00eb besnik\u00eb detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit n\u00eb BE, pasi ato jan\u00eb t\u00eb studiuara.<br \/>\nPsh BE pranon diferenca n\u00eb akciza midis prodhuesve t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb vegj\u00ebl dhe kjo \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb kostot q\u00eb ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vog\u00ebl, por brenda nj\u00eb diapazoni t\u00eb caktuar, pra nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 p\u00ebrqind diferenca.<br \/>\nPor, si\u00e7 e shihni, ne arrijm\u00eb t\u00eb nxisim prodhimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<br \/>\nShp\u00ebrblimet e dh\u00ebna me d\u00ebshir\u00eb dhe pa shtr\u00ebnges\u00eb nga klient\u00ebt n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb ushqime dhe pije jan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga tatimi si p\u00ebr kompanin\u00eb ofruese t\u00eb sh\u00ebrbimit edhe p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit si kamarier\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre.<br \/>\nPra, ai q\u00eb n\u00eb bot\u00eb quhet tip, n\u00eb Shqip\u00ebri e quajn\u00eb bakshish, nuk tatohet.<br \/>\nE kam theksuar edhe her\u00ebn tjet\u00ebr, energjia elektrike p\u00ebr biznesin nga 18-24 or\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, do shitet n\u00eb 6 lek\u00eb. Zbret pra 3-4 her\u00eb.<br \/>\nTaksa e shitjes s\u00eb pron\u00ebs ulet nga 15 p\u00ebrqind n\u00eb 2 p\u00ebrqind.<br \/>\nTaksa Rama e karburantit hiqet dhe n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e shitjes s\u00eb karburantit nuk mund t\u00eb shitet karburant me ndryshim \u00e7mim plus\/minus 10 p\u00ebrqind me pompat e vendeve fqinje.<br \/>\nBim\u00ebt medicinave marrin nj\u00eb mb\u00ebshtetje preferenciale t\u00eb fuqishme krahas ullirit dhe arror\u00ebve dhe bim\u00ebve aromatike.<br \/>\nAto jan\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb burim i fuqish\u00ebm i t\u00eb ardhurave t\u00eb zonave ku ato rriten dhe nuk ka nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb biodiversitetin e Shqip\u00ebris\u00eb. Do ofrohen leht\u00ebsira logjistike dhe t\u00eb llojeve t\u00eb tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabart\u00eb me ullirin dhe arror\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ngelen p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb pandryshueshme dhe t\u00eb suksesit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria dhe operator\u00ebt turistik\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit sezonal\u00eb t\u00eb turizmit t\u00eb mund t\u00eb paguhen me nj\u00eb rrog\u00eb baz\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn kur n\u00eb pikun e munges\u00ebs s\u00eb turizmit, gjat\u00eb stin\u00ebs q\u00eb nuk ka turist\u00eb, sepse ata dalin n\u00eb qiell t\u00eb hapur pa asnj\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb sezonal\u00eb, jan\u00eb student\u00eb, jan\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, por t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb sezonal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, do t\u00eb trajtohen me dinjitet dhe nuk do mund t\u00eb flaken sipas sezonit, sikund\u00ebr kujdesje e ve\u00e7ant\u00eb do b\u00ebhet p\u00ebr k\u00ebta punonj\u00ebs lidhur me kushtet e jetes\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb brenda standardeve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr investimet strategjike p\u00ebson ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u00c7do titull strategjik i dh\u00ebn\u00eb me koncesion anulohet.<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar q\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb 5 vite pa taksa kudo q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ataq\u00eb investojn\u00eb n\u00eb zonat malore, ata do jen\u00eb 8 vite pa taksa, si\u00e7 ka qen\u00eb ligji q\u00eb e anuloi Edi Rama, por e rikthen tani p\u00ebr grupe q\u00eb i interesojn\u00eb atij.<\/p>\n<p>500 t\u00eb par\u00ebt thot\u00eb ai, se ata 500 t\u00eb dyt\u00ebt jan\u00eb t\u00eb njerk\u00ebs ata, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb. Me ca koncepte t\u00eb ndryshkura.<\/p>\n<p>Eksportet, p\u00ebrve\u00e7 bordit q\u00eb u informova ju, do krijohet bordi q\u00eb do monitoroj\u00eb dhe kompensoj\u00eb d\u00ebmet e krijuara nga l\u00ebkundjet e kursit t\u00eb narko-euros.<\/p>\n<p>Do krijohet fondi p\u00ebr mb\u00ebshtetjen, mbrojtjen dhe nxitjen e eksporteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, zero sigurime shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr 12 muajt e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit. \u00c7do i ri n\u00ebn 30 vje\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim nga tatimi mbi t\u00eb ardhurat gjer n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Stimuj fiskal\u00eb dhe mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr investitor\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 35 vje\u00e7 q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb startup-e dhe inovacion.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetje e fort\u00eb e arsimit profesional dhe ekselencave t\u00eb tij p\u00ebr biznesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr zonjat, grat\u00eb, zero tatim fitimi p\u00ebr vitin e par\u00eb t\u00eb biznesit. Subvencionim i sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr 4 muajt e par\u00eb, me kushtin q\u00eb gjysma e t\u00eb pun\u00ebsuarve t\u00eb jen\u00eb femra dhe t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Kredi t\u00eb buta bankare nga banka e zhvillimit me preferenc\u00eb p\u00ebr grat\u00eb dhe krijimi i nj\u00eb fondi p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e bizneseve t\u00eb grave.<\/p>\n<p>Pra, do b\u00ebhet gjith\u00e7ka p\u00ebr pushtet\u00ebrimin ekonomik t\u00eb grave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e suksesshme p\u00ebr t\u00eb luftuar pabarazin\u00eb e madhe gjinore q\u00eb ekziston n\u00eb rrafshin ekonomik midis burrave dhe grave.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme gjithashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb grat\u00eb, vajzat t\u00eb mund t\u00eb shpalosin n\u00eb kushte normale talentin, aft\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb fush\u00ebn e biznesit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nga-akciza-te-taksa-e-prones-berisha-prezanton-nismat-lehtesuese-per-biznesin-dhe-qytetaret\/\">Nga akciza te taksa e pron\u00ebs, Berisha prezanton nismat leht\u00ebsuese p\u00ebr biznesin dhe qytetar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, paraqiti n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp disa ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sektorin e prodhimit dhe biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai njoftoi se akciza p\u00ebr birr\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb dy fasha, 600 lek\u00eb p\u00ebr hektolitrin p\u00ebr prodhuesit mbi 200 mij\u00eb hektolitra dhe 300 lek\u00eb p\u00ebr ata n\u00ebn k\u00ebt\u00eb sasi. \u00c7mimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12962","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12962\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}