{"id":1293,"date":"2024-09-27T07:01:15","date_gmt":"2024-09-27T07:01:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/27\/gjyqtari-genti-shala-shet-drejtesine-per-te-shkuar-ne-gjykaten-e-larte\/"},"modified":"2024-09-27T07:01:15","modified_gmt":"2024-09-27T07:01:15","slug":"gjyqtari-genti-shala-shet-drejtesine-per-te-shkuar-ne-gjykaten-e-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/27\/gjyqtari-genti-shala-shet-drejtesine-per-te-shkuar-ne-gjykaten-e-larte\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Genti Shala shet drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>\u201cNj\u00eb superordiner. Njeri q\u00eb n\u00eb \u00e7do tavolin\u00eb thot\u00eb \u2018do shkoj n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vras njeri, jo m\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj nj\u00eb deputet t\u00eb PD-s\u00eb\u2019\u201d. <\/em>K\u00ebshtu u shpreh k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte deputeti demokrat Ervin Salianji p\u00ebr gjyqtarin Genti Shala, i cili ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese \u2013 bashk\u00eb me Elona Toron dhe Iliba Bezati \u2013 q\u00eb dha vendimin e konfirmimit t\u00eb d\u00ebnimit me burg p\u00ebr deputetin demokrat p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, pasi Salianji denoncoi publikisht v\u00ebllan\u00eb trafikant t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb Genti Shala, gjyqtari q\u00eb merr vendime t\u00eb diktuara politikisht dhe madje \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm edhe t\u00eb vras\u00eb p\u00ebr tu zgjedhur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb?<\/p>\n<h4><strong>Pasuri e pajustifikuar<\/strong><\/h4>\n<p>Teksa k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb kap\u00eb karrigen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, Genti Shala mbetet i rrethuar nga hije t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr integritetin dhe pasurin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb tij kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, \u201cBirn\u201d ngriti flamuj t\u00eb kuq mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre: \u201c<em>N\u00eb vitin 2014, 2015, 2016 subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk deklarojn\u00eb t\u00eb ardhurat nga funksioni dhe pagat. Gjithashtu, n\u00eb vitin 2010 subjekti rideklaron asetet dhe si vler\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e banimit deklaron shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vlera e saj \u00ebsht\u00eb deklaruar 10 mij\u00eb lek\u00eb \u2013 e p\u00ebrfituar nga procesi i privatizimit t\u00eb banesave. Nga deklarata nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse n\u00eb vitin 2010, kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar dhe n\u00ebse po sa kan\u00eb qen\u00eb shpenzimet e rivler\u00ebsimit\u201d.<\/em><\/p>\n\n<p>Nga analiza, rezultoi q\u00eb gjyqtari kishte rritur pasurin\u00eb e tij me 1.587 her\u00eb nga viti 2003 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) doli n\u00eb pah se plot\u00eb 12 denoncime ishin kryer nga publiku p\u00ebr Genti Shal\u00ebn. Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI konstatoi se gjyqtari Shala ka kryer deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr pasurin\u00eb, se nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimit e tyre dhe t\u00eb shpenzimeve si edhe nuk i ka deklaruar gjith\u00eb pasurit\u00eb. Komisioni gjithashtu konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb lidhura me deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit. KPK konstatoi se gjyqtari nuk ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 79 m2 n\u00eb vitin 2003 dhe shitjen tij nj\u00eb vit m\u00eb pas. P\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 prej bashk\u00ebshortes s\u00eb Shal\u00ebs u konstatua pamund\u00ebsi financiare. KPK konstatoi balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 1.1 milion lek\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb hetimi administrativ. Trupa gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, transferoi p\u00ebr inspektim n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb subjektit t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht probleme t\u00eb konstatuara, Genti Shala ia doli t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, teksa kopsiti letrat p\u00ebr t\u00eb mbuluar bilancet negative dhe p\u00ebr t\u00eb \u2018bindur\u2019 komisionin se apartamenti problematik q\u00eb u evidentua n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore i p\u00ebrkiste n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tezes s\u00eb tij.<\/p>\n<h4><strong>ONM k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra<\/strong><\/h4>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit vler\u00ebsoi m\u00eb pas se gjyqtari i Apelit Genti Shala duhet t\u00eb shkarkohej nga detyra.<\/p>\n<p>ONM arsyetoi se hetimi i Komisionit, i cili e konfirmoi Shal\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe se k\u00ebrkohej rishikimi i dy kritereve; atij t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. N\u00eb rekomandim thuhet gjithashtu se ndaj Shal\u00ebs kishte ardhur n\u00eb dat\u00ebn 10 n\u00ebntor nj\u00eb denoncim anonim, sipas s\u00eb cilit gjyqtari akuzohet se ka fshehur pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas sh\u00ebnimit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rekomandimin e ONM, denoncuesi shprehej se Shala ishte aksioner me 15 p\u00ebr qind n\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi \u2013 \u201cSky 07 Construction sh.p.k\u201d, me administrator Leonard Lulaj.<\/p>\n<p><em>\u201cE shoh t\u00eb arsyeshme t\u2019u v\u00eb n\u00eb dijeni pasi pala shqiptare \u201cnuk arriti\u201d t\u00eb verifikonte aksionet e z.Shala dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 15 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve q\u00eb disponon n\u00eb k\u00ebt\u00eb firm\u00eb (emri i anonimizuar). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb informacion \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni i gjith\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs,\u201d<\/em> thuhej nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb denoncim, ku ishin p\u00ebrfshir\u00eb foto dhe ekstrakti i nj\u00eb kompanie nga regjistri i Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit.<\/p>\n<p><em>\u201cOMN beson se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet hetim shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekzaminuar: Denoncimin anonim t\u00eb paraqitur pran\u00eb OMN n\u00eb 10 n\u00ebntor 2020, i cili mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e dosjes s\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe q\u00eb Komisioneri Publik duhet t\u2019ia sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 denoncimit, ONM k\u00ebrkoi rivler\u00ebsim t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi transaksionet p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007, analiza financiare e subjektit dhe \u201cnj\u00eb kontrat\u00eb huaje q\u00eb sipas informacioneve nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka nj\u00eb akt noterial t\u00eb vitit 2015\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, kontrata e huas\u00eb e vitit 2015 nuk \u00ebsht\u00eb hetuar nga Komisioni dhe n\u00ebse hetohet mund t\u00eb ndryshoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Po ashtu, v\u00ebzhguesit arsyetojn\u00eb se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimesh t\u00eb KPK mund t\u00eb mos q\u00ebndronin n\u00eb analiz\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201c<em>ONM beson q\u00eb aplikimi korrekt i standardeve ligjore dhe financiare t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, p\u00ebr analiz\u00ebn fianciare p\u00ebr vitet 2003-2016 dhe \u00e7\u00ebshtjet e lidhura me apartamentin 79 metra katror\u00eb, mund t\u00eb nxjerrin element\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me gjetjet nga hetimi shtes\u00eb dhe analizimit t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ( i cili \u00ebsht\u00eb referuar p\u00ebr mas\u00eb disiplinore nga Komisioni), mund ta shtyjn\u00eb trup\u00ebn e rivler\u00ebsimit q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit\u201d,<\/em> thuhej n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>ONM i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit edhe mbi referimin disiplinor t\u00eb Shal\u00ebs. Si n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, Operacioni tha se KPK nuk ka qen\u00eb e qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p><em>\u201cKomisioni para transferimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr disiplin\u00eb, do duhet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin dhe identifikoj\u00eb arsyet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje disiplinore,\u201d<\/em> thuhej n\u00eb rekomandim. Sipas ONM, KPK duhet t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse shkeljet disiplinore c\u00ebnonin apo jo besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe vet\u00ebm pas k\u00ebtij vler\u00ebsimi, t\u00eb merrte vendim n\u00ebse ato duhej t\u2019i kalonin nj\u00eb organi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ONM referoi se vet\u00ebm pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtyre element\u00ebve mund t\u00eb arrihej nj\u00eb p\u00ebrfundim mbi rastin e gjyqtarit Shala.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb mendimin e ONM, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb konfirmohet nj\u00eb subjekt n\u00eb detyr\u00eb n\u00ebse ka disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb s\u00eb paku mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb besimin e publikut n\u00ebse nuk shqyrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte,\u201d<\/em> thuhej n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Pas rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, komisioneri publik Florian Ballhysa ushtroi ankim duke mb\u00ebshtetur konstatimet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe i k\u00ebrkuar Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb t\u00eb rihetoj\u00eb gjyqtarin Shala, p\u00ebrfshi denoncimin anonim dhe nj\u00eb kontrat\u00eb huaje t\u00eb vitit 2015, q\u00eb rezulton e pahetuar nga KPK.<\/p>\n<p>Komisionieri Publik, Darjel Sina q\u00eb mb\u00ebshteti ankimin n\u00eb KPA u t\u00ebrhoq m\u00eb pas nga k\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkimin e Shal\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupa gjykuese me relatore gjyqtaren Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz, vendos\u00ebn me shumic\u00eb votash l\u00ebnin n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Shala e kaloi pa u lagurin lumin edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr tu kthyer m\u00eb pas n\u00eb mercenarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, duke dh\u00ebn\u00eb urdhra politik\u00eb si ky i fundit, vet\u00ebm e vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb karriges.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNj\u00eb superordiner. Njeri q\u00eb n\u00eb \u00e7do tavolin\u00eb thot\u00eb \u2018do shkoj n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vras njeri, jo m\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj nj\u00eb deputet t\u00eb PD-s\u00eb\u2019\u201d. K\u00ebshtu u shpreh k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte deputeti demokrat Ervin Salianji p\u00ebr gjyqtarin Genti Shala, i cili ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese \u2013 bashk\u00eb me Elona Toron dhe Iliba [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1293","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}