{"id":12885,"date":"2025-03-30T19:05:23","date_gmt":"2025-03-30T19:05:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/30\/analiza-kur-evropa-zhvendos-vemendjen-cfare-ndodh-me-kosoven\/"},"modified":"2025-03-30T19:05:23","modified_gmt":"2025-03-30T19:05:23","slug":"analiza-kur-evropa-zhvendos-vemendjen-cfare-ndodh-me-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/30\/analiza-kur-evropa-zhvendos-vemendjen-cfare-ndodh-me-kosoven\/","title":{"rendered":"ANALIZA\/ Kur Evropa zhvendos v\u00ebmendjen, \u00e7far\u00eb ndodh me Kosov\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>Jav\u00ebt e fundit, ideja p\u00ebr nj\u00eb mision evropian n\u00eb Ukrain\u00eb ka marr\u00eb vrull. N\u00ebse realizohet, mund t\u2019i rip\u00ebrcaktoj\u00eb prioritetet e siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Por, si do ta ndikonte pranin\u00eb e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb? M\u00eb pak v\u00ebmendje, m\u00eb shum\u00eb rrezik, parashohin disa analist\u00eb.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa Evropa shqyrton d\u00ebrgimin e trupave n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb loj\u00eb hyn edhe nj\u00eb front tjet\u00ebr: Kosova.<\/span><\/p>\n<p><span>Me mij\u00ebra paqeruajt\u00ebs evropian\u00eb t\u00eb dislokuar n\u00eb vend, a mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb p\u00ebrqendrimi i burimeve dhe v\u00ebmendjes n\u00eb lindje, ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb cenueshme?<\/span><\/p>\n<p><span>NATO-ja siguron q\u00eb jo. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, nj\u00eb zyrtar i aleanc\u00ebs thot\u00eb se \u201cNATO-ja, prej koh\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, s\u00eb bashku me angazhimet e tjera q\u00eb mund t\u2019i marrin aleat\u00ebt\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Misioni paqeruajt\u00ebs i NATO-s, KFOR, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Kosov\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, m\u00eb 1999.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, gjithashtu, prej dekadash ka nj\u00eb mision paqeruajt\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej forcave evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span>Me 1.100 ushtar\u00eb dhe 3.500 t\u00eb tjer\u00eb rezerv\u00eb, EUFOR-i ofron mb\u00ebshtetje p\u00ebr institucionet e k\u00ebtij vendi n\u00eb ruajtjen e paqes, q\u00eb nga viti 2004, kur i ka z\u00ebvend\u00ebsuar forcat e NATO-s.<\/span><\/p>\n<p><span>Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ishte n\u00eb Bosnje dhe n\u00eb Kosov\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb muaj. N\u00eb nj\u00eb takim me gazetar\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 11 mars, tha se angazhimi i NATO-s n\u00eb rajon mbetet i fuqish\u00ebm edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai tha se d\u00ebrgimi eventual i trupave evropiane n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndikonte n\u00eb rishikimin e pranis\u00eb s\u00eb huaj ushtarake n\u00eb Ballkan, por nuk tha se si apo kur.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt [t\u00eb flitet], sepse, s\u00eb pari, duhet t\u00eb arrihet marr\u00ebveshje p\u00ebr paqe n\u00eb Ukrain\u00eb, apo p\u00ebr arm\u00ebpushim, p\u00ebrpara se t\u00eb filloni ta ruani at\u00eb\u201d,<\/em> tha Rutte.<\/span><\/p>\n<p><span>Britania dhe Franca po udh\u00ebheqin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbledhjen e nj\u00eb force ushtarake, q\u00eb do t\u00eb vendosej n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb arm\u00ebpushimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, inicioi bisedimet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs \u2013 tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fqinjit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMbret\u00ebria e Bashkuar dhe Franca po udh\u00ebheqin s\u00eb bashku planet p\u00ebr aranzhimin e garancive t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Ne po e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb s\u00eb bashku. Po bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb me vendet partnere dhe po p\u00ebrpiqemi t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb koalicion vullnetar\u00ebsh nga Evropa dhe m\u00eb gjer\u00eb\u201d,<\/em> tha sekretari i Britanis\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen, John Healey.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas nj\u00eb takimi t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve evropian\u00eb, m\u00eb 27 mars n\u00eb Paris, presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan q\u00eb t\u2019i shqyrtonin \u00e7\u00ebshtjet specifike ligjore rreth \u00e7far\u00ebdo force evropiane t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, dhe t\u00eb raportonin pas tri jav\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se misioni nuk do t\u00eb ishte i mundur pa ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb, por SHBA-ja ishte e ftoht\u00eb ndaj ides\u00eb s\u00eb ndonj\u00eb roli ushtarak n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministri i Jasht\u00ebm rus, Sergei Lavrov, tha, po ashtu, se p\u00ebr Rusin\u00eb do t\u00eb ishte e papranueshme prania e forcave t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 \u201cn\u00eb secil\u00ebn rrethan\u00eb\u201d, sipas tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Disa v\u00ebzhgues si Tim Less, nga Qendra p\u00ebr Gjeopolitik\u00eb e Universitetit t\u00eb Kembrixhit, nuk presin q\u00eb ky mision t\u00eb formohet, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre kund\u00ebrshtimeve.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vend t\u00eb tij, Less pret q\u00eb Evropa t\u2019i fortifikoj\u00eb shtetet q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara nga k\u00ebrc\u00ebnimi rus, si ato t\u00eb Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cE, n\u00ebse vler\u00ebson se Ballkani \u00ebsht\u00eb n\u00eb front p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me Rusin\u00eb, at\u00ebher\u00eb mendoj se do t\u00eb shohim nj\u00eb militarizim m\u00eb t\u00eb madh, sidomos t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Bosnj\u00ebs. Por, n\u00ebse ndodh skenari i par\u00eb, ai do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb lloj rialokimi t\u00eb burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve t\u00eb tjera\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb at\u00eb rast, Serbis\u00eb do t\u2019i d\u00ebrgohej mesazh i qart\u00eb, se nuk do t\u00eb p\u00ebrballej me kund\u00ebrshtime, n\u00ebse i shtyn p\u00ebrpara q\u00ebllimet e veta politike\u201d<\/em>, thot\u00eb Less p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb mendim ndan edhe Hikmet Kar\u00e7iq, bashk\u00ebpun\u00ebtor hulumtues n\u00eb Universitetin e Sarajev\u00ebs dhe autor i librit \u201cTortur\u00eb, posht\u00ebrim, vrasje: Brenda sistemit t\u00eb kampit serb t\u00eb Bosnj\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Zhvendosja e v\u00ebmendjes mund t\u00eb krijoj\u00eb boshll\u00ebqe n\u00eb siguri, sipas tij.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00c7do dhun\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb rajon, ka potencial t\u00eb p\u00ebrhapet nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin \u2013 n\u00eb Bosnje, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Serbi, Maqedoni t\u00eb Veriut. E kemi par\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Por, viteve t\u00eb fundit ka qen\u00eb fokusi i Per\u00ebndimit, i NATO-s, ai q\u00eb e ka mbrojtur rajonin\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shembull, prania e trupave t\u00eb huaja \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore p\u00ebrse Serbia nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje \u2013 p\u00ebrve\u00e7 para gati dy vjet\u00ebsh n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 ta sulmoj\u00eb fizikisht at\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb Kar\u00e7iq p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Jeta Loshaj, hulumtuese n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, pret q\u00eb rajoni i Ballkanit t\u00eb mbetet n\u00eb radarin e Evrop\u00ebs dhe t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb secilin plan p\u00ebr mbrojtje q\u00eb ajo b\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb, sipas saj, e d\u00ebshmon edhe vizita q\u00eb b\u00ebri shefi i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, e paraprakisht edhe n\u00eb Bosnje.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk e dim\u00eb ende n\u00ebse forcat [evropiane] do t\u00eb vendosen n\u00eb Ukrain\u00eb. Por, n\u00ebse nj\u00eb vendim i till\u00eb merret, i bie q\u00eb Evropa ka investuar n\u00eb forcat e veta ushtarake. E kemi par\u00eb edhe planin p\u00ebr ndarjen e 800 miliard\u00eb eurove p\u00ebr mbrojtje. Mendoj se aty do t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe Kosova\u201d,<\/em> thot\u00eb Loshaj p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Loshaj u sugjeron institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mbeten n\u00eb komunikim t\u00eb ngusht\u00eb me aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u2013 qoft\u00eb me NATO-n si t\u00ebr\u00ebsi, apo edhe me shtetet e saj ve\u00e7 e ve\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo e vler\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim ushtarak q\u00eb u nd\u00ebrmor s\u00eb voni nga Kosova, Shqip\u00ebria e Kroacia.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c[Ajo] <em>d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh se Kosova \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb forcuar kapacitetet e saj, por edhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar ndaj situatave t\u00eb tanishme gjeopolitike\u201d,<\/em> thot\u00eb Loshaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb parade n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 2024.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili synon nj\u00eb mandat t\u00eb ri qeveris\u00ebs, premtoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb mbi nj\u00eb miliard euro buxhet p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb vendit dhe p\u00ebrs\u00ebriti se Kosova do ta nd\u00ebrtoj\u00eb fabrik\u00ebn e saj t\u00eb municioneve dhe dron\u00ebve ushtarak\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dy hapa ky\u00e7\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur v\u00ebmendjen e aleat\u00ebve t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb \u00ebsht\u00eb lobimi aktiv te Per\u00ebndimi, duke promovuar iden\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb dhe duhet t\u00eb frenohet. Dhe, n\u00ebn dy, t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e saj, duke nd\u00ebrtuar ushtrin\u00eb e saj, duke nd\u00ebrtuar rezervat e saj t\u00eb armatimit e k\u00ebshtu me radh\u00eb \u2013 n\u00eb rast se i duhet t\u00eb p\u00ebrballet me Serbin\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe pa ndihm\u00eb nga jasht\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb Less.<\/span><\/p>\n<p><span>Kar\u00e7iq pajtohet se strategjit\u00eb e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do t\u00eb jen\u00eb vendimtare n\u00eb balancimin e k\u00ebtyre sfidave t\u00eb nj\u00ebkohshme t\u00eb siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, Per\u00ebndimi do t\u00eb duhej ta ndihmonte Kosov\u00ebn n\u00eb forcimin e kapaciteteve t\u00eb saj ushtarake dhe t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rritjen e siguris\u00eb kibernetike, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbrohet nga k\u00ebrc\u00ebnimet e mundshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Bosnj\u00ebn thot\u00eb se duhet ta inkurajoj\u00eb t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb ndarjet e saj politike dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj t\u00eb siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, Kar\u00e7iq thot\u00eb se Rusia do t\u00eb plot\u00ebsonte \u00e7do vakum t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb linte Per\u00ebndimi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cRusia, s\u00eb bashku me mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, do t\u00eb p\u00ebrpiqej p\u00ebrfundimisht t\u00eb pengonte zgjerimin e NATO-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, si dhe integrimin e saj n\u00eb BE. Po ashtu, do t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s n\u00eb Ballkan, si Mali i Zi. I kemi par\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje edhe viteve t\u00eb kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe, me nj\u00eb administrat\u00eb amerikane q\u00eb sinjalizon m\u00eb pak p\u00ebrfshirje n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet evropiane, Kremlini mund t\u00eb ndjej\u00eb m\u00eb pak presion p\u00ebr veprimet e tij, qoft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Ballkan, thot\u00eb profesori Less.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cInaugurimi i Donald Trumpit m\u00eb 20 janar ishte nj\u00eb lloj bombe q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pothuajse kudo q\u00eb shikoni, shihni nj\u00eb lloj t\u00eb ndikimit t\u00eb Trumpit\u201d,<\/em> sipas tij.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb t\u00eb pasigurt, sfida p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duket e qart\u00eb: q\u00ebndroni n\u00eb radar, ose rrezikoni t\u00eb m\u00ebnjanoheni nga loja gjeopolitike, thon\u00eb analist\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, kjo k\u00ebrkon nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb kujdesshme mes interesave t\u00eb brendshme dhe atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 di\u00e7ka q\u00eb kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, sidomos n\u00eb nj\u00eb rajon si Ballkani. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kur-evropa-zhvendos-vemendjen-cka-ndodh-me-kosoven\/33363277.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/30\/analiza-kur-evropa-zhvendos-vemendjen-cfare-ndodh-me-kosoven\/\">ANALIZA\/ Kur Evropa zhvendos v\u00ebmendjen, \u00e7far\u00eb ndodh me Kosov\u00ebn?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00ebt e fundit, ideja p\u00ebr nj\u00eb mision evropian n\u00eb Ukrain\u00eb ka marr\u00eb vrull. N\u00ebse realizohet, mund t\u2019i rip\u00ebrcaktoj\u00eb prioritetet e siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Por, si do ta ndikonte pranin\u00eb e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb? M\u00eb pak v\u00ebmendje, m\u00eb shum\u00eb rrezik, parashohin disa analist\u00eb. Nd\u00ebrsa Evropa shqyrton d\u00ebrgimin e trupave n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb loj\u00eb hyn edhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12885","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12885"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12885\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}