{"id":12773,"date":"2025-03-30T09:35:18","date_gmt":"2025-03-30T09:35:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/30\/analiza-pse-deti-i-zi-eshte-vendimtar-per-armepushimin-ukraine-rusi\/"},"modified":"2025-03-30T09:35:18","modified_gmt":"2025-03-30T09:35:18","slug":"analiza-pse-deti-i-zi-eshte-vendimtar-per-armepushimin-ukraine-rusi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/30\/analiza-pse-deti-i-zi-eshte-vendimtar-per-armepushimin-ukraine-rusi\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Pse Deti i Zi \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr arm\u00ebpushimin Ukrain\u00eb-Rusi?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb mbarim u ul\u00ebn n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse n\u00eb Arabin\u00eb Saudite (24.03.), me q\u00ebllim dh\u00ebnien fund t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.  Specifika e takimit ishte sigurimi i nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb arm\u00ebpushimi n\u00eb Detin e Zi, q\u00eb do t\u00eb lejonte rifillimin e eksporteve t\u00eb grurit nga portet e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Bisedimet mes delegacioneve zgjat\u00ebn 12 or\u00eb, nj\u00eb rekord. Por pavar\u00ebsisht diskutimeve t\u00eb gjata, asnj\u00ebri nga vendet nuk nxitoi t\u00eb shpallte rezultate. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb l\u00ebshonin nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pas p\u00ebrfundimit t\u00eb bisedimeve, SHBA  dhe Rusia l\u00ebshuan deklarata t\u00eb ve\u00e7anta m\u00eb pas, me ngjashm\u00ebri, po me ndryshime tek disa detaje thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kremlini e lidh marr\u00ebveshjen me heqjen e sanksioneve<\/p>\n<p>Ukraina dhe Rusia arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr arm\u00ebpushim n\u00eb Detin e Zi dhe koordinim t\u00eb detajeve p\u00ebr ndalimin e goditjeve n\u00eb infrastruktur\u00ebn energjetike, tha Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. Kurse Kremlini l\u00ebshoi \u200b\u200bnj\u00eb deklarat\u00eb duke konfirmuar se vendet ran\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e lundrimit n\u00eb Detin e Zi. U p\u00ebrmend gjithashtu se SHBA do t\u00eb ndihmonte n\u00eb rivendosjen e aksesit t\u00eb mallrave bujq\u00ebsore ruse n\u00eb tregun global.<\/p>\n<p>Kremlini tha se arm\u00ebpushimi do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsuar disa kushte, n\u00ebse disa sanksione ndaj Rusis\u00eb hiqen pjes\u00ebrisht. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Rusia po k\u00ebrkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb eksportet e ushqimit dhe bankave q\u00eb i mb\u00ebshtesin ato. Kremlini k\u00ebrkon gjithashtu q\u00eb t\u00eb hiqen sanksionet ndaj anijeve me flamur rus q\u00eb tregtojn\u00eb ushqime dhe plehra kimik\u00eb si dhe heqjen e kufizimeve p\u00ebr importet e pajisjeve bujq\u00ebsore n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb  u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb Detin e Zi, pasi Rusia l\u00ebshoi<\/p>\n<p>d\u200b\u200beklarat\u00ebn e saj, ai reagoi ashp\u00ebr, duke akuzuar Mosk\u00ebn se g\u00ebnjen p\u00ebr kushtet e negociatave. \u201cKa di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kremlini po g\u00ebnjen s\u00ebrish: se gjoja heshtja n\u00eb Detin e Zi varet nga \u00e7\u00ebshtja e sanksioneve\u201d, tha Zelensky n\u00eb fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas. N\u00eb realitet, tha ai, arm\u00ebpushimi n\u00eb Detin e Zi nuk ka qen\u00eb i lidhur me sanksionet kund\u00ebr Rusis\u00eb. Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky tha se heqja e sanksioneve ruse do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201ckatastrof\u00eb p\u00ebr diplomacin\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Reduktohen rreziqet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit<\/p>\n<p>Sipas intepretimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, marr\u00ebveshja do t\u00eb \u201celiminonte p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs\u201d n\u00eb Detin e Zi p\u00ebr livrimin e tregtis\u00eb detare. N\u00eb deklarat\u00ebn e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebrmendet gjithashtu se SHBA-ja do t\u00eb \u201cndihmoj\u00eb n\u00eb rivendosjen e qasjes s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb tregun bot\u00ebror p\u00ebr eksportet bujq\u00ebsore dhe pleh\u00ebrore, n\u00eb uljen e kostove t\u00eb siguracionit detar dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e aksesit n\u00eb portet dhe sistemet e pagesave p\u00ebr transaksione t\u00eb tilla\u201d. \u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb sanksioneve.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm rus Sergey Lavrov tha n\u00eb komentet televizive t\u00eb mart\u00ebn se Rusia d\u00ebshiron ta bazoj\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb re t\u00eb Detit t\u00eb Zi n\u00eb marr\u00ebveshjen e m\u00ebparshme t\u00eb grurit, por paralajm\u00ebroi se interesat ruse duhet t\u00eb mbrohen.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb dukshme, ekspert\u00ebt i than\u00eb DW se pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb negociata ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb s\u00eb shpejti nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb Detin e Zi. Analistja politike Alexandra Filippenko, studiuese lituaneze n\u00eb Institutin e Studimeve p\u00ebr Kanadan\u00eb dhe Amerik\u00ebn, beson se marr\u00ebveshja \u201c\u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja e disa hapave t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebrpara\u201d.  \u201cNuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim i madh, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap drejt reduktimit t\u00eb rreziqeve t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit,\u201d shtoi Filippenko.<\/p>\n<p>Sipas OKB-s\u00eb, marr\u00ebveshja e drithit me Ukrain\u00ebn leht\u00ebsoi eksportin e 32 milion\u00eb ton\u00eb drith\u00eb n\u00eb 45 vende n\u00eb tre kontinente midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023. Si\u00e7 tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb Antonio Guterres, marr\u00ebveshja ishte vendimtare p\u00ebr sigurin\u00eb globale t\u00eb ushqimit.<\/p>\n<p>Trump \u201cnuk ka gjasa t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb Putinin\u201d<\/p>\n<p>Thjesht fakti q\u00eb Rusia l\u00ebshoi \u200b\u200bnj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb saj\u00ebn me kushte t\u00eb ve\u00e7anta, e ka shtyr\u00eb presidentin e SHBA-s\u00eb, Donald Trump, t\u00eb akuzoj\u00eb Presidentin rus Vladimir Putin se ka penguar nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me rrjetin kabllor t\u00eb lajmeve Newsmax, Trump tha se rus\u00ebt \u201cpo e zvarrisin\u201d nj\u00eb marr\u00ebveshje. Alexandra Filippenko i sheh deklaratat e Trump si nj\u00eb largim dometh\u00ebn\u00ebs nga premtimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit shpejt. \u201cN\u00eb muajt e fundit, q\u00ebndrimi i Trump ndaj Putinit \u00ebsht\u00eb zhvendosur nga admirimi i fsheht\u00eb, habia dhe besimi se Putini e respekton Trumpin dhe \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt\u00eb, tani tek nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe m\u00eb skeptik,\u201d v\u00eb n\u00eb dukje Filippenko.<\/p>\n<p>Kurse analisti politik Anton Barbashin beson se Donald Trump do t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime p\u00ebr Kremlinin. Sipas tij, Trump nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb kritikoj\u00eb Putinin p\u00ebr mosgatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb paqe.\u201dSHBA po investon nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme kohe p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb pakt\u00ebn di\u00e7ka, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb do t\u00eb supozoja se ata do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrmbushin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb premtimeve t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebrpara se t\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb faji i Putinit q\u00eb asgj\u00eb nuk po funksionon,\u201d tha Barbashin. N\u00eb fakt, situata duket mjaft e favorshme p\u00ebr Rusin\u00eb, sipas Barbashin. Sipas tij, nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb Detin e Zi nuk i kushton asgj\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb Detin e Zi<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb fundit me Unionin Evropian t\u00eb Transmetimeve, EBU, presidenti ukrainas, Zelensky tha se Ukraina kontrollon situat\u00ebn n\u00eb Detin e Zi. \u201cAta (rus\u00ebt) nuk e kan\u00eb kontrolluar korridorin e Detit t\u00eb Zi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ne po luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs. Ne kontrollojm\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Detin e Zi\u201d, tha Zelensky.<\/p>\n<p>Alexander Paliy, nj\u00eb analist politik ukrainas, tha p\u00ebr DW se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Rusia u zmbraps n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb Detit t\u00eb Zi dhe nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kryej\u00eb sulme n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rajon. Ai tha se Ukraina e arriti k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb dron\u00ebve detar\u00eb. Si rezultat, tregtia e grurit po funksionon n\u00eb nivele pak a shum\u00eb t\u00eb paraluft\u00ebs, tha Paliy. Ai beson se nj\u00eb marr\u00ebveshje e re e grurit do t\u00eb ishte m\u00eb e dobishme p\u00ebr Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUkraina mund t\u2019i sulmoj\u00eb anijet ruse t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb eksportet e naft\u00ebs ose eksportet e tjera n\u00eb \u00e7do moment. Megjithat\u00eb, (Ukraina) kujdeset p\u00ebr efekte  mjedisore dhe pozicionet e vendeve si Turqia dhe SHBA jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Ukraina ka qen\u00eb shum\u00eb e kujdesshme\u201d thekson Paliy.<\/p>\n<p>Prania e Rusis\u00eb n\u00eb Detin e Zi \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr tregtin\u00eb, por edhe, si\u00e7 ka deklaruar vazhdimisht Kremlini, p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit. Sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Rusia zot\u00ebron vet\u00ebm rreth 10% t\u00eb vij\u00ebs bregdetare t\u00eb Detit t\u00eb Zi. Megjithat\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet ndikimit t\u00eb saj n\u00eb rritje n\u00eb rajon, Rusia kontrollon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e vij\u00ebs bregdetare aktualisht.<\/p>\n<p>Rusia ka prezenc\u00eb ushtarake n\u00eb Krime, t\u00eb cil\u00ebn e aneksoi ilegalisht n\u00eb vitin 2014, dhe republika e Abkhazis\u00eb n\u00eb rajonin e Kaukazit Jugor, q\u00eb nuk njihet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb prani. N\u00eb Rusi, forcat ushtarake t\u00eb stacionuara n\u00eb Abkhazi shihen si ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e kufijve jugor\u00eb rus\u00eb.\/ DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/analiza-pse-deti-i-zi-eshte-vendimtar-per-armepushimin-ukraine-rusi\/\">Analiza\/ Pse Deti i Zi \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr arm\u00ebpushimin Ukrain\u00eb-Rusi?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb mbarim u ul\u00ebn n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse n\u00eb Arabin\u00eb Saudite (24.03.), me q\u00ebllim dh\u00ebnien fund t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Specifika e takimit ishte sigurimi i nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb arm\u00ebpushimi n\u00eb Detin e Zi, q\u00eb do t\u00eb lejonte rifillimin e eksporteve t\u00eb grurit nga portet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12773","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12773\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}