{"id":12919,"date":"2025-03-31T09:00:50","date_gmt":"2025-03-31T09:00:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje-redi-muci-i-levizjes-bashke-e-pranon-po-babi-im-eshte-bashkepronar-te-investimi-i-artan-dulakut-ne-ksamil-nuk-kemi-marre-asnje-leke-2\/"},"modified":"2025-03-31T09:00:50","modified_gmt":"2025-03-31T09:00:50","slug":"ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje-redi-muci-i-levizjes-bashke-e-pranon-po-babi-im-eshte-bashkepronar-te-investimi-i-artan-dulakut-ne-ksamil-nuk-kemi-marre-asnje-leke-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/31\/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje-redi-muci-i-levizjes-bashke-e-pranon-po-babi-im-eshte-bashkepronar-te-investimi-i-artan-dulakut-ne-ksamil-nuk-kemi-marre-asnje-leke-2\/","title":{"rendered":"\u201cKu ka z\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pa gj\u00eb\u201d, Redi Mu\u00e7i i \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d e pranon: Po babi im \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar te investimi i Artan Dulakut n\u00eb Ksamil! Nuk kemi marr\u00eb asnj\u00eb lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gazetarja Ola Xama nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb erdhi me arsyet e saj se pse nuk do t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit, \u201cL\u00ebvizjen Bashk\u00eb\u201d. E nj\u00eb nga arsyet t\u00eb cilat ajo parashtroi n\u00eb reagimin e saj ishte fakti se kandidati i k\u00ebsaj force t\u00eb re politike, Redi Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb djali i nj\u00eb prej \u201coligark\u00ebve\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Arlind Qori dhe aktivist\u00ebt e \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d ka ngritur z\u00ebrin dhe kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga kauzat e tyre.<\/p>\n<p>\u201cRedi Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb djali i Fredi Mu\u00e7it, nd\u00ebrtues n\u00eb kryeqytet dhe aksioner n\u00eb disa firma t\u00eb prodhimit t\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe betonit, por dhe nj\u00eb nga ortak\u00ebt n\u00eb kompanin\u00eb \u201cArameras\u201d shpk, bashk\u00eb me kompanin\u00eb Concord Investimet t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Dulaku.<\/p>\n<p>Kjo firm\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb resort n\u00eb Ksamil, n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur \u2013 nd\u00ebrsa toka \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira modeste vite m\u00eb par\u00eb nga qeveria shqiptare si subjekt \u201ci simuluar\u201d. Kompanit\u00eb Concord Investiment dhe Edil Al t\u00eb ortak\u00ebve t\u00eb Fredi Mu\u00e7it, kan\u00eb p\u00ebrfituar toka me qira 1 euro, koncesione t\u00eb shumta, leje nd\u00ebrtimi, kontrata publike, tendera etj. dhe jan\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs t\u00eb sistemit oligarkik q\u00eb kjo forc\u00eb denoncon\u201d, shkruante Xama nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas k\u00ebsaj deklarate t\u00eb Xam\u00ebs e menj\u00ebhershme ka qen\u00eb replika e vet\u00eb Mu\u00e7it i cili p\u00ebrmes nj\u00eb postimi gjer\u00eb e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos q\u00eb ka pranuar faktin q\u00eb i ati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aksioner\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb Dulakut n\u00eb resortin n\u00eb Ksamil, ka sqaruar n\u00eb rend kronologjik t\u00eb gjith\u00eb ngjarjen, qysh n\u00eb fillimet, n\u00eb 1995 kur i ati nj\u00eb inxhinier me z\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllain dhe nj\u00eb tjet\u00ebr koleg t\u00eb tyren, ngrit\u00ebn nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi me emrin SCAI \u2013 Societa construttiva albano-italiana, n\u00eb bashk\u00ebpunim me investitor\u00eb italian\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka zbuluar se kompania me bashk\u00ebpronar t\u00eb atin s\u00eb bashku me investitor\u00ebt italian\u00eb filluan nd\u00ebrtimet n\u00eb Ksamil, por n\u00eb vitin e keq p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb 1997, p\u00ebr shkak t\u00eb trazirave punimet u nd\u00ebrpren\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb pronari i kompanis\u00eb italiane nd\u00ebrroi jet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasardh\u00ebsit e tij e shit\u00ebn projektin n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bashk\u00ebkombas i cili rezultoi t\u00eb ishte bashk\u00ebpronar me Artan Dulakun.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 1995 pra u mor leja e nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb vitin 1996 nisi nd\u00ebrtimi i disa prej vilave t\u00eb pushimit n\u00eb Ksamil, diku te 70. P\u00ebr fatin e keq t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, erdhi viti 1997 dhe gjith\u00e7ka u nd\u00ebrpre. Qeveria q\u00eb e pasoi i zvarriti procedurat dhe diku aty nga fillimi i viteve 2000, pronari i kompanis\u00eb italiane vdiq. Pasardh\u00ebsit e tij, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk donin ta vazhdonin projektin, por pal\u00ebs shqiptare \u2013 pra babait, xhaxhait dhe ortakut t\u00eb tyre \u2013 nuk u shlyen as koston e punimeve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb: diku te 80 mij\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebr ato vite ishte goxha kapital. Pala italiane e shiti projektin, me nd\u00ebrtesat e gjith\u00e7ka qe b\u00ebr\u00eb deri at\u00ebher\u00eb, te nj\u00eb italian tjet\u00ebr, i cili ishte ortak me Artan Dulakun.<\/p>\n<p>Nuk e di p\u00ebr \u00e7\u2019arsye as italiani i dyt\u00eb nuk e \u00e7oi p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb projekt. Di q\u00eb Artan Dulaku u b\u00eb pronar i m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb tok\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb investimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb at\u00eb zon\u00eb t\u00eb Ksamilit. Ama Dulaku, nj\u00ebkoh\u00ebsiht ftoi rreth 7-8 firma t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb aksione si pronar\u00eb toke, mes tyre edhe SCAI-n\u201d, shkruan Mu\u00e7i i cili thekson m\u00eb tej se arsyeja q\u00eb kompania e t\u00eb atit dhe vet\u00eb babai i tij pranuan q\u00eb t\u00eb ishin bashk\u00ebpronar ishte fakti se nuk kishin marr\u00eb asnj\u00eb para mbrapsht nga ato q\u00eb kishin investuar, shum\u00eb e cila vlen t\u00eb theksohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb e konsiderueshme si p\u00ebr koh\u00ebn at\u00ebher\u00eb, por dhe tani.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim: xhaxhai dhe babai im mor\u00ebn secili nga 3.33%, por marr\u00ebveshja me pronar\u00ebt e tok\u00ebs u b\u00eb e till\u00eb q\u00eb ata do p\u00ebrfitonin vet\u00ebm 24% t\u00eb investimit. Pra 3.33% t\u00eb 24%, baras me 0.8% t\u00eb investimit. Xhaxhai vendosi q\u00eb t\u2019ia shiste pjes\u00ebn e tij Dulakut, nd\u00ebrsa im at\u00eb \u00ebsht\u00eb ende pronar \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d i 0.8%. Them n\u00eb let\u00ebr, sepse deri m\u00eb sot nga ai investim babai im ka p\u00ebrfituar ekzakt\u00ebsisht zero lek\u00eb. Pavar\u00ebsisht se aty jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime dhe vijn\u00eb turist\u00eb, asnj\u00ebri prej pronar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl nuk ka nj\u00eb hipotek\u00eb (n\u00eb dijenin\u00eb time e t\u00eb tim eti) apo nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga investimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Dulaku. Shpresa e im ati \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, kur ta vendos\u00eb Dulaku, edhe atij do t\u2019i takoj\u00eb nj\u00eb 0.8%\u201d, thekson Mu\u00e7i.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbrema,<\/p>\n<p>N\u00eb 3-4 dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur lajmi se babai dhe xhaxhai im jan\u00eb ortak\u00eb me oligark\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar toka publike me 1 euro, se jan\u00eb nd\u00ebrtues dhe p\u00ebrfitues \u201cme nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb konsiderueshme\u201d n\u00eb nj\u00eb resort turistik n\u00eb Ksamil. Madje jo vet\u00ebm kaq, por aludohet q\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb list\u00ebn e Tiran\u00ebs un\u00eb e paskam bler\u00eb me parat\u00eb e oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dua t\u00eb them se nuk m\u00eb shqet\u00ebson aspak fakti se dikush ka shkuar dhe ka k\u00ebrkuar mbiemrin Mu\u00e7i n\u00eb arkiv\u00ebn e QKB, sepse besoj se kushdo q\u00eb merret me politik\u00eb duhet t\u00eb ndodhet vazhdimisht n\u00ebn syrin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb publikut dhe duhet ta ket\u00eb gjith\u00e7ka transparente: marr\u00ebdh\u00ebnie pron\u00ebsie, pasuri, llogari bankare, e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kur lajmi i sponsorizuar doli nga nj\u00eb portal anonim, nuk e mora seriozisht p\u00ebr faktin se n\u00eb aktivitetin ton\u00eb politik jemi m\u00ebsuar me akuza nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet: sikur na paguan Sorosi, sikur na paguan Erion Veliaj, pastaj na paguan Sali Berisha, sikur na financon Putini, pastaj komunist\u00ebt gjerman\u00eb, madje sikur Arlind Qori eshte pronar i pallatit q\u00eb u nd\u00ebrtua aty ku u shemb vila 1-kat\u00ebshe q\u00eb dikur ishte Logu yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kur k\u00ebt\u00eb lajm e shp\u00ebrndan nj\u00eb gazetare investigative si Ola Xama, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u2013 p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u2013 deri sot kam ushqyer nj\u00eb far\u00eb respekti p\u00ebr pun\u00ebn e saj, e madje e p\u00ebrdor si argument se p\u00ebrse nuk do ta votoj\u00eb L\u00ebvizjen BASHK\u00cb, at\u00ebher\u00eb detyrohem t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb sqarim publik.<\/p>\n<p>Ku ka z\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pa gj\u00eb, thot\u00eb populli. E pik\u00ebrisht, m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj at\u00eb gj\u00ebn\u00eb, at\u00eb qimen q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tra. A e dini se sa \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrqindja e konsiderueshme\u201d me t\u00eb cil\u00ebn im at\u00eb na qenka ortak me Tan Dulakun?! 0.8%! Po, 0.8% si pronar toke! Me t\u00eb drejt\u00eb shtrohet pyetja se pse im at\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar toke n\u00eb Ksamil dhe k\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb kthehem pas n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sqaruar ngjarjet me sa mundem n\u00eb rend kronologjik.<\/p>\n<p>Babai im, Fredi Mu\u00e7i, \u00ebsht\u00eb pensionist, por n\u00eb profesion ka qen\u00eb inxhinier nd\u00ebrtimi. Nj\u00ebjt\u00eb edhe xhaxhai, Maksi, i cili pa munges\u00eb modestie duhet t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr inxhinier\u00ebt m\u00eb t\u00eb aft\u00eb q\u00eb ka patur Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebto 34 vjet. N\u00eb vitin 1993, t\u00eb dy ata s\u00eb bashku me nj\u00eb inxhinier tjet\u00ebr t\u00eb nderuar, Bujar Qirkon, ngrit\u00ebn nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi me emrin SCAI \u2013 Societa construttiva albano-italiana, n\u00eb bashk\u00ebpunim me investitor\u00eb italian\u00eb. Investitor\u00ebt italian\u00eb ishin t\u00eb interesuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb fshati turistik n\u00eb Ksamil. Italian\u00ebt kishin kapitalin investues, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt ishin thjesht nd\u00ebrtues, zbatues t\u00eb punimeve, e detyrimisht jo pronar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1995 pra u mor leja e nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb vitin 1996 nisi nd\u00ebrtimi i disa prej vilave t\u00eb pushimit n\u00eb Ksamil, diku te 70. P\u00ebr fatin e keq t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, erdhi viti 1997 dhe gjith\u00e7ka u nd\u00ebrpre. Qeveria q\u00eb e pasoi i zvarriti procedurat dhe diku aty nga fillimi i viteve 2000, pronari i kompanis\u00eb italiane vdiq. Pasardh\u00ebsit e tij, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk donin ta vazhdonin projektin, por pal\u00ebs shqiptare \u2013 pra babait, xhaxhait dhe ortakut t\u00eb tyre \u2013 nuk u shlyen as koston e punimeve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb: diku te 80 mij\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebr ato vite ishte goxha kapital. Pala italiane e shiti projektin, me nd\u00ebrtesat e gjith\u00e7ka qe b\u00ebr\u00eb deri at\u00ebher\u00eb, te nj\u00eb italian tjet\u00ebr, i cili ishte ortak me Artan Dulakun.<\/p>\n<p>Nuk e di p\u00ebr \u00e7\u2019arsye as italiani i dyt\u00eb nuk e \u00e7oi p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb projekt. Di q\u00eb Artan Dulaku u b\u00eb pronar i m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb tok\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb investimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb at\u00eb zon\u00eb t\u00eb Ksamilit. Ama Dulaku, nj\u00ebkoh\u00ebsiht ftoi rreth 7-8 firma t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb aksione si pronar\u00eb toke, mes tyre edhe SCAI-n. Arsyeja kryesore pse firma SCAI u b\u00eb pjes\u00ebrisht pronare toke ishte sepse nga ato 80 mij\u00eb eurot e investuara n\u00eb vitin 1996 s\u2019kishte par\u00eb gj\u00eb me sy, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb kompensohej pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim: xhaxhai dhe babai im mor\u00ebn secili nga 3.33%, por marr\u00ebveshja me pronar\u00ebt e tok\u00ebs u b\u00eb e till\u00eb q\u00eb ata do p\u00ebrfitonin vet\u00ebm 24% t\u00eb investimit. Pra 3.33% t\u00eb 24%, baras me 0.8% t\u00eb investimit. Xhaxhai vendosi q\u00eb t\u2019ia shiste pjes\u00ebn e tij Dulakut, nd\u00ebrsa im at\u00eb \u00ebsht\u00eb ende pronar \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d i 0.8%. Them n\u00eb let\u00ebr, sepse deri m\u00eb sot nga ai investim babai im ka p\u00ebrfituar ekzakt\u00ebsisht zero lek\u00eb. Pavar\u00ebsisht se aty jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime dhe vijn\u00eb turist\u00eb, asnj\u00ebri prej pronar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl nuk ka nj\u00eb hipotek\u00eb (n\u00eb dijenin\u00eb time e t\u00eb tim eti) apo nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga investimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Dulaku. Shpresa e im ati \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, kur ta vendos\u00eb Dulaku, edhe atij do t\u2019i takoj\u00eb nj\u00eb 0.8%.<\/p>\n<p>Un\u00eb sfidoj k\u00ebdo investigues profesionist, punonj\u00ebs t\u00eb FBI-s\u00eb, apo gazetar shqiptar q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vetme ku thuhet se im at\u00eb ka p\u00ebrfituar 1 euro nga kjo \u201cortak\u00ebri\u201d. E cila n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb totalisht legjitime. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb, gjithkujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar toke n\u00eb nj\u00eb shesh nd\u00ebrtimi, mund t\u2019i ngjitet akuza e \u201cortak\u00ebris\u00eb me oligark\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ngel\u00eb n\u00eb mendjen e opinionit publik nga ky rr\u00ebfim. Dashakeq\u00ebt, ata q\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend e kan\u00eb kafshuar bregdetin shqiptar me \u201cinvestitor\u00eb strategjik\u00eb\u201d duke zhvatur banor\u00ebt lokal\u00eb, ata q\u00eb duan t\u00eb zbojn\u00eb \u201cata q\u00eb vijn\u00eb nga mali p\u00ebr t\u00eb ngulur \u00e7adr\u00ebn\u201d, ata q\u00eb duan t\u00eb marrin ujin e banor\u00ebve t\u00eb fshatrave p\u00ebr t\u00eb mbushur pishinat e tyre; ata padyshim do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb akuza. Dashakeq\u00ebt, sidomos ata t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrnj\u00ebmend financohen nga Sorosi, p\u00ebrnj\u00ebmend kan\u00eb legalizuar me firmat e tyre pla\u00e7kitjen e bregdetit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt potencialisht jan\u00eb vegla n\u00eb duart e partive t\u00eb vjetra, ata padyshim se do t\u2019i fryjn\u00eb tymit t\u00eb ngritur.<\/p>\n<p>Sido qoft\u00eb puna, un\u00eb jam krenar p\u00ebr baban\u00eb dhe xhaxhan\u00eb tim, p\u00ebr modelin e tyre t\u00eb t\u00eb qenit nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nd\u00ebrtues me profesion, edhe t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb xhungl\u00ebn shqiptare t\u00eb 34 viteve. Inxhinier nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb edhe profesioni im, pavar\u00ebsisht se un\u00eb n\u00eb jet\u00eb zgjodha t\u00eb merresha me bot\u00ebn akademike dhe me aktivizmin politik. \u00cbsht\u00eb sidomos fal\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi q\u00eb un\u00eb jam sot k\u00ebtu, duke k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj popullin e Tiran\u00ebs n\u00eb parlamentin shqiptar. \u00cbsht\u00eb fal\u00eb mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkolluar jasht\u00eb shtetit, por edhe fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre financiare pa t\u00eb cil\u00ebn edhe un\u00eb do detyrohesha q\u00eb ta siguroja jetes\u00ebn si inxhinier nd\u00ebrtimi, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb qindra koleg\u00eb e ish-student\u00eb t\u00eb mit\u00eb.<\/p>\n<p>Po sidoqoft\u00eb, mos prisni q\u00eb tymi t\u00eb venitet. Edhe pse kompania SCAI ka 10 vjet q\u00eb nuk ushtron aktivitet, p\u00ebr \u201ct\u00eb birin e ortakut t\u00eb oligarkut\u201d do t\u00eb thon\u00eb se i ati ka nd\u00ebrtuar kulla. Po u paraprij un\u00eb gjith\u00eb kuisjeve duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb ato vite aktivitet nd\u00ebrtimor, kompania SCAI nd\u00ebrtoi n\u00eb vitin 2003 pallatin 9-kat\u00ebsh ku un\u00eb banoj, dhe tre pallate banimi te Pazari i Ri. At\u00ebher\u00eb kur ende tregu nuk ishte zaptuar nga ata pak oligark\u00ebt rrotull Edi Ram\u00ebs, oligark\u00eb t\u00eb cil\u00ebt lejen nuk e k\u00ebrkonin m\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar apartamente banimi, por p\u00ebr kulla 60-kat\u00ebshe. Mes tyre edhe Tan Dulaku.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam frik\u00eb ta p\u00ebrmend emrin e Dulakut, e t\u00eb askujt prej oligark\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit: Ulaj, Fusha, Salillari, Gjoka, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse n\u00eb programin qeveris\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes BASHK\u00cb ne k\u00ebrkojm\u00eb moratorium p\u00ebr t\u00eb pezulluar nd\u00ebrtimet brenda Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, pse propozojm\u00eb rritjen e taksave ndaj investitor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit, pse k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb kapitali t\u00eb mos vazhdoj\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor spekulativ por n\u00eb sektor\u00ebt prodhues.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk i interesojn\u00eb Ola Xam\u00ebs, e cila e ka ndar\u00eb mendjen t\u00eb mos e votoj\u00eb L\u00ebvizjen BASHK\u00cb. E n\u00eb pun\u00ebn e saj kolosale investiguese, zbuloi edhe q\u00eb Stela \u00ebsht\u00eb motra ime, e q\u00eb ajo garon n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb vendlindjes son\u00eb, Gjirokastr\u00ebs. Por Ola nuk arriti t\u00eb zbuloj\u00eb se Stela \u00ebsht\u00eb edhe aktiviste n\u00eb L\u00ebvizjen BASHK\u00cb pothuajse po aq gjat\u00eb sa edhe un\u00eb, se \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Paris n\u00eb arkitektur\u00eb, e m\u00eb tej n\u00eb urbanistik\u00eb, e m\u00eb tej n\u00eb shkenca sociale, e se aktualisht po zhvillon studimet e doktorat\u00ebs n\u00eb Paris me tem\u00eb zhvillimin urban t\u00eb Tiran\u00ebs pas viteve \u201890. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra nuk i zbuloi dot Ola, e cila nuk do t\u00eb votoj\u00eb L\u00ebvizjen BASHK\u00cb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jemi ne. Kjo \u00ebsht\u00eb politika dhe gazetaria shqitare.<\/p>\n<p>Ecim!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje-redi-muci-i-levizjes-bashke-e-pranon-po-babi-im-eshte-bashkepronar-te-investimi-i-artan-dulakut-ne-ksamil-nuk-kemi-marre-asnje-leke\/\">\u201cKu ka z\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pa gj\u00eb\u201d, Redi Mu\u00e7i i \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d e pranon: Po babi im \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar te investimi i Artan Dulakut n\u00eb Ksamil! Nuk kemi marr\u00eb asnj\u00eb lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetarja Ola Xama nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb erdhi me arsyet e saj se pse nuk do t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit, \u201cL\u00ebvizjen Bashk\u00eb\u201d. E nj\u00eb nga arsyet t\u00eb cilat ajo parashtroi n\u00eb reagimin e saj ishte fakti se kandidati i k\u00ebsaj force t\u00eb re politike, Redi Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb djali i nj\u00eb prej \u201coligark\u00ebve\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12919","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12919","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12919"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12919\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}