{"id":1178,"date":"2024-09-25T18:14:49","date_gmt":"2024-09-25T18:14:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/nene-tereza-shteti-bektashian-dhe-njeqind-fjalet-ne-eren-e-ia\/"},"modified":"2024-09-25T18:14:49","modified_gmt":"2024-09-25T18:14:49","slug":"nene-tereza-shteti-bektashian-dhe-njeqind-fjalet-ne-eren-e-ia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/nene-tereza-shteti-bektashian-dhe-njeqind-fjalet-ne-eren-e-ia\/","title":{"rendered":"N\u00ebn\u00eb Tereza, Shteti bektashian dhe nj\u00ebqind fjal\u00ebt n\u00eb er\u00ebn e IA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Veton Surroi\/\u00a0 <\/strong>Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb, thot\u00eb Yuval Noah Harari. \u201cShteti bektashian\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb kryeministri Rama e zhvilloi n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb amerikane n\u00eb fjalimin e OKB-s\u00eb dhe jo me qytetar\u00ebt e vendit t\u00eb vet; e as me algoritmin e ChatGPT.<\/p>\n<p>1. Kryeministri E.Rama i shqiptoi n\u00eb New York, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb lider\u00ebsh n\u00eb OKB 100 fjal\u00eb prej fjalimit 747 fjal\u00ebsh q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar e t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies mes faktit, besimit e politik\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale. Meq\u00eb analiza m\u00eb e thelluar do t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb, ja nj\u00eb version i shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00ebqind fjal\u00ebt (101 p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb sakt\u00eb) t\u00eb Kryeministrit Rama jan\u00eb k\u00ebto:<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria po k\u00ebshtu i ka dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs shenjtoren m\u00eb t\u00eb re, N\u00ebn\u00eb Tereza, jeta e s\u00eb cil\u00ebs ka mish\u00ebruar dashurin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. Na ka kujtuar se jo t\u00eb gjith\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, por mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb vogla me dashuri t\u00eb madhe. Ky \u00ebsht\u00eb parimi t\u00eb cilit i q\u00ebndron Shqip\u00ebria dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo me t\u00eb cil\u00ebn rrekemi t\u00eb veprojm\u00eb e ky \u00ebsht\u00eb burimi i frym\u00ebzimit ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur transformimin e qendr\u00ebs s\u00eb Urdhrit Bot\u00ebror Bektashi n\u00eb nj\u00eb shtet sovran brenda kryeqytetit ton\u00eb, Tiran\u00ebs, si nj\u00eb qend\u00ebr e re moderimi, tolerance e bashk\u00ebjetese t\u00eb paqt\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>Paragrafi \u00ebsht\u00eb i kontestuesh\u00ebm q\u00eb nga fjalia e par\u00eb (\u201cShqip\u00ebria po k\u00ebshtu i ka dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs shenjtoren m\u00eb t\u00eb re, N\u00ebn\u00eb Tereza\u2026\u201d) e cila \u00ebsht\u00eb faktikisht e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb shpallur si N\u00ebn\u00eb Tereza e Kalkut\u00ebs, p\u00ebr akte t\u00eb cilat si\u00e7 shpjegoi Papa, q\u00eb nga momenti kur n\u00eb Kalkuta mori thirrjen e Krishtit m\u00eb 1946, merituan kanonizimin e saj. Sipas vet\u00ebdeklarimit t\u00eb Gonxhe Bojaxhiut, vajz\u00ebs s\u00eb lindur n\u00eb Shkup nga dy prind\u00ebrit shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, thirrja e par\u00eb e Krishtit p\u00ebr t\u00eb qe gjat\u00eb pelegrinazhit te Zoja e Madhe e Kish\u00ebs s\u00eb Letnic\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb 1927. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb saj, iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb Krishtit duke shkuar n\u00eb mesin e Motrave t\u00eb Loretos n\u00eb Irland\u00eb, e m\u00eb pastaj nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb Kalkuta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtjellim faktesh, nuk rezulton q\u00eb \u201cShqip\u00ebria ia dha bot\u00ebs\u201d N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn gjegj\u00ebsisht Sh\u00ebn Terez\u00ebn.<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb e fjalis\u00eb p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb, se \u00ebsht\u00eb shenjtorja m\u00eb e re, \u00ebsht\u00eb po ashtu e pav\u00ebrtet\u00eb. Prej kanonizimit t\u00eb Sh\u00ebn Terez\u00ebs s\u00eb Kalkut\u00ebs m\u00eb 2016, n\u00eb Vatikan jan\u00eb shpallur mbi 20 shenjtor\u00eb t\u00eb rinj nga gjithandej bota.<\/p>\n<p>2. Nd\u00ebrsa konstatimi p\u00ebr \u201cshenjtoren m\u00eb t\u00eb re\u201d mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lapsus-u ndodh t\u00eb gjith\u00ebve, pra edhe kryeministrave-konstatimi se Shqip\u00ebria ia dha bot\u00ebs N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besim i nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb. Ky besim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb proces t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb adoptimi t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Si shqiptare etnike, fituese e \u00e7mimit Nobel dhe misionare katolike ajo u adoptua si simbol i Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste- e barasvlershme me simbolet si Coca Cola, Volkswagen apo edhe vet\u00eb kryqi q\u00eb u rikthye nga fsheht\u00ebsia e imponuar nga terrori i Enver Hoxh\u00ebs. Nj\u00ebher\u00eb e adoptuar, madje prej nj\u00eb shumice q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb katolike, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb \u201cpron\u00eb\u201d. Dhe, k\u00ebshtu, del se Shqip\u00ebria ia dha bot\u00ebs Sh\u00ebn Terez\u00ebn.<\/p>\n<p>Dallimi mes faktit dhe besimit (n\u00eb ngjarje, rr\u00ebfime, etj) mund t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb (N\u00ebn\u00eb Tereza mund t\u00eb jet\u00eb e Kalkut\u00ebs, e ndoshta disi larg edhe e Letnic\u00ebs e megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb) por n\u00eb cak fakti dhe besimi jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr ta akomoduar veten, t\u00eb gjejn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb OKB, n\u00eb fjalimin e kryeministrit Rama u gjet besimi p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, jo faktet.<\/p>\n<p>Gara mes besimit dhe fakteve \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00ebra prej garave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shekullit XXI. Kjo gar\u00eb arrin madje mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemeve demokratike. Demokracia, shpjegon Yuval Noah Harari n\u00eb librin e tij \u201cNexus\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb. Gjegj\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me shum\u00eb burime e shum\u00eb nyja, nj\u00eb bised\u00eb e cila nd\u00ebrton nj\u00eb sistem vet\u00ebkorrigjues e n\u00eb t\u00eb cilin mediet, opozita, gjyq\u00ebsori, ligjv\u00ebnia e shoq\u00ebria civile kan\u00eb rastin t\u00eb kontestojn\u00eb rr\u00ebfimet q\u00eb i jep pushteti ekzekutiv, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kontestimi dalin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb korrigjueshme.<\/p>\n<p>Gara m\u00eb dramatike (dhe gjithsesi e skajshme krahasuar me k\u00ebt\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs) q\u00eb po zhvillohet dit\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb n\u00eb SHBA, n\u00eb zgjedhjet presidenciale. Gjat\u00eb k\u00ebsaj gare, kandidati republikan Trump, si ilustrim i problemeve me imigracionin, ka deklaruar se imigrant\u00ebt haitian\u00eb po i han\u00eb qent\u00eb dhe macet e banor\u00ebve t\u00eb qytez\u00ebs Springfield n\u00eb Ohio. Ky konstatim nuk u mb\u00ebshtet n\u00eb fakte, sepse faktet tregojn\u00eb se haitian\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i han\u00eb macet e qent\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb Springfieldit, por jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar nga industria e atyshme. Megjithat\u00eb, ky konstatim \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb besim dhe n\u00eb zgjedhjet presidenciale nj\u00eb num\u00ebr i votave do t\u2019i shkojn\u00eb kandidatit Trump p\u00ebr besimin se haitian\u00ebt kan\u00eb preferenc\u00eb ushqimore qent\u00eb e macet e Sprigfield n\u00eb Ohio.<\/p>\n<p>3. N\u00ebn\u00eb Tereza e fjalimit t\u00eb kryeministrit Rama u p\u00ebrdor si simbol i fuqish\u00ebm global.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e vog\u00ebl q\u00eb pretendohet se dha nj\u00eb personalitet t\u00eb madh si N\u00ebn\u00eb Tereza tash do t\u2019ia jap\u00eb bot\u00ebs edhe nj\u00eb simbol t\u00eb madh global, nj\u00eb version t\u00eb Vatikanit mysliman, n\u00eb form\u00ebn e vet m\u00eb liberale e spirituale, at\u00eb t\u00eb Shtetit bektashian brenda kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Debati rreth motiveve, arritjeve potenciale, efektit politik e t\u00eb imazhit t\u00eb vendit do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe me siguri se do t\u00eb gjendeshin shum\u00eb argumente p\u00ebr ( shembull:\u201cnj\u00eb atraksion i m\u00ebtejm\u00eb ve\u00e7antie i nj\u00eb vendi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si Shqip\u00ebria\u201d) dhe shum\u00eb argumente kund\u00ebr (shembull:\u201cpo konfesionet e tjera apo modalitetet e tjera t\u00eb Islamit si ai sunit, jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb vlefshme\u201d?).<br \/>\nPor, fakti \u00ebsht\u00eb se ky debat nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar. Pra, Shqip\u00ebria q\u00eb \u201cia dha bot\u00ebs shenjtoren m\u00eb t\u00eb re\u201d, do t\u2019ia jap\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb Vatikan mysliman dhe ky lajm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb artikull n\u00eb \u201cThe New York Times\u201d dhe nga 101 fjal\u00ebt e fjalimit 747 fjal\u00ebsh t\u00eb kryeministrit n\u00eb New York.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb bised\u00ebs-asaj q\u00eb b\u00ebn thelbin e demokracis\u00eb-\u201cVatikani mysliman\u201d ka hyr\u00eb si nj\u00eb besim, nj\u00eb besim se meq\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb \u201cThe New York Times\u201d, e n\u00eb fjalimin n\u00eb OKB ky projekt tashm\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb fakt. \u00c7\u00ebshtjet procedurale- si ligjet, Kushtetuta, Parlamenti, opozita, shoq\u00ebria civile, mediet-jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb fakte, por faktet konsiderohen si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb deklarimet e kryeministrit, qoft\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn amerikane, qoft\u00eb n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, nuk ekzistojn\u00eb institucionet q\u00eb do t\u00eb korrigjonin deklarimin e kryeministrit. K\u00ebshtu, Shteti bektashian k\u00ebshtu hyri n\u00eb vazhd\u00ebn e projekteve n\u00eb t\u00eb cilat kryeministri Rama ka preferenc\u00eb vendimmarrje personale: si do t\u00eb duket Teatri, sa kat do t\u00eb jet\u00eb kulla n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb lokacion, kush duhet t\u00eb jet\u00eb arkitekti q\u00eb b\u00ebn projektin e rezortit t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb brigjet e Jonit, cila pjes\u00eb e tok\u00ebs af\u00ebr Sh\u00ebngjinit duhet t\u2019i jepet n\u00eb sh\u00ebrbim shtetit italian p\u00ebr t\u00eb strehuar azilk\u00ebrkuesit potencial\u00eb afrikan\u00eb q\u00eb nuk pat\u00ebn fatin t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb brigjet e Italis\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>4. Kryeministri Rama gjat\u00eb k\u00ebtij viti ka deklaruar se Shqip\u00ebria do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale p\u00ebr tender\u00eb publik\u00eb, p\u00ebrkthimin e dokumentacionit t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Inteligjenca artificiale i ka p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha dhe mang\u00ebsit\u00eb po ashtu si \u00e7do teknologji n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut; n\u00eb fund varet se si p\u00ebrdoret nga vet njeriu. Kryeministri Rama ka mundur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb teknologji t\u00eb re si z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb bised\u00ebs publike, apo p\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb bised\u00ebs publike lidhur me iden\u00eb e themelimit t\u00eb Shtetit bektashian. Fundja, teknologjia e ChatGPT \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb kapacitetin e procesimit t\u00eb bisedave q\u00eb zhvillohen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike.<\/p>\n<p>Ja \u00e7ka ka mundur t\u00eb marr\u00eb si p\u00ebrgjigje p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb minut\u00eb interaksioni:<\/p>\n<p>Pyetje p\u00ebr ChatGPT: si mund t\u00eb themelohet shteti bektashian, i modeluar sipas Vatikanit, brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>ChatGPT thot\u00eb:<\/p>\n<p>Themelimi i nj\u00eb shteti bektashian t\u00eb modeluar sipas Vatikanit brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb proces t\u00eb nd\u00ebrlikuar ligjor, politik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ja disa elemente kryesore q\u00eb do t\u00eb duheshin marr\u00eb parasysh:<\/p>\n<p>1. Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Kushtetuta aktuale e Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrcakton vendin si nj\u00eb shtet laik dhe garanton lirin\u00eb e fes\u00eb pa favorizuar ndonj\u00eb religjion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shtet brenda shtetit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb modeli i Vatikanit, do t\u00eb nevojiteshin ndryshime t\u00eb m\u00ebdha kushtetuese. Do t\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb amendament q\u00eb do t\u00eb lejonte nj\u00eb entitet fetar t\u00eb kishte sovranitet t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>2. Ndryshime ligjore dhe marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 Vatikani ka statusin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Italis\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb duhej t\u00eb ratifikonte ligje t\u00eb posa\u00e7me dhe t\u00eb lidhej me nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe me k\u00ebt\u00eb entitet t\u00eb ri fetar. Marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb p\u00ebrfshinin njohjen e tij nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>3. Sovraniteti dhe territoret<\/p>\n<p>Vatikani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mikro-shtet me territor t\u00eb kufizuar, por q\u00eb g\u00ebzon sovranitet t\u00eb plot\u00eb. Krijimi i nj\u00eb shteti bektashian do t\u00eb n\u00ebnkuptonte ndarjen e nj\u00eb pjese t\u00eb territorit shqiptar q\u00eb t\u00eb funksiononte si entitet autonom. Kjo do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb brendshme me autoritetet shqiptare dhe konsensus komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>4. Roli i Komunitetit Bektashian<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb model si Vatikani, komuniteti bektashian duhet t\u00eb kishte nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb pranuar universalisht, i cili do t\u00eb funksiononte si kreu i k\u00ebtij shteti t\u00eb ri. R\u00ebnd\u00ebsia e tij fetare dhe diplomatike do t\u00eb ishte ky\u00e7e n\u00eb p\u00ebrcaktimin e statusit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb funksionimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>5. Legjitimiteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/p>\n<p>Vatikani \u00ebsht\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si nj\u00eb entitet i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb dhe ndikimit t\u00eb tij shekullor n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb shtet bektashian do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga organizata si OKB-ja dhe BE-ja p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb nj\u00ebjtin legjitimitet.<\/p>\n<p>6. Ndikimi politik dhe fetar<\/p>\n<p>Nj\u00eb model si Vatikani n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb kishte ndikime t\u00eb thella politike dhe fetare. Duhet t\u00eb kishte nj\u00eb dialog t\u00eb hapur midis komuniteteve fetare t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb krijimi i nj\u00eb entiteti t\u00eb till\u00eb nuk do t\u00eb shkaktonte p\u00ebr\u00e7arje ose tensione brenda shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miks i traditave fetare dhe kulturave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhje, krijimi i nj\u00eb shteti bektashian sipas modelit t\u00eb Vatikanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e cila k\u00ebrkon jo vet\u00ebm transformime t\u00eb thella ligjore dhe kushtetuese, por gjithashtu nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>5. ChatGPT e as ndonj\u00eb teknologji tjet\u00ebr e IA nuk \u00ebsht\u00eb e pagabueshme; p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna mund t\u00eb kontestohen, madje edhe t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me argumente t\u00eb tjera. Por, mbase ia vlen t\u00eb sh\u00ebnohet ekzistenca e p\u00ebrgjigjeve si nj\u00eb p\u00ebrkujtim i thjesht\u00eb p\u00ebr pushtetet t\u00eb cilat, t\u00eb m\u00ebsuara t\u00eb bisedojn\u00eb me veten e ta d\u00ebgjojn\u00eb veten, kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb konsultohen me dik\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb flas\u00eb, qoft\u00eb ky dikush tjet\u00ebr nj\u00eb algorit\u00ebm.<\/p>\n<p>\/Koha\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nene-tereza-shteti-bektashian-dhe-njeqind-fjalet-ne-eren-e-ia\/\">N\u00ebn\u00eb Tereza, Shteti bektashian dhe nj\u00ebqind fjal\u00ebt n\u00eb er\u00ebn e IA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi\/\u00a0 Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb, thot\u00eb Yuval Noah Harari. \u201cShteti bektashian\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb kryeministri Rama e zhvilloi n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb amerikane n\u00eb fjalimin e OKB-s\u00eb dhe jo me qytetar\u00ebt e vendit t\u00eb vet; e as me algoritmin e ChatGPT. 1. Kryeministri E.Rama i shqiptoi n\u00eb New York, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb lider\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1178","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}