{"id":1172,"date":"2024-09-25T18:14:48","date_gmt":"2024-09-25T18:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/tollonat-e-drekes-se-policeve-ushqejne-rrjetin-e-supermarketeve-te-samir-manes-2\/"},"modified":"2024-09-25T18:14:48","modified_gmt":"2024-09-25T18:14:48","slug":"tollonat-e-drekes-se-policeve-ushqejne-rrjetin-e-supermarketeve-te-samir-manes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/tollonat-e-drekes-se-policeve-ushqejne-rrjetin-e-supermarketeve-te-samir-manes-2\/","title":{"rendered":"\u2018Tollonat e drek\u00ebs\u2019 s\u00eb polic\u00ebve ushqejn\u00eb rrjetin e supermarketeve t\u00eb Samir Manes"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, K\u00ebshilli i Ministrave ndryshoi skem\u00ebn e trajtimit ushqimor p\u00ebr mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb or\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrfitojn\u00eb kompensim financiar ekuivalent me vaktet e munguara t\u00eb drek\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, shuma e kompensimit financiar nuk do t\u00eb transferohet m\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tyre t\u00eb pag\u00ebs, por n\u00eb nj\u00eb llogari t\u00eb posa\u00e7me bankare p\u00ebrmes s\u00eb cilave mund t\u00eb kryhen transaksione vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebsi tregtare ushqimore apo rrjete supermarketesh.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ish-ministri i Brendsh\u00ebm,\u00a0Taulant Balla\u00a0nxorri nj\u00eb udh\u00ebzim n\u00eb maj, ku vendosi kritere p\u00ebr bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb ofronin kart\u00ebn e posa\u00e7me si dhe p\u00ebr rrjetet e supermarketeve q\u00eb do ta pranonin at\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ushqimeve.<\/p>\n<p>Por edhe pse udh\u00ebzimi premtonte se punonj\u00ebsit e policis\u00eb do t\u00eb kishin mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhnin bank\u00ebn e nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe supermarketet ku do ta shpenzonin bonusin, t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN \u00a0tregojn\u00eb se ata pat\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb zgjedhje;\u00a0Tirana Bank\u00a0dhe rrjetin e supermarketeve SPAR \u2013 t\u00eb dyja n\u00eb zot\u00ebrimin e grupit \u201cBalfin\u201d n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e biznesmenit\u00a0Samir Mane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr punonj\u00ebsish t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit i than\u00eb BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se aplikimet p\u00ebr kartat e posa\u00e7me n\u00eb Tirana Bank ishin kryer nga zyrat e tyre t\u00eb pun\u00ebs, ku edhe ishin informuar se mund t\u2019i p\u00ebrdornin ato n\u00eb supermarketet e rrjetit SPAR.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lajm\u00ebruan ata t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb t\u00eb shkoj t\u00eb t\u00ebrheq kart\u00ebn dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb mund ta p\u00ebrdor vet\u00ebm tek nj\u00eb dyqan,\u201d i tha BIRN nj\u00eb punonj\u00ebs policie nga nj\u00eb qytet i vog\u00ebl verior, i cili vet\u00ebm pas disa p\u00ebrpjekjesh e identifikoi dyqanin n\u00eb fjal\u00eb si \u201cSPAR\u201d.\u00a0 \u201cTani jam i detyruar t\u00eb vij n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb blej ushqimet, se k\u00ebtu nuk e kemi,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Kreu i Sindikat\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0Sadetin Fishta\u00a0e denoncoi si t\u00eb padrejt\u00eb dhe fyes procesin q\u00eb u diktonte punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Shtetit Bank\u00ebn e Tiran\u00ebs apo supermarketet e rrjetit SPAR, duke paralajm\u00ebruar se do ta ankimonte at\u00eb n\u00eb rrug\u00eb administrative dhe ligjore.<\/p>\n<p>\u201cKa urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb, se kush i \u00e7oi listat pra tek kjo banka dhe polic\u00ebt vet\u00ebm shkojn\u00eb e t\u00ebrheqin kart\u00ebn,\u201c i tha Fishta BIRN, duke e quajtur diskriminues edhe kusht\u00ebzimin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb kufizuar produktesh n\u00eb SPAR.<\/p>\n<p>Ish-ministri i brendsh\u00ebm, Taulant Balla mohoi q\u00eb t\u00eb ishin favorizuar vet\u00ebm dy biznese, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se ishin nd\u00ebrmarr\u00eb procedura transparente me t\u00eb gjitha bankat dhe supermarketet.<\/p>\n<p>\u201cSi n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e ngjashme edhe n\u00eb vendet e tjera, ka qen\u00eb nj\u00eb proces i hapur ku jan\u00eb ftuar t\u00eb marrin pjes\u00eb 14 banka dhe t\u00eb gjith\u00eb rrjetet e supermarketeve n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d tha Balla p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Tirana Bank dhe kompania e rrjetit t\u00eb supermarketeve \u201cSpar Albania\u201d sh.p.k mohuan q\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb dhe ekskluzive me Ministrin\u00eb e Brendshme, nd\u00ebrsa theksuan se kishin shfaqur interes dhe ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb inisiativ\u00eb duke plot\u00ebsuar kriteret n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me udh\u00ebzimin e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja kompanit\u00eb pretenduan gjithashtu se nuk ishin t\u00eb vetmet q\u00eb po e ofronin sh\u00ebrbimin, por nuk vendos\u00ebn n\u00eb dispozicion emrat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre, duke th\u00ebn\u00eb se ky informacion \u201cmbrohej nga sekreti tregtar\u201d.<\/p>\n<p>BIRN pyeti kat\u00ebr rrjete t\u00eb m\u00ebdha supermarketesh n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 SPAR-it, dhe asnj\u00eb prej tyre nuk ofronte sh\u00ebrbim p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebrmes kartave t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb bonusit ushqimor.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme nuk u p\u00ebrgjigj deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi se kush ishin bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe rrjetet e supermarketeve q\u00eb ishin kualifikuar p\u00ebr ta ofruar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p><strong>Tollonat e ushqimit<\/strong><\/p>\n<h5 class=\"wp-caption aligncenter\">Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshem, Taulant Balla gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb homazheve t\u00eb organizuara p\u00ebr viktimat e 21 Janarit. Foto: LSA.<\/h5>\n<p>Policia e Shtetit\u00a0ka rreth 10 800 efektiv\u00eb t\u00eb cil\u00ebt trajtohen me ushqim pa pages\u00eb mbi baz\u00ebn e nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb marsit t\u00eb vitit 2017. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb mensave apo t\u00eb sh\u00ebrbimeve catering n\u00eb komisariatet e policis\u00eb, ky sh\u00ebrbim kompensohej prej shtat\u00eb vitesh n\u00eb para n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u00c7do punonj\u00ebs policie kompensohet me 450 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vakt t\u00eb munguar dreke p\u00ebr dit\u00ebt kur koh\u00ebzgjatja e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb tet\u00eb or\u00eb dhe me tri vakte ose 1350 lek\u00eb p\u00ebr dit\u00ebt kur jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb veprime operacionale ose procese zgjedhore q\u00eb zgjasin p\u00ebrtej tet\u00eb or\u00ebve t\u00eb zakonshme t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb akti normativ, qeveria akordoi s\u00eb fundmi nj\u00eb fond prej 1.3 miliard\u00eb lek\u00ebsh ose 13 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb kompensuar bonusin e prapambetur ushqimor p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr periudh\u00ebn janar- gusht 2024. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti, Ministria e Brendshme llogaritet t\u00eb shpenzoj\u00eb rreth 2 miliard\u00eb lek\u00eb ose 20 milion\u00eb euro n\u00eb total si kompensim ushqimor p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Edhe pse shpeshher\u00eb shp\u00ebrndahej me vones\u00eb, bonusi ushqimor ishte nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr familjet e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrfitonin at\u00eb n\u00eb cash dhe e shpenzonin sipas nevojave t\u00eb tyre. Por p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb papritur n\u00eb dhjetor 2023, qeveria vendosi q\u00eb ta disbursonte kompensimin p\u00ebrmes nj\u00eb karte t\u00eb posa\u00e7me bankare, e cila mund t\u00eb p\u00ebrdorej vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb produkte ushqimore n\u00eb supermarkete.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00eb zbatim t\u00eb VKM-s\u00eb shkon edhe m\u00eb tej, duke u k\u00ebrkuar bankave t\u00eb interesuara si produkt nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb posa\u00e7me me vet\u00ebm nj\u00eb funksion; p\u00ebrdorimin p\u00ebr blerjen e produkteve ushqimore n\u00eb supermarkete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kart\u00eb e till\u00eb nuk mund\u00ebson t\u00ebrheqjen e parave fizike nga sportelet apo ATM-t\u00eb, transfertat dal\u00ebse apo \u00e7do veprim tjet\u00ebr q\u00eb kryhet me kartat e zakonshme t\u00eb debitit \u2013 nj\u00eb produkt q\u00eb rikthen n\u00eb kujtes\u00eb tollonat fam\u00ebkeq\u00eb ushqimor\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi p\u00ebrcakton gjithashtu q\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb duhet t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb karta e posa\u00e7me t\u00eb funksionoj\u00eb me \u00e7do nj\u00ebsi tregtare ushqimore, por \u201ci japin p\u00ebrpar\u00ebsi\u201d atyre nj\u00ebsive tregtare q\u00eb sigurojn\u00eb ulje jo m\u00eb pak se 5% t\u00eb t\u00eb gjitha produkteve ushqimore dhe jo m\u00eb pak se 10% p\u00ebr produktet e shport\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb pretendojn\u00eb se procesi i parashikuar n\u00eb udh\u00ebzim ka qen\u00eb i hapur dhe jofavorizues, por n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tij, mij\u00ebra punonj\u00ebs policie u orientuan q\u00eb t\u00eb trokisnin drejt Tirana Bank p\u00ebr t\u00eb siguruar kart\u00ebn e posa\u00e7me, nd\u00ebrsa kjo e fundit duket se funksionin vet\u00ebm pran\u00eb rrjetit t\u00eb supermarketeve SPAR.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, q\u00eb foli me kushtin q\u00eb t\u00eb mos citohej me em\u00ebr, k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr BIRN se procesi kishte qen\u00eb i hapur dhe madje kishte nxitur konkurrenc\u00ebn mes bankave p\u00ebr ofrimin e nj\u00eb produkti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb. I pyetur se pse n\u00eb fund t\u00eb procesit vet\u00ebm Tirana Bank e ofronte k\u00ebt\u00eb kart\u00eb, ai sugjeroi: \u201cndoshta ajo ka kuptuar se sa interes ka nj\u00eb produkt i till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Tirana Bank i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se kishte zhvilluar dhe implementuar produktin e Llogaris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me bankare pasi ishte njohur me udh\u00ebzimin e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe kriteret e tij, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se u ishte adresuar t\u00eb gjitha bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe nj\u00ebsive ushqimore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Banka tha gjithashtu se u kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebrmes k\u00ebtij mekanizmi t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb ishin paraqitur n\u00eb sportelet e saj dhe se deri tani \u201cka firmosur me tre supermarkete\u201d, por nuk i vuri n\u00eb dispozicion emrat e tyre.<\/p>\n<p>\u201cTirana Bank \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e hapur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me \u00e7do nj\u00ebsi tregtare ushqimore dhe rrjet supermarketesh q\u00eb plot\u00ebson kushtet dhe kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb udh\u00ebzimin Nr. 95, dat\u00eb 30.05.2024,\u201d u p\u00ebrgjigj Tirana Bank.<\/p>\n<p>Edhe kompania \u201cSpar Albania\u201d sh.p.k i tha BIRN se ishte njohur fillimisht me procesin p\u00ebrmes udh\u00ebzimit t\u00eb d\u00ebrguar nga Ministria e Brendshme dhe m\u00eb pas ishte kontaktuar nga institucionet bankare t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb kishin shprehur interesin p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht kemi konfirmuar bashk\u00ebpunimin me 2 institucione bankare dhe jemi n\u00eb diskutime p\u00ebr t\u00eb finalizuar edhe me disa banka t\u00eb tjera,\u201d tha Spar Albania sh.p.k.<\/p>\n<p>Drejtori i komanduar i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit,\u00a0Sokol Bizhga\u00a0mohoi q\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb ishin detyruar q\u00eb t\u00eb merrnin kart\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb Tirana Bank, por nuk ishte n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendte ndonj\u00eb bank\u00eb apo supermarket tjet\u00ebr q\u00eb e ofron k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kam qen\u00eb aktor jo-vendimmarr\u00ebs,\u201d tha Bizhga, duke sugjeruar q\u00eb t\u00eb pyesnim drejtues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin marr\u00eb me zbatimin e udh\u00ebzimit t\u00eb ministrit.<\/p>\n<p><strong>Hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr favorizim<\/strong><\/p>\n<h5 class=\"wp-caption aligncenter\">Qytetare duke bler\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha ushqimesh n\u00eb marketet e Tiran\u00ebs,| Foto : LSA<\/h5>\n<p>Nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme pretendojn\u00eb se e kan\u00eb kryer n\u00eb rregull procesin, ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb shohin probleme q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb formuluar vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe udh\u00ebzimi i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, t\u00eb tilla q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb konkurrenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Eduart Gjokutaj, themelues i \u201cAltax\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr edukimin financiar me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb analize t\u00eb detajuar se formulimet e k\u00ebtyre akteve l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr favorizimin e disa bizneseve.<\/p>\n<p>Gjokutaj tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb anashkaluar tenderimi bashk\u00eb me konsultimin publik, duke miratuar nj\u00eb akt n\u00ebnligjor q\u00eb p\u00ebrmban kritere t\u00eb cilat duhej t\u00eb ishin zbatuar p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi. Ai theksoi gjithashtu se ka kontradikta mes udh\u00ebzimit dhe ligjit p\u00ebr bankat, mungon nj\u00eb marr\u00ebveshje me institucionin publik p\u00ebr ofrimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb llogaria bankare pa komision, ka paqart\u00ebsi n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb operator\u00ebve tregtar\u00eb si ekzistojn\u00eb formulime q\u00eb bien ndesh me legjislacionin tatimor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin kur pas nxjerrjes s\u00eb akteve ligjore rezulton se mundet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grup biznesesh t\u00eb lidhura (pra n\u00eb kushte oligopole t\u00eb tregut), at\u00ebher\u00eb kuptohet q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 aktivizimit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurenc\u00ebs, duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr kapje t\u00eb procesit,\u201d tha Gjokutaj, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr \u201ctrafik interesi\u201d apo \u201cvullnet politik t\u00eb korruptuar\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i Sindikat\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sadetin Fishta paralajm\u00ebroi se do ta vazhdonte betej\u00ebn p\u00ebr heqjen e kufizimeve mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si punonj\u00ebsit e policis\u00eb do ta shpenzonin bonusin ushqimor.<\/p>\n<p>\u201cPunonj\u00ebsit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb blejn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha dyqanet ose t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta t\u00ebrheqin n\u00eb lek\u00eb,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli ai n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb oficer policie, q\u00eb foli me BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit nga frika e ndonj\u00eb hakmarrjeje, u ankua se nj\u00eb e drejt\u00eb e fituar me ligj po u kusht\u00ebzohej rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAto para m\u00eb takojn\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn time n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit dhe do doja t\u2019i shpenzoja p\u00ebr hallet e mia, t\u00eb ndihmoja shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr shembull dhe jo t\u2019i blej vaj e oriz tek dyqani q\u00eb na kan\u00eb caktuar ata,\u201d tha ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, K\u00ebshilli i Ministrave ndryshoi skem\u00ebn e trajtimit ushqimor p\u00ebr mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb or\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrfitojn\u00eb kompensim financiar ekuivalent me vaktet e munguara t\u00eb drek\u00ebs. Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, shuma e kompensimit financiar nuk do t\u00eb transferohet m\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1172","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1172"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}