{"id":12879,"date":"2025-03-30T20:24:43","date_gmt":"2025-03-30T20:24:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/30\/suksesi-ekonomik-i-kroacise-maskon-problemet-e-reformes\/"},"modified":"2025-03-30T20:24:43","modified_gmt":"2025-03-30T20:24:43","slug":"suksesi-ekonomik-i-kroacise-maskon-problemet-e-reformes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/30\/suksesi-ekonomik-i-kroacise-maskon-problemet-e-reformes\/","title":{"rendered":"Suksesi ekonomik i Kroacis\u00eb maskon problemet e reform\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kroacia, an\u00ebtarja m\u00eb e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurin\u00eb e saj shumic\u00ebn e ekonomive t\u00eb tjera n\u00eb bllokun prej 27 an\u00ebtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vendi ballkanik, me nj\u00eb popullsi n\u00ebn 4 milion\u00eb banor\u00eb, raportoi nj\u00eb rritje t\u00eb PBB-s\u00eb prej 3.6% n\u00eb vitin 2024, shum\u00eb mbi mesataren e BE-s\u00eb prej 0.9%. Ky p\u00ebrmir\u00ebsim u nxit nga konsumi i fort\u00eb i familjeve, rritja e pagave dhe investimet e huaja, ve\u00e7an\u00ebrisht ato nga financimi i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, pun\u00ebsimi n\u00eb Kroaci arriti nivelet m\u00eb t\u00eb larta rekord, me nj\u00eb rritje prej 3.5% krahasuar me janarin 2023, dometh\u00ebn\u00eb prej afro 60,000 pun\u00ebtor\u00ebsh. Sektori i nd\u00ebrtimit pati rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebsimit, me 6.9%, fal\u00eb projekteve t\u00eb shumta t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe investimeve t\u00eb financuara nga BE-ja.<\/p>\n<p>Paga mesatare neto u rrit me 15% (11% e p\u00ebrshtatur me inflacionin), duke shkuar n\u00eb 1,318 euro n\u00eb muaj. Sektori publik p\u00ebrjetoi rritjen m\u00eb t\u00eb madhe, pasi pagat n\u00eb administrat\u00ebn qeveritare, arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi, u rrit\u00ebn mesatarisht me 22%.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, suksesi ekonomik i vendit k\u00ebrc\u00ebnohet nga sektori publik n\u00eb zgjerim e sip\u00ebr, i cili \u00ebsht\u00eb rritur pavar\u00ebsisht nga tkurrja e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kritik\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se rritja mund t\u00eb pengohet nga mungesa e reformave ekonomike n\u00ebn drejtimin e kryeministrit Andrej Plenkovic nga Partia Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).<\/p>\n<p>\u201cRreth 40% e ekonomis\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga sektori i qeveris\u00eb dhe tregtis\u00eb me pakic\u00eb\u201d, tha analisti Neven Vidakovi\u0107 p\u00ebr agjencin\u00eb N1 TV. \u201cSektor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krijimin e vler\u00ebs dhe t\u00eb ofrojn\u00eb vende pune me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga mungesa e reformave n\u00eb 20 vitet e fundit\u201d.<\/p>\n<p>Tkurrja e parashikimeve t\u00eb PBB-s\u00eb nxit thirrjet p\u00ebr ndryshim<\/p>\n<p>Rritja e shpenzimeve qeveritare ka ngritur pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, pasi shpenzimet shtet\u00ebrore vazhdojn\u00eb t\u00eb tejkalojn\u00eb rritjen e PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, pun\u00ebsimi n\u00eb administrat\u00ebn publike u rrit me 5,1%, arsimi me 3,1%, dhe kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sh\u00ebrbimet sociale me 6,2%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rritja e PBB-s\u00eb pritet t\u00eb ngec\u00eb n\u00eb nivelin 3.3% n\u00eb vitin 2025 dhe 2.9% n\u00eb vitin 2026. Kjo tregon nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr reforma strukturore p\u00ebr t\u00eb ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjat\u00eb dhe deficitet buxhetore t\u00eb k\u00ebrkuara nga BE-ja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto reforma nuk jan\u00eb kryer ende, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb administrat\u00ebn publike. Pavar\u00ebsisht se ka nj\u00eb popullsi prej m\u00eb pak se kat\u00ebr milion\u00eb banor\u00ebsh, Kroacia ka 555 nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb 428 komuna dhe 127 qytete t\u00eb organizuara n\u00eb 20 rajone.<\/p>\n<p>P\u00ebr efekt krahasues, Irlanda e cila ka dyfishin e popullsis\u00eb, ka vet\u00ebm 95 rrethe komunale.<\/p>\n<p>Shpenzimet qeveritare sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb rritje rekord<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb PBB-s\u00eb q\u00eb nga viti 2017, shpenzimet qeveritare jan\u00eb rritur edhe m\u00eb shpejt, nga 16.9 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2017, n\u00eb 28.1 miliard\u00eb euro n\u00eb 2023. Kjo prirje vazhdoi n\u00eb vitin 2024, me nj\u00eb rritje rekord prej 1.63 miliard\u00eb eurosh n\u00eb pagat e sektorit publik, duke e sforcuar m\u00eb tej buxhetin.<\/p>\n<p>Qeveria kroate tani shpenzon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pagat e sektorit publik n\u00eb raport me PBB-n\u00eb, sesa shumica e vendeve t\u00eb ngjashme t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Sllovenin\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 vuri n\u00eb dukje Branimir Perkovi\u0107 p\u00ebr agjencin\u00eb Bloomberg Adria, gjendja e tanishme pasqyron skenarin e 20 viteve m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrpara recesionit t\u00eb madh, kur rritja e PBB-s\u00eb kroate ishte e fort\u00eb, por e nxitur nga shpenzimet shtet\u00ebrore dhe jo nga zgjerimi i sektorit privat.<\/p>\n<p>\u201cRritja ekonomike ishte e fort\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, paksa m\u00eb e ul\u00ebt se e ekonomive t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme\u201d, shkroi ai. \u201cPopullsia kroate ishte e k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb dhe nuk prisnin ndonj\u00eb reform\u00eb t\u00eb dukshme, sepse ndiheshin m\u00eb t\u00eb sigurt\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kur goditi recesioni, pun\u00ebsimi i qeveris\u00eb mbeti i q\u00ebndruesh\u00ebm, nd\u00ebrsa sektori privat humbi gati 200,000 vende pune, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb gjat\u00eb ekonomike dhe nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje q\u00eb zgjati nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Paradoksi i pasurive t\u00eb paluajtshme \u2013 \u00e7mimet rriten, k\u00ebrkesa ulet<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme paraqet nj\u00eb paradoks: uljen e k\u00ebrkes\u00ebs dhe rritjen e \u00e7mimeve. N\u00eb vitin 2024, numri total i transaksioneve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, ra me 2.9% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Istria (-22%) dhe Qarku i Zadarit (-20%) sh\u00ebnuan r\u00ebniet m\u00eb t\u00eb ndjeshme. Megjithat\u00eb, shitjet e pronave u rrit\u00ebn n\u00eb Qarkun Primorje-Gorski Kotar, ku transaksionet u shtuan me 23%.<\/p>\n<p>N\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2024, \u00e7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme u rrit\u00ebn me 12.3% n\u00eb baz\u00eb vjetore, me rritjet m\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb regjistruara p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit t\u00eb Adriatikut (+16%) dhe n\u00eb kryeqytetin Zagreb (+7.7%), ku slloven\u00ebt ua kaluan gjerman\u00ebve si investitor\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb shkakton k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhshm\u00ebri me tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb disponueshm\u00ebria e hipotek\u00ebs. Bankat vendase kishin mund\u00ebsuar kredi t\u00eb favorshme p\u00ebrpara shtr\u00ebngimit t\u00eb ri rregullator, t\u00eb caktuar p\u00ebr n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Stimujt e rinj t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr strehimin, si zbritjet e taksave p\u00ebr ata q\u00eb blinin sht\u00ebpi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe ulja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja, po ndihmojn\u00eb gjithashtu n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gati 40% e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb vitin 2024, shkuan p\u00ebr bler\u00ebs t\u00eb huaj. \u00c7mimet kan\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb larta pasi investitor\u00ebt e huaj shohin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar prona t\u00eb shtrenjta, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rajonet turistike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/suksesi-ekonomik-i-kroacise-maskon-problemet-e-reformes\/\">Suksesi ekonomik i Kroacis\u00eb maskon problemet e reform\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kroacia, an\u00ebtarja m\u00eb e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurin\u00eb e saj shumic\u00ebn e ekonomive t\u00eb tjera n\u00eb bllokun prej 27 an\u00ebtar\u00ebsh. Vendi ballkanik, me nj\u00eb popullsi n\u00ebn 4 milion\u00eb banor\u00eb, raportoi nj\u00eb rritje t\u00eb PBB-s\u00eb prej 3.6% n\u00eb vitin 2024, shum\u00eb mbi mesataren e BE-s\u00eb prej 0.9%. Ky p\u00ebrmir\u00ebsim u nxit nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12879","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12879\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}