{"id":1227,"date":"2024-09-25T20:00:09","date_gmt":"2024-09-25T20:00:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/cfare-kerkojne-bektashinjte-cfare-promovon-rama-dhe-cfare-fantazojne-shqiptaret\/"},"modified":"2024-09-25T20:00:09","modified_gmt":"2024-09-25T20:00:09","slug":"cfare-kerkojne-bektashinjte-cfare-promovon-rama-dhe-cfare-fantazojne-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/cfare-kerkojne-bektashinjte-cfare-promovon-rama-dhe-cfare-fantazojne-shqiptaret\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bektashinjt\u00eb, \u00e7far\u00eb promovon Rama dhe \u00e7far\u00eb fantazojn\u00eb shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Mero Baze<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb pozitive q\u00eb shkaktoi b\u00ebrja publike e propozimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr sovranitetin e Urdhrit Bektashi p\u00ebr t\u2019iu njohur p\u00ebrfaq\u00ebsimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i k\u00ebtij sekti fetar me qend\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte se prodhoi shum\u00eb humor. Ky ishte testi i par\u00eb i toleranc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre ndaj bektashinjve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, bektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb k\u00ebto dit\u00eb kan\u00eb marr\u00eb perisper gjith\u00eb mllefet q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ndaj Edi Ram\u00ebs q\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik, oponent\u00ebt kulturor\u00eb t\u00eb tij, fetar\u00eb po e po, e mbi t\u00eb gjitha trullosjen e nj\u00eb pjese t\u00eb opinionit publik nga ideja e krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti brenda shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se bektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb vite kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019u njihet p\u00ebrfaq\u00ebsimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore me seli n\u00eb Tiran\u00eb. Pra me zhvendosjen e tyre nga Turqia n\u00eb Shqip\u00ebri, Selia e Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si qendra e bektashinjve n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Kryegjyshi i Selis\u00eb Bektashiane n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb Kryegjyshi i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e pranon vet Selia e Kryegjyshat\u00ebs, t\u00eb gjitha shtetet ku ka bektashinj, p\u00ebrjashto Iranin zyrtar q\u00eb i lufton dhe aty ku jan\u00eb, ja kan\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb legjitimitet.<\/p>\n<p>Por shteti shqiptar nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb akt formal p\u00ebr t\u2019i njohur Selis\u00eb Bektashiane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bektashinjve.<\/p>\n<p>Aktualisht Selia e Kryegjyshat\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ka ndikimin e vet tek bektashinjt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni t\u00eb Veriut, Turqi dhe SHBA. Madje n\u00eb SHBA, Teqeja e Baba Rexhepit n\u00eb Detroit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat q\u00eb ka mbajtur gjall\u00eb bektashizmin n\u00eb SHBA dhe ka luajtur dhe nj\u00eb rol politik lidhur me raportet me shtetin amerikan.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb bektashinjt\u00eb. K\u00ebt\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb nga vitit 1991 e m\u00eb pas. <\/p>\n<p>Ka pas nj\u00eb rezistenc\u00eb formale p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb madh q\u00eb ka pasur Komuniteti Mysliman n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i asimiluar ata brenda tyre. Kjo pasi realisht bektashinjt\u00eb jan\u00eb feja m\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi jan\u00eb shumic\u00eb brenda komunitetit t\u00eb besimit mysliman.<\/p>\n<p>E di q\u00eb shifrat jan\u00eb gjithkund shkak p\u00ebr debate, por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Kaq po k\u00ebrkon Kryegjyshata. T\u2019i njihet statusi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bektashinjve. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shtet me kufij, me territore, dogane apo polici. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr sovran q\u00eb qeveria shqiptare i njeh legjitimitetin bazuar n\u00eb statutin e tij. Ajo pastaj ka autoritetin e vet mbi Teqet\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vende t\u00eb tjera q\u00eb ja njohin k\u00ebt\u00eb autoritet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb promovoi Edi Rama?<\/p>\n<p>Edi Rama nuk b\u00ebri asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, se sa at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb si agjent marketingu n\u00eb politik\u00eb. Ai \u00e7uditi nj\u00ebher\u00eb t\u00eb huajt me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, zuri faqen e par\u00eb t\u00eb Ne\u00eb York Times dhe pastaj xhindosi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, \u201cme shtetin\u201d e ri. Dhe e la fantazin\u00eb t\u00eb sh\u00ebtiste breg m\u00eb breg, pasi n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa t\u2019u gjesh nga nj\u00eb lod\u00ebr budallenjve t\u00eb lozin.<\/p>\n<p>Edhe Berisha q\u00eb u duk se e mbajti veten, kur e pa se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shtet, por p\u00ebr di\u00e7ka konkrete q\u00eb vet e ka refuzuar ta b\u00ebj\u00eb, shp\u00ebrtheu dhe tentoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb dhe ai di ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb ndez\u00eb urrejtjen fetare t\u00eb mysliman\u00ebve ndaj bektashinjve. <\/p>\n<p>Dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb flej\u00eb e t\u00eb zgjohet me Baba Mondin, i cili nga ana e vet i ka k\u00ebput nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebgjuar k\u00ebta \u201ct\u00eb vdekshmit\u201d e tok\u00ebs por duke ruajtur lidhjet vet\u00ebm me t\u00eb Plotpushtetshmin atje lart.<\/p>\n<p>Si\u00e7c e thash\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, e vetmja gj\u00eb pozitive \u00ebsht\u00eb se n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, t\u00eb sharat i ka marr\u00eb vet\u00ebm Rama, kurse Baba Mondi ka marr\u00eb plot meme me humor dhe ka zgjuar nj\u00eb hare komb\u00ebtare, pasi e shikojn\u00eb si shtetar t\u00eb konkuruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb. A \u00ebsht\u00eb gati shteti shqiptar t\u2019i jap\u00eb Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore me seli n\u00eb Tiran\u00eb statusin formal q\u00eb ka si selia e gjith\u00eb bektashinjve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bot\u00eb apo jo?<\/p>\n<p>E ka pas k\u00ebt\u00eb status n\u00eb Turqi, kur jan\u00eb zbuar dhe kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201820. E kan\u00eb trash\u00ebguar k\u00ebt\u00eb status moralisht dhe shpirt\u00ebrisht. Thjesht po k\u00ebrkojn\u00eb kredenciale shtet\u00ebrore nga shteti shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n<p>Mos k\u00ebrkoni shembuj t\u00eb ngjash\u00ebm. Na ka rastis q\u00eb ata kan\u00eb ardhur n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk kan\u00eb shkuar n\u00eb ndonj\u00eb shtet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kisha ortodokse \u00ebsht\u00eb e cop\u00ebzuar n\u00eb disa qendra autoriteti me sinodet e tyre, Kisha katolike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar vet\u00ebm n\u00eb Vatikan, mysliman\u00ebt jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb decentralizuar n\u00eb autoritetin e tyre fetar, bektashinjt\u00eb ashtu si katolik\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb seli qendrore, kryegjyshat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb ngjashm\u00ebria me katolik\u00ebt. <\/p>\n<p>Nuk e ka sjell Edi Rama selin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. kan\u00eb ardhur n\u00eb koh\u00ebn e Ahmet Zogut, dhe ai i ka p\u00ebrkrahur duke u dh\u00ebn\u00eb dhe prona, i ka pranuar Enver Hoxha, dhe gjith\u00eb qeverit\u00eb m\u00eb pas, u kemi dh\u00ebn\u00eb prona, disa prej t\u00eb cilave pas viteve \u201890 ja kemi pla\u00e7kitur, si rasti i Ksamilit, ku ka fut duart dhe familja Berisha. Tani ata k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb at\u00eb q\u00eb ua kan\u00eb njohur besimtar\u00ebt n\u00eb shum\u00eb shtete, t\u2019ua njoh\u00eb dhe shteti shqiptar. <\/p>\n<p>Ndaleni t\u00ebrbimin.<\/p>\n<p>Bektashinjt\u00eb po t\u2019i g\u00ebrvish\u00ebsh pak jan\u00eb kristian\u00eb, dhe po t\u2019i vesh\u00ebsh trash\u00eb duken mysliman\u00eb. P\u00ebr hir\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ata respektohen m\u00eb shum\u00eb nga ortodoks\u00ebt se nga mysliman\u00ebt. K\u00ebta t\u00eb fundit natyrisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar me ta, por nuk \u00ebsht\u00eb sherr i tanish\u00ebm, ka 700 vjet. Tani ata po k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u certifikojm\u00eb identietin e tyre paq\u00ebsor. <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kontributit p\u00ebr shtetin shqiptar, ata jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do liste. N\u00ebse kur ka ardhur puna p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Kisha ortodokse pyet ndonj\u00ebher\u00eb Athin\u00ebn, Kisha katolike pyet ndonj\u00ebher\u00eb Vatikanin, Komuniteti Mysliman merr leje n\u00eb Stamboll, vet\u00ebm bektashinjt\u00eb kan\u00eb vendosur me zemr\u00ebn e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. <\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb humor dhe mllef politik q\u00eb lidhet me Edi Ram\u00ebn, jo me bektashinjt\u00eb. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/cfare-kerkojne-bektashinjte-cfare-promovon-rama-dhe-cfare-fantazojne-shqiptaret\/\">\u00c7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bektashinjt\u00eb, \u00e7far\u00eb promovon Rama dhe \u00e7far\u00eb fantazojn\u00eb shqiptar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Mero Baze E vetmja gj\u00eb pozitive q\u00eb shkaktoi b\u00ebrja publike e propozimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr sovranitetin e Urdhrit Bektashi p\u00ebr t\u2019iu njohur p\u00ebrfaq\u00ebsimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i k\u00ebtij sekti fetar me qend\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte se prodhoi shum\u00eb humor. Ky ishte testi i par\u00eb i toleranc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre ndaj bektashinjve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1227","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1227\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}