{"id":12960,"date":"2025-03-31T12:00:03","date_gmt":"2025-03-31T12:00:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/rama-kopjoi-programin-e-pd-berisha-ka-62-premtime-te-pambajtura\/"},"modified":"2025-03-31T12:00:03","modified_gmt":"2025-03-31T12:00:03","slug":"rama-kopjoi-programin-e-pd-berisha-ka-62-premtime-te-pambajtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/rama-kopjoi-programin-e-pd-berisha-ka-62-premtime-te-pambajtura\/","title":{"rendered":"\u201cRama kopjoi programin e PD\u201d, Berisha: Ka 62 premtime t\u00eb pambajtura"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama p\u00ebr mashtrim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ndaj shqiptar\u00ebve, duke theksuar se ai ka 62 premtime t\u00eb pambajtura. Sipas Berish\u00ebs, Rama ka kopjuar programin e Partis\u00eb Demokratike (PD) pas nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb theksuar t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb sondazhe, pasi shqiptar\u00ebt kan\u00eb refuzuar t\u00eb pranojn\u00eb programet e tij t\u00eb \u00e7uditshme, si ato p\u00ebr zhapinj dhe hardhuc\u00eb. \u201cEdi Rama ka vet\u00ebm nj\u00eb rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim\u201d, theksoi Berisha.<\/p>\n<p>Ai shtoi se premtimet e Ram\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e 300 mij\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, jan\u00eb t\u00eb pambajtura dhe t\u00eb pasinqerta. Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin p\u00ebr refuzimin e ligjit p\u00ebr minimumin jetik, i cili do t\u00eb kishte garantuar pensione m\u00eb t\u00eb larta dhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi faktin se Rama kishte n\u00eb dispozicion 8 miliard\u00eb euro, por dha vet\u00ebm 16 milion\u00eb euro p\u00ebr pensionist\u00ebt, duke e shnd\u00ebrruar vuajtjen e qytetar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb mjet politik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar imazhin e tij n\u00eb sondazhe.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka m\u00eb keq se t\u00eb tallesh dhe t\u00eb mashtrosh njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<div>\n<div class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\"><strong>Fjala e Berish\u00ebs:<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<p>Kopjimi i programit t\u00eb PD nga Edi Rama, erdhi pas r\u00ebnies dramatike t\u00eb pik\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb sondazhe, pasi shqiptar\u00ebt e p\u00ebrcoll\u00ebn me neveri programin e tij p\u00ebr zhapinj, hardhuc\u00eb, zhaba dhe thithlopa, e p\u00ebrcoll\u00ebn me neveri keqp\u00ebrdorimin e brav\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hutuar shqiptar\u00ebt dhe konstatoi se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar, jet\u00ebsisht, p\u00ebr pensionet, rrogat, p\u00ebr luft\u00ebn ndaj korrupsionit, pra p\u00ebr mir\u00ebqenien e tyre.<br \/>\nAjo \u00e7\u2019ka mund tu them shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb historin\u00eb e premtimeve, Edi Rama ka vet\u00ebm nj\u00eb rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim.<br \/>\nDhe kur t\u00eb g\u00ebnjen nj\u00ebher\u00eb, \u00e7do njeri mund t\u00eb g\u00ebnjehet. Kur g\u00ebnjen dy her\u00eb, ke g\u00ebnjyer veten. Por po u g\u00ebnjeve p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb \u00ebsht\u00eb e tmerrshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb besosh g\u00ebnjeshtrat e tua.<br \/>\nAi q\u00eb g\u00ebnjehet tre her\u00eb ai, i lejon vetes t\u00eb besoj\u00eb g\u00ebnjeshtrat e veta, at\u00ebher\u00eb nuk ka m\u00eb faj Edi Rama k\u00ebtu. Pse e them k\u00ebt\u00eb? Nuk e them vet\u00ebm me 62 premtimet e tij t\u00eb pambajtura, asnj\u00eb prej tyre.<br \/>\n300 mij\u00eb vende pune, heqje TVSH p\u00ebr ushqimet, legalizimet sikur Enveri t\u00eb ngrihej nga varri nuk do t\u00eb na pengoj\u00eb, legalizime pa prishje dhe asnj\u00ebher\u00eb. Ulje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, nga 77 n\u00eb 95. Zgjidhjen personalisht, se do t\u00eb merrej personalisht me dy gj\u00ebra, me legalizimet dhe ujin e pijsh\u00ebm.<br \/>\nPra shqiptar\u00ebt n\u00eb memorien e tyre nuk gjejn\u00eb dot asnj\u00eb premtim t\u00eb mbajtur nga Edi Rama. Vet\u00ebm mashtrim, mashtrim, mashtrim.<br \/>\nVijm\u00eb tek premtimet e fundit.<br \/>\nPara 15 muajsh kam d\u00ebrguar n\u00eb parlament ligjin p\u00ebr minimumin jetik, me q\u00ebllim q\u00eb ky ligj t\u00eb miratohej dhe t\u00eb mos merrte karakter politik, un\u00eb p\u00ebrzgjodha minimumin jetik t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Pun\u00ebs ILO. Pra ishte plot\u00ebsisht kredib\u00ebl se nuk kishte abuzim politik n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e tij. Pavar\u00ebsisht se sot ka ministre q\u00eb thon\u00eb se jetohet mir\u00eb me 140 euro. Ata e mbajt\u00ebn ligjin dhe betej\u00eb pas beteje, Rama e hodhi posht\u00eb dhe nuk pranoi kurr\u00eb ta votonte.<br \/>\n\u00c7far\u00eb sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike pensioni minimal 200 euro, sepse nuk mund t\u00eb kishte pas vendosjes s\u00eb ligjit t\u00eb minimumit jetik, asnj\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb merrte nd\u00ebn 200 euro.<br \/>\nSot ka pensione t\u00eb plota, minimale, n\u00eb fshat 120 euro. Sot 57 p\u00ebrqind e pensioneve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pjesshme e jo t\u00eb plota.<br \/>\nMegjithat\u00eb, n\u00ebse Edi Rama do t\u00eb provoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrenc 2 metra, t\u00eb th\u00ebrrasim parlamentin dhe t\u00eb votojm\u00eb ligjin. T\u00eb vij\u00eb nes\u00ebr. Grupi yn\u00eb parlamentar, deputet\u00ebt tan\u00eb do len\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe do vijn\u00eb n\u00eb parlament t\u00eb votojn\u00eb ligjin.<br \/>\nPor nuk ka m\u00eb keq se t\u00eb tallesh, t\u00eb mashtrosh njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb.<br \/>\nEdi Rama kishte 8 miliard\u00eb euro n\u00eb tavolin\u00ebn e kryeministrit dhe la p\u00ebr pensionist\u00ebt 16 mln euro. Ndaj t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh p\u00ebr q\u00ebllime politike, vuajtjet, dhimbjet q\u00eb u krijon me varf\u00ebri t\u00eb tjer\u00ebve, rrezikon t\u00eb marr\u00ebsh nd\u00ebshkime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\nPra e b\u00ebri krejt\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga pik\u00ebt q\u00eb po i fundoseshin, sepse mendoi se mund ti mashtroj\u00eb shqiptar\u00ebt, Luli k\u00ebshtu, Luli ashtu. Zhabat, bretkosat, k\u00ebto e ato.<\/p>\n<p>Ai kopjoi, por un\u00eb k\u00ebtu ua kam th\u00ebn\u00eb, Shqip\u00ebria me k\u00ebto rroga nuk pranohet n\u00eb BE.<br \/>\nRrogat jan\u00eb nj\u00eb kriter shum\u00eb qen\u00ebsor, i pashpallur.<br \/>\nDhe ky e frenoi rritjen e rrogave.<br \/>\nNe me trendin e rritjes s\u00eb rrogave po plot\u00ebsonim k\u00ebt\u00eb kriter, dhe miqt\u00eb e mi n\u00eb Komision dhe jasht\u00eb, e kishin p\u00eblqyer k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nSe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb, sikur t\u00eb mos kesh asgj\u00eb tjet\u00ebr, po i pan\u00eb rrogat kaq t\u00eb ul\u00ebta, thon\u00eb le se do vijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tek ne.<br \/>\nPra, hyn n\u00eb fuqi tre muajt e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb PD.<br \/>\nPyeteni Ram\u00ebn, a nuk the n\u00eb tetor q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi, \u00ebsht\u00eb fundi, \u00ebsht\u00eb apokalipsi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-kopjoi-programin-e-pd-berisha-ka-62-premtime-te-pambajtura\/\">\u201cRama kopjoi programin e PD\u201d, Berisha: Ka 62 premtime t\u00eb pambajtura<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama p\u00ebr mashtrim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ndaj shqiptar\u00ebve, duke theksuar se ai ka 62 premtime t\u00eb pambajtura. Sipas Berish\u00ebs, Rama ka kopjuar programin e Partis\u00eb Demokratike (PD) pas nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb theksuar t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb sondazhe, pasi shqiptar\u00ebt kan\u00eb refuzuar t\u00eb pranojn\u00eb programet e tij t\u00eb \u00e7uditshme, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12960","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12960\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}